bayern munchen

LEwa-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj22:52 | 09/11/2019

Çfarë rekordi i jashtëzakonshëm! Robert Lewandowski tejkaloi një rekord të vendosur nga legjenda e Bayernit, Gerd Müller, më shumë se 50 vite më parë. 31-vjeçari shënoi dopietë në fitoren 4-0 në shtëpi ndaj Borussia Dortmund, duke shënuar golat numër 15 dhe 16 në 11 javë kampionat.

Lewandowski theu rekordin e Gerd Müller të vendosur në fushatën e Bundesligës 1968/69, i cili kishte shënuar 15 gola në 11 ndeshjet e para të kampionatit.

Lewandowski ka shënuar 23 gola në 18 ndeshje deri më tani këtë sezon. Kapiteni i Polonisë është lojtari i parë në historinë e Bundesligës që shënoi në 11 ndeshje radhazi. Sezon i shkëlqyer deri më tani./abcnews.al

Bayern-Munchen.png
Igli Nikolli20:29 | 09/11/2019

Bayern Munchen transformohet sa herë që përballë ka verdhezinjtë e Dortmundit. Ekipi bavarez fitoi 4-0 në “Alianz Arena”. Miqtë gabuan në minutën e 17-të, harruan Levën në zonë dhe polaku ndëshkoi me kokë.

Lewandovski ka gjetur rrugën e rrjetës në 11-të ndeshjet e para të kampionatit, nuk ka ndërmend të ndalet dhe vazhdon të thellojë rekordin e tij. Pjesa e parë nuk pati më gola, ndërsa e dyta nisi sërish me festë bavareze.

Serge Gnabry dërgoi në rrjetë asistin e Muller pas një kundërsulmi të shpejtë dhe në stadium nisi festa. Dortmundi tentoi të reagojë, por golin e gjeti sërish Lewandovski. Rrjeta e 16-të në kampionat për 31-vjeçarin, i cili kombinoi bukur me Muller dhe mposhti Burkin. Katër minuta më pas erdhi edhe “pokeri”.

Hummels devijoji gabimisht në portën e tij gjuajtjen e Levës dhe vulosi fitoren 4-0 të kampionëve në fuqi. Ky sukses e ngjit Bayernin në vend të tretë me 21 pikë, një më pak se Gladbahu, që pret nesër në shtëpi Werder Bremenin e Milot Rashicës.

Bayern Munchen – Borussia Dortmund 4-0
(Lewandovski 17′, 76′, Gnabry 47′, Hummels (aut) 80′)

Ten-Hag.png
Igli Nikolli20:14 | 09/11/2019

Erik Ten Hag befasoi botën e futbollit me Ajaksin e tij sezonin e kaluar. “Harkëtarët” fituan titullin kampion, Kupën e Holandës dhe ishin pak sekonda larg finales së Champions League. Ajaks zhvilloi një futboll spektakolar dhe shumë tifozë u dashuruan me lojën e De Jong e Ziyech me shokë.

Trajneri 49-vjeçar kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, sidomos Bayern Munchen. De Telegraaf raporton se Ten Hag do të largohet në fund të sezonit nga kampionët e Holandës. Përveç ekipit bavarez, emri i tij po përflitet edhe për stolin e Napolit.

Pozitat e Carlo Ancelottit janë lëkundur pas rezultateve negative dhe ngjarjeve të fundit. Aurelio De Laurentis e pëlqen shumë Ten Hag dhe është gati t’i dhurojë drejtimin e nënkampionëve italianë strategut të Ajaksit. /abcnews.al

Bayern-1.png
Igli Nikolli19:44 | 09/11/2019

Kur situata nis e bëhet serioze, Bayer Munchen reagon gjithmonë. Ekipi bavarez ka hedhur një hap të sigurt drejt fitores në ndeshjen kundër Dortmundit. Kampionët në fuqi kanë dyfishuar rezultatin.

Lewandovski kishte zhbllokuar ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa Serge Gnabry sapo e ka mbyllur atë. Mesfushori 24-vjeçari shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë, mori një pasim nga Muller në minutën e dytë të pjesës së dytë dhe dërgoi topin pas shpinës së portierit mik.

Goli i tretë në kampionat për Gnabry, i cili është ndër lojtarët më në formë të Bayern Munchen. /abcnews.al

LEwa-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj18:58 | 09/11/2019

Robert Lewandowski po bën një sezon të shkëlqyer. Sulmuesi polak gjeti golin edhe në klasiken që po luhet në këto momente kundër Borussia Dortmund, në minutën e 17-të. Leëa përfiton mjaft mirë nga një krosim i shkëlqyer i Pavard, për të shënuar me kokë.

Lewandowski vazhdon të vendosë rekorde këtë sezon. Në 11 sfidat e para, polaku ka shënuar 15 gola. Gjithashtu, Lewa ka shënuar 39 gola në 39 ndeshjet e fundit. Polaku ka shënuar edhe në çdo ndeshje që ka luajtur këtë sezon, si në Bundesliga, ashtu dhe në Champions League. Goleador i lindur!/abcnews.al

Bundesliga, java 11

Bayern Munchen – Borussia Dortmund  1-0
Lewandoëski 17′

Bayern.png
Klejdi Kaimi14:12 | 09/11/2019

Bayern Munchen akoma nuk e ka gjetur akoma trajnerin e ri. Sipas një raportimi të fundit nga ‘Calciomercato.com’, ideja e fundit e bavarezëve është holandezi Mark van Bommel.

Pas shkarkimit të Niko Kovac për rezultate të dobëta në ditët e fundit, Bayern sërish nuk po kthehet tek rezultatet pozitive dhe tek loja e bukur. Tifozët në sondazhet e klubit kërkojnë një reagim sa më të shpejt nga klubi. Ata ende preferojnë legjendarin Jupp Heynckes për pankinën, edhe pse ky i fundit është 74-vjeç.

Emrat e lidhur me stolin bavarez janë të shumtë që kanë qarkulluar në media. I pari që i tha jo ishte italiani Max Allegri, i cili e refuzoi ofertën. Në orët e fundit është folur shumë për Arsene Wenger, por asgjë nuk ka zyrtare. Ndërkohë, ish-mesfushori i Milanit, Van Bommel është në kontratë me PSV-në deri në verën e vitit 2021. /abcnews.al

rummenigge.jpg
Igli Nikolli18:33 | 07/11/2019

U përfol shumë gjatë ditës së sotme se Arsene Wenger do të jetë trajneri i Bayern Munchen. Gjithsesi, trajneri francez ka rënë si kandidaturë dhe nuk do të ulet në pankinën e klubit bavarez. Bild raporton se 70-vjeçari ka telefonuar Karl-Heinz Rummenigge, i cili mban postin e shefit ekzekutiv të klubit gjerman.

Wenger ka treguar interes për t’u ulur në stolin e kampionëve gjermanë dhe ka treguar gatishmërinë e tij për të nisur tratativat. Ndryshe mendon Rummenigge, i cili i ka kthyer menjëherë përgjigje negative francezit. Bayerni është i fokusuar në kandidatura të tjera dhe nuk dëshiron të nxitohet për gjetjen e pasardhësit të Niko Kovac. /abcnews.al

Wenger.png
Igli Nikolli16:12 | 07/11/2019

Në Gjermani dhe Francë janë të bindur: Arsene Wenger do të jetë trajneri i ri i Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë ndodhen në tratativa të avancuara me 70-vjeçarin e njohur dhe akordi përfundimtar pritet të vijë në ditët e ardhshme.

Gjithsesi, për të frenuar entuziazmin e tifozëve bavarezë ka menduar vetë Wenger. Ish-trajneri i Arsenalit (i drejtoi për 22 vite rresht) ka reaguar me anë të një prononcimi për beIN Sports.

Nuk kam biseduar me asnjë drejtues të Bayernit dhe nuk e di nëse do ta bëjmë diçka të tillë në vijim“, është shprehur shkurtimisht Arsene Wenger. /abcnews.al

Rumenigge.png
Igli Nikolli14:35 | 07/11/2019

Bayern Munchen e ka zgjedhur trajnerin e ri dhe po punon për të arritur akordin përfundimtar. Bild raporton se klubi gjerman ka nisur negociatat me Arsene Wenger. Ish-trajneri i Arsenalit është i preferuari për stolin dhe tratativat po shkojnë mirë.

Diçka të tillë e konfirmon edhe Lothaur Matthaeus. “Bayern po negocion me agjentin e francezit. Me shumë mundësi do të arrihet marrëveshja gjatë pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtares“, shprehet ish-kapiteni i ekipit bavarez.

Kampionët e Gjermanisë shkarkuan kroatin Niko Kovac pas humbjes 5-1 kundër Eintracht Frankfurt dhe Wenger pritet ta zëvendësojë në pankinë. 70-vjeçari drejtoi Arsenalin për 22 vite rresht dhe qëndron pushim prej majit të vitit 2018. /abcnews.al

Gattuso dhe Wenger
Havertz.png
Veronik Istrefaj17:40 | 06/11/2019

Talenti i Bayer Leverkuse, Kai Havertz, ka shtuar edhe më tepër zërat për një kalim të mundshëm të tij te skuadra e Bayern Munchen. Gjermani është një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato dhe Bayern është një nga ekipet e interesuara. Për këto zëra, Havertz tha:

“Bayern është klubi më i madh në Gjermani dhe ka pasur shumë lojtarë që kanë qenë të suksesshëm që në moshë të re. Gjithashtu, edhe lojtarë të rinj që janë transferuar atje kanë shkëlqyer.

Ka zëra që më lidhin me Bayernin, po të shikojmë se ccfarë do të ndodhë. Ka disa lojtarë që duan të qëndrojnë pranë familjes së tyre, ndërsa disa të tjerë duan të largohen drejt një qyteti tjetër.

Unë një gjë e kam të qartë: Nëse do të bëhesh yll dhe të luash në Gjermani, Bayern Munchen është ekipi i duhur”, përfundoi Havertz./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono