belinda balluku

belinda-balluku-1.jpg
G. P.14:29 | 19/07/2019

Marrin fund përpjekjet disavjeçare të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologji-Minierave për godinën e fakultetit. Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, çështja është zgjidhur ndërsa rikonstruksioni do të kryhet me fonde private.

Godina e Fakultetit të Gjeologji-Minierave në Tiranë do t’i mbetet studentëve. Konfirmimi vjen nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

“Kemi pasur një problem teknik për sa i përket pronësisë së ndërtesës dhe planeve që në të shkuarën është bërë për këtë ndërtese, por është zgjidhur pak javë më parë dhe tashmë ajo ndërtesë është e destinuar për të vazhduar për të qenë ndërtesa ku Fakulteti i Gjeologjisë duhet të kryejë veprimtaritë e tij”, tha Balluku.

Ndërtesa ka nevojë për rikonstruksion të plotë. Projekti do të hartohet nga Fakulteti i Arkitekturës, por qeveria nuk ka fonde për ta zbatuar.  Përfaqësuesit e kompanive minerare do të ndihmojnë në realizmin e tij.

“Ne do ta mbështesim këtë nismë. Normalisht jo vetëm nga ana e infrastrukturës, por edhe në një bashkëpunim me dekanatin për të nxjerrë sa më shumë inxhinierë për të punësuar”.

Marrja fund orvatjeve disavjeçare në kërkim të një zgjidhje i duket e pabesueshme Dekanit të Fakultetit të Gjeologji-Minierave.

“Zonja ministre e keni seriozisht? Në 2011 është bërë një projekt për rikonstruksionin e asaj godine, por nga 2014-n që nuk e kishim më tonën atje nuk është ngulur më një gozhdë sepse Rektori thoshte nuk ta jap gozhdën sepse ti do ta ngulësh te Gjykata Kushtetuese dhe me të drejtë. Kështu që unë nuk merrja dot fonde as për mirëmbajtje”, tha ai.

Fondi i solidaritetit për ndërtimin e godinës së Fakultetit të Gjeologji-Minierave do të mund të kontrollohet dhe nga Rektorati ndërsa donatorëve sponsorizmi do t’u njihet nga shteti./ABC News Albania 24/7

belinda-balluku.jpg
G. P.14:30 | 14/07/2019

Qeveria është e angazhuar që sipërmarrësit vendas dhe të huaj të gjejnë komoditet për të punuar në Shqipëri. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e bëri të ditur nga Korça ku inspektoi disa institucione publike.

Nga ky biznes fason me kapital 100% italian në Korçë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tregoi angazhimin e qeverisë sa i përket investimeve të huaja në vend.

“Për gjithë qeverinë, për gjithë strukturat shtetërore, është shumë e rëndësishme që bizneset apo investimet e huaja, si dhe ato shqiptare sigurisht, të gjejnë komoditetin e të punuarit në Shqipëri me transparencë të plotë duke përmbushur të gjitha kërkesat e legjislacionit shqiptar, por sigurisht duke ju ofruar qytetarëve tanë mundësi punësimi dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Balluku.

Gjatë vizitës së saj në këtë qark, ministrja Balluku inspektoi  disa prej institucioneve që ofrojnë shërbim për qytetarët. Balluku u njoh me ecurinë e punës dhe problematikat që hasen në to. /ABC News Albania 24/7

aho-1280x853.jpg
G. P.13:58 | 14/07/2019

Partia Demokratike thotë se çmimi i karburanteve do të rritet dhe kjo është pranuar edhe nga ministrja Belinda Balluku. Sipas Edmond Spahos, agjencia e re shtetërore për menaxhimin e rezervave të naftës është një skemë tjetër korruptive.

“Edi Rama po rrit sërish çmimin e karburantit, duke zhvatur miliona euro të tjera nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës. Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, e nxjerr në shesh këtë gënjeshtër të Edi Ramës me shpjegimet ligjore që ka çuar në Kuvend. Në fund të shpjegimit të ligjit që rrit çmimin e karburanteve për të mbajtur me para Agjencinë e Edi Ramës, thuhet qartë se “kostot mund të ndikojnë në çmimin e konsumatorit fundor”.

Aktualisht, Shqipëria e ka të rregulluar shumë mirë rezervën e sigurisë së karburanteve, pa kosto të tjera shtesë mbi qytetarët. Këtë gjë e bëjnë kompanitë private prej 20 vjetësh me një praktikë të konsoliduar ligjore. Kjo e bën krijimin e agjencisë së propozuar prej Edi Ramës një vendim puro hajdutëror, që rrit çmimin e karburantit dhe hap rrugën për një tjetër koncesion për klientët e Edi Ramës”, tha Spaho./ABC News Albania 24/7

belinda-balluku-1.jpg
G. P.14:45 | 23/06/2019

Banorët dhe bizneset private të zonës së Sukthit në Durrës do të kenë rrjet të ri të furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë. Gjatë inspektimit të përfundimit të fazës së parë të projektit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se është gati edhe faza e dytë e projektit që do iu shërbeje 3900 banorëve.

Rreth 2200 banorë si dhe mbi 100 subjekte private në zonën e Sukthit  do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila inspektoi përfundimin e fazës së parë të projektit dhe njoftoi nisjen e fazës së dytë të tij.

“Pas përfundimit të kësaj faze të parë të projektit, AKUM ka planifikuar për të vazhduar me një fazë të dytë projekti i cili do të ofrojë shërbim për 3900 banorë të tjerë dhe çfarë është më e rëndësishme ne po arrijmë që të kapim nivelet e 150 litra ujë përditë për banorë dhe kjo është diçka e jashtëzakonshëm që ndodh në këtë zonë. Kjo zonë përveç se ka një lidhje me zonën e Hamallajt, ku turizmi po zhvillohet atje, është një zonë ku janë vendosur njësi industriale siç janë ato të fasonërisë apo industria e bulmetit që kanë nevojë shumë për mbështetjen logjistikë qoftë nga ujësjellësi dhe qoftë nga shërbimi me energji nga OSHEE-ja”, tha ajo.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, mungesa e investimeve dhe amortizimi i rrjetit e kishte bërë që në Sukth të kishte kufizim të furnizimit me ujë të pijshëm. Me investimin e ri do të eliminohen edhe humbjet në rrjet si dhe lidhjet e paligjshme./ABC News Albania 24/7

balluku-belinda-1280x711.jpg
nev ila15:12 | 22/06/2019

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku  në kuadër të Paktit për Universitetin zhvilloi një takim me studentët  e Gjeologji-Minierave të cilëve iu tha se është detyrë e qeverisë t’ju zgjidhë sa më parë problematikën e krijuar me ndërtesën e fakultetit.

Sipas Ballukut godina tashmë është në pronësi të fakultetit ndërkohë që rikonstruksioni i saj është ndër prioritetet e Ministrisë së Arsimit.

Gjithashtu ministrja iu beri të ditur studentëve se çdo vit pesë ekselentë do të punësohen pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë prania e kompanive të huaja të cilat veprojnë në vendin tonë në sektorin e hidrokarbureve sipas Ballukut është një tjetër mundësi për punësimin e studentëve të Gjeologji –Minierave./ABC News Albania 24/7

belinda-balluku.jpg
G. P.14:58 | 20/06/2019

Autostrada Tiranë-Durrës nuk do të bëhet me pagesë këtë vit. Sqarimet i bën Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në interpelancën e thirrur në parlament. Ky projekt është ende në fazë studimi dhe nuk duhet të bëhet fakt i kryer ka nënvizuar ministrja Balluku.

Autostrada Tiranë-Durrës nuk do të përjashtohet nga rrugët me pagesë. Koha kur do të ndodhë është ende e paqartë sepse vazhdon të jetë një projekt në letër. Sqarimet i bën Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

“Nuk bëhet fjalë për të vendosur një tra as në Shtator, as në Nëntor dhe as në Dhjetor. Ky është një projekt të cilin e kam gjetur në tryezën time të punës dhe po vlerësoj seriozisht me ekspertët. Sot as unë dhe as ju nuk mund të diskutojmë për këtë projekt”, tha Balluku.

Në interpelancën e thirrur nga deputeti Artur Roshi, Minstrja Balluku  i kërkon të kuptojë se janë të nevojshme rrugët me pagesë.

“Duke vazhduar dhe duke paguar për çdo rrugë. I bie që pas pak kohësh një xhiro për në Shqipëri t’i shkojë kostoja 50 Euro, që do të thotë të privosh 85% të shqiptarëve që të lëvizin dhe do i shohim shumë qytete vetëm nëpërmjet kartolinave”, tha Roshi.

“Të gjitha rrugët që në të ardhmen do të kenë atë që ju e quani tra, ka kuptim të aplikohet sepse ka të bëjë me mirëmbajtjen ka të bëjë me rehabilitimin e asaj rruge. Qereia po punojnë që në të ardhmen Të gjitha ato projekte që do të kenë detyrimin e pagesës do të kenë edhe rrugët alternative”, tha Balluku.

Për ministren Belinda Balluku segmentet e reja janë të kushtueshme. Zgjidhjen qeveria e sheh te koncesionet të cilat janë investime që paguhen nga privati dhe që shlyhen në kohë më të gjatë nga shteti./ABC News Albania 24/7

balluku.jpg
nev ila14:15 | 16/06/2019

Një tjetër investim i OSHE është gati në përfundim në qytetin e Lushnjes. Bëhet fjalë për ndërtimin  e dy fiderave të rinj dhe ndërtimin e 23 kabinave të reja në në stacionin Plasmasit.

Për të parë nga afër këtë investim  të OSHE, ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Duke vënë në pah mungesën e  investimeve në infrastrukturën energjetike në këtë zone, tha se ky investim bëhet për fusha strategjike si industrinë, agrikulturën, bujqësinë dhe shëndetësinë.

Nga këto investime përfitojnë afro 4500 abonentë ndërsa krahas përmirësimit të furnizimit me energji, këto investime do të bëjnë të mundur edhe uljen e humbjeve në rrjet./ABC News Albania 24/7

tirana.jpg
G. P.17:41 | 10/06/2019

Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e rishikuar të rrethrrotullimit në sheshin “Shqiponja” në Tiranë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se puna do të nisë së shpejti dhe parashikohet të përfundojë brenda 24 muajve.

E tillë pritet të jetë hyrja kryesore e Tiranës pas rreth dy vjet e gjysmë. Këshilli teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e rishikuar të rrethrrotullimit në sheshin “Shqiponja”. Drejtoresha Sonila Qato dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku shpjeguan detajet.

“Nuk kemi më atë barrierën e një mbikalimi, por është një projekt i harmonizuar me nënkalim dhe krijimin e sipërfaqeve të reja të gjelbërta”, tha Balluku.

Ky projekt i ka dhënë zgjidhje dhe kalimit të këmbësorëve, një problematike e hasur në projektin fillestar.

“Në projektin e parë ishte parashikuar lëvizja e tyre me tunele nëntokësore si dhe kalimin e automjeteve direkt në kryqëzimin e Laprakës dhe të Zogut të Zi, gjë e cila do të sillte bllokim të këmbësorëve në këto dy pika. Zgjidhje përsëri me tre nivele, por duke vendosur përsëri lëvizjen e këmbësorëve dhe të trafikut lokal të zonës në nivelin zero. Projekti siguron lëvizjet e rrjedhshme të automjeteve në nivelet nëntokësore”, tha Qato.

Automjetet parashikohet të lëvizin me 80 km/h. Shpejtësia do të reduktohet në 40 km/h në kthesat e nënkalimeve ndonëse nuk parashikohen ndalesa. Zbatimi i projektit pritet të nisë së shpejti. Paralelisht do të punohet dhe në lotet e tjera të Unazës.

“Menjëherë do të nisim procedurat ligjore të garës për këtë objekt si dhe hapjen e kantierit për implementimin e punimeve. Tashmë që vendimi i qeverisë për shpronësimin e pronarëve që preken nga ky projekt është i miratuar. Sqarojmë që gjurma e shpronësimit të parë është ruajtur edhe në këtë projekt të dytë me disa modifikime teknike në funksion të realizimit të këtij projekti madhor”, tha më tej Qato.

Investimi që synon përmirësimin e trafikut dhe në të ardhmen krijimin e një tjetër qendre për Tiranën do të kryhet nga qeveria. Vlera e tij parashikohet e njëjtë si në projektin fillestar rreth 2 miliardë e 696 milionë lekë./ABC News Albania 24/7

uznova.jpg
G. P.14:43 | 08/06/2019

Rreth 500 banorë të zonës së Uznovës në Berat do të kenë furnizim më të mirë të energjisë elektrike, pas ndërtimit në nënstacionit të ri elektrik.

Për të parë nga afër këtë investim të OSHEE, ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ajo tha se ky investim jo vetëm përmirëson cilësinë e jetesës së banorëve por ndihmon dhe nxit paketën turistike të 100 fshatrave./ABC News Albania 24/7

berat.jpg
G. P.17:24 | 02/06/2019

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një vizitë pune në qarkun e Beratit. Në fokus të vizitës ishte inspektimi i institucioneve publike të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët.

Fundjavën zgjodhi ta kalojë në Berat. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi institucionet publike që ofrojnë shërbime për qytetarët. Spitalin rajonal, Shërbimin Kombëtar të Punësimit, zyrën  e shërbimeve të transportit rrugor, por dhe një biznes fason.

“Dëshira e mirë e njerëzve që punojnë në spitalin e Beratit ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë. Me investimet e qeverisë, me investimet e mbështetura nga donatorë të ndryshëm, situata ka ndryshuar totalisht. Pediatria ishte diçka për t’u bërë shembull dhe për spitalet e tjera. Urgjenca gjithashtu me aksesin e garantuar për ambulancat dhe me zonat e ndara për trajtimin e pacientëve sipas rasteve, pra të zonës jeshile dhe të zonës së kuqe”, tha ajo.

Ministria bëri të ditur gjithashtu se një tjetër investim i rëndësishëm i qeverisë në spitalin e Beratit , ai për transformimin e maternitetit, pritet të nisë së shpejti./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono