Edukimi financiar i brezit të ri ishte në qendër të vëmendjes së Bankës së Shqipërisë këtë javë. Ashtu si dhe në të gjithë botën dhe në vendin tonë u organizuan një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese për të rinjtë.
Në të gjithë globin, kjo javë i është dedikuar edukimit financiar të fëmijëve me qëllim që brezi i ri në të ardhmen të mund të marrë vendime të mirë menduara. Slogani botëror i përzgjedhur nga organizatat ndërkombëtare është “Mëso, kurse, fito”, ndërsa në Shqipëri Banka Qendrore mendoi ta zgjeronte tematikën.
“Ne si pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë e kësaj jave kemi zgjedhur të fokusohemi tek edukimi i të rinjve për të mënjanuar përdorimin e gabuar të termave “lek i ri” dhe “lek i vjetër” në marrëdhëniet tona të përditshme financiare. Motoja jonë për këtë vit është “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër!”
Përmes orëve të hapura mësimore, vizitave në Muzeun e Bankës së Shqipërisë e konkurseve, nxënësit e të gjitha grupmoshave përgjatë gjithë javës së parasë morën leksione si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të fitojnë të ardhura e të vendosin bazat për të ardhmen e tyre. Evente që ndodhin në të gjitha shtetet e Europës po i ndjek dhe Banka e Shqipërisë. I tillë ishte dhe kuic me 200 nxënës nga të gjitha shkollat e Shqipërisë.
Ata u ndanë në 149 skuadra me nga dy persona dhe testuan njohuritë e tyre financiare përmes pyetjesh nga më të thjeshtat e deri më të komplikuarat. Nxënësit duhet të zgjidhnin formulat për probleme me pagesën e normave të interesit të kredisë apo zbatimin e mënyrës së taksimit. Më shumë se gjysma e tyre iu përgjigjen saktë të gjitha pyetjeve. Fitoren e përcaktoi koha e dhënies së përgjigjeve.
Shkolla “Emin Duraku” në Tiranë fitoi vendin e parë dhe të tretë, ndërsa të dytët u renditën nxënësit e shkollës “Sotir Gura” në Korçë. Fituesit e vendit të parë do të përfaqësojnë Shqipërinë në muajin Maj, në konkursin që do të zhvillohet mes të gjitha shteteve të Europës në Bruksel. Ndërsa vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zgjodhi ta japë mesazhin e tij në një leksion të hapur në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Kreu i Bankës Qendrore njohu studentët me mënyrën sesi Banka e Shqipërisë krahas objektivit për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve i ka dhënë përparësi dhe objektivave që lidhen me stabilitetin financiar.
“Stabiliteti i sektorit bankar mbetet themelor për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit. Paralelisht, janë përmirësuar edhe proceset e brendshme dhe ndërinstitucionale, që vendimmarrja finale e institucionit të reflektojë në mënyrë të përshtatshme këndvështrimet monetare dhe financiare. Me këto ndryshime, në zbatim të përgjegjësive ligjore, Banka e Shqipërisë i përgjigjet më mirë sfidave të kohës dhe vijon pandërprerë procesin e modernizimit të saj”.
Ky është viti i gjashtë që Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe partnerëve të tjerë, bëhen pjesë e këtij kremtimi, duke synuar të ofrojnë një program sa më interesant e tërheqës për përfshirjen e një numri sa më të madh nxënësish dhe studentësh në aktivitetet edukuese./abcnews.al
Euro ka fituar pikë ndaj Lekut në nisje të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë një Euro këmbehet me 123.4 lekë.
Viti i ri ka nisur mbarë për monedhën e përbashkët europiane. Euro ka fituar pikë lehtë ndaj lekut duke u këmbyer sipas Bankës së Shqipërisë me 123.4 lekë. Një rritje prej 0.01 lekësh krahasuar me ditën e fundit të vitit 2018 dhe 0.74 lekë krahasuar me periudhën e Krishtlidjes kohë kur monedha e përbashkët europiane zbriti në 122.69 lekë, niveli më i ulët që nga Gushti i vitit 2008.
Ekonomistët argumentojnë se ky është një efekt sezonal që kryesisht lidhet me prurjet valutore nga emigrantët. Vitin që lamë pas monedha e përbashkët europiane shënoi luhatje të mëdha aq sa detyroi Bankën Qendrore të ndërhyjë në treg me synimin për të tërhequr valutën e tepërt pasi sipas saj rënia e Euros po i cënonte objektivin kryesor, ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.
Sipas ekonmistëve kjo erdhi nga dy faktorë thelbesorë; konvertimi i kapitalit të bankave dhe paratë informale, arsye këto që ekspertët nuk mund të parashikojnë ecurinë e monedhës eurpiane edhe përgjatë vitit 2019./abcnews.al