Belgjikë

OK-HETIMET-PER-SAFET-BAJRIN.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
G. P.15:48 | 22/09/2018

Pas arrestimit të Safet Bajrin të cilësuar si një nga emrat më të përfolur të botës së krimit, ndaj këtij të fundit pritet t’i bëhet njohja e vendimin të dhënë nga Belgjika, vend ku akuzohet si kreu i një organizate kriminale.

Shkodrani akuzohet për trafik droge e prostitucion nga nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërkaq në Shqipëri, Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh. Bajrit i janë sekuestruar një sërë pronash në Shqipëri. Ndërkaq mësohet se urdhër-arreste janë dhënë dhe për disa persona të tjerë në Tiranë dhe Shkodër. Safet Bajri u arrestua dje nga Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua në ambientet e një magazine në zonën e “Xhamllikut”, në kryeqytet, ndërsa burimet thanë se mbante edhe një armë pa leje.

Arrestimi i 34-vjeçarit u krye në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prej afro një viti, pas dyshimeve për përfshirjen e tij apo drejtimin e një organizate kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Nga ana tjetër, ai figuronte në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës, i dënuar me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte trafikun e drogës në Bruksel./abcnews.al

vera.jpg
G. P.15:17 | 21/07/2018

Ndryshimet klimaterike po japin pasoja pozitive në Belgjikë. Si pasojë e rritjes së temperaturave prodhimi i verës në vend është në periudhën e tij më të mirë, duke bërë që në një vit të prodhohet rreth një million litra verë.

E nënvlerësuar deri tani nga francezët, vera belge tashmë është pjesë e më të mirave në botë. Arsyeja ka të bëjë me ndryshimet klimaterike, ku si pasojë e rritjes së temperaturave është rritur dhe cilësia e sasia.

Shifrat e 2017-s e konfirmojnë, numri i prodhuesve të verës është rritur nga 117 në 2016-n, në 128 në 2017-n duke prodhuar deri në një million litra verë. Nëse deri pesë vjet më parë në të gjithë Belgjikën kishte 80 hektarë vreshta tashmë ka 350 dhe prodhimi është pesëfishuar.

Si pasojë e rritjes së temperaturave dhe vjelja e rrushit do të kryhet gati një muaj para, që në fillim të Shtatorit. Por eskpertët parlajmërojnë se dhe pse aktualisht në Belgjikë është e njëjta klimë me atë në Mesdhe, kjo nuk e mbron vendin nga stuhitë.

Sipas të dhënave të fundit në Belgjikë konsumohen 300 milionë shishe verë në vit./abcnews.al

francee-belgjik.jpg
G. P.17:39 | 10/07/2018

Një pjesë e popullsisë së Belgjikës do ta ketë të vështirë të dalë sonte kundër Francës. Kjo duket qartë tek banorët frengjishtfolës të një qyteti kufitar.

Sa e vështirë të zgjedhësh në këtë qytet. Jemi në Këvren, qendër urbane belge, por në kufi me Francën. Njerëzit këtu kanë një konflikt të brendshëm për të vendosur se kë do të mbështesin sonte, Francën apo Belgjikën. Ata janë valonë, pra popullsi që flet frëngjisht, por me pasaportë belge. Flamujt francezë janë thuajse në numër të barabartë me ata belgë, dhe nuk mungojnë fanelat e “gjelave”, siç është vajza në banakun e këtij lokali.

“Ne e organizojmë barin që të jetë gjysma belg dhe gjysma francez, thotë Karolë Blondel, menxherja.

“Vendosim flamuj francezë dhe belgë, po bëjmë gjithçka që çdo gjë të shkojë mirë. Kemi organizuar mbrëmje franko-belge për të festuar së bashku”

“Çfarëdo që të ndodhë, për mua do të jetë e ndërlikuar, thotë Loreni, banor i qytetit, edhe pse zemra ime është franceze, ajo rreh për Belgjikën. Ndihem 51 për qind me një ekip, dhe 49 për qind me tjetrin, por nuk do t’ua tregoj të vërtetën deri pas ndeshjes”.

“Mendoj se do të jetë një çmenduri, kushdo që të fitojë, thotë banori tjetër, Stiv Krevjë, mendoj se do të ketë një festë të madhe pas ndeshjes. Le të fitojë më i miri, edhe pse anoj më shumë nga Belgjika. Ku i dihet”.

Nuk mungon një dolli me birra, secili për skuadrën që ka në zemër./abcnews.al

LETERPOROSI-TOYOTA-ABC-1280x720.jpg
ent ela15:14 | 09/07/2018

Prokuroria për Krimet e Rënda ka dërguar 3 letërporosi për llogari të hetimit të nisur për 3.4 milionë eurot e gjetura në dy mjetet “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit. Letërporositë janë dërguar në Belgjikë, Gjermani e Mbretërinë e Bashkuar për mbledhje informacioni në lidhje me dy kushërinjtë Elvis e Alfred Vladi, të dyshuar si porositësit e “Toyotave” ku u gjetën paratë.

Pak ditë pasi mori në dorëzim aktet e dosjes së Prokurorisë së Durrësit për 3.4 milionë eurove të gjetura në dy mjete “Toyota aris”, Prokuroria për Krimet e Rënda ka nisur veprimet konkrete hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Lëvizja e parë e Krimeve ka qenë dërgimi i tre letërporosive drejt Belgjikës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Belgjika është vendi i origjinës së automjeve “Toyota” ku u gjend sasia marramendëse e parave, ndrësa në Gjermani atyre iu është bërë dokumentacioni doganor.

Sipas burimeve, në thelb të letërporosive qëndrojnë emrat e kushërinjve Elvis e Alfred Vladi, janë porositësit e dy mjeteve “Toyota” dhe dyshohet të jenë organizatorët e kalimit të shumës së parave në mënyrë të jashtëligjshme.

Prokuroria për Krimet e Rënda do t’i kërkojë drejtësisë  belge, gjermane dhe asaj angleze informacion në lidhje me dy kushërinjtë Elvis e Alfred Vladi, sa i përket procedimeve penle të mundshme ndaj tyre në këto vende, apo mbi aktivitete financiare të ligjshme a të paligjshme të tyre.

Ndërsa janë shpallur në kërkim nga policia, nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se kushërinjtë Vladi nuk janë larguar nga vendi. Por ekziston mundësia që ata të kenë lënë vendit duke mos kaluar në pikëkalimet kufitare.

Aktualisht për këtë ccështje janë arrestuar Agim Çeka, Edi Lika (Cani) dhe i biri, Klevi Lika (Cani) si dhe Alban Mollaymeri, të cilët janë lënë në masën “arrest në burg” nga Gjykata e Durrësit.

Pas kalimit të dosjes tek Krimet e Rënda pritet që të arrestuarit të dalin për rivlerësim mase sigurie në këtë gjykatë. Jozyrtarisht mësohet se kërkesat kanë mbërritur tek Krimet e Rënda, ku do të shqyrtohen brenda një afati 10 ditor. /abcnews.al

 

PRAG-NDESHJE-BRAZIL-BELGJIKE-1280x720.jpg
ent ela13:40 | 06/07/2018

Brazili cilësohet favorit për fitore, por ndaj Belgjikës e pret sfida më e vështirë e Botërorit deri tani. Në Rusi pritet të luhet një çerekfinale tepër e fortë

Më e madhja deri tani. E tillë cilësohet çerekfinalja e sotme e orës 20:00, mes Brazilit dhe Belgjikës. Dy skuadrat më bindëse në Botëror deri tani përballjen në Kazan, dhe njëra eleminohet.

Lajm i madh për Brazilin është kthimi i Marselos, që është i gatshëm. Mungesa e vetme e Brazilit do të jetë ajo e Kasemiros së pezulluar, e në vend të tij pritet të jetë Fernandinjo.

Danilo ka qenë i dëmtuar që më parë dhe nuk luan dot më, në këtë Botëror. Nejmar e Kutinjo nuk duhet të marrin të verdhë, pasi pezullohen për gjysmëfinalen e mundshme.

Tite: “Karakteristikat e lojtarëve tanë janë për lojë sulmuese, për të shënuar gola. Ne përballuam vështirësitë ndaj Meksikës, dhe kur hymë në lojën tonë, kundërshtarët vështirë se e prekën më topin. Unë ndihem i qetë sepse të qetë më bën loja e skuadrës sime. Ndaj Belgjikës sërish kemi besim, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Kërkoj vetëm një gjë, që ndeshja të mos vendoset nga penalltitë”.

Belgjika nuk ka asnjë mungesë, dhe pritet të luajë me të njëjtin formacion si ndaj Japonisë.

Martinez: “Të dyja skuadrat janë të ngjashme për cilësitë teknike që kanë. Diferenca është që ne nuk kemi fituar asnjë kupë të botës, kjo është e gjitha. Ne nuk e kemi përvojën e duhur, por kjo nuk do të thotë se ne do të luajmë për të humbur, apo që nuk kemi shanse. Nga Brazili gjithnjë pritet maksimumi, dhe është favorit. Ne na takon që ta kalojmë këtë barrierrë psikologjike dhe ta fitojmë Botërorin”.

Fitorja e Brazilit jepet 2.1, barazimi ka kuotën 3.4, ndërsa suksesi i Belgjikës ka koeficientin 3.6. /abcnews.al

belgjikaaaaaa.jpg
G. P.18:03 | 02/07/2018

Belgjika cilësohet favorite për kualifikim në çerekfinale ndaj Japonisë, në sfidën e sotme të Kupës së Botës. Talentet belgë kanë ambicie të mëdha.

Nuk mund të bëjmë gabim ta quajmë të lehtë. As kur luan Belgjika me Japoninë vështirë të thuash se kualifikimi do të vendoset lehtë. Disfatat e Gjermanisë e Spanjës ndodhën dhe Belgjika nuk mund të ketë nënvleftësim. Kapiteni Hazard e shpreh shumë mirë se çfarë mendohet në ekipin e tij.

Eden Hazard:“Ne jemi sot shumë më të fortë se dy vjet më parë, apo se 4 vjet më parë. Dy vjet më parë është e vërtetë që gabuam ndaj Uellsit, por jemi më të pjekur, dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ne kemi më shumë përvojë dhe luajmë si grup, jo duke u bazuar në disa lojtarë. Duam që të arrijmë deri në finale, por së pari le të mendojmë për ndeshjen ndaj Japonisë që nuk do të jetë aspak e lehtë”.

Trajneri Roberto Martinez tregon gjendjen e skuadrës.

Roberto Martinez: “Jemi në një moment shumë të mirë dhe nuk kemi probleme, me përjashtim të një dëmtimi të lehtë të Januzajt. Kam besim se lojtarët do të luajnë një ndeshje të madhe dhe se do të fitojnë, ndonëse duhet të jemi të përgatitur për gjithçka, edhe për penalltitë. Japonia sot ka më shumë përvojë, me mjaft lojtarë në Europë, dhe me dy skema taktike të ndryshme, ndaj është edhe më e rrezikshme”.

Japonia, po ashtu ka besim në vetvete. Trajneri Akira Nishino thekson se kjo pritet të jetë e treta e vërteta, me ekipin e tij që të kualifikohet për herë të parë në çerekfinale. Edhe ai la pushim shumë lojtarë në ndeshjen e fundit në grup, ashtu siç bënë belgët, dhe futbollistët japonezë pritet të jenë më të shlodhur, pra më agresivë. Të dyja skuadrat pritet të kenë mbështetje të fortë nga tifozët e tyre në “Rostov Arena”, por besohet se numri më i madh do të jetë në favor të Japonisë./abcnews.al

belgjika.jpg
ent ela16:49 | 02/07/2018

Një çift, me origjinë iraniane është arrestuar në Belgjikë me akuzën se po përgatisnin një atentat terrorist në Francë. Sipas hetuesve, ata dëshironin të godisnin një tubim të grupit të opozitës “Muxhahedin të popullit Iranian”. Gjatë kontrollit, policia belge ka gjetur dhe sekuestruar 500 gram eksploziv në makinën e çiftit. Sipas asaj që raportojnë medial lokale, dy shtetasit me pasaportë belge, jetonin në një qytezë afër Anversës. Ndërkohë, edhe në Francë është arrestuar një person i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre dhe dy të tjerë janë marrë në pyetje. Gjithashtu në Gjermani është ndaluar një person i kontaktuar nga çifti, i cili është një diplomat Iranian që punonte në ambasadën e Iranit në Austri. /abcnews.al

laurent-simons.jpg
ent ela10:23 | 01/07/2018

Një fëmijë 8-vjeçar ka habitur mbarë Belgjikën pasi është regjistruar për të ndjekur studimet universitare. Pasi ka mbaruar në kohë rekord fazat e para të arsimimit, vogëlushi ka deklaruar se synon të bëhet kirurg ose astronaut.

Një 8-vjeçar nga Belgjika është regjistruar për të nisur studimet universitare pasi ka kryer 6 vite studime në vetëm 1 vit e gjysmë. Laurent Simons, me baba belg dhe nënë holandeze, e ka koefiçentin e inteligjencës në nivelin 145 dhe mori diplomën duke ndjekur të njëjtën klasë me nxënësit 18-vjeçarë. Në një intervistë radiofonike, Laurent tha se lënda e tij e preferuar është matematika, sepse bashkë me statistikën, gjeometrinë dhe algjebrën përbën fushën më të madhe të studimit. Pas dy muaj pushime nga përfundimi i shkollës, tashmë 8-vjeçari është gati të nisë universitetin. Babai i tij ka deklaruar se kur ka qenë më i vogël, Laurent është përpjekur shumë të luajë me moshatarët e tij, por lodrat nuk i pëlqenin. Në intervistën e tij, vogëlushi ka thënë se synon të bëhet kirurg, ose astronaut, por ka shtuar se është i tërhequr edhe nga kompjuterët. “Por nëse ai do të vendosë nesër të bëhet tapicier, kjo nuk do të jetë problem për ne përsa kohë ai është i lumtur”, ka komentuar i ati. /abcnews.al

NDESHJA-ANGLI-BELGJIKE-1280x720.jpg
ent ela22:26 | 28/06/2018

Belgjika fitoi ndeshjen, por Anglia fitoi shortin më të lehtë duke shmangur Brazilin në çerekfinalet e Botërorit. Në turneun rus shënon një tjetër lojtar me origjinë shqiptare

Nuk ka Shqipëri dhe as Kosovë, por ka gola shqiptarë.

Adnan Januzaj ishte futbollisti i radhës me origjinë nga kombi ynë që shënoi gol në Botërorin rus.

Mesfushori sulmues i Belgjikës, përfitoi nga roli i titullarit të dhënë nga trajneri Martinez ndaj Anglisë, duke shënuar një rrjetë vërtet të bukur.

Talenti i tij i rëndësishëm, i shkuar dëm për disa kohë, duket se tani i përket një profesionisti të vërtetë.

Më herët, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Blerim Xhemaili shënuan për Zvicrën, edhe këta me shtetësi të dyfishtë dhe origjinë shqiptare.

Një kënaqësi për shqiptarët, ndërsa nuk dihet se kush u kënaq më shumë në stadiumin e Kaliningradit, belgët që fituan apo anglezët që humbën.

Belgjika e mbylli grupin me sukses të plotë, 3 fitore në 3 ndeshje, ndërsa shorti në turin e dytë duket më i lehtë sesa ai i Anglisë, Japonia dhe jo Kolumbia.

Gjithsesi, formacioni i shpikësve të futbollit duket se ia arriti qëllimit, pasi shmangu një çerekfinale potenciale ndaj Brazilit, dhe një krahu të shortit ku ndodhen edhe Portugalia, Uruguaj, Argjentina e Franca./abcnews.al

65425c3e-6d3e-11e8-b61f-c82d8feafa15_web__scale_0.2366071_0.2366071-925x445.jpg
ent ela17:59 | 11/06/2018

Një përleshje e dhunshme mes bandave rivale është verifikuar në një qytezë të Belgjikës, ku për pasojë një grua ka humbur jetën. Mediat lokale që bëjnë të ditur lajmin shkruajnë se protagonistët e episodit kanë qenë emigrantë shqiptarë.

Qyteti i Onsit, në Belgjikë, është tronditur mbrëmjen e së dielës nga një përleshje e dhunshme bandash, që sipas mediave lokale përbëheshin nga shtetas shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 e 30, kur tre makina janë përplasur vullnetarisht me njëra-tjetrën dhe më pas, anëtarët e grupeve kanë dalë dhe janë përleshur me shufra hekuri, shkopa bejsbolli dhe thika. Është dashur një numër i konsiderueshëm agjentësh policie për të ndërhyrë dhe qetësuar situatën, e cila ka lënë një grua të vdekur dhe 4 persona të plagosur lehtë. Mediat lokale bëjnë të ditur se protagonistët e episodit të dhunshëm janë arrestuar, ndërkohë që prokuroria ka nisur një hetim për zbardhjen e motiveve. Ons është një qytet i vogël, me rreth 28 mijë banorë, në rajonin frankofon të Liezhit dhe ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Të ndryshme kanë qenë reagimet në rrjetet sociale, ku komentuesit e kanë cilësuar sa ka ndodhur një dështim të politikës dhe sistemit të drejtësisë për garantimin e sigurisë. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono