Beqo Brahimi

ok-arrestimi.mp4_snapshot_00.17-1280x720.jpg
ent ela21:54 | 06/11/2019

Arrestohet në Rinas 30-vjeçari Beqo Brahimi, i shumëkërkuar për trafik narkotikësh. Sipas Policisë, arrestimi është bërë pasi autoritetet belge kishin njoftuar Interpol Tiranën, se një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve po vinte me avion nga Belgjika për në Rinas dhe aty mund të prezantohej me dokumenta të falsifikuara. Menjëherë pas zbritjes nga avioni, Brahimi është vënë në pranga.

Policia sqaron se Brahimi, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi për të masën “Arrest në Burg” më 5 qershor 2015 nën akuzën “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer  në  bashkëpunim.

Edhe Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për të njëjtën akuzë. Një vit më parë, Beqo Brahimi është dënuar me 8 vjet burg, si pjesë e grupit kriminal që mori pjesë në vrasjen e ish-efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në vitin 2015. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 25 qershorit të vitit 2015 gjatë aksionit për të kapur grupin kriminal që kishte nisur të shtënat ndaj policisë lokale në Lazarat. Gjatë këtij aksioni u plagosën edhe dy kolegë të efektivit te RENEA-s, Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj. /abcnews.al

 

 

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono