Bayewr Leverkusen

Leverkusen.png
Igli Nikolli20:38 | 06/11/2019

Pep Guardiola po mendon edhe për ndeshjen e fundjavës kundër Liverpoolit. Trajneri spanjoll ka bërë ndryshime në formacion për ndeshjen e sotme kundër Atalantës. Manchester City kërkon fitoren në “San Siro” për t’u kualifikuar dy ndeshje para fundit.

Ekipi italian kërkon pikët e para në Champions dhe Gasperini ka zgjedhur formacionin më të mirë. Berat Gjimshiti do të zbresë në fushë sërish si titullar, ndërsa golat priten nga dyshja Gomez-Ilicic. Interesante do të jetë edhe përballja taktike. Guardiola do të tentojë dominimin për 4-3-3 e tij klasik, ndërsa Gasperini i përgjigjet me skemën 3-4-2-1.

Atalanta – Manchester City

E fortë përballja në “BayArena” midis Bayer Leverkusen dhe Atletico Madrid, pavarësisht se “Aspirinat” renditen në vend të fundit të grupit D me zero pikë. Havertz dhe Volland do të përpiqen të çajnë “murin” spanjoll dhe të sigurojnë pikët e para.

Triumf kërkon edhe Atletico e Simeones. Ekipi spanjoll vjen nga dy barazime rresht në transferta në kampionat. Sot do të tentojë fitoren për të hedhur një hap drejt kualifikimit. Diego Costa dhe Morata do të formojnë repartin ofensiv në mungesë të Joao Felix, i cili është i dëmtuar. /abcnews.al

Leverkusen – Atletico Madrid


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono