bekim balaj

BALAJ-KALON-NE-AUSTRI.mpg_snapshot_00.13-1280x720.jpg
ent ela12:20 | 26/07/2019

Sulmuesi Bekim Balaj është zyrtarisht një futbollist i skuadrës së Sturn Graz në Austri. 28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj është zyrtarisht një futbollist i Shtorm Graz në Austri. 28 vjeçari ka firmosur një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Në lidhje me këtë aventure të re Balaj tha:

“Shturn Graz është një skuadër me traditë në Austri dhe ka një mbështetje të madhe nga tifozët. Kjo më pëlqen shumë dhe shpresoj të integrohem sa më shpejt të jetë e mundur me skuadrën”.

Ndërkohë që drejtori sportiv i klubit austriak, Gunter vlerëson Balaj për aftësitë dhe thekson se është një blerje shumë e rëndësishme.

“Është e vështirë të gjesh një zgjidhje të mirë për fazën sulmuese, por unë jam shumë i kënaqur me afrimin e Bekim Balajt. Ai ka cilësi mjaft të mira fizike. Balaj do të na ndihmojë shumë edhe me lojën në ajër, tha drejtori sportiv i skuadrës austriake”.

Bekim Balaj u aktivizua për tre sezone në kampionatin rus, ndërkohë që tashme është rikthyer në Europë ku më parë ka luajtur për skuadra se Slavia dhe Sparta e Prafes, Rijeka apo edhe në Shqipëri ku hodhi hapat e para si futbollist. /ABC news Albania 24/7

balaj-1280x729.jpg
ent ela17:10 | 31/03/2019

Bekim Balaj është sulmuesi shqiptar i momentit. Futbollisti shkodran shënoi edhe në Premier Ligën e Rusisë, pas golit me kombëtaren në fushën e Andorrës. 

Nuk mjaftoi për fitoren, por ai e bëri të vetën. Bekim Balaj u kthye te goli në Premier Ligën ruse, në ndeshjen e fortë të skuadrës së tij, Ahmat të Groznit, ndaj Spartakut të Moskës.

Sulmuesi shqiptar barazoi menjëherë rrjetën e shpejtë të kryeqytetasve, që në minutën e 9-të, veçse fati nuk ishte me të dhe me çeçenët. Spartaku triumfoi 3-1 me shënues dy herë Luiz Adrianon dhe në fund Glushakovin.

Gazeta ruse “Sport Ekspres” komenton saktë: “Pa lojë, por me rezultat, Spartaku fiton në Grozni, pavarësisht gabimeve të Glushakovit”. Balaj, ndërkaq shpreson të shpëtojë një sezon të vështirë, në të cilin ka qenë I dëmtuar, dhe nuk ka mundur të luajë në formën e tij maksimale fizike.

Ai ka shënuar vetëm dy gola në 14 ndeshje në të cilat është aktivizuar me një mesatare jo shumë të kënaqshme, prej 1 realizimi në 368 minuta. Gjithsesi, shqiptari mbetet një nga lojtarët më të mirë të Ahmatit të Groznit, pasi golshënuesi numër 1 i edicionit është Oleg Ivanov me 3 rrjeta, një më shumë se ai.

Balaj po ia del, dalë nga dalë, që të kthehet në formë, siç e tregoi jo vetëm goli në Rusi, por edhe ai i shënuar për kombëtaren shqiptare në ndeshjen në Andorrë, për eleminatoret e Europianit. Sulmuesi 28-vjeçar vazhdon të jetë një nga lojtarët më të suksesshëm shqiptarë jashtë vendit, pas përvojave në Turqi, Republikën Çeke, Poloni, Kroaci e Rusi, ndërsa ka realizuar plot 11 rrjeta në ekipet kombëtare të të gjitha niveleve./abcnews.al

DEKLARATAT-PAS-ANDORRES.mpg_snapshot_00.38-1280x720.jpg
ent ela13:00 | 26/03/2019

Suksesi ndaj Andorrës u arrit falë karakterit dhe mobilizimit të gjithë ekipit.

Trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, dhe lojtarët e tij, komentojnë rezultatin 3-0 në eleminatoret e Europianit.

Në një prononcim për shtypin, Trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, tha se:

“Kanë ndryshuar çunat në fushë, dhanë maksimumin, treguan kualitetin që kanë të gjithë bashkë. Duhet ta kishim zhbllokuar më shpejt rezultatin që ta kishim më të lehtë”

Kapiteni Elseid Hysaj tregoi se çfarë vendosi në favor të Shqipërisë.

“Besoj se ishte e rëndësishme fitorja e kësaj ndeshje, për moralin e çunave dhe për moralin e gjithë tifozëve. Shpresoj që me këtë fitore të jemi akoma në lojë dhe të mendojmë për lojrat e tjera”

Gjithashtu edhe golashënuesi Armando Sadiku në ndeshjen me Andorrën deklaroi se:

Jam shumë i gëzuar që arrita të shënoja, ishte ndeshje e vështirë brenda fushës. Jam shumë i gëzuar gjithashtu që u riktheva në kombëtare pas 1 viti dhe i lumtur për 3 pikët”

Migjen Basha nuk e ka harruar aq shpejt ish-trajnerin Panuçi.

“Nuk e kam kuptuar se cfarë mendimi ka patur ai, a ka qenë negativ apo pozitiv, nga deklaratat e fundit më janë dukur negative, nuk ka pasur respekt, por disa lojtarë këtu bënë historinë.

Ndërsa Bekim Balaj u duk tepër i çliruar pas golit të shënuar.

“Do bëj maksimumin, normalisht jam sulmues, detyra ime është të shënojë sa më shumë. Sigurisht që golat e mi kthehen në ndihmë dhe pikë për ekipin kombëtar. E doja shumë golin sepse në ca ndeshje më ka munguar dhe shpresoj të shënoj sa më  shumë në të ardhmen. Golin e përjetoj shumë. E doja një gol

Kombëtarja u ndje pikërisht kështu në dhomën e zhveshjes së “Stadiumit Kombëtar” të Andorrës, e çliruar pas një periudhe të gjatë negative, pikërisht nga rezultati 3-0 ndaj Andorrës, në ndeshjen e dytë në grupin eleminator të Europianit.

Pas shtatë humbjeve e vetëm dy fitoreve minimale 1-0 me Kristian Panuçin, i qelloi fati, si edhe merita, ish-ndihmësit të tij, Ervin Bulku, që të ishte në stol./abcnews.al

auto_13532925_1637597443046630_7897455960859023270_n1475789572.png
G. P.22:04 | 20/11/2018

Kombëtarja shqiptarja rikthehet te fitorja pas disfatës ndaj Skocisë. Kuqezinjtë fituan me shifrat minimale 1-0 në miqësoren e zhvilluar në “Elbasan Arena” ndaj Uellsit të Gareth Bale.

Shqipëria rikthehet të fitojë. Kuqezinjtë mposhtën Uellsin në miqësoren e zhvilluar në Elbasan Arena me shifrat minimale 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi Bekim Balaj nga pika e bardhë e 11 metërshit. Një fitore që vjen në një moment aspak të mirë për djemte e drejtuar nga tekniku panuçi pasi u shkatërruan ndeshjen e kaluar ndaj Skocisë me shifrat 4-0.

Në Elbasan Arena u shihej qartë një skuadër tjetër nga ajo e ndeshjeve te funditt, lojë bindëse, futbollistë të rreshtuar mire, reduktim i gabimeve në mbrojtje dhe mbi të gjitha një përmirësim në fazën sulmuese. Ndoshta çelesi i suksesit të fitores ishte largimi i presionit nga lojtarët pasi ishte vetëm një miqësore, ndoshta ishte lëvizja e duhur taktika e trajnerit panuçi. Por më shumë rendesi ka që kuqezinjtë u riktheyn te fitorja e cila ishte shndërruar në një tabu.

Në të 14 minute janë miqtë që tentojnë të surprizojnë nga goditja e dënimit, por topi i goditur nga Uillson por topi ndalet në rrjeten e jashtme. Në të 35 minut ndodh një episodë që nese do te ishte ndeshje zyrtare, arbitri nuk do ta kursente kartonin e kuq. Taulant xhaka humbet kontrollin dhe përplaset fizikisht me futbollistin Bruks. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.

Fillimi i fraksionit të dytë të lojës nis në fushore për kuqezintjë pasi në të 58 minutë gjyqtari akordon 11 metërsh për Shqipërinë, që shënderrohet në gol nga Bekim Balaj. Një gol që aq shumë i mungonte kuqezinjve. Aktivizmi i Bale i hap punë kombëtares shqiptare, por uellsiani nuk ia del të gjejë rrugën e rrjetes.

Minutën e fundit të takimit, ylli i real Madrid ekzekuton një goditje dënimi, por topi ndalet në murin mbrojtes. Gjyqtari sinjalizon përfundimin e këtij takimi dhe Shqipëria merr frymë lirisht. Pas kësaj fitoreje trajneri Panuçi i ka më të qarta idetë e tij se ç’duhet të bëjë në takimin e radhës./abcnews.al

DEKLARATAT-PAS-NDESHJES.mpg_snapshot_00.27-1280x720.jpg
ent ela16:46 | 18/11/2018

Dëshpërim dhe dorëzim thuajse i plotë i trajnerit Panuçi dhe lojtarëve të kombëtares pas ndeshjes me Skocinë. Italiani, sidoqoftë, nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Ky brez nuk ishte ndjerë ndonjëherë kështu.

Futbollistët e kombëtares e padyshim edhe Kristian Panuçi, ishin të dërrmuar në përfundim të ndeshjes së humbur 0-4 me Skocinë. Më shumë sesa vendi i fundit në grupin e Ligës së Kombeve dhe rënia nga kategoria, tronditja ishte nga dorëzimi i plotë i ekipit në fushë. Panuçi nuk e fshehu aspak, thjesht bëri një kronologji.

Kristian Panuçi, trajner i Kombëtares: “Ndeshja nuk ka filluar mirë, kundërshtari shënoi gol që në goditjen e parë, pastaj pësuam një karton të kuq dhe një gol në minutën e fundit të pjesës së parë, i cili demoralizoi skuadrën. Të gjithë kritikat duhet të jenë mbi mua jo tek lojtarët. Nuk ndihem aspak i tradhëtuar, lojtarët kanë ndjekur të gjitha skemat dhe udhëzimet e mia, por përgjegjësitë bien mbi mua.”

Mos është normale të jepet dorëheqje pas një katastrofe të tillë?

“Nuk mendoj se është koha që të jap dorëheqjen. Nëse presidenti Duka kërkon diçka të tillë do të ulemi dhe do të bisedojmë. Kjo është ndeshja më e keqe që kur së unë drejtoj Shqipërinë. Ndeshja e radhës do të ndryshojë. I gjithë faji është i imi.”

Kapiteni Mavraj e pati shumë të vështirë që të fliste, thuajse refuzoi.

Mergim Mavraj, kapiten i Kombëtares: “Kur ndodh një humbje mund të ndodhin shumë gjëra. Kështu që mund të bëhet analiza me një situatë përfundimtare. Ishin shumë situata që u shumuan dhe u bënë bashkë dhe u vendos ndeshja kështu. Aktualisht po i përjetojmë disa momente shumë të vështira, por duhet ti përgjigjemi edhe kësaj situatë, ashut siç kemi qenë bashkë edhe në momentet e mira e të suksesshme, ashtu duhet me qenë dhe në momentet e vështira bashkë, e të afrojmë njëri-tjetrin.”

E rëndë ishte humbja për një shkodran në Shkodër, si Bekim Balaj.

Bekim Balaj, futbollist i Kombëtares: “Një humbje që le shije të keqe tek të gjithë ne. Që nga fillimi s’e nisëm mirë. Ndoshta me një gabim tonin arritën të shënonin dhe dalja me të kuqe na i vështirësoi gjërat. Por 4-0 mund të them që janë shumë për ne. Sigurisht që rrethanat ishin negative në këtë ndeshje, por është e papranueshme për ne që të dorëzohemi.”

As portieri Etrit Berisha nuk u duk në formën e zakonshme.

Etrit Berisha, futbollist i Kombëtares: “Na kanë penalizuar shumë gjerat që kemi bërë gabime në lojë. Kemi bërë shumë gabime edhe më herët dhe kjo na ka penalizuar shumë. Pastaj edhe motivimi apo qetësia e ekipit nuk ishte në  nivelin e duhur.”/abcnews.al

 

LOJTARET-FLASIN-PAS-NDESHJES.mpg_snapshot_00.50.jpg
G. P.14:13 | 15/10/2018

Futbollistët e kombëtares, me ndjenja të dyfishta pas humbjes në Izrael. Hysaj, Balaj dhe Lilaj shprehen krenarë për lojën, por pranojnë edhe gabimet.

Tradita e 30 viteve të fundit u ruajt. Kombëtarja shqiptare nuk zhgënjeu me lojë, por nuk ia doli të merrte rezultat në sfidën e Izraelit, dhe futbollistët e saj patën ndjenja të dyfishta në përfundim të 90-minutëshit të vlefshëm për Ligën e Kombeve. Një nga lojtarët më të mirë, Elseid Hysaj, e shpreh shumë mirë këtë dyzim.

Elseid Hysaj, futbollist i Shqipërisë: “Thjesht duhet të marrim gjerat më të mira që kemi bërë, sepse siçu pa patëm shumë rastë për të realizuar gola, por nuk u bë gol. Thjesht duhet që edhe të kujdesemi shumë për golin e parë se është një gola që s’duhet ta marrim ne futbollistat që jemi aty në fushë. Duhet të vendosim më mirë në tru që të stërvitemi më shumë dhe të mos pësojmë këto gola pa lidhje.”

Bekim Balaj pati disa mundësi dhe luftoi fort për sa ishte në fushë.

Bekim Balaj, futbollist i Shqipërisë: “Sigurisht mënyra se si morëm golin eparë normalisht që të dhemb, por që mendoj se gjatë gjithë ndeshjes treguam karakter, kontrolluarm lojën, e ruajtëm qetësinë dhe kërkuam që të shënojmë nai gol. Por sa më shumë që kalonin minutat dhe rastet dhe s’po gjenim golat normalisht që ndikon tek ekipi.”

Lilaj, në të kundërt, u bë i rëndësishëm duke hyrë në ndeshje nga stoli.

Sabien Lilaj, futbollist i Shqipërisë: “Ishim duke luajtur mirë të themi të drejtën, keshtu që ishte pak më e thjeshtë të hyja në ritmin e lojës sepse ekipi po luante mirë. Vazhduam të luajmë mirë edhe kur unë u futa, por na mungoi fati për të shënuar golin dhe më vjen keq për këtë.”/abcnews.al

ledian-memushaj.jpg
G. P.21:46 | 04/09/2018

Njëri nga veteranët e kombëtares, Ledian Memushaj, shpreh kritika për trajnerin Panucci. Mesfushori vlonjat kërkon që italiani të përzgjedhë lojtarët në bazë të formës.

Prej tri ndeshjeve pësohen vetëm humbja.

Shqipëria si produkt i Christian Panuccit, u shfaq një dështim të paktën në vitin 2018 dhe trajneri u detyrua të bënte prapakthehu.

Pati disfata me Norvegjinë, Kosovën e Ukrainën, por sidomos kapitullim pa kushte, ndaj dhe njëri nga veteranët e kombëtares, e ka një kritikë për italianin.

Ky veteran është Ledian Memushaj, pjesë e brezit të artë që kualifikoi përfaqësuesen për në Euro 2016.

“Besoj se nuk duhet të shikohet mosha. Duhet të shikohen kualitetet dhe forma në moment. Pastaj ka kohë për djemtë e rinj, por gjëja më e rëndësishme është të shikosh si janë në këtë moment”, tha Memushaj.

Në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve, bashkë me vlonjatin kishte dalë edhe një shkodran, Bekim Balaj, i cili u pyet për konkurrencën në sulm.

“Rivaliteti ka qenë gjithmonë i lartë dhe mbetet i lartë pasi jemi ndoshta lojtarët më të mirë dhe më në formë shqiptarë. Momentalisht jemi pjesë e ekipit kombëtar dhe rivaliteti mbetet dhe do të jetë i lartë në ekipin kombëtar”, u shpreh Balaj./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono