BE-Shqiperi

vlcsnap-error323-1280x720.jpg
ent ela12:55 | 14/02/2018

Pas miratimit me unanimitet të rekomandimeve të komitetit parlamentar të stabilizim asociimit mes BE dhe Shqipërisë, të cilat i dërgohen institucioneve europiane si parlamenti europian dhe komisioni europian por edhe këshillit tonë të ministrave, ABC News ka zbardhur tekstin që mori të gjitha votat pro. Mes rekomandimeve spikat kërkesa e një date për çeljen e negociatave, por njëkohësisht theksohet nevoja për dokumentim të progresit në vend.

Kjo është marrëveshja e miratuar me unanimitet në forumin parlamentar mes BE dhe Shqipërisë.

Vijuar me të verdhë, kontributi i opozitës në rezolutë.

16 janë pikat e rekomandimeve të komitetit parlamentar të stabilizim asociimit ku bie në sy lajmi i mirë i kërkimit të një  date për çeljen e negociatave si shtysë e fortë për vendin.

Rezultate të dokumentuara, konkrete dhe të qëndrueshme priten nga reforma në drejtësi në përgjithsësi, dhe vettingu në veçanti; reforma elektorale si dhe në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe në veçanti kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Marrja e masave kundër trafikimit të çdo lloj droge, përfshi ato të forta, identifikimi i rrjeteve kriminale pas narkotrafikut, konfiskimi i pasurive të ardhura nga aktivitete kriminale në mënyrë të qëndrueshme, bindëse dhe të pakthyeshme.

Është pika 10 ajo e cila pasqyron amendametin blu që nënvizon se zyrtarët e lartë nuk duhet të përfitojnë nga trajtime të ndryshme nga ato ndaj qytetarëve të thjeshtë, nëse do të akuzohen.

Dokumenti na kujton në pikën 11 të tij se ka një lidhje të qartë mes  varfërisë, papunësisë së lartë, korrupsionit dhe lulëzimit të tregtisë së kanabisit.

Sa i përket zgjedhjeve, dokumenti përshëndet ngrtjen e komisionit të reformës edhe pse reformimin e sheh të vonuar, kërkon adresimin e gjithë rekomandimeve të OSBE/ODIHR përpara zgjedhjeve të ardhshme përfshi marrjen e masave të vazhdueshme që parandalojnë dhe ndalojnë blerjen e votës apo presionin mbi votuesit si përcakton edhe kodi penal. Nënvizon nevojën e rikthimit të besimit tek publiku sa i përket integritetit të procesit elektoral si dhe përfshirjen e shoqërisë civile në këtë process.

Ulja e mëtejshme e numrit të azilkërkuesve, përshëndetja e adoptimit të kuadrit ligjor për minoritetet dhe thirrja për eleminim të gjuhës së urrejtjes ndaj grupeve vunerabël ishin pjesë e dokumentit me rekomandime. Ajo që bie në sy është refuzimi i përfshirjes së gazetarëve në grupin e të mbrojturve nga gjuha e urrejtjes, duke konsideruar vetëm grupet vunerabël, tek të cilat përfshin edhe komunitetin LGBT.

Sa i përket lirisë së medias, palët duket se japin një pothuajse-rekomandim duke kërkuar asgjë më shumë apo më pak se zbatimin e shtrengimeve ligjore sa i përket lirisë së shprehjes dhe kodit të punës.

Në përfundim dokumenti përshëndet radhitjen e Shqipërisë kah Bashkimit Europian në politikat e sigurisë dhe ato të jashtme./abcnews.al

vlcsnap-error879-1280x720.jpg
ent ela08:52 | 13/02/2018

Zbatimi i reformës në drejtësi, çështja Tahiri si dhe lufta kundër kanabisit ishin disa nga temat e disktuara në ditën e parë të takimit të komitetit të stabilizim asociimit mes BE dhe Shqipërisë.

Diskutimi u organizua në bazë të rendit të ditës ku çështja Tahiri, kultivimi i kanabisit dhe procesi i vënies në zbatim të reformës u kthyen në lejtmotiv të bisedës. Për dy të fundit, përgjigjen e dha ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati, si për të përforcuar të dy rastet, përdori kartën e cedimit të pushtetit në emër të drejtësisë së ardhur nga jashtë.

Sa i përket pikës së rendit të ditës përgjegjëse për progresin në implementimin e reformës në drejtësi dhe procesit të vettingut…

Për opozitën gjëndja e asaj që quhet reform në drejtësi por që është shumë larg saj sot, është kjo..

Dakordësia nuland-hahn ishte që duhej konsensusi i opozitës. Nga shtatë ligjet vetëm njëri me consensus. Disa prej këtyre ligjeve janë gjetur në shkelje nga GJK. Nuk është ligji i vettingut ligji kryesor i reformës është ai i KLP KLGJ. Kush thotë është humbje kohe ankimimi në GJK . Ka kandidatë që ONM i sheh të paaftë ka dhe të tjerë ish gjyqtarë dhe ish prokuror. Procesi është nul.

Sai përket dialogut politik në funksion të integrimit europian të Shqipërisë ..

Do duhen shumë reforma dhe ligje të tjera që merren me shumicë të cilësur, pra me një bashkëpunim të madh mes qeveris dhe opozitës. Baza vjen nga diskutimet politike. Dialog politik do të thotë një grup masash.

Takimi do të zgjasë dy ditë, në përfundim të të cilit pritet të miratohen edhe rekomandimet e përbashëta. Kjo vjen pas diskutimit ku rendi i ditës prek edhe çështje të nxehta sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE./abcnewsa.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono