behgjet pacolli

pavo-1.jpg
in a15:26 | 28/11/2019

 Kosovo Foreign Minister Behgjet Pacolli , has announced that his family will contribute 1 milion euros to help those affected by the devastating earthquake in Albania.

“I was shocked to see the damage of human life and infrastructure that the devastating earthquake left behind in Albania. This requires solidarity and support to ensure that affected citizens can return to normal life quickly.

We decided together with my family to donate # 1million euros to rebuild earthquake-prone areas.

This donation will go towards reconstruction and will be managed in a transparent and secure manner with the Government of Albania.

This is the least that my family and I can do for our beloved Albania.

My support for our fraternity will be constant, and I hope that they will return to normality soon.

I am looking forward also to organize and accept more families affected by the quake here in Pristina, ”Pacolli writes on social media.

Prime Minister Rama reacted after this news :

The reaction of PM Rama

“Happy to have you , be blessed with children, wife, brothers, and whomever your generous heart wants” O BEHGJET PACOLLI 🙏 /abcnews.al

 

 

pavo.jpg
in a14:45 | 28/11/2019

Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, ka njoftuar që familja e tij do të kontribuoj 1 milion euro në ndihmë të personave të goditura në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.

Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt. Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur.

Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet. Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë.” shkruan Pacolli në rrjete sociale.

Pas ketij lajmi, ka reaguar kryeministri Rama:

Reagimi i Rames

RROFSH e QOFSH me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër O BEHGJET PACOLLI🙏

/abcnews.al

pacolli-1.jpg
in a11:16 | 27/11/2019

“Kemi probleme por kemi frikë dhe rrimë këtu”, shprehen të lënduarit nga tërmeti që goditi vendin.

Kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren në pallatin gjashtëkatësh në lagjen 18 dhe në çadrat ku janë akomoduar banorët e prekur nga termeti, i cili u shemb një ditë më parë nga tërmeti i rëndë.

“Do të bëjmë akomodimin në hotele, gjithashtu do të bëhet lista e saktë e personave të mbetur pa banesa në mënyrë që të mos ketë abuzime. Nuk i kthejmë dot njërëzit e humbur, por jemi në gatishmëri të familjarëve për t’u krijuar kushte të përshtatshme. Brenda 2020 të gjithë do të futen në banesa të reja”, tha Rama.

Ndërkohë i pranishëm në lagjen 18 në Durrës, Behgjet Pacolli thekson se qeveria e Kosovës është e gatshme për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve dhe të pastrehëve.

“Populli i Kosovës solidarizohet. Unë personalisht, ne të gjithë jemi duke punuar dhe besoj se që nga dje është bërë punë. Ne jemi të gatshëm t’ju vijmë në ndihmë të plagosurve, ata që kanë nevojë për shërim dhe ata që kanë mbetur pa strehim. Ne jemi gati dhe vetëm të koordinohemi”, u shpreh Pacolli.

Kujtojmë që ditën e sotme, kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në dy rajonet më të prekura, Durrës dhe Tiranë.

Deri tani, numri i viktimave ka shkuar në 29 persona./abcnews.al

fatmir-limaj-behxhet-pacolli.jpg
ger ta08:24 | 07/11/2019

Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk i ka certifikuar rezultatet finale të zgjedhjeve të 6 tetorit të Kosovë, koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur t’i grumbullojë votat e nevojshme të hyjë në Kuvend.

Njohësit e procesit zgjedhor vlerësojnë se ky koalicion ka mbetur jashtë Kuvendit për vetëm 134 vota.

Për shkak të 134 votave mungesë, koalicioni Nisma – AKR – PD nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme.

Nga ana tjetër zyrtarë të AKR-së e kanë pohuar se me rezultatin aktual koalicioni i tyre mbetet jashtë Kuvendit, mirëpo sipas tyre rezultati në favor të tyre mund të përmbyset nëse anulohen votat e ardhura nga Serbia./abcnews.al

pacolli.jpg
Autor E12:23 | 07/10/2019

NISMA e Fatmir Limajt dhe AKR e Behgjet Pacollit ka gjasa që të mos futet në Kuvend për shkak se koalicioni i saj, me ç’ka duket deri më tani nuk do ta kalojë pragun e nevojshëm prej 5 për qind për të marrë deputetë.

Deri më tani janë numëruar 97.80 për qind e votave dhe NISMA sipas KQZ-së ka 4.90 për qind të votave duke mbetur me vetëm për 0.10 për qind jashtë Kuvendit.

Votat e partive NISMA dhe AKR sipas KQZ-së deri më tani

Gjithsesi pritet pranimi dhe pasqyrimi i të gjitha votave nga KQZ në mënyrë që të qartësohet fati i kësaj partie si edhe numri final i deputetëve për Vetëvendosjen, LDK-në dhe PDK-në, gjë e cila do të qartësojë edhe pozicionin e ri të këtyre partive në skenën politike të Kosovës.

Gazetarja e ABC News Blerta Dalloshi Berisha raporton nga Kosova se Vetëvendosja pritet të marrë 31-32 deputetë, ndërsa LDK-ja pritet të ketë 30-31 deputetë. Por, numri i saktë do të përcaktohet në varësi të faktit nëse do të hyjnë apo jo NISMA dhe AKR në Kuvend. /abcnews.al/

Pacolli-1280x700.jpg
nev ila17:00 | 15/07/2019

Kosova merr kryesimin e nismës rajonale të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli premtoi kontributin e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit të këtyre shteteve.

Deri në korrik të vitit  të ardhshëm Kosova do të kryesoj nismën rajonale të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli  tha se Kosova do të jetë shembull i bashkëpunimit gjatë këtij kryesimi derisa komentoi Samitin e Sarajevës për të cilin tha se Kosova nuk është respektuar dhe trajtuar si shtetet tjera.

“Në aktiviteti përfundimtar të SEECP në Bosnjë, pozita e Kosovës nuk është respektuar dhe Kosova nuk është trajtuar si të gjitha shtetet tjera anëtarë. Kjo mund të ishte shmangur me koordinim ë shteteve.  Politika e BE-së për fqinjësi të mirë do prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë kryesimit tonë të kësaj strukturë”, tha ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli.

Pacolli foli edhe për ndalimet e fundit të  zyrtarëve të Serbisë në Kosovë.

 “Kosova do të jetë e mbyllur gjithnjë për dikë që ka tentativë që çakordon marrëdhëniet ndëretnike dhe për ne paraqet një simbol të shenjtë që është e mbrojtur me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Askush nuk ka të drejtë të vijë në Kosovë të nxitë urrejtje ndaj njerëzve”, tha ai.

Për Pacollin ndalimi i disa zyrtarëve të Serbisë për të vizituar Kosovën nuk po bëhet në formë hakmarrje, por me këtë Kosova po dëshmon se është e zonja të mbrojë interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim kombësie./ABC News Albania 24/7

maqedonia.jpg
ad min23:05 | 23/04/2019

Apeli i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, që shqiptarët në Maqedoni në raundin e dytë të zgjedhjeve të votojnë kandidatin Stevo Pendarovski ka acaruar opozitën në Shkup. Kandidatja për presidente Gordana Siljanovska i ka bërë thirrje Prishtinës që të mos përzihet në punët e Brendshme të Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli një një status të tij në Facebook ka vlerësuar pozitivisht mbarëvajtjen e e zgjedhjeve presidenciale të së djelës duke e cilësuar këtë si një process që shënon një hap të mëtutjeshëm në maturimin demokratik të vendit. Me këtë rast kryediplomati Kosovar ka komentuar edhe votën e shqiptarëve.

“Shqiptarët pasuruan ofertën politike me kandidaturën e profesor Blerim Rekës dhe me mbështetjen e një kandidati konsensual. Tash është koha që në raundin e dytë në emër të avancimit të statusit të tyre brenda kuadrit kushtetues, shqiptarët të bëhen bashkë në mbështetjen e atij kandidati që garanton rrugën pa kthim kah integrimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar zëvendëskryeministri i Kosovës duke vlerësuar se kështu vota shqiptare do të peshojë më shumë dhe ata do të rrisin peshën e tyre politike brenda institucioneve si qytetarë të barabartë të shtetit fqinj.

Një prononcim i këtillë i politikanit kosovar është komentuar nga kandidatja presidenciale Gordana Siljanovska-Davkoka e cila i ka bërë thirrje që të mos përzihet në punët e brendshme:

“Nuk kam asgjë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mire, por kjo deklaratë është e pazakontë nga prizmi i parimit të Kombeve të Bashkuara për mospërzierje në punët e brendshme”, ka deklauar Davkova duke  vlerësuar se shqiptarët e dijnë kujt do t’ia japin votën.

“Ata me abstenimin të djelën treguan se nuk përjetohen si objekte pazaresh politike”, ka theksuar kandidatja presidenciale e opozitës maqedonase duke hedhur poshtë zërat se nuk është albanofobe dhe se, sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian atje shkohet vetëm me luftë të pakompromis kundër korrupsionit, krimit e nepotizmit.

Nga rreth 756 mijë qytetarë të cilët votuan në raundin e pare të zgjedhjeve presidenciale, Blerim Reka i mbështetur nga opozita shqiptare siguroi 10.57%, Gordana Siljanovska-Davkova e opozitës maqedonase fitoi 42.24 për qind, ndërsa në epërsi u gjet Stevo Pendarovski i mbështetur nga koalicioni qeverisës  maqedono-shqiptar me 42.85 për qind./abcnews.al

pac.jpg
ad min10:42 | 26/09/2018

Një përplasje deklaratash është regjistruar mes delegacionit të Kosovës dhe Marokut. Kryeministri i vendit afrikan ka përgënjeshtruar deklaratën e ministrit të jashtëm Pacolli pas një takimi mes tyre, se Maroku dhe Kosova do të vendosin mardhëniet diplomatike.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Shefi i diplomacisë, siç dhe njofton vetë me anë të publikimeve në profilin e tij në Twitter, ka diskutuar gjerësisht për zhvillimin e mardhënieve dypalëshe dhe ka lobuar për njohjen e Kosovës. Por duket se Pacolli ka hasur në një problem shumë serioz, lidhur me takimin me përfaqësuesit e Marokut.

Kryeministri i këtij vendi ka reaguar me tone të ashpëra në Tuiter pas njoftimeve të Ministrit të Jashtëm të Kosovës, se ka pasur me të biseda për vendosjen e mardhënieve diplomatike. “Gjatë pushimit me delegacionin tim një zotëri nga Kosova na u imponua me prezencën e tij. Ne nuk kemi diskutuar marrëdhëniet bilaterale as vazhdimin e kontakteve”, ka shkruar kryeministri i Marokut Saadeddine Othmani në Twitter.
“Qëndrimi i Marokut mbetet i njëjtë. Maroku nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka asnjë mardhënie me të”, shton ai. Ndërkohë Pacolli përtej këtij incidenti, ka treguar me imazhe disa nga takimet e tij, ky bien në sy vende jo shumë të njohura për ndikim në botë. Ndër të tjera, ministri i jashtëm kosovar ka zhvilluar biseda edhe me liderë të vendeve të BE-së si dhe është përshëndetur nga presidenti amerikan Donald Trump./abcnews.al

MBULIM-HAHN-VIZAT.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ad min10:00 | 26/09/2018

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Johanes Hahn gjatë bisedës me ministrin e Jashtëm të Kosovës Begjet Pacolli, është angazhuar për përparimin në dialogun me Serbinë. Ai nënvizon se një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme do të ishte në të mirë të rajonit. Hahn ka shtuar se Kosova është afër liberalizimit të vizave me vendet e Shengenit pasi Komisioni Evropian miratoi propozimin e raportueses Tanja Fajon. Takimi midis eurokomisionerit Hahn dhe ministrit Pacolli është zhvilluar gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së./abcnews.al

pacoll.jpg
ad min12:27 | 21/07/2018

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka vendosur që të shkojë gjithësesi në Serbi ku do të takohet me përfaqësues të komunitetit boshnjak. Kjo dhe pse Beogradi zyrtar nuk i ka dhënë leje për të vizituar vendin.

Beogradi zyrtar ka refuzuar kërkesën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Bexhet Pacolli, për të vizituar Serbinë, ku ishte planifikuar një takim me përfaqësues të komunitetit boshnjak në Novi Pazari.

Radio Televizioni i Serbisë konfirmoi se qeveria e kryeministres Ana Brnabiç ka refuzoi kërkesën zyrtare. Për këtë arsye Pacolli vendosi që në Forumin e Boshnjakëve në Sanxhak të shkojë si qytetar i zakonshëm.

Sipas “Indeksonline” shefi i diplomacisë kosovare do të niset nga Prishtina në orën 15:00. Tryeza e bisedimeve organizuar nga boshnjakët do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Novi Pazarit.

Përvec Pacollit, i pranishëm do të jetë edhe shefi i zyrës ndërlidhëse të Prishtinës në Beograd, Valdet Sadiku./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono