bashkeshorti

besa-shahini3.jpg
Sej rie15:01 | 13/05/2019

Është arrestuar nga policia dhe më pas është liruar deputeti i PSD-së në Kosovë Dardan Molliqaj. Sipas partisë së tij, Molliqaj u arrestua për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.

Në mëngjesin e sotëm është arrestuar nga Policia e Kosovës deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Sipas Policisë, urdhër-arresti është e nxjerrë me datën 12-të,  dhe në të janë specifikuar detyrimet për policinë, që i pandehuri Dardan Molliqaj, të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë Themelore i cili pasi është në pyetje është liruar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka ka thënë për TV Klan se Molliqaj nuk i është përgjigjur prokurorisë prandaj është sjellë me detyrim. Sipas Bekës ai është marrë në pyetje  për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar

Por në një komunikatë për media partia e tij PSD-ja thotë se Molliqaj  nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.  Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. ”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Dardan Molliqaj ishte në Lëvizjes Vetëvendosje deri në fund të vitit 2017 kur u përça kjo parti dhe më pas u krijuar Partia Social Demokrate që aktualisht Molliqaj i përket.

Raporti: Blerta Dalloshi Berisha

Kamera: Visar Kryeziu

EMISIONI-THUMB-2-SHKURT.mpg_snapshot_21.31-1280x720.jpg
ent ela18:03 | 02/02/2019

Suada Sherifi ka folur për herë të parë në emisionin “Thumb” në ABC Neës pas shpalljes në kërkim të bashkëshortit të saj.

“Kam bërë gabim që  e kam bërë publik, pasi ai ishte thjesht një kalimtar në rrugë kur ndodhi diçka, pasi u përfol se ishte bashkëshorti im. U ndjeva shumë keq”.

Gjatë bisedës në studion e Thumb Suada foli edhe për marrëdhënien me vajzën dhe vjehrrën, të cilin e konsideron një mbështetje të jashtëzakonshme.

Ajo foli gjithashtu edhe për ndërhyrjet estetike, për të cilat është gjithnjë pro./abcnews.al

ebay.png
G. P.17:06 | 04/01/2019

Të shesësh bashkëshortin për 18 euro në eBay. Është kjo ideja e një gruaje gjermane nga Hamburgu e cila në ofertën e saj bën të ditur se çmimi është i negociueshëm, ndërsa në momentin që e blejnë, askush nuk mund ta kthejë sërish.

Një grua 40-vjeçare nga Hamburg, në Gjermani, e lodhur nga bashkëshorti i saj, vendosi ta nxjerrë në shitje në eBay. Lajmi është konfirmuar nga “Berliner Morgenpost”. “Bashkëshort i përdorur”, ishte ky titulli i lajmërimit që më pas vazhdonte: “Kam kuptuar se nuk përputhemi dhe do e lija me kënaqësi. Dorëzimi është i mundshëm dhe sot, kështu që mund ta provoni menjëherë, por nuk mund ta ktheni. Çmimi? 18 euro, të negociueshëm”.

Për të përditshmen “Berliner Morgenpost”, gruaja tregoi se pas shtatë vitesh martesë, ajo nuk e dëshironte më dhe kishte vendosur ta shiste. Sipas saj lajmërimi kishte shkuar shumë mirë duke i sjellë shumë oferta. Por lajmërimi i saj u fshi nga eBay, ditën e nesërme pas publikimit./abcnews.al

skynews-pussy-riot-pyotr-verzilov_4419083.jpg
G. P.22:48 | 14/09/2018

Piot Verzilov, aktivist dhe bashkëshorti i një prej këngëtareve të Pussy Riot, një grup muzikor anti Putin, është shtruar në gjendje kritike për jetën në repartin e Toksikologjisë në një spital në Moskë. Lajmi është konfirmuar për mediat nga një nga vajzat e grupit. Sipas bashkëshortes së tij, ai është helmuar me qëllim. Verzilov dhe tre nga vajzat e grupit hynë në fushën e futbollit të veshur si agjentë policie gjatë ndeshjes finale të botërorit Rusi 2018./abcnews.al

nancy-crampton-brophy.jpg
G. P.11:48 | 13/09/2018

Disa vite më parë shkruajti një libër “Si të vrasësh bashkëshortin tënd” ndërsa tani është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë bashkëshortin e saj. Protagonistja e ngjarjes së pazakontë është shkrimtarja amerikane Nensi Brofi.

Nensi Brofi 68 vjeç, autore e librit “Si të vrasësh bashkëshortin tënd”, është akuzuar nga policia e Oregon se ka vrarë bashkëshortin e saj. Daniel Brofi, një kuzhinier 63 vjeçar, ndërroi jetë tre muaj më parë dhe ishte bashkëshortja e tij që dha lajmin me anë të një mesazhi në profilin e saj në Facebook. “Për miqtë dhe të afërmit e mi kam lajme të këqija. Bashkëshorti dhe miku im më i mirë u vra mëngjesin e sotëm”, shkruante ajo tre muaj më parë. Në librin e publikuar në vitin 2011 listoheshin një seri arsyesh që mund të justifikonin me pak ironi, vrasjen e bashkëshortit

Viktima u qëllua me dy plumba teksa ndodhej në institutin e Kulinarisë në Oregon në 2 qershor të këtij viti. Tre muaj më vonë hetimet rezultuan me arrestimin e bashkëshortes së tij, e cila kishte shkruar ndërkohë dhe dy libra të tjerë: Bashkëshorti i gabuar dhe i dashuri i gabuar. Gruaja ishte shprehur se shpesh kishte menduar dhe vetëvrasjen, por nuk kishte pasur guximin për ta bërë. Ndërsa tashmë është në pritje të procesit gjyqësor./abcnews.al

28278461_1822716811094975_1587981126_o-1280x960.jpg
G. P.20:34 | 20/02/2018

Një 40- vjeçare shqiptare është qëlluar me armë zjarri jashtë banesës së saj, raportojnë mediat greke. Sipas protothema.gr mësohet se dy persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të banesë së saj, në rrugën Aghia Paraskevi në Chaidari.
Sipas informatave të para, gruaja 40-vjeçare është transferuar në spitalin Tzanei, dhe ka marrë në kokë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono