basir collaku

basir-collaku.jpg
G. P.23:50 | 04/03/2019

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar ashpër mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ndaj gazetarit Basir Çollaku, i cili tha se bashkëshortja dhe babai i tij kanë udhëtuar drejt Romës me Moisi Habilajn, i cili është i dënuar për trafik droge nga gjykatat italiane në fazën e parë.

“E gjitha është një maskaradë, është një maskaradë dhe një proces i komanduar politik. Është kaq e thjeshtë. Në këtë histori mund të shkosh fare kollaj ti në burg meqë më njeh, të gjithë ata që janë aty mund të mund të shkojnë në burg, meqë më njohin mua. Po një provë prokuroria që të thotë Saimir Tahir për këtë gjë, ka kryer trafikun apo një vepër penale, unë nuk e kam. Ka dy vjet që po pres dhe unë sot nuk e kam”, tha Tahiri.

Tahiri: Një kokërr idioti aty që e dëgjova, çështë ai Basiri, një kokër idioti që…

Fevziu: Më fal Tahiri, nuk mund të flasësh me këtë gjuhë, kjo nuk është etike një herë…

Tahiri: Ça etike mo, ku ka etikë këtu, ai gënjen publikisht.

Fevziu: Si gënjen? Unë po të pyes për atë.

Çollaku: Zotërisë së pandehur iu kthye kujtesa dhe kjo është një shenjë e mirë.

Tahiri: Edhe një herë gruaja ime dhe babai im paskan udhëtuar drejtë Italisë dhe në Rinas polici u ka vënë vulën.

Fevziu: Jo. Prokuroria, thotë Çollaku, nuk kanë vulë.

Tahiri: T’i nxjerrë letrat, janë vulat e policisë shqiptare.

Fevziu i tregoi dy faqe të fotokopjuara të pasaportave, në të cilat ishin vetëm vulat italiane, por Tahiri tha se i kanë dhënë faqen gabim atij (Çollakut), sepse ka edhe faqe të tjera pasaporta./tvklan.al

MBULIM-SHOQATA-E-GAZETAREVE-PER-COLLAKUN-ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
G. P.16:48 | 16/10/2018

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, përmes një deklarate për media shprehet se po ndjek me vëmendje përfshirjen e dy gazetarëve Jetmir Olldashi dhe Basir Çollaku në dy hetime ku përfshihen edhe politikanë të lartë, pas marrjes së informacionit se ata janë ndeshur me presion dhe kërcënime gjatë seancave të pyetjeve në prokurori. I tillë është rasti i gazetarit Olldashi, të cilit, siç thekson deklarata, i është kërkuar burimi i informacionit, ndërkohë që ligji parashikon mosdeklarimin e tij në këtë fazë të hetimeve.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë nxit prokurorinë të respektojë punën e gazetarit dhe të mos ndikohet politikisht në procesin e hetimeve. Në deklaratën e Shoqatës së Gazetarëve Profesioniste përmendet edhe rasti i gazetarit Çollaku, i paditur për kallëzim të rremë nga një politikan i lartë i mazhorancës.
“Është detyrë e çdo gazetari hetimi dhe publikimi i rasteve kur ligji shkelet apo ka abuzim me detyrën nga zyrtarë apo persona me imunitet”,- përfundon deklarata e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë./abcnews.al

SINKRON-BASIR-COLLAKU.mpg_snapshot_00.27-1280x720.jpg
G. P.15:22 | 16/10/2018

Prokuroria e Tiranës mori në pyetje gazetarin Basir Çollaku, i kallëzuar për “kallëzim të rremë” dhe “fyerje” nga deputeti Taulant Balla. Çollaku u kallëzuas pas pretendimeve të thëna para tij nga ish-oficeri i policisë, Emiliano Nuhu në lidhje me deputetin Balla. Të martën para prokurorëve dha shpjegime edhe deputeti Rraman Rraja, babai i ish-të dashurit të Xhisielës.

Gazetari Basir Çollaku u thirr të martën në Prokurorinë e Tiranës si i kallëzuar nga deputeti Taulant Balla për “kallëzim të rremë” dhe “fyerje” rreth çështjes “Xhisiela”. Çollaku u kallëzuar pasi invervistoi ish-oficerin e Policisë, Emiliano Nuhu, i cili pretendon të jetë kërcënuar me armë në Stacionin Policor të Fushë-Krujës në praninë e deputetit Balla.

Jashtë prokurorisë Çollaku kërkoi një hetim tërësor të ngjarjes.  “Në këtë gjysmë orë të shpjegimeve të dhënë nga unë prokurorët kanë kërkuar të dinë“.

Për të njëjtën çështje në Prokurorinë e Tiranës dha shpjegime të marëtën edhe deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. I kontaktuar nga “ABC News” Rraja tha se kishte udhëtuar nga Italia për të qënë në dispozicion të prokurorisë. “Iu përgjigja të gjitha pyetjeve që kishte prokuroria. Do të paraqiten sa herë të jetë e nevoshme”, tha Rraja, i cili është parë të dale me paterica për shkak të një dëmtimi në këmbë. Burime të prokurorisë bënë me dije se Rraja ka mohuar pretendimet e ngritura nga ish-oficeri Emiliano Nuhu, duke thënë se nuk ka njohje me të dhe se nuk ka qenë në komisariatin e Policisë Fushë-Krujës.

Përveç gazetarit Çollaku Balla ka kallëzuar për të njëjtnë çështje kreun e PD, Lulezim Basha, dy deputetët Edi Paloka e Ekeled Alibeaj dhe ish-oficeri Emiliano Nuhu./abcnews.al

kallezim.jpg
G. P.14:59 | 27/09/2018

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” , “kallëzimit të rremë” dhe “fyerjes” së qëllimshme.

Në kallëzim, Balla kërkon gjithashtu procedim penal për shtetasin Emiljano Nuhu , ish-oficerin e Krujës pas denoncimit që ky i fundit ka bërë në drejtim të numrit dy të socialistëve.

Balla ka kallëzuar penalisht edhe gazetarin Basir Çollaku i cili ka realizuar intervistën gjatë të cilit Nuhu ka artikuluar akuzat e rënda ndaj Taulant Ballës.

Sa për kryedemokratin Basha, Balla shpjegon në kallëzim se ai sipas tij, pa kryer asnjë verifikim, me dashje direkte, ka përsëritur të njëjtat akuza duke cënuar kështu interesat e ligjshme të miat dhe të shtetit njëkohësisht, që në rastin konkret kanë të bëjnë me hetimin e plotë dhe transparent të një vepre penale nga prokuroria e Krujës, shkruan Balla./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono