Beograd

IDRO-PENDAROVSKI-1280x720.jpg
ent ela17:12 | 22/11/2019

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski, i cili po zhvillon një vizitë dy-ditore në Serbi, tha se pas bisedimeve me presidentin francez, pret në shkurt planin e ri te BE-se per integrim. Pendarovski dhe Vuçiç promovuan Mini-Schengenin, por thanë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, është pritur me nderime shtetërorë në Serbi. Tapeti i kuq dhe homologu serb, Aleksandër Vuçiç, e kanë pritur si mik nga Shkupi. Vuçiç tha se nuk ka më probleme të hapura me shtetin fqinj dhe as dallime, përveç çështjes së Kosovës, por besimi është shumë më i madh. Vite më parë, Shkup-Beograd, kishte ardhur deri tek tensionet. Por, vizita u zhvillua duke folur për frymën rajonale dhe integrimin në BE. Pendarovski tha se pas bisedimeve me presidentin francez, pret në shkurt planin e ri të BE-së për integrim. Bashkëpunimi rajonal nuk zëvendëson Evropën. Pendarovski dhe Vuçiç promovuan mini-schengenin.

Stevo Panderovski, President i Maqedonisë Veriore: “Nuk ka dileme se Macron nuk është duke na ofruar Jugosllavinë e katërt. Edhe Parisi, Macron dhe Brukseli mbështesin nismat rajonale siç është mini-Schengeni, apo sic është CEFTA, e cila fatkeqësisht është totalisht e pasivizuar dhe duhet të bëjmë gjithcka për ta ringjallur dhe këto janë nisma pomplemetare dhe jo kompetitive me Bashkimin Evropian. Disa çështje do të kenë ndikim në rajon për shkak të formulës së re integruese, ndërsa disa do të jenë për vendet që tashmë negociojnë sic janë Serbia dhe Mali i Zi. Kurse sipas mendimit tonë zgjidhja për Kosovën duhet të sjellë stabilitet rajonal dhe nuk duhet të prek sovranitetin e shteteve tjera në rajon”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se shpesh nuk është në dobi të politikanëve të merren vendime për bashkëpunim në rajon, por ai theksoi se ndjehet krenar për bashkëpunimin në mini-Schengen.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë:Bashkëpunimi rajonal është një zgjidhje e mencur për mbijetesën tonë dhe këtë kemi shprehur edhe me nismën e Novi Sadit dhe të Ohrit dhe shpresoj që në Durrës do ta vazhdojmë me kryeministrin Rama. Në kushtet kur nuk e dimë se ku po shkon Evropa dhe të gjithë jemi në rrugën evropiane, jo duke i bërë alternativë, por të kuptojmë që kemi obligim të bëjmë ato që duhet dhe që jemi të detyruar. jam i sigurt se kjo do të sjellë mirëqenie dhe përmirësim mes popujsh dhe shteteve tona.

Gjatë vizitës të dy presidentët u dakorduan se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Evropian, por kjo nuk mund të arrihet pa bashkëpunim të shëndosh rajonal.Andaj duhet gjetur formën për përfshirjen e të gjitha shteteve. /abcnews.al

PENDAROVSKI-BEOGRAD-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela18:51 | 21/11/2019

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski fillon të premten një vizitë dy-ditore në Beograd, gjatë së cilës do të ketë një takim kokë më kokë në Pallatin Serbia me presidentin Vuçiç dhe më pas do të ketë takim plenar midis dy delegacioneve.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski do të vizitojë Beogradin të premten dhe të shtunën, ku do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Pendarovski do të ketë një takim kokë më kokë të premten në Pallatin Serbia në Beograd me presidentin Vuçiç dhe më pas do të ketë takim plenar midis dy delegacioneve.  Presidenti Pendarovski do të takohet edhe me me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq.

Pjesë e vizitës janë edhe takimet me kryetarin e Odës ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh dhe afaristë serbë. Pendarovski do të marrë pjesë të shtunën në Forumin rajonal rinor në Novi Sad dhe do të flasë në panelin presidencial “Fjalimi i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantimi i dialogut politik para mijëvjeçarëve”, së bashku me presidentin serb, Vuçiç dhe presidentin slloven, Borut Pahor. /abcnews.al

ope-1280x720.jpg
in a16:54 | 20/11/2019

Deklarata për Ardhmërinë Evropiane të Serbisë e cila do të prezantohet të shtunën në Beograd, bëhet duke pasur parasysh që iniciatorët e saj besojnë se duhet bërë gjithçka për ta çuar Serbinë drejt drejt ndërtimit të një shoqërie me institucione të forta demokratike.

Gjithashtu në deklaratë theksohet qartë fakti se do të ishte katastrofike për Serbinë nëse e ardhmja evropiane dhe anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Evropian, relativizohet në ndonjë mënyrë, raporton agjensia Beta.

Sipas kësaj deklarate, iniciatorët dhe nënshkruesit e saj “do ta konsiderojnë çdo relativizim të rëndësisë së integrimit evropian si një kërcënim për interesat kombëtare”.

“Ndalimi, ngadalësimi ose zgjatja e integrimit evropian, për arsye të brendshme ose ndërkombëtare, do të ishte një triumf për armiqtë e demokracisë në Serbi, kundërshtarët e reformave, mbrojtësit e problemeve të pazgjidhura në rajon …”, thuhet në deklaratë.

Deputetët Gordana Comic, Natasa Vuckovic, Vesna Marjanovic, Nenad Konstantinovic dhe Marko Djurisic, zyrtari i Partisë së Re, Aris Movsesijan dhe zëvëndëspresidenti i Lëvizjes për Qytetarët e Lirë, pritet të flasin të shtunën në prezantimin e deklaratës.
Nënshkruesit theksojnë se është koha për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura në rajon dhe se “çdo vonesë e mëtejshme, veçanërisht duke ruajtur gjendjen e” konfliktit të ngrirë “, kontribuon në vonimin e përballjes së Serbisë me realitetin. “Serbia mund të bëhet një vend i rregullt, modern dhe i zhvilluar vetëm nëse bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, me rend demokratik të brendshëm, institucione përgjegjëse dhe transparente dhe marrëdhënie ekonomike dhe sociale të bazuara në parimet evropiane, të drejtat e njeriut dhe arritjet”, theksojnë autorët e Deklaratës. Ndërkohë, anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (MSA) Branko Miljus, nuk pranoi të komentojë në lidhje me njoftimin e disa përfaqësuesve të DS, SDS, Partisë së Re dhe organizatave joqeveritare të cilat thanë se do të prezantojnë së shpejti Deklaratën për Ardhmërinë Evropiane të Serbisë, por shprehu besimin se partia demokraktike, “si një nga themeluesit e Aleancës për Serbinë, beson fuqimisht se do të bojkotojë zgjedhjet e rreme të Vuçiç,” të cilat ai i quan numërim i tyre brenda partiak./abcnews.al

SERBET-BEOGRAD-1280x720.jpg
ent ela20:11 | 07/11/2019

Serbia ka reaguar me tone të ashpra ndaj qëndrimit të kandidatit të vetëm për kryeministër të Kosovës Albin Kurti në lidhje me Listën Serbe duke thënë se përfaqësuesit serbë janë të gatshëm të braktisin të gjitha institucionet e Prishtinës në vendbanimet serbe dhe në mënyrë solidare të zbatojnë masat e një rezistence paqëore në tërë territorin e Kosovës. Shefi i zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuric tha se serbët e Kosovës duan një dialog të barabartë dhe të mos jenë qytetarë të dorës së dytë.`

Serbia dhe përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës që janë pjesë e Listës serbe janë irrituar nga qëndrimi i kandidatit të vetëm për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti. Shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, ka thënë se Kurti dëshiron ta kthejë situatën në vitin 1999. Serbët do të detyrohen të braktisin çdo institucion e vend pune nëse bëhet presion ndaj institucioneve dhe të drejtave të tyre. Nuk do të hyjnë në qeveri nëse nuk trajtohen si të barabartë.

Marko Gjuriç, Zyra për Kosovën, Serbi: “Përfaqësuesit serb janë të gatshëm që të braktisin të gjitha institucionet e Prishtinës në vendbanimet serbe dhe në mënyrë solidare do të zbatojnë masat e një rezistence paqëore në tërë territorin e Kosovës nëse dikush tenton që serbët ti trajtoj si qytetar të rendit të dytë dhe do të zbatoj metoda institucionale të terrorit”.

Një intervistë e Kurtit në serbisht ka acaruar edhe më shumë Beogradin, shoqëruar me disa incidente kur gjatë transmetimit në oborrin e televizionit N1 u hodhen disa parulla me figurën e gazetarit që intervistoi Kurtin dhe kryeministrit, Edi Rama. Gjuric, e dënoi incidentin, por tha se Kurti po paraqitet si ujk nën lëkurën e qengjit. Reciprocitetin, e ka quajtur edhe më të rrezikshëm se sa tarifën 100 për qind. Serbët respektojne vullnetin e votës se shqiptarëve, por pa Listën Serbe nuk ka bashkëpunim.

Marko Gjuriç, Zyra për Kosovën, Serbi: “Serbët nuk janë faktor të krizave, por kanë qenë viktima të krizave të inskenuara që ka patur për qëllim paraqitjen e tyre si monstra politike që për qëllim kanë patur ndikimin e tyre në institucione. Serbët e Kosovës duan një dialog të barabartë dhe jot ë jenë qyetarë të rëndit të dytë”.

Shefi i zyrës për Kosovën tha se serbët duan dialog, por kjo ndikon në mos vazhdimin e tij. Serbët e Kosovës, sic tha Gjuric, mund të llogarisin në Serbinë edhe financiarisht.

palmer-vucic-1280x674.jpg
nev ila17:08 | 03/11/2019

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, në kuadrin e turneut rajonal, pritet që fillimjavën e ardhshme të vizitojë edhe Beogradin.

Për shkak të zvarritjes së formimit të Qeverisë së Kosovës, por edhe zgjedhjeve të ardhshme në Serbi, analistët në kryeqendrën serbe nuk parashikojnë se dialogu serbo-kosovar do të mund të fillojë së shpejti.

Ambasada amerikane në Beograd ka pralajmëruar se emisari amerikan për Ballkanin, Mathew Palmer, do të bisedojë me presidentin Aleksandar Vuçiq e zyrtarë të tjerë të lartë serbë si dhe me ambasadorë të vendeve fqinje, ku në qendër të vëmendjes do të jetë rëndësia e rinisjes së dialogut mes Beogradit e Prishtinës për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme që do të shënonte edhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Mirëpo, analistët në Serbi çmojnë se kjo gjë nuk pritet të ndodhë së shpejti:

“Edhe zoti Palmer e ka të qartë, si dhe të gjithë të tjerët, se dialog nuk do të ketë përderisa në Prishtinë nuk përfundon cikli i formimit të pushtetit, e pastaj derisa të mos kalojnë zgjedhjet parlamentare në Serbi. Pra, vetëm vjeshtën e ardhshme mund të presim që të punohet seriozisht për dialogun“,  thotë për televizionin N1 gazetari Miki Mihajloviq, një njohës i mirë i marrëdhënieve serbo-kosovare.

Mathew Palmer gjatë vizitës në Prishtinë, por edhe në Shkup, këtë javë, ritheksoi se Serbia nuk do të mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa zgjidhjen e kontestit të vjetër me Kosovën.

Për më tepër, zyrtari i lartë amerikan, tërhoqi vërejtjen se administrata amerikane është e shqetësuar nga dislokimi i pajisjes ushtarake ruse në territorin e Serbisë dhe, në këtë shtrirje, nënvizoi se kjo mund të çojë edhe në vendosjen e saksioneve të veçanta.

Ndërkohë, ambasadori i sapoemëruar amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, i ka deklaruar të përditshmes serbe ‘Politika’ se nuk planifikon që t’ju mbajë ligjërata udhëheqësve serbë, por shpreson në dialogun e hapur.

Me këtë rast ai ka porositur se nuk ka ndryshuar qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, se administrata amerikane dëshiron arritjen e një marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës që në ‘kushte ideale’ do të mbështetet në njohjen e ndërsjellë./abcnews.al

gfpk9lLaHR0cDovL29jZG4uZXUvaW1hZ2VzL3B1bHNjbXMvTnprN01EQV8vZjk1MGJkODRlN2U5Y2QzYWQ4MWViN2VlMjFjMjUzZDAuanBnkZMCzQLkAIEAAQ.jpg
nev ila20:47 | 02/11/2019

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme kryqytetin serb, Beogradin. Një prej drejtuesve më famëkeq të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markoviç është ekzekutuar me gjashtë plumba.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Milenka Grcic” në Beograd. Sipas mediave vendase 37-vjeçari ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Markoviç fitoi reputacion në opionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit, të cilin ai e drejtoi me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vavic. Më herët, Markovic ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e tifozit francez, Bruce Taton. Mirëpo, pas vendimit të apelit, dënimi iu ul me 13 vite./abcnews.al

greminger.jpg
ad min13:21 | 25/10/2019

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger tha në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës se OSBE dhe Shqipëria po përgatiten për kryesimin e organizatës nga Tirana në vitin 2020. Zoti Greminger tha se është “absolutisht i bindur” që kryesimi I saj do të jetë pozitiv si për OSBE-në, ashtu edhe për Shqipërinë.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger theksoi se zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi është jetike për sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Greminger theksoi se kjo do të sillte stabilitet dhe mirëqenie në rajon.

Megjithëse drejtimi i dialogut Prishtina-Beograd është një çështje e Bashkimit Evropian, ai tha se OSBE-ja mund të kontribuojë në një mënyrë neutrale. Greminger nënvizoi se ajo që mund të bëjë OSBE-ja, është të mbështesë dialogun, duke ndihmuar palët që të zbatojnë masat për të cilat është rënë dakord.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së tha gjithashtu se e kupton zhgënjimin me moshapjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai theksoi se mbështetja e OSBE-së për Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë në mënyrë që ky vend të zbatojë reformat, të forcojë shtetin ligjor dhe institucionet, dhe për t’u përballur me sfidat e sigurisë, me përballjen e luftëtarëve të huaj të kthyer dhe në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger tha në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës se OSBE dhe Shqipëria po përgatiten për kryesimin e organizatës nga Tirana në vitin 2020. Zoti Greminger tha se është “absolutisht i bindur që kryesimi i saj do të jetë pozitiv si për OSBE-në, ashtu edhe për Shqipërinë./ABC News Albania

idro-seferii.jpg
ad min11:22 | 17/10/2019

Gazetari Idro Seferi, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype nga Beogradi për “ABC-në e mëngjesit”. Teksa po bisedonte me Enkel Demin për reagimin e Presidentit Vuçiç ndaj ambasadorit britanik në Prishtinë për flamurin shqiptar, moderatorit të emisionit të mëngjesit në televizionin Abc News i tërhiqte diçka tjetër vëmendjen.

Bëhet fjalë për një pikturë në bibliotekën e Idro Seferit. Ky i fundit, pas kërkesës së Demit, e mori dhe e vuri në plan parë duke e shfaqur pikturën për të tërë publikun dhe duke i shuar gazetarit një kureshtje që kishte muaj që e mendonte.

“Kam muaj që e mendoj, por sot mu dha mundësia. Pas shpinës tënde është një vizatim, pikturë e jotja. A mund të ma marrësh dhe ta vësh në plan të parë se më duket një nga gjërat interesante që ke në bibliotekë. Afroje në kamera, i lumshin duart atij që e ka bërë. Më tërheq shumë vëmendjen. Ti me siguri prandaj e ke lënë atje”, tha Demi./abcnews.al

medvedev-vucic.jpg
nev ila12:50 | 12/10/2019

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev, do të vizitojë Beogradin më 20 tetor. Merdiat serbe shkruajnë se ai do të tregojë qartë qëndrimin e Moskës zyrtare dhe presidentit, Vladimir Putin, për çështjen e zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi.

Kreu i ekzekutivit rus do të flasë dhe në parlamentin e Serbisë, ku do të jenë të pranishëm edhe krerë të politikës serbe dhe trupa diplomatike.

Medvedev do të pritet në Serbi nga kryeministrja Ana Brnabiç dhe do të takohet dhe me presidentin Vuçiç./abcnews.al

albin-kurti.jpg
ad min22:42 | 08/10/2019

Vetëvendosje është gati për të bashkëqeverisur me LDK, por përjashton mundësinë e koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Në një intervistë për Koha Vizion në Kosovë, kreu i kësaj force politike që u rendit e para në zgjedhje tha se pret të mësojë gjatë negociatave me LDK, cilin post do të kërkojë kjo parti atë të ministrit të Jashtëm apo të kryeparlamentarit.

Albin Kurti deklaroi se të enjten do të takohet me kreun e LDK, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmanin për të nisur bisedimet për koalicionin. Megjithatë, sipas tij, harmonizimi i programit është më i rëndësishëm se ndarja e posteve. Kurti ka thënë se i përmbahet ofertës drejtuar LDK-së se qeveria e ardhshme duhet të ketë 12 ministri.

Albin Kurti u shpreh i prere se nuk ka mundësi për një koalicion paszgjedhor pa LDK-në. Sipas tij, nëse nuk arrin marrëveshje me këtë parti, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Kandidati për kryeministër tha gjithashtu se do të bashkëpunojë me serbët që e njohin Kosovën si shtet dhe që e respektojnë atë. Lidhur me vazhdimësinë e bisedimeve Prishtinë-Beograd, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaroi se si kryeministër i vendit ai do të rishikojë me pare të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani në dialogun me Serbinë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono