bayern munchen

Rumenigge.png
Igli Nikolli15:43 | 04/12/2019

Hans-Dieter Flick po bën mirë te Bayern Munchen dhe ka arritur t’i bindë drejtuesit që të mbyllë këtë sezon në stolin bavarez. Vetëm kaq pasi në verë do të vijë një emër me peshë.

Bild është e bindur për zgjedhjen e drejtuesve dhe raporton se i preferuari është Thomas Tuchel. Trajneri gjerman po drejton PSG-në prej vitit 2018 dhe vështirë që do të konfirmohet edhe për sezonin e ardhshëm.

Thomas Tuchel

46-vjeçari do e mirëpriste një rikthim në Bundesligë në krye të klubit më të madh gjerman. Tuchel cilësohet si profili i duhur për të dërguar Bayernin drejt trofeve europiane dhe për momentin qëndron në krye të listës së klubit të njohur. /abcnews.al

Liverpool.png
Igli Nikolli11:49 | 02/12/2019

Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar një detaj merkato. Nëse Bayern Munchen do ia kishte dalë të arrinte akordin përfundimtar, ekipi gjerman do të kishte në përbërje një prej futbollistëve më të mirë në botë.

Flasim për Sadio Mane, yllin afrikan të Liverpool. Drejtuesit e klubit gjerman e ndiqnin prej kohësh, por marrëveshja nuk u arrit për fatin e keq të bavarezëve. CEO i klubit tregon gjithçka në një prononcim për Bild dhe ndihet keq që sulmuesi senegalez nuk mbërriti kurrë në Mynih.

Ishim të interesuar seriozisht për Sadio Mane, por për shkaqe të ndryshme nuk ia dolëm kurrë të mbyllnim tratativën. Në fillim shkoi te Southampton, më pas u transferua te Liverpool. Keqardhje e madhe“, përfundon Rummenigge. /abcnews.al

Hrdecky.png
Veronik Istrefaj22:38 | 30/11/2019

Portieri i Bayer Leverkusen, Luksa Hradecky, bëri plot 10 pritje në ndeshjen kundër Bayern, një rekord personal në Bundesliga. Gardiani 30-vjeçar ishte më i miri në fushë për Leverkusenin në atë fitore 1-2. Pas ndeshjes, Hradecky dha një intervistë shumë të veçantë.

“Bëmë një ndeshje të madhe, e merituam fitoren. Shumë do të shohin vetëm statistikat dhe do të thonë se ishim me fat. Edhe ne kemi bërë shumë ndeshje ku statistikat kanë qenë në favorin tonë, por nuk kemi fituar.

Sot, ia dolëm. Të gjithë sakrifikuam, unë luajta 20 minutat e fundit të pjesës së parë pa lentet e mia. Nuk shikoja asgjë me njërin sy. Nuk kisha kohë të kontrolloja, Bayerni po na sulmonte vazhdimisht. Gjëja më e vështirë në karrierën time, të luaj 20 minuta me vëzhgim të turbullt përballë Bayern Munchen”, përfundoi gardiani 30-vjeçar./abcnews.al

Leva-1.png
Veronik Istrefaj20:32 | 30/11/2019

Bayer Leverkusen ka marrë një fitore të bujshme 1-2 në transfertë përballë kampionëve në fuqi, Bayern Munchen. Bayern u ndëshkua shumë shpejt, pasi Leon Bailey shënoi që në minutën e 10-të të sfidës. Edhe pse në disavantazh, bavarezët nuk u dëorëzuan dhe arritën të barazonin në minutën e 35-të.

Sulmuesi gjerman, Thomas Muller, ishte autori i golit të barazimit. E kur pritej përmbysja e Bayern Munchen, ishin sërish miqtë ata që arritën të shënonin. Një minutë pas goli të Muller, Bailey shënon sërish për Leverkusen, goli i tij i dytë personal, duke shokuar vendasit. Ky gol vendosi dhe rezultatin final të sfidës në 1-2. Pas 13 javësh, renditja në Bundesliga është e komplikuar.

Leipzig kryeson me 27 piëk, ndërsa M’Gladbach ka një ndeshje më pak dhe 25 pikë. Në vend të tretë, Schalke me 25 pikë, ndërsa Bayern mbetet në vend të katërt me 24 pikë. Dortmund renditet në vend të pestë me 23 pikë, ndërsa Leverkusen ngjitet në vend të gjashtë me 22 pikë. Renditje e çmendur!/abcnews.al

Bundesliga, java 13

B. Munchen – B. Leverkusen  1-2
Muller 34′ / Bailey 10′ 35′

Bailey.png
Igli Nikolli18:42 | 30/11/2019

Bayer Leverkusen befason Bayern Munchen. “Aspirinat” kanë zhbllokuar ndeshjen që po zhvillohet në “Allianz Arena” që në minutën e dhjetë. Aksion shumë i bukur i miqve, teksa Volland dhuron një asist fantastik për Leon Bailey.

Inkursion i bukur i 22-vjeçarit nga Xhamajka që mposht kapitenin Neuer dhe kalon Leverkusen në avantazh. Këto dy skuadra kanë dhuruar gjithmonë përballje emocionuese, ndërsa tani pritet reagimi i kampionëve bavarezë. /abcnews.al

Flick.png
Igli Nikolli13:34 | 30/11/2019

Hans-Dieter Flick u ul në pankinën e Bayern Munchen pas shkarkimit të Niko Kovac. Pavarësisht se trajneri i përkohshëm, 54-vjeçari po punon mirë dhe ka arritur t’i fitojë të gjithë ndeshjet deri tani.

Ish-lojtari i ekipit bavarez gjatë viteve 1985-1990 zbulon në një deklaratë për Bild se konsultohet shumë me Jupp Heinckes, legjendën e pankinës së ekipit më të suksesshëm gjerman. Dikur e ka pasur si trajner te Bayern, teksa e respekton shumë dhe ia dëgjon këshillat mjeshtrit gjerman.

E vërtetë, kam biseduar disa herë në telefon me Heynckes. Ai mbetet trajneri më i mirë që kam pasur, gjithmonë ka krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer me lojtarët. Jupp është një shembull për mua, ka cilësi të mëdha humane“, përfundon trajneri i Bayern Munchen. /abcnews.al

Rumenigge.png
Igli Nikolli15:48 | 28/11/2019

Hans-Dieter Flick po bën mirë te Bayern Munchen, por drejtuesit e klubit gjerman vazhdojnë punën për gjetjen e një trajneri të njohur për sezonin e ardhshëm. Të shumtë janë emrat që qarkullojnë për stolin bavarez.

Le10Sport raporton se dëshira e madhe e kampionëve quhet Thomas Tuchel. 46-vjeçari gjerman drejton PSG-në prej verës së vitit 2018. Titulli është një detyrë e thjeshtë shtëpie, por Tuchel dhe djemtë e tij duhet të bëjnë mirë në Champions League.

Thomas Tuchel

Klubi francez po bën të pamundurën për ta fituar për herë të parë në histori këtë trofe dhe një tjetër dështim mund të sjellë largimin e gjermanit nga pankina. Bayern do të ishte gati për të përfituar dhe do të niste menjëherë punën për gjetjen e akordit me Tuchel. /abcnews.al

Levandovski.png
Igli Nikolli17:45 | 27/11/2019

Robert Lewandovski po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë. Sulmuesi i Bayern Munchen shënoi një poker golash në fitoren 0-6 përballë Crvena Zvezdës në Champions League mbrëmjen e kaluar. Të katërt golat u shënuan brenda 15 minutave.

Pokeri i realizuar kundër ekipit serb e fut në histori polakun, sepse bëhet i vetmi lojtar që ia del të shënojë dy herë nga katër gola me dy ekipe të ndryshme në kompeticionin e më të fortëve. Të parin e kishte realizuar me Borussia Dortmund në fitoren e paharrueshme 4-1 të prillit të vitit 2013 kundër Real Madrid.

Sulmuesi ka arritur në shifrën e 31 golave sezonalë mes klubit dhe kombëtares dhe jemi ende në nëntor. Rekordi absolut i golave të shënuar në një sezon i përket Leo Messit. “Pleshti” zhvilloi një sezon fenomenal me Barcelonën në sezonin 2011/2012 gjatë të cilit shënoi 82 gola.

Edhe rekordi i golave të shënuar gjatë një viti kalendarik i përket yllit argjentinas. Messi e mbylli me 91 gola të shënuar vitin 2012, duke parakaluar brazilianin Pele (75 gola në vitin 1975) dhe Gerd Muller (85 gola në vitin 1972). Shifra të frikshme të cilat Lewandovski do të bëjë të pamundurën për t’i arritur. Mos të harrojmë se jemi ende në nëntor dhe bomberi i klubit bavarez po arrin të dërgojë në rrjetë çdo top i i pasojnë… /abcnews.al

Pochettino-Bayern.png
Igli Nikolli22:52 | 22/11/2019

Pavarësisht se Tottenham vendosi t’i jepte fund bashkëpunimit me të dhe e shkarkoi, Mauricio Pochettino mbetet një nga trajnerët më të preferuar. 47-vjeçari argjentinas zhvilloi një punë fantastike me Spurs dhe e dërgoi klubin nga Veriu i Londrës në nivele të larta.

Tottenham ishte shumë pranë arritjes së fitimit të Premier League në vitin 2016 dhe Champions League sezonin e kaluar, por në fund festuan Leicester City dhe Liverpool. Bayern Munchen e pëlqen shumë Pochettinon.

Anglezja Telegraph raporton se kampionët e Gjermanisë kanë nisur kontaktet me trajnerin latin dhe janë gati t’i dhurojnë pankinën pas shkarkimit të Niko Kovac. Pochettino ka kërkuar kohë deri në janar për të rikthyer një përgjigje përfundimtare.

Shkaku? Ai po ndjek me interes zhvillimet në kampet e Barcelonës, Real Madrid dhe Manchester United. Të tre trajnerët e këtyre ekipeve rrezikojnë postin dhe ish-trajneri i “Gjelave” nuk e ka me nxitim gjetjen e skuadrës së re. /abcnews.al

Pochettino.png
Igli Nikolli14:35 | 21/11/2019

Shkarkimi i Mauricio Pochettinos nga Tottenham ka krijuar disa polemika. Palët janë të ndarë, dikush do dëshironte që argjentinasi të vazhdonte me Spurs, por ka edhe nga ata që janë gëzuar. Sidomos jashtë Anglisë, aty ku trajneri ka admirues të shumtë.

Ai pritet të qëndrojë pushim këtë sezon, teksa dy janë alternativat kryesore për vazhdimin e karrierës. The Sun raporton se Barcelona dhe Bayern Munchen janë gati t’i dhurojnë pankinën për sezonin e ardhshëm.

Ernesto Valverde do të largohet në fund të sezonit dhe klubi katalanas pëlqen shumë Pochettinon. Një zgjedhje e tillë do të kënaqte edhe Leo Messin, i cili ka ndikimi të madh në ndryshimet që ndodhin në klub.

Opsion mese i mundshëm janë dhe kampionët e Gjermanisë. Klubi bavarez nuk po nxiton të gjejë pasuesin e Niko Kovac. Deri në fund të sezonit do të qëndrojë në stol Hans-Dieter Flick. Vera mund të sjellë akordin me Pochettinon, i cili është gati të nisë pushimet për momentin. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono