bën

jenna.jpg
ad min22:46 | 20/10/2019

Dyshonte se i dashuri e tradhtonte. Gjithçka u zbulua nga letrat tarot, por përfundimi nuk ishte i mirë. Jenna Clemence është shprehur për mediat britanike se partneri i saj, Ben Johnson, 41 vjeç, kishte marrëdhënie me një femër tjetër dhe letrat tarot vërtetuan më të keqen.

Çifti kishte disa kohë sëbashku. Jenna ka treguar se i dashuri sillej çuditshëm darkave pasi merrte mesazhe në telefon. Kjo i shtoi dyshimet, ndërsa letrat tarot zbuluan të vërtetën.

“Isha e shkatërruar, ai kishte dy femra në jetën e tij”, tha ajo.

Jenna mendonte se ai ishte njeriu i duhur, por motra e Benit i kishte treguar të vërtetën. Ai kishte një të dashur tjetër prej një kohe të gjatë.

Kur shkoi në banesën e Johnson-it që të merrte X Box-in e djalit të saj, ai e sulmoi Jenna-n dhe i theu kyçin e këmbës. Ndërkohë mjekët konfirmuan se pas sulmit ajo kishte pësuar një frakturë.

“Letrat nuk gënjejnë kurrë. Para letrave pyeta “ka Beni femër tjetër”? Ktheva letrën e parë. Ishte një mbretëreshë. Ktheva dhe të dytën. Ishte një tjetër mbretëreshë. Isha e shkatërruar”, tha ajo./abcnews.al

kristi-1280x690.jpg
ad min19:30 | 08/08/2019

Joga është një aktivitet gjithnjë e më shumë i preferuar për shqiptarët. Për të  folur për mënyrën se si ne duhet të ushtrohemi në joga Kristi ka marrë në intervistë Almën e cila ka folur për gjatë. Nga bregu i detit Kristi dhe Alma kanë sjellë disa ushtime se si mund të bëni joga./abcnews.al

rama-1-1280x727.jpg
ad min13:00 | 05/08/2019

Kryeministri Rama ka postuar një video ku tregohet me shifra bilanci i punës përmes platformës së bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Kryeministri shkruan se bashkëqeverisja nuk është një slogan i qeverisë së tij, por një përpjekje për të fituar mbi ndaj mospërfilljes e nëpërkëmbjes së të drejtës së qytetarëve nga disa zyrtarë të administratës.

Administrata publike, një problem i mbartur në dekada. Por kryeministri zgjidhjen e ka gjetur te Platforma e  Bashkëqeverisjes. Për kreun e qeverisë platforma e krijuar prej tij nuk është thjesht një slogan, por një filozofi e re në ushtrimin e pushtetit.

“Platforma e Bashkëqeverisjes është një urë që na lidh mes nesh, mbi kokat e zyrtarucëve e mbi lumin e justifikimeve, zvarritjeve, refuzimeve të administratës; është një mekanizëm që na bashkon kundër të keqes së futur thellë ndër dekada të tëra, në trupin e administratës; është një hapësirë ku nga bashkimi i forcave, qytetarët dhe qeveria, fitojnë mijëra e mijëra beteja të padukshme, ku pala e qytetarëve zgjidh mijëra e mijëra halle “të vogla” dhe pala e qeverisë, identifikon burime problemesh për qytetarin, e pastron nga trupi i shtetit parazitë të fshehur nën petkun e zyrtarit”.

Me 10.625 çështje të zgjidhura në vetëm 6 muaj, kryeministri ka bindjen se bashkëqeverisja me qytetarët tani është shndërruar në një përpjekje për të thyer barrierat e ngritura per dekada te tera mes qytetarit dhe zyrave të shtetit.

“Bashkëqeverisja është një përpjekje për të thyer barrierën e mospërfilljes të zyrtarucit ndaj qytetarit që kërkon një dokument; barrierën e nëpërkëmbjes së qytetarit nga zyrtaruci që kërkon një ryshfet; barrierën e mohimit të së drejtës së qytetarit, prej zyrtarucit në sportel!”

Në përfundim të bilanceve kreut të qeverisë i ka rezultuar se platforma e bashkëqeverisjes me qytetarët do të ketë rrugëtim të gjatë, pavarësisht skepticizmit nga qytetarët e pengesave nga burokratët./ABC News Albania 24/7

VLASHENT-SATA-PER-ZA-FESTIVAL-ABC-M4-T1.mpg_snapshot_00.41-1280x720.jpg
nev ila17:45 | 18/07/2019

Për vitin e tretë radhazi “ZA festival” i jep zë alpeve shqiptare në Theth. Drejtori artistik Vlashent Sata thotë se këtë vit muzika, poezia, legjendat dhe aktivitetet sportive në natyrë janë bërë bashkë. “ Za fest” përmes artit jep edhe mesazhe social politike për zonën.

Festivali i vetëm që mbahet në  gjirin e alpeve shqiptare në Theth “Za Fest” , bën bashkë disa disiplina muzike, poezi, teatër, arte pamore dhe sporte në natyrë. Drejtori artistik Vlashent Sata thotë se ndihen më të sigurt.

Muzika është qendra e këtij festivali, ku ka një ndërthurje tingujsh, sipas Sates.

Mesazhet për natyrën e këtij festivali vazhdojnë të jenë të rëndësishnme që në zanafillë.

Kësaj herë një vëmendje të vecantë do të zë kuvendi mbi logun e zanave  si ndërthurje e traditës së pasur të kësaj zone dhe përqafimin e dokeve dhe zakoneve nga brezi i ri.

I ftuar special është kllouni dh interpreti i njohur nderkombvëtar Bob Berky.

“ZA fest” përveç Thethit siaps Satës vitet e ardhshme do të shtrihet edhe në zona të tjera malore, ku mungojnë aktivitetet artistike.

“Za fest” i cili i ka mbledhur rreth vetes spektatore nga e gjithë Shqipëria dhe turistë të ndryshëm  me qëllim rizgjimin e shpirtit të këtij vendi do të mbahet nga data 2 deri 4 gusht./ABC News Albania 24/7

640-0-5d2a0634d9c34-1.jpg
ad min20:45 | 13/07/2019

Aktori turk Erkan Petekkaya ndodhet në Kosovë prej pak ditësh. Ai ishte i ftuar special në promovimin e emisionit “Qejfi më i madh se Stambolli”, që transmetohet në Klan Kosova.

Moderatorja e emisionit Linda Imami ka bërë disa foto me aktorin dhe në njërën prej tyre, ai shfaqet duke bërë shqiponjën.

Xhihan ka postuar edhe një foto në profilin e tij në Instagram ku shfaqet me bashkëshorten dhe shkruan shqip: “Ju dëshiroj ditë të mirë”.

 

View this post on Instagram

 

#Kosova hatırası Ju deshiroj dite te mire

A post shared by Erkan Petekkaya (@erkanpetekkaya) on


Kujtojmë që Erkan Petekkaya u bë shumë i njohur në Shqipëri e Kosovë nga seriali “Fate të kryqëzuara”.

lulzim-basha-pd-1280x705.jpg
nev ila20:31 | 01/07/2019

Në një dalje për mediat minutat e fundit të ditës së sotme, kreu i PD Lulzim Basha tha se shumica e shqiptarëve ditën e djeshme refuzuan Edi Ramën dhe se opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë më parë.

“Marrëzia e 30 qershorit tregoi cfarë është në gjendje të bëj Edi Rama për pushtetin e tij. Kombinimi i krimit është pamja e zgjedhjeve me Edi Ramën e faktuar më parë në Durrës. 85 % e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën, treguan se duan ndryshimin.
85 % e shqiptarëve treguan dje se kurrë më krimi të mos diktojë politikën, kurrë më të mos ulen në parlament.
Kurrë më!
Dje, dështoi plani i Edi Ramës për votime një partiake. Shqiptarët e sfiduan dhe izoluan e e bën ti binin djersë të ftohta“, deklaroi Basha./abcnews.al

preview-fiorentina-vs-ac-milan-rossoneri-masih-panas-GEp.jpg
ad min18:10 | 21/06/2019

Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban udhëtuan drejt Madridit për tu njohur nga afër me lojtarët që Real Madrid ka nxjerrë në shitje. Madrilenët kanë shpenzuar rreth 350 mln euro dhe janë të detyruar të shesin.

Trajneri Zinedine Zidane ka një listë të gjatë me futbollistë të cilët nuk i konsideron të rëndësishëm për skemat e skuadrës. Këtu përfshihet edhe sulmuesi i shumë kërkuar nga skuadra e Milanit Dani Sebajops, i cili kushton plot 40 mln euro. Milan nuk është i gatshëm të paguajë këtë shifër ndërkohë që spanjollet ofrojnë mundësinë e huazimit me detyrim blerje.

Një tjetër objektiv i kuqezinjtë është mesfushori Mateo Kovaçiç, i rikthyer nga huazimi tek skuadra e Chelsea. Nëse kroati do të transferohej tek Milan do të ishte një rikthim në kampionatin Italian pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e Interit. Një tjetër futbollist i Real Madrid është me valixhe ne duar. Bëhet fjalë për mesfushorin Isko i cili nuk shihet si titullar nga trajneri Zidane. Milan kërkon të tentojë por vështirësitë janë maksimale për të veshur kuq e zi mesfushorin spanjoll./ABC News Albania 24/7

bashaaa-1280x723.jpg
ad min22:30 | 01/06/2019

Një ditë para protestës së shtatë kombëtare, Lulzim Basha ka vendosur ta bëjë thirrjen e fundit nga ata që e kanë frymëzuar më shumë në nisjen e kësaj beteje, banorët e Unazës së Re në Tiranë.

“Me krenari e përsëris se Unaza e re, ka qenë dhe është frymëzimi për betejën tonë. Donin të vidhnin këtu 40 milion euro për 2 kilometra, 30 milion prej tyre ti çonin në kontot bankare. Donin të hapnin kantierin e parave të pista duke zhvendosur Lanën për Taulant Yaris dh mikun e tij trafikant droge që do të pastrojë 60 milion euro. Dhe për këtë donin të shkatërronin shtëpitë e mbi 1 mijë familjeve”.

Këta banorë nuk bënë pakt me pushtetin sepse besuan në të drejtën e tyre, kjo është edhe arsyeja që nuk ka asnjë hap pas nga opozita e bashkuar u tha kryetari I Partisë Demokratike sipas të cilit ka ardhur koha që të njëjtin shembull të ndjekin të gjithë shqiptarët.

Basha: “Që shtëpitë tuaja të jenë njëherë e mirë të sigurta dhe këta vogëlushë të shkojnë në shkollë (tregon me dorë fëmijët që protestojnë tek Unaza e re) të pa traumatizuar nga lotët e prindërve të tyre, që paratë e prindërve shqiptarë, paratë e taksapaguesve shqiptarë, paratë e bukës së gojës së fëmijëve shqiptarë, mos të vidhen më në afera të tilla të tmerrshme që si ka parë e si ka dëgjuar në 30 vjet, Europa, nuk mjafton të ndalim të keqen. Njësoj si nuk mjafton të ndalim kancerin!
E keqja duhet shkelur me rrënjë!”
Socialistët e nisën fushatën por kjo nuk ndikon në axhendën e demokratëve pika e parë e të cilës është largimi i Kryeministrit Rama.

Basha: “Ndaj, që kjo betejë të shkojë deri në fund, ka vetëm dhe vetëm një rrugë, ta shkulim të keqen me rrënjë.  Largimi i Edi Ramës, një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira e të ndershme, një parlament, që përfaqëson hallet, problemet, dëshirat dhe aspiratat e tyre, si kudo në Evropë, janë produkt i panegociushëm i rezistencës opozitare dhe i bashkimit popullor që do ta çojë betejën deri në fund”./ABC News Albania 24/7

protesta-1-1280x716.jpg
ad min21:21 | 13/04/2019

Kreu i grupit parlamentar të PS ka reaguar përmes një postimi në twitter me nota ironie dhe akuzash. Ai thekson se një koicidencë e madhe është shënuar sot, pasi kishte protesta opozitare në Shqipëri, Mal të Zi dhe në Serbi. Sipas Ballës, në Shqipëri protestohet kundër reformës në drejtësi dhe hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Postimi i Ballës: “Çfarë koicidence sot? Në të njëjtën orë, në 18.00 protesta u organizuan në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi (disa qytete). Në Shqipëri janë protesta të qarta të organizuara nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës së Drejtësisë, duke u përpjekur të dëmtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Balla në Twiter”./abcnews.al

106080479_gettyimages-1131477949.jpg
ent ela10:36 | 19/03/2019

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është zotuar se nuk do e përmendë kurrë emrin e e agresorit që sulmoi dy xhami në Christchurch.

Përveçse ndërmori menjëherë nismën për ndryshimin e ligjit të armëve, shefja e ekzekutivit mbajti përpara ligjvënësve në Parlament edhe një fjalim me një betim të pazakontë.

“Ai njeri mund të ketë kërkuar shumë gjëra nga akti i tij i terrorit. Një prej tyre ishte pikërisht fama. Për këtë arsye, unë nuk do t’ia përmend më kurrë emrin. Ai është një terrorist, një kriminel, një ekstremist, por nga sot do të jetë pa emër. Në vend të tij përmendni emrat e atyre që humbën jetën”, tha kryeministrja Ardern.

Nga sulmi i së premtes së kaluar në dy xhami mbetën të vrarë 50 dhe dhjetëra të plagosur. Australian Brenton Tarrant, 28 vjeç, një supremacist është i akuzuari i vetëm si agresori i masakrës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono