batha

Batha.png
Veronik Istrefaj20:46 | 08/11/2019

Mesfushori i Tiranës, Idriz Batha, bëri një ndeshje shumë të mirë përballë Vllaznisë, por nuk arriti t’i japë avantazhin skuadrës së tij në pjesën e parë, me Sherrin që bëri një pritje fantastike. Pas ndeshjes, Batha analizoi sfidën, si dhe foli për trajnerin Ahmataj. Në fjalën e tij për Supersport, mesfushori bardheblu tha:

NDESHJA – “Kjo ndeshje ishte derbi dhe nuk do të ishte habi nëse kundërshtari do të fitonte ndaj nesh. Zgjodhëm mënyrën e gabuar për të luajtur. Lojtarët duhet të merrnin më shumë përsipër, pasi Vllaznia mbrohet mirë dhe duhet të merrnim përsipër me shumë rrezik. Lojtarët e Tiranës duhet ta kuptojnë peshën e fanellës së Tiranës dhe duhet të japin gjithçka për këtë skuadër”.

LOJA – “Vllaznia do të vinte për t’u mbrojtur dhe duhet dribluar dhe për t’i humbur ekuilibrin. Aktivizohen lojtarët më në formë dhe kur ke shumë, është problem më vete, por janë zgjedhjet e trajnerit”.

AHMATAJ – “Sigurisht që ka ndryshuar situata. Çdo trajner sjell frymën e tij, një mënyrë ndryshe loje. Ahmataj ka sjellë një lojë më të shpejtë dhe më moderne besoj./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono