BE-së

shqiptare-pune-be.jpg
nev ila14:39 | 17/07/2019

Azilantë, studentë dhe të punësuar. Shqiptarët gjejnë mënyrë të ndryshme për tu larguar. Vitin e shkuar sipas Eurostat lejet e qëndrimit për arsye punësimi në vendet e Bashkimit Evropian u rritën me rreth 65%.

Një punë në vendet e Bashkimit Europian?  Në vitin 2018 e kanë gjetur më shumë se 9 mijë shqiptar.

Vitin që lam pas referuar të dhënave të Eurostat vendet e unionit kanë dhënë 9 mijë e 288 leje qëndrimi për arsye punësimi,  por numri mund të jetë dhe më i lartë pasi jo të gjithë shtetet anëtare i kanë raportuar të dhënat.

Lejet e qëndrimit për arsye punësimi përbejnë 15% të numrit të përgjithshme të lejeve të lëshuara për qytetarët shqiptar. Një rritje me rreth 65% krahasuar me vitin 2017 kur po sipas Eurostat u dhanë 5622 leje qëndrimi për të njëjtat arsye.

Numri më i madh është lëshuar nga Gjermania. Në vitin 2018 ky shtet pajisi me leje qëndrimi për punë mbi 3500 shqiptarë, dy herë më shumë se vitin paraardhës. Më pas renditen Italia me 1675 leje të dhëna, Greqia me 1635 leje dhe Kroacia me 1072.

Malta është destinacioni më i ri i punësimit për shqiptarët.  Në vitin 2018 ky shtet dha 468 leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shqiptarët, nga 161 që kishte dhënë një vit më parë.

Ndërkohë Franca ka lëshuar 181 leje qëndrimi të dhëna për punë, Hungaria 178 ndërsa Çekia dhe 83./ABC News Albania 24/7

terry-baudie.jpg
Sej rie09:45 | 10/07/2019

Kreu i Forumit për Demokraci në Holandë Thierry Baudet, është i pakënaqur  nga vendimi i Bashkimit Evropian që shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza.

Udhëheqësi i FVD tregon se ky vendim do të shkaktojë shumë probleme për Holandën, raporton dagelijksestandaard.nl. 

Në një postim në Twitter Thierry Baudet shkruan:  “E pabesueshme. Shqiptarët tani edhe në Evropë pa vizë. Kjo do të thotë më shumë krime, emigrim i pakontrolluar, konkurrencë jo e ndershme për shoferët e kamionëve, etj. Çfarë i frymëzon budallenjtë që drejtojnë BE-në? #FVD”.

“Shqiptarë nuk do të kenë nevojë për vizë që të udhëtojnë në Bashkimin Evropian. Siç pritej, Komisioni Europian ka hedhur poshtë kërkesën e qeverisë holandeze”, njoftoi Ministri i Jashtëm Stef Blok pak ditë më parë.

Ministri i bëri kërkesë Komisionit Evropian pasi Dhoma e Përfaqësuesve kishte kërkuar anulimin e vizave për shqiptarë në Prill.  Blok tashmë paralajmëroi se nuk kishte mbështetje të mjaftueshme brenda BE-së për një hap të tillë. Që nga viti 2010, shqiptarët janë lejuar të udhëtojnë pa viza në BE./abcnews.al

thumbs_b_c_e2b2b1f2bdf18166cf1b7512e689a451.jpg
Sej rie08:15 | 10/07/2019

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendimet që Bashkimi Evropian (BE) do t’i marrë lidhur me negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndikojnë në të ardhmen e gjithë rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan këto komente i bëri gjatë Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.

Ai u shpreh se Turqia gjithnjë ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë mbështetje të fortë për integrimin e Ballkanit në institucionet euroatlantike.

“Vendimet që BE do t’i marrë lidhur me negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndikojnë në të ardhmen e gjithë rajonit. Nëse BE i zhvillon këto procesi në kundërshtim me zotimet e saj, kjo do të dëmtonte jo vetëm paqen dhe stabilitetin e rajonit, por edhe kredibilitetin e saj”, u shpreh presidenti turk.

Erdoğan tha se në periudhën e fundit, politika e zgjerimit e BE-së është kapur peng nga disa qarqe populiste “me mendje të ngushtë”.

“Rrymat diskriminuese dhe përjashtuese që janë rritur në tërë kontinentin, nuk rrezikojnë vetëm paqen e brendshme të Evropës, por edhe ardhmërinë e saj dhe potencialin për të qenë shpresë. Ne besojmë se liderët evropianë do të veprojnë në një mënyrë vizionare dhe do t’i dalin zot idealit të Ballkanit për integrim në Evropë”, potencoi presidenti i Turqisë, Erdoğan./AA

1550177736-8010.jpg
Sej rie13:10 | 12/06/2019

180 milion litra alkool të kontrabanduar me një dëm prej 80 milion eurosh. Është kjo akuza me të cilën janë arrestuar 20 persona dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Pijet kontrabandoheshin në 17 vende anëtare të Bashkimit Evropian.  

Policia financiare në Udine, së bashku me ushtarakë të 12 komandave të tjera, kryen arrestimin e 20 personave në shtatë rajone të Italisë. Ata akuzohen për ideimin, promovimin dhe pjesëmarrjen në një shoqatë kriminale. Shoqata ishte aktive prej vitesh në Evropë dhe trafikonte pije alkoolike në 17 vende anëtare të BE-së. deri tani llogaritet se janë kontrabanduar 180 milion litra alkool për një dëm prej 80 milion eurosh.

Operacioni arriti të shpërbëjë një bandë, drejtuesit e të cilës ishin në Mbretërinë e Bashkuar, dhe që trafikonte kryesisht vodka, uiski dhe pije të tjera alkoolike. Pikërisht këta drejtues janë shpallur në kërkim./ABC News Albania 24/7  

5-1280x853.jpg
Sej rie19:00 | 05/06/2019

Komisioni Europian ka akuzuar Italinë se ka shkelur rregullat fiskale të BE-së, pasi nuk ka përmbushur zotimet për reduktimin e deficitit buxhetor. Një deklaratë e tillë i hap rrugë nisjes së procedurës për vendosjen e sanksioneve ndaj Italisë.

Komisioni Europian deklaroi të mërkurën se Italia me rritjen e borxhit të saj ka shkelur rregullat e BE-së, duke i hapur rrugë kështu nisjes së procedurave disiplinore që mund të çojnë në një debat të gjatë me Romën zyrtare. Brukseli insiston se procesi mund të ndalej nëse Roma do të kishte ndryshuar kurs, por reagimi i parë nga qeveria italiane tregon se ka fare pak vullnet për ta rishikuar nivelin e buxhetit. Italia shmangu të njëjtën procedurë në dhjetor të vitit të kaluar, duke u zotuar se në 2019-n do të reduktonte deficitin. Por, pasi shifrat e reja nuk përputhen me ato të angazhimeve të saj, Komisioni u rikthye të mërkurën në kundërsulm, duke deklaruar se vendi nuk ka bërë sa duhet për të ulur nivelet e borxhit.

Megjithatë, komisioneri i BE për Euron, Valdis Dombrovskis deklaroi se të paktën sot nuk do të nisë një procedurë kundër Italisë, duke nënvizuar se hapa të mëtejshëm duhen ndërmarrë në mënyrë që të nisë procesi. Konkretisht, shtetet e Bashkimit Europian në dy javët e ardhshme duhet të mbështesin argumentet e parashtruara nga Komisioni, se procedura është e justifikuar.

Pas kësaj, Brukseli mund të rekomandojë nisjen e procedurës, që mund të ndodhë përpara takimit të ministrave të Financave që mbahet në fillim të korrikut. Komisioneri i BE për Ekonominë, Pierr Moskovici deklaroi se dyert janë të hapura për të ndryshuar perspektivën, nëse Italia merr përsipër përgjegjësitë. Procedura ndaj Italisë mund të çojë në sanksione financiare dhe një mbikëqyrje më të rreptë të financave publike të vendit./ABC News Albania 24/7

soreca-1280x743.jpg
ent ela12:26 | 26/02/2019

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka kërkuar që palët të dialogojnë për të zgjidhur krizën politike në vend. Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian ka bërë thirrje që të mos përdoret dhunë në protestat e njoftuara nga opozita.

Nuk lodhet së përsërituri se dilogu është e vetmja zgjidhje për vendin.  E po ashtu që dhuna duhet të fshihet nga fjalori dhe veprimet e mazhorancës e opozitës

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit evropian në Tiranë Luixhi Soreca këmbëngul se vendi i opozitës është në sallën e Kuvendit. Duke iu referuar vizitës dy ditore të një përfaqësie të deputetëve të paralmentit evropian. Ambasadoti Soreka tha se pas takimeve me kryeministrin arama, kryedemokratin basha dhe shoqërinë civile do të japin edhe këshillën e daljes së vendit nga kriza politike./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono