Bella Hadid

bella.jpg
in a12:13 | 16/11/2019

Bella Hadid është ndjerë e pasigurtë gjatë sfilatës se Victoria Secret .

Në një deklaratë ajo ka falenderuar Rihanën për ndihmën qe i ka dhënë.

Me kalimin e viteve, 23-vjeçarja ka arritur influencë në  botën e modës, duke modeluar për dizajnerët kryesorë dhe duke qënë modele kryesore në fushata të mëdha.

Dhe, edhe pse Hadid ka qënë pjesë e Victoria’s Secret Fashion Show në tri raste të veçanta, ishte Rihana që e bëri vërtet të ndjehej “e fuqishme”.

“Rihanna është e mahnitshme. Për mua, kjo ishte hera e parë në pasarele që ndihesha vërtet seksi.

Hadid gjithashtu u hap për shëndetin mendor dhe  luftën  me depresionin në mes të karrierës së saj të ngarkuar.

“Për një kohë thjesht nuk doja të flisja për këtë, dhe kam kaluar shumë gjatë viteve të fundit me shëndetin tim,” tha Hadid. “Ndihem fajtore që jam në këtë  gjendje , kam mundësitë që të  bëj shumë por akoma ndihem pak e dëshpëruar. Nuk ka kuptim.”:deklaroi Hadid /abcnews.al

bellahadid.jpg
Autor E11:30 | 18/10/2019

Bella Hadid u shpall vajza më e bukur në botë duke lënë pas një numër të madh vajzash shumë të bukura, si: Beyonce, Amber Heard, Ariana Grande, Taylor Swift, Katy Perry, Kate Moss, Natalie Portman dhe Scarlett Johansson.

Ky rezultat erdhi pasi disa kirurgë plastikë përdorën një ekuacion matematikor të shpikur nga grekët e lashtë, që quhet Beauty Phi.

Sipas kësaj teknologjie, Bella Hadid i afrohet më shumë fytyrës perfekte me 94.35%. Mjekra, pozicioni i syrit dhe balli janë përcaktuar si karakteristikat më të mira të modeles. Pas saj vinte Beyonce, e cila, sado e pabesueshme t’ju duket, humbi pikë nga mjekra dhe vetullat e saj.

Tani Twitter-i “ka marrë flakë” dhe njerëzit po shprehin revoltën e tyre ndaj këtyre rezultateve. Sipas tyre, kirurgët kanë përdorur standarde bukurie jashtë mode dhe mendje-mbyllur.

dua-lipa-1.jpg
ad min20:25 | 23/08/2019

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të komentuara të momentit. Përveç muzikës së saj, bukuroshja me origjinë kosovare ka marrë vëmendjen edhe prej lidhjes me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid, Anwar.

Çifti i ri është fotografuar së fundmi në Malibu, teksa po kalojnë disa pushime së bashku. 24-vjeçarja është fotografuar me një palë bikini të bardha duke shfaqur të gjithë fizikun e saj të mrekullueshëm.

Dua dhe Anwar u fotografuan duke bërë sërf. Kjo dalje publike e çiftit vjen një ditë pasi festuan ditëlindjen e 24-ërt të Duas. Gjatë darkës luksoze të pranishëm me ta ishin dhe një grup miqsh.

dua lipa1
dua lipa 3
dua1
dua2

/abcnews.al

 

640-0-5d21b67d4d5be.jpg
ad min20:15 | 07/07/2019

Pak kohë më parë Dua Lipa dhe Isaac Carew i dhanë fund lidhjes disavjeçare. Duket se Dua nuk po humbet kohë, pasi po i jep vetes mundësinë për t’u njohur me njerëz të rinj.  Një romancë duket se ka lind mes këngëtares shqiptare dhe Anwar Hadid, vëllait të modeleve të famshme, Gigi dhe Bella Hadid.

Këto zëra janë konfirmuar së fundmi duke qenë se Dua dhe Anwar janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe dukeshin shumë të afërt. Ata u shfaqën të përqafuar dhe shumë të qeshur në festivalin e muzikës British Summer Time Hyde Park, në Londër. Kaq ka mjaftuar që mediat botërore të shkruajnë se mes Duas dhe Anwar po lind diçka më shumë se miqësi./abcnews.al
  


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono