bejtush gashi

MBULIM-MINISTRI-KS_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.06-1280x693.jpg
G. P.14:55 | 16/10/2018

Ekrem Mustafa është emëruar zyrtarisht si ministër i punëve të brendshme në Kosovë. Pas këtij vendimi, u bë dhe dorëzimi idetyrës nga ish ministri Bejtush Gashi. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës, të dy diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ish-ministri Bejtush Gashi uroi Mustafën për detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme. Mustafa është ministri i tretë që emërohet në krye të kësaj ministrie, në qeverinë Haradinaj./abcnews.al

Ekrem-Mustafa-e1539607417520.jpg
ent ela16:43 | 15/10/2018

Ekrem Mustafa nga komuna e Ferizajt, pritet të emërohet ministër i ri Punëve të Brendshme. Kështu kanë bërë të ditur për klankosova.tv, burime brenda Qeverisë, emërim ky i cili pritet të ndodhë pas shkarkimit nga detyra të ministrit paraprak Bejtush Gashit.

Edhe Ekrem Mustafa sikurse Bejtush Gashi, vijnë nga partia Aleanca Kosova e Re.

Që Ferizaj ta ketë një ministër në radhët e Qeverisë e kishte kërkuar disa herë edhe deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri. /klankosova.tv

albert-Veliu-1.jpg
ent ela10:59 | 02/06/2018

Ministri i Brendshëm i Kosovës Bejtush Gashi i pyetur nga gazetarët në lidhje me ndalimin e  Albert Veliut  tha se po kryhen të gjitha procedurat ligjore pasi dëshmitari X ka kërkuar azil politik. Deklaratën Gashi e bëri gjatë një vizite në pikën kufitare të Morinës për masat e marra për sezonin turistik.

Bejtush Gashi Ministri i Brendshëm i Kosovës gjatë një vizitë në pikën kufitare të Morinës u pyet nga gazetarët për Albert Veliun i njohur ndryshe si Babalja ose Dëshmitari X. Ai tha se për Veliun e ndaluar në Kosovë po kryhen të gjitha procedurat sipas legjislacionit në fuqi dhe konventave ndërkombëtare.

“Po ndiqen të gjitha procedurat, kosova ëhstë e obliguatr të respektojë të drjetën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”

Gashi pranon se dëshmitari X ka kërkuar azil politik në Kosovë.

“Po ka kërkuar azil politik në Kosovë dhe është në procedurë të autoriteteve të rastit”

Mesohet se autoritetet kosovare kanë kërkuar informacion nga Shqipëria për Veliun.

Ministri Gashi i shoqëruar edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosove Qemal Minxhozi inspekoi pikat kufitare të Morinës dhe Shishtavecit për bashkëpunimin e dy policive kufitare gjatë sezonit turistik.   /abcnews.al

ramushi.jpg
G. P.15:27 | 13/04/2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar sot Bejtush Gashin, ministër të Punëve të Brendshme. Njoftimi i shefit të qeverisë ka ardhur përmes një mesazhi në Facebook.

Ministri i ri u emërua në postin që mbeti vakante pas dorëheqjes së ministrit Flamur Sefaj për shkak të ekstradimit të 6 shtetasve turq në mënyrë sekrete.

“Bejtush Gashi i sjell qeverisjes së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin”, shkruan Haradinaj.

Ndërsa më tej nënvizon se ministri i ri ka mbështetjen e plotë të qeverisë në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono