Bayern Munich

Bayern-Munchen.png
Klejdi Kaimi12:14 | 22/01/2020

Bayern Munchen është kthyer bindshëm në merkato. Pas firmës me mbrojtësin e Real Madrid, Alvaro Odriozola, tashmë drejtuesit e klubit gjerman po përpiqen të rikthejnë në Mynih sulmuesin anësor të Juventusit, Douglas Costa.

Sipas raportimit të gazetës gjermane ‘Bild’, bavarezët e kërkojnë brazilianin për të zëvendësuar të dëmtuarit Serge Gnabry dhe Kingsley Coman. Flitet se kampionët në fuqi të Bundesligës po mendojnë për një huazim të sulmuesit deri në fundin e këtij sezoni.

29-vjeçari nuk ka qenë gjithmonë pjesë e formacionit juventin për shkak dhe të disa dëmtimeve gjatë këtij sezoni. Costa u largua nga Bayerni për në Torino në verën e vitit 2017, kur presidenti Uli Hoeness deklaronte se ai kërkonte me shumë para. Ndërkohë dhe trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, njihet si një admirues i sulmuesit brazilan dhe pritet për tu parë nëse do të kemi një rikthim të tij në Gjermani. /abcnews.al

 

Douglas Costa duke festuar me fanellën e Juventus
Solskjaer-Pogba.jpg
Klejdi Kaimi11:24 | 18/01/2020

Mesfushori i Bayern Munchen, Thiago Alcantara, mund të largohet nga bavarezët në merkaton e verës. Sipas ‘The Sun’, spanjolli mund të firmosë me Manchester United.

28-vjeçari është në kontratë me bavarezët deri në vitin 2021 dhe me shumë mundësi ai nuk do ta rinovojë atë. Ish-lojtari i Barcelonës po kërkon një sfidë të re dhe kalimi në Premier League mund ta tundojë atë.

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Ole Gunnar Solskjaer, po kërkon një mesfushorë të ri pasi kërkon të ndërtojë një ekip pretendent për sezonin e ardhshëm. Me Paul Pogban që pritet të largohet, Thiago do të ishte një zëvendësues i denjë për francezin. /abcnews.al

Thiago Alcantara
pep-guardiola-1280x845.jpg
Vladimir Prenga10:43 | 04/12/2019

Pep Guardiola pa ekipin e tij të triumfonte ndaj Burnley me rezultatin 1-4, ndërkohë që më pas doli në konferencë dhe foli për shumë çështje. Në një moment ai u ngatërrua dhe përmendi gjermanët e Bayern Munich, çka shkaktoi të qeshura në sallë.

“Dhe mendoj se Bayern Munich…”, u shpreh Pep, i cili goditi veten dhe shtoi: “Bayern Munich, çfarë dreqin thashë!. Nuk e di se çfarë mendova”. Lapsusi i spanjollit, sigurisht që po bën xhiron e internetit. /abcnews.al

Coutinho.jpg
Vladimir Prenga15:21 | 26/11/2019

Philippe Coutinho u huazuar nga Bayern Munich në verë dhe Liverpool shpreson që braziliani t’i bindë gjermanët, të cilët duhet të paguajnë shumën e 100 milionë eurove për ta bërë tyrin sulmuesin. Dietmar Hamann, ish-mesfushori i “The Reds”, mendon se Coutinho vlen shumë më pas se sa klubet kanë rënë dakord.

“Nuk e kemi parë akoma. Nuk ka dhënë asgjë që të justifikojë shpenzimin e 100 milionë eurove për ta transferuar. Momentalisht nuk vlen as sa gjysma e çmimit për të cilin kanë rëndë dakord. Te Liverpool luajti mirë, pasi kishin ndërtuar një ekip që ishte rreth tij”, është shprehur Hamann.

Braziliani në kampionat ka shënuar deri më tani tre gola, ndërkohë që është aktivizuar në 11 ndeshje (8 titullar) në Bundesliga. Në Champions nuk e ka provuar shijen e golit, edhe pse ka luajtur në të katër ndeshjet në grupe. /abcnews.al

 

Bayern-1.png
Vladimir Prenga19:34 | 22/11/2019

Barcelona kërkon një mbrojtës të djathtë dhe objektivi kryesor është lojtari i Bayern Munich, Joshua Kimmich. “Xholi” i bavarezëve i ka bindur të gjithë me cilësitë e tij dhe Mundo Deportivo shkruan se katalanasit po mundohen ta transferojnë lojtarin në fjalë.

Nëse nuk arrijnë tek ai, atëherë kanë një plan B. Lukas Klostermann, lojtari i kombëtares gjermane dhe Leipzig, luan në qendër dhe në të djathtë të prapavijës dhe është një emër interesant për Barcelonën.

Në fakt në Spanjë duhet të mendojnë pikërisht për planin B, pasi gazetari i Bild, Christian Falk, shkruan në llogarinë e tij se Barcelona ka zero shanse për ta transferuar Kimich. Bavarezët e konsiderojnë të pashitshëm futbollistin e tyre dhe Falk kur bëhet fjalë për lëvizjet te kampionët e Gjermanisë, nuk është nga ata që gabon. / abcnews.al

rumenige-bayern.jpg
Vladimir Prenga10:40 | 16/11/2019

Karl-Heinz Rummenigge kërkon të mos e shpërqendrojë skuadrën bavareze, ndaj edhe ka bërë një deklaratë ku i jepet besimi i plotë trajnerit Hans Flick. “Në emër të Uli Hoeness, Hasan Salihamidzic dhe timin, dua t’ju them se Hans Flick do të jetë trajneri i Bayern Munich deri në një njoftim tjetër”, është shprehur legjenda gjermane.

Më tej ai zbulon edhe një kërkesë të Flick: “Hans nuk dëshiron që të pyetet çdo të shtunë nëse do të qëndrojë në pankinën tonë, ndaj edhe po ju them që do të jetë të paktën deri për Krishtlindje”. Në fund Rummenigge vlerëson maksimalisht trajnerin aktual të bavarezëve.

:Ai ka një filozofi mbresëlënëse trajnimi dhe nga ana taktike. Gjithashtu ka krjuar një raport shumë të mirë me lojtarët dhe e vlerësojmë mirësjelljen e tij. E them me bindje: Besojmë te Flick”, përfundoi Rummenigge, ndërkohë që Bayern Munich po mendohet mirë në lidhje me trajnerin që do të pasojë Niko Kovac në pankinë. /abcnews.al

Bayern-1.png
Vladimir Prenga11:12 | 06/11/2019

Niko Kovac u shkarkua para pak ditësh nga kampionët e Bayern Munich, ndërkohë që bavarezët janë në kërkim të pasuesit të tij. Një ditë më parë u raportua se ishte kontaktuar Thomas Tuchel i PSG, ndërkohë që sot nga Bild Sport thuhet se kanë marrë “jo” nga trajneri gjerman, Ralf Rangnick.

Ralf Rangnick, kur drejtonte RB Leipzig

I përfolur së fundmi si opsion për të pasuar Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United, në të shkuarën 61-vjeçari ka skuadra si Stuttgart, Hannover 96′, Schalke 04, Hoffenheim për pesë vite dhe së fundmi RB Leipzig.

Tashmë ka një favorit për të marrë drejtimin e Bayern Munich dhe ai është trajneri francez Arsene Wenger. Një ditë më parë presidenti Uli Hoeness deklaronte se nuk do të nxitohen për trajnerin e ri dhe brenda tre javësh do të vendosin përfundimisht se kush do ta pasojë në stol kroatin Niko Kovac. /abcnews.al

Kei-Havertz.jpg
Vladimir Prenga14:44 | 05/11/2019

Kai Havertz është një nga lojtarët më të talentuar gjermanë. Mesfushori i Bayer Leverkusen ëshët vetëm 20 vjeç, ndërkohë që në vitin 2017 ka humbur mundësinë të luante ndaj Atletico Madrid në Spanjë. Asokohe ishte në shkollë dhe në intervistën e dhënë për “Marca” ai zbulon se çfarë i tha trajneri para ndeshjes.

“Ishte e tmerrshme (qesh). Atëherë isha në shkollë. Fola me trajnerin dhe ai më tha: ‘Qëndro në shtëpi, bëj detyrat e tua. Ka gjëra më të rëndësishme se ndeshja’. Doja të luaja. Më pas pata mundësinë të luaj në ndeshjen e kthimit, në shtëpi’, tregon Havertz, i cili si çdo i ri ka idhujt e tij.

“Ka shumë lojtarë që më kanë inspiruar, si Kaka, Zidane dhe Ronaldinho. Ata gjithmonë kanë qenë idhujt e mi. Mes lojtarëve spanjollë, i preferuari im është Andres Iniesta. Ai është unik me topin dhe më pëlqen më së shumti nga të gjithë”, shton gjermani, i cili pyetet edhe nëse e ndjek kampionatin spanjoll.

:E ndjek ndonjëherë La Liga-n. Toni Kroos është lojtar i madh, e marr si model shpesh. Udhëtimi i tij ka qenë fantastik, kam shumë respekt për të. Aftësia e tij e të pasuarit dhe mënyra se si kombinon është e një tjetër niveli. Në stërvitjet me kombëtaren, çdo pasim i tij është perfekt. Nuk ka aspak rëndësi se s’i i pasojnë”.

Si çdo lojtar i talentuar, edhe Havertz është lidhur me një kalim të Bayner Munich: “Ata janë ndoshta klubi më i madh në Gjermani dhe ka shumë lojtarë që kanë shkuar në moshë të re dhe kanë qenë të suksesshëm aty. Prandaj edhe unë lidhem me Bayernin. Gjithsesi të shohim se çfarë do të ndodhë. Ka lojtarë që duan të qëndrojnë pranë familjes dhe të tjerë që thonë: ‘Dua të jetoj në një shtet tjetër’. Diçka është e qartë: nëse do të bëhesh një yll në Gjermani, me Bayernin nuk mund të gabosh”.

Në fund Havertz është ngacmuar për stilin e lojës edhe një kalim të mundshëm te Real Madridi. “Stili im përshtatet shumë më Barcelonën, pasi ata luajnë shumë me topin. Gjithsesi ka shumë ekipe që e bëjnë diçka të tillë në ditët e sotme. Nuk është vetëm Barcelona. Reali i Madridit, për shembull, janë një ekip që e mbajnë shumë topin, edhe pse nuk kanë pasur efiçencën e Barcelonës vitet e fundit. Çfarë më ka thënë Kross? Që moti është gjithmonë i mirë në Madrid (qesh)”, ka përfunduar talenti gjerman. /abcnews.al

hoeness-1280x720.jpg
Vladimir Prenga14:04 | 05/11/2019

Uli Hoeness, presidenti i Bayern Munich, sqaron mediat dhe tifozët bavarezë në lidhje me trajnerin e ri. Kreu i klubit gjerman bën me dije se pas tre javësh do të vendosin se çfarë do të bëjnë.  “Çdo gjë është thënë në lidhje me këtë temë.

Njoftimi ynë për mediat të dielën kishte gjithçka të detajuar. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim. Nuk është shumë e rëndësishme kjo për momentin. Kemi tre javë kohë të mendohemi dhe të vendosim se çfarë do të bëjmë”, është shprehur Hoeness fillimisht.

Më tej ka shtuar: “Kemi pasur në çdo moment një raport të mirë me Niko Kovac. Patëm një marrëveshje të përbashkët. Nuk ka rroga të pista për t’u larë. Kam pasur një telefonatë me të dhe gjithçka është ‘ok’. Kam përshtypjen se është liruar nga një presion i madh. Tani luajmë kundër Olympiacos dhe më pas ndaj Dortmund e Dusseldorf. Pas tre javësh do të dimë si të vazhdojmë”.

ALTERNATIVAT – Jose Mourinho, Erik Ten Hag, Max Allegri dhe Arsene Wenger janë lakuar si kandidatët për të marrë drejtimin e Bayern Munich pas largimit të Niko Kovac. Së fundmi në Gjermani zbulojnë një tjetër emër që bavarezët duan për stolin.

Bëhet fjalë për Thomas Tuchel, trajnerin aktual të PSG. Kontaktet e para mes palëve kanë nisur dhe Bayerni kërkon të dijë nëse tekniku gjerman është i gatshëm që të bashkëpunojë së shpejti. Sigurisht për të nuk do të jetë e lehtë të japë një përgjigje, duke ditur që e ardhmja e tij te francezët varet nga ecuri deri në fund të këtij sezoni. /abcnews.al

Mourinho-1-e1576183898668.jpg
Klejdi Kaimi12:46 | 04/11/2019

Bayern Munchen shkarkoi trajnerin, Niko Kovac, pas humbjes 5-1 nga Eintracht Frankfurt  të shtunën pasdite. Humbja i la kampionët në fuqi 4 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Borussia Monchengladbach duke detyruar bordin drejtues të shkarkojë trajnerin.

Ish-mesfushori i bavarezëve, Bastian Schweinsteiger, i cili ka kaluar për 13 vite në “Allianz Arena” ka folur për hipotezat e ndryshme se kush do të jetë trajneri i ri i Bayern-it. “E imagjinoj Mourinhon në Gjermani.”- deklaron gjermani për “Deutche Welle”. “Mbaj mend tek United ai gjithmonë më pyeste për Bayern-in dhe Bundesligen. Ai njeh çdo lojtar, madje dhe tek ekipet e vogla. Gjithashtu, ai po mësonte gjermanisht.”- mbyll kampioni i botës me Gjermaninë, i cili ka qenë nën urdhrat e Mou-t tek Manchester United.

Nuk është hera e parë që trajneri portugez lidhet me Gjermaninë. Muajin e kaluar Jose ishte pranë firmës me Borussia Dortmund sipas raportimeve. Ai flitet se mund të marrë dhe drejtimin e Arsenal-it pas rezultateve jo të mira të Unai Emery. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono