baza

PUTIN-UJQIT-1280x720.jpg
ent ela22:46 | 01/08/2018

Organizata nacionaliste ruse “Ujqit e Natës”, e njohur për lidhjet e saj me Kremlinin, është kthyer në një shqetësim serioz për Sllovakinë, një vend anëtar i NATO-s dhe BE-së.

Qeveria në Sllovaki është e shqetësuar për shkak se “Ujqit e Natës”, grupi i motoçiklistëve nacionalistë i afërt me presidentin Vladimir Putin, ka ngritur një bazë në këtë vend dhe po zgjeron rrethin e tij të influencës. Baza e organizatës ndodhet në Dolna Krupa, një fshat rreth 70 km larg kryeqytetit Bratisllavë dhe në të ndodhen makina e pajisje të vjetra ushtarake. Anëtarët e grupit janë të sanksionuar nga institucionet amerikane, pasi akuzohen se u kanë ofruar ndihmë rebelëve pro-rusë në Ukrainë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme sllovake, Peter Susko ka deklaruar se aktivitetet e grupit duhen mbajtur nën mbikëqyrje. “Mendojmë se influenca e anëtarëve të kësaj bande është shumë e dëmshme, pasi me përhapjen e opinioneve të tyre ata synojnë të rishkruajnë historinë”, ka deklaruar Susko në një intervistë për BBC. I pyetur se cilat janë opinionet kontradiktore të bandës që mund të sjellin deformimet historike, zëdhënësi ka përmendur citimet e tyre se “Krimea ka qenë, është dhe do të jetë ruse, se Stalini ishte një hero i madh dhe se NATO është një organizatë kriminale”. Sllovakia është anëtare si e Bashkimit Europian ashtu dhe NATO-s. Dikur pjesë e Çekosllovakisë komuniste, ajo ka qenë aleate e Moskës gjatë Luftës së Ftohtë. Edhe në ditët e sotme, qeveria e saj e majtë kërkon të ruajë lidhjet me Rusinë dhe me shumë ngurrim ka mbështetur sanksionet e BE-së për shkak të aneksimit të Krimesë. /abcnews.al

vlcsnap-error040-1-1280x720.jpg
ad min18:51 | 24/01/2018

Koalicioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik ka goditur bazat e grupit terrorist në Siri, duke vrarë 150 militantë, të cilët po përgatiteshin të kryenin sulme.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik ka ekzekutuar 150 militantë të këtij grupi përmes një seri sulmesh ajrore të kryera në bazat e tyre në Siri. Sulmet janë kryer në ditët e fundit, në afërsi të lokalitetit Al Shafah, në luginën e lumit Eufrat.

Sipas një deklarate të shpërndarë nga koalicioni, kombinimi i informacioneve të mbledhura nga shërbimet e inteligjencës dhe mbajtja nën mbikëqyrje e objektivave shmangu viktimat në radhët e civilëve. Koalicioni ushtarak bën me dije se grupi terrorist ka humbur 98 për qind të territorit që kishte zaptuar në Irak dhe Siri, në vitin 2014, ku shpalli dhe krijimin e kalifatit.

ISIS aktualisht kontrollon vetëm disa zona të vogla në Siri, përfshirë një pjesë të luginës së Eufratit, ku ndodhet nën presionin e vazhdueshëm të aleatëve dhe luftëtarëve kurdë e arabë, të bashkuar në fraksionin e njohur si Forcat Demokratike Siriane.

Sipas deklaratës për shtyp, operacioni “me saktësi të lartë” u krye pas një pune të vështirë në terren të shërbimeve të inteligjencës. Këto të fundit zbuluan se militantët po grumbulloheshin në bazat e tyre për t’u hedhur në aksion, por sulmet ajrore prishën planet e tyre. Por për gjeneralin James Jarrad, komandant i operacioneve speciale, sulmet e fundit konfirmojnë shqetësimin e koalicionit se lufta për të çliruar Sirinë nga ISIS është ende larg fundit./abcnews.al

vlcsnap-error313-1-1280x720.jpg
ad min11:34 | 05/12/2017

Kim Jong-un ka zhvilluar një vizitë falenderimi në bazën ku Peniani lëshoi raketën balistike ndërkontinentale. Vizita shoqërohet me festë dhe ceremoni tradicionale nga populli për të festuar gëzimin e dikatorit.

Diktatori i Penianint Kim Jong-un viziton bazën nga u lëshua raketa e fundit balistike ndërkontinetale në shenjë falenderimi.

Publikohen foto te Kim Kong-un gjatë një vizite në një fabrikë prodhimi gomash, veprimi i diktatorit vjen menjëherë pas lëshimit të sukseshëm të raketës balistike në qiellin e Koresë së Veriut. Vizita në fabrikën që kishte prodhuar gomat e nevojshme për të realizuar transportin e vështirë të raketës se madhe ndërkontinetale.

Lëshimi i raketës së fundit nga Peniani është shoqëruar me festimet kombëtare tradicionale, manifestime nëpër rrugë dhe ceremoni të transmetuara në Televizionin Kombëtar për të treguar një popull krenar për dikatorin e tyre, që i bashkohet gëzimit të komandatit suprem. Duket se kjo është mënyra se si Kim ka festuar lëshimin e raketës “Hëasong-15”.

Ndërkohë, nuk munguan dhe kërcënimet të reja drejtuar armiqve të Penianit./abcnews.al

droge-holande-770x439_c.png
ad min11:34 | 16/11/2017

Policia italiane dhe ajo holandeze kanë goditur një rrjet që merrej me trafik ndërkombëtar droge mes Holandës dhe Italisë. Në pranga kanë përfunduar 14 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë. Dyshohet se qendra operacionale e trafikut ishte në Shqipëri

Një operacion i gjerë policie i agjentëve italianë dhe atyre holandezë ka zbuluar një rrjet që merrej me trafik ndërkombëtar droge mes Holandës dhe Italisë. Droga vinte nga vendet e ulëta dhe përfundonte në Itali ku dhe shpërndahej për tu shitur. Por qendra nga organizohej trafiku ndërkombëtar i drogës ndodhej në Shqipëri për të mbërritur në Itali nëpërmjet Holandës. Fitimet e shitjes së drogës investoheshin në prostitucion

Gjithsej janë 14 personat e arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës ndërsa është sekuestruar më shumë se një ton drogë. Policia holandeze ka vënë në pranga shtatë persona, gjashtë prej të cilëve shqiptarë dhe një polak. Ata akuzohen ndër të thera dhe për armëmbajtje pa leje dhe pastrim parash.

Operacioni në fjalë vjen pak ditë pas atij në Napoli me emrin “Gjarpëri tymues” ku u sekustrua drogë që vinte nga Shqipëria e cila sipas mediave italiane prej kohësh cilëoshet si qendra e shpërndarjes së drogës për gjithë Europën.

Nga Shqipëria por dhe nga Kosova sidomos nisen linjat kryesore për trafiqet e paligjshme që kanë pushtuar kontinentin e vjetër. Armë , prostitucion, automjete të vjedhura, qënie njerëzore dhe organe. fitimet e këtyre trafiqeve zhduken pa lënë gjurmë dhe nuk dihet ende se cfarë financojnë apo për cfarë shërbejnë.

Edhe një vit më parë në 2016-ën, në operacionin “Toka Jone” mes të arrestuarve kishte një numër të madh shqiptarësh të lidhur me familjet mafioze. Një operacion që zgjati pothuajse një vit dhe kishte zbuluar një shpërndarje të drogës nga Milano në pjesën tjetër të Italisë. Por hetuesit italianë theksojnë se dihet ende pal për familjet dhe klanet që përbëjnë mafien shqiptare dhe lidhjet që ata kanë në Itali. Një nga pistat është se trafikantët shqiptarë janë lidhur me familjet e Sacra Corona Unita – mafia e Pulias – me anë të martesave mes anëtarëve të bandave dhe vajzave të familjeve mafioze italiane./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono