bayern

bayern-dortmund.jpg
Veronik Istrefaj17:39 | 09/11/2019

Sot në orën 18:30, do të përplasen dy skuadrat më të mëdha të Gjermanisë, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund. Si rrallëherë, janë verdhezinjtë më lart në renditje dhe kjo sfidë, duhet fituar me doemos nga Bayern Munchen. Bavarezët janë ende pa trajner dhe Hans Flick po drejton momentalisht skuadrën.

Flick ka zgjedhur Neuer në portë. Në mbrojtje, janë rreshtuar Kimich, Pavard, Martinez dhe Alaba. Goretzka, Davies, Muller, Coman dhe Gnabry do të luajnë pas sulmuesit kryesor, Robert Lewandowski.

Borussia Dortmund ka bërë disa ndryshime në formacion. Lucien Favre i ka besuar Roman Burkit portën, ndërsa në mbrojtje, janë rreshtuar Hakimi, Hummels, Akanji dhe Schulz. Witsel dhe Weigl do të luanë para mbrojtje, ndërsa Sancho, Hazard dhe Brandt do të mbështesin sulmuesin Gotze./abcnews.al

Wenger.png
Veronik Istrefaj22:41 | 08/11/2019

Bayern Munchen vendosi të shkarkojë trajnerin Niko Kovac disa ditë më parë dhe deri më tani, ende nuk është gjetur pasuesi i kroatit. Drejtuesit bavarezë po punojnë për të siguruar shërbimet e një trajneri të njohur dhe Arsene Wenger, shihet si favoriti kryesor për t’u ulur në krye të stolit.

Strategu francez ka refuzuar shumë oferta që nga koha kur u largua nga Arsenali, por një oferte të Bayernit, vështirë se mund t’i thotë “jo”. Siç raportojnë mediet gjermane, Wenger dhe drejtuesit e Bayernit do të ulen në tavolinë në fillim të javës së ardhshme për të diskutuar kushtet e kontratës.

Wenger qëndroi në krye të Arsenalit për plot 22 vite, duke fituar trofe të shumtë. Gjithashtu, Wenger është i vetmi trajner që e ka fituar kampionatin në Premier League pa asnjë humbje, një rekord që vështirë se do të përsëritet nga ndonjë ekip tjetër./abcnews.al

Lewa-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj20:25 | 06/11/2019

Robert Lewandowski e ka nisur këtë sezon të ri zjarr! Sulmuesi polak po shënon rregullisht në kampionatin gjerman, si dhe në Champions League. Në takimin e sotëm kundër Olympiacos, sulmuesi polak gjeti rrjetën në minutën e 69-të, duke kaluar në avantazh kampionët e Gjermanisë.

Pas një pasimi të Kimich, Gnabry është i lirë në krahun e djathtë. Francezi driblon kundërshtarin e tij dhe kroson fort në qendër. Lewandowski nuk është në një pozicion të mirë, por improvizon dhe shënon me thembër, një supergol ky i bomberit polak./abcnews.al

UEFA Champions League

Bayern Munchen – Olympiacos  1-0
Lewandowski 69′

rummenigge.jpg
Veronik Istrefaj21:59 | 03/11/2019

Karl Hainz-Rummenigge falënderoi menjëherë trajnerin e shkarkuar Niko Kovac, për atë që i dhuroi skuadrës së Bayernit gjatë një viti e gjysmë që ishte në krye të pankinës. Strategu kroat fitoi dy trofe në krye të Bayern, kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë.

Rummenigge, për faqen zyrtare të Bayernit, tha: “Do të doja të falënderoja në emrin tim dhe të gjithë stafit drejtues trajnerin Niko Kovac, për kontributin e dhënë në krye të pankinës. Ai bëri një punë të shkëlqyer sezonin e shkuar, duke fituar dy trofe të rëndësishëm. Falëminderit Niko!”, tha mes të tjerash drejtoi i Bayern.

Kovac mori vëmendje të madhe kur drejtonte ekipin e Eintracht Frankfurt, aty ku ndërtoi një skuadër shumë të fortë dhe mori rezultate të shkëlqyera. Por te Bayern, gjërat nuk i shkuan mirë këtë sezon dhe ishte pikërisht ish-ekipi i tij që e shkarkoi nga pankina, pas asaj humbje 5-1./abcnews.al

pjimage-2.jpg
Veronik Istrefaj21:41 | 03/11/2019

Niko Kovac u shkarkua pak çaste më parë nga skuadra e Bayern Munchen dhe klubi gjerman ka nisur menjëherë punën për të gjetur pasuesin e tij. Siç raportojnë mediet gjermane, janë tre emrat që mund të pasojnë teknikun kroat në krye të bavarezëve.

I pari është Jose Mourinho, një trajner për të cilin nuk ka nevojë për prezantim. Portugezi ka fituar kudo ku ka shkelur dhe duket gati për të provuar një aventurë të re në Gjermani. Alternativa e dytë, është Massimiliano Allegri. Strategu italian është i papunë, që kur u largua nga Juventusi në fund të sezonit të shkuar.

Emri i tretë, është surprizë. Bëhet fjalë për teknikun e Ajax, Eric Ten Hag. Ky i fundit është një ndër trajnerët që kërkohet më së shumti nga skuadrat gjigante të Evropës, pasi në krye të Ajaxit, ka bërë një punë të shkëlqyer. Drejtuesit e Bayernit duhet të zgjedhin sa më shpejt, pasi kampionati po futet në një fazë shumë delikate./abcnews.al

Neuer-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj17:36 | 02/11/2019

Janë mbyllur 5 sfidat e orës 15:30 në Bundesliga, ku rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Bayern Munchen është mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 nga Einchtracht Frankfurt, duke marrë një goditje të rëndë. Ndikoi tepër ai karton i kuq i Jerome Boateng në minutën e nëntë dhe aty filloi rënia e lirë për bavarezët.

Kostic, Sow, Abraham, Hinttereger dhe Pacienca shënuan për Frankfurtin, ndërsa Lewandowski shënoi golin e nderit për Bayern. Në takimet e tjera, Leipzig ka marrë fitoren më të thellë të klubit në Bundesliga, pasi ka fituar me rezultatin 8-0 ndaj Mainz.

Dortmund vazhdon të dhurojë spektakël, duke fituar dhe sot 3-0 kundër Wolfsburg. Werder dhe Freiburg janë ndarë në barazim 2-2. Rashica shënoi për Werderin, ndërsa Abrashi vazhdon të jetë një mungesë e rëndësishme për Freiburg. Gladbach ka triumfuar 1-2 kundër Leverkusen, ndërsa derbi i Berlinit mes Hertës dhe Union do të luhet në orën 18:30./abcnews.al

Lewa.jpg
Veronik Istrefaj22:27 | 22/10/2019

PSG ka shënuar dhe dy gola të tjerë në sfidën kundër Club Brugge. Pas golit të Icardit në minutën e shtatë, është Mbappe ai që ka gjetur rrjetën përballë ekipit belg, duke shënuar në minutën e 61-të. Ylli francez shënon me kokë pas një rrëmuje në zonë, duke dyfishuar avantazhin e kampionëve të Francës. Dy minuta më vonë, ka shënuar edhe Icardi, golin e tij të dytë personal në këtë sfidë.

Club Brugge – PSG  0-3
Icardi 7′ 63′, Mbappe 61′

Ndërsa në Greqi, Bayern Munchen ka përmbysur gjithçka. Pas golit të El Arabi në minutën e 23-të, Lewandowski mori për dore kampionët e Gjermanisë, duke shënuar dy herë. Fillimisht, bomberi polak shënoi në minutën e 34-ët, për të përmbysur më pas gjithçka në minutën e 62-të, me golin e tij të dytë personal./abcnews.al

Olympiacos – B. Munchen  1-2
El Arabi 23′ / Lewandowski 34′ 62′

Gnabry1.jpg
Veronik Istrefaj16:55 | 02/10/2019

Talenti i Bayern Munchen, Serge Gnabry, është njeriu më i përfolur i momentit, pasi në ndeshjen kundër Tottenham në Champions, shënoi 4 gola. Bayern mori një fitore të madhe 7-2 përballë “Gjelave” dhe Gnabry ishte njeriu i takimit.

Pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme, sulmuesi gjerman tha: “Është e vështirë ta përshkruaj me fjalë këtë fitore, 7-2. Askush nga ne nuk e imagjinonte kështu. Edhe të shënoja katër gola, nuk e kisha imagjinuar asnjëherë. Gjithsei, është një ndjesi e jashtëzakonshme. Një fitore e madhe për ne, asnjë dyshim”, tha mes të tjerash Gnabry.

Anësori i Bayern shkroi emrin e tij dhe në librat e historisë mbrëmë, duke u bërë lojtari i vetëm në historinë e Champions që shënon katër gola brenda një pjese loje./abcnews.al

Kane.jpg
Veronik Istrefaj22:39 | 01/10/2019

Ndeshja në Londër mes Tottenham dhe Bayern Munchen po bëhet gjithnjë e më shumë spektakolare. Pasi bavarezët shënuan dy gola të shpejtë dhe ccuan shifrat në 1-4, Tottenham reagoi menjëherë, me anë të sulmuesit Kane.

Kapiteni i “Gjelave” tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe mposht gardianin Neuer, duke ccuar shifrat në 2-4. Edhe 27 minuta nga fundi i takimit./abcnews.al

Champions League

Tottenham – Bayern Munchen  2-4
Son 12’, Kane (p) 61′ / Kimich 15′, Leëandoëski 45′, Gnabry 53’ 55’

Bayern-1280x927.jpg
Veronik Istrefaj21:54 | 01/10/2019

Robert Lewandowski shënon sërish për Bayernin, kësaj radhe në Champions, duke i kaluar në avantazh gjermanët kundër Tottenhamit, në sekondat e fundit të pjesës së parë. Pas një nisje të zjarrtë në Londër me dy gola të shpejtë nga të dyja skuadrat, ritmi ra disi, por në limitet e fraksionit të parë, Lewa bëri diferencën.

Pas një aksioni “rrëmujë”, sulmuesi polak përfiton në hyrje të zonës dhe gjuan me të djathtën, duke mposhtur portierin Lloris. Një gol që pritet të ndryshojë edhe fjalët e trajnerëve në pushimin mes pjesëve./abcnews.al

Champions League

Tottenham – Bayern Munchen  1-2
Son 12’ / Kimich 15′, Lewandowski 45′


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono