bashkeqeverisja

albin-kurti-1.jpg
nev ila17:49 | 18/10/2019

Grupet punuese të dy partive opozitare fituese në Kosovë, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike u takuan sot në selinë e LDK-së në Prishtinë dhe diskutuan lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Dy grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.

Palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve. Dy grupet pritet të vazhdojnë nëse diskutimet për marrëveshjen për bashkëqeverisje./abcnews.al

edi-rama123-2.jpg
ad min17:57 | 02/10/2019

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e asistencës antiburokratike për çdo sipërmarrës vendas e të huaj, startuar nga Platforma e Bashkëqeverisjes Shqiperiaqeduam.al.

Administrata nuk duhet t’i trembet vetëm qytetarëve por edhe sipërmarrësve. Mesazhin ua përcjell vetë kryeministri Edi Rama.

“Çdo shkrese që biznesi adreson në institucionet përkatëse duhet të skanohet në Protokoll dhe menjëherë të hidhet në platformën e bashkëqeverisjes, duke u dixhitalizuar dhe duke hyrë në një h eta transparence që e pamundëson administratën poshtë që ta marrë shkresën h eta fusin në sirtar dhe të fillojë atë lojën skandaloze me kohën dhe të ngrejë atë pritën që jep mesazhin se duhet të kalosh nga unë që “ta bisedojmë atë punë dhe të shohim si do të shkojë”.

Ky është shërbimi më i ri që ofron platforma e bashkëqeverisjes, dedikuar problemeve që ndesh biznesi.

“Skanimi është detyra juaj e parë. Çdo mëngjes ju do ta filloni punën tek Protokolli dhe çdo pasdite, para se të ikni nga puna, ju duhet të kaloni nga Protokolli për të garantuar  që nuk ka asgjë që ka mbetur atje në copën e letrës dhe nuk ka kaluar në ekranin digjital nga ku monitorohet nga shumë njerëz dhe nuk ka mundësi që të mbetet peng i monopolit të kohës”.

Monopolin e kohës sot e merr një zyrtaruc, tha kryeministri, që përshkroi dhe rrugën e sorollatjes së letrës që pret të marrë sipërmarrësi.

“E mban letrën në sirtar dhe ministri nuk e merr vesh fare që ka ardhur letra. Deri dje ishte legjendë që biznesi paguante për ta nxjerrë letrën nga bodrumi ku është Protokolli. Për ta çuar në katin e parë, kishte tarifë për katin e parë, kishte tarifë për katin e dytë, kishte tarifë për paradhomën e ministrit. Sot nuk është kështu, sepse i kemi kushtuar shumë vëmendje, por ama sot është koha që vonesat të eliminohen”.

10-ditëshi është shumë për biznesin, por kalimi i 10-ditëshit është në radhë të parë përgjegjësia e secilit prej koordinatorëve i paralajmëroi kreu i qeverisë.

“Dhe në rast se do verifikohet që 10-ditëshi ka kaluar dhe koordinatori nuk ka raportuar më parë për këtë gjë, kjo është direkt përgjegjësi individuale e patransmetueshme dhe e padelegueshme dhe e pashfajësueshme”. 

I gjithë rrjeti do të monitorohet njësoj si rrjeti i dedikuar për qytetarët nga Kryeministria, nga koordinatorët të dedikuar për biznesin në Kryeministri dhe që në nivelin e kujdesit të drejtpërdrejtë dhe të mbikëqyrjes së  qeverisë është ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes që është përgjegjësi kryesor për gjithë procesin. /ABC News Albania 24/7

edi-rama-bashkeqeverisja.jpg
ad min17:50 | 04/09/2019

Kryeministri pranoi sot se disa zyra shtetërore po i zvarrisin pensionistët duke ju mohuar të drejtat, por ju sugjeroi të gjithë qytetarëve që t’i drejtohen portalit të bashkëqeverisjes në mënyrë që të marrin zgjidhje të fshehtë.

Rikthimi i Shtatorit, e gjen kryeministrin Rama në takimet e përjavshme me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje përmes portalit të bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.

Angazhimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve ndihmon shumë në përpjekjen e përbashkët dhe në detyrën onë për ta shtyrë administratën maksimalisht që të bëjë detyrën. Nga ana tjetër ndihmon shumë për të zbuluar edhe individë apo struktura të vogla dhe nga larg edhe të padukshme të administratës që pengojnë për të marra masat ndëshkimore për individë që nuk e kanë bërë detyrën si duhet”, tha Rama.

Këtë të mërkurë, shembullin e tyre e treguan kryesisht pensionistë të cilët ishin zvarritur nga institucionet. Kryeministri paralajmëroi ndëshkim për zyrtarët abuzues.

“Një numër iu caktuar zyrash në territore, pensionistët nuk e marrin përgjigjen dhe mbi të gjitha nuk marrin përkushtimin që meritojnë. Mirëpo duke i drejtuar platformës ata kapërcejnë të gjitha pengesat dhe menjëherë kanë një mik shumë të fortë përkrah që është drejtpërdrejt qeveria”, tha Rama.

Pavarësisht dyshuesve, kryeministri pohon se besimi i qytetarëve tek portali është rritur./ABC News Albania 24/7

edi-rama123-1.jpg
ad min13:10 | 20/05/2019

Në aktivitetin e përjavshëm të organizuar në kryeministri për dëshminë e rasteve të zgjidhura përmes portalit shqipëriaqëduam.al, kryeministri Edi Rama theksoi arritjet e këtij portali që sipas tij zgjidh problemet e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

“Që nga 2012 e këtej vajza ime ishte e paregjistruar. Ju drejtova bashkëqeverisjes. Me bashkëpunimit tuaj m’u realizua dëshira që vajza u regjistrua”

Ky ishte vetëm një nga rastet e ankesave të bëra në portalin e bashkëqeverisjes, ku sipas kryeministrit Rama tashmë zgjidhja e problemeve të shqiptarëve kalon edhe kufijtë edhe jashtë vendit.

“Platforma ju shërben të gjithë shqiptarëve pavarësisht se janë brenda kufijve apo jashtë kufijve për çdo çështje që kanë me zyrat e shtetit shqiptar dhe janë të shumta rastet, kur qytetarë të Repoublikës së shqipërisë që jetojnë jashtë në Europë, SHBA deri në Australi kanë arritur të zgjidhin përmes platformës pa pasur nevojë të vijnë këtu probleme të mbartura me dekada”, tha Rama.

Në fjalën e tij përmbyllëse Rama theksoi se platforma e bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, do të krijojë mundësinë e një faze të re me bashkitë për zgjidhjen e problemeve

“Kam shumë besim se me 30 qershor do krijojmë mundësinë për të hyre në faze të re të ankesave nga bashkitë, qoftë në aspektin sasior, qoftë në aspektin cilësor. Çka do realizojmë është që aksesi i drejtpërdrejt te çdo kryetar apo kryetare pas 30 Qershorit të jetë i së njëjtës cilësi. Është po aq i rëndësishëm që të nënvizohet se zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen, por bëhen për ata që zgjedhin”, tha Rama.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë të denoncojnë dhe të dërgojnë ankesat e tyre në portalin shqipëriaqëduam, pasi kanë nevojë të presin 3 muaj apo një vit për zgjidhjen e problemeve, por vetëm një klik./ABC News Albania 24/7

gjonajj.jpg
ad min15:54 | 13/03/2019

Zyrtarë të administratave në disa qytetet të vendit janë ndëshkuar me masa disiplinore deri në kallëzim për ndjekje penale. Rastet janë ndjekur nga Task Forca Antikorrupsion pas ankesave të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes. Është ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që raporton masat ndëshkimore.

“Nisur nga një tjetër ankesë e ardhur në portalin shqiperiaqëduam.al lidhur me veprimtarinë e Zyrës Përmbarimore Fier është shkarkuar nga detyra sot, kryetari i kësaj zyre. Nga inspektimet e kryera nga Task Forca Antikorrupsion rezulton se ka pasur shkelje disipline në punë në mënyrë të përsëritur, në veprimtarinë e tij si përmbarues, gjithashtu janë gjetur shkelje ligjore për mos respektim të afateve dhe procedurave gjatë ekzekutimit të titujve ekzekutivë.

Njëkohësisht gjatë kësaj jave Shërbimi i Brendshëm i Kontrollit të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë ka evidentuar shkelje ligjore për 6 punonjës policie pranë IEVP-së Lezhë, pasi kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin lidhur me elementet e sigurisë në institucionet penitenciare. Për të gjashtë punonjësit e Policisë së Burgjeve, ashtu si shefi i policisë janë marrë masa disiplinore lidhur me përgjegjësinë e tyre administrative. Në fund, strukturat kundër korrupsionit në Policinë e  Shtetit gjatë javës që lamë pas kanë evidentuar katër vepra penale në të cilat janë proceduar penalisht pesë autorë për krime në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”, tha Gjonaj./abcnews.al

RAMA-BASHQEVERISJA-1280x698.jpg
ent ela13:05 | 11/02/2019

Nuk kanë munguar ankesat për zyrat e ALUIZNI-it dhe Hipotekave në takimin e përjavshëm në Kryeministri me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes. Kryetari qeverisë Edi Rama tha se deri në fund të këtij mandati do të realizohet dixhitalizimi i dokumentave të pronësisë.

Për të marrë një certifikatë pronësie vuajnë edhe banorët e vjetër të Tiranës. E tillë është historia e një prej trashëgimtarëve të familjes fortuzi në kryeqytet që vendos ti drejohet platfrmës së bashkëqeverisjes.

Por nuk do të jenë më kaq të shumta ankesat ndaj zyrave të ALUIZNIT dhe Hipotekave pasi qeveria të mbyllë këtë mandat sepse kryeminstri ka premtuar dixhitalizim të dokumentave të pronësisë.

Një tjetër shqetësim që nuk ka gjetur zgjidhje vjen nga tregëtaret e makinave të cilët nuk lejohen më të importojnë asnjë autoveturë me moshë më të madhe se 10 vite, e që nuk përmbush së paku normën e motorit “Euro 4”.

Nuk janë në sallë por kryeministri u jep përgjigje pas ankesave që i kanë drejtuar në celularë e në rrjetet sociale.Ai u thotë se do të ulen e do ta diskutojnë.

Nga takimi i përjavshëm me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes kryeministri Rama u rikujton qytetarëve se miku më i mirë që ju zgjidh problemet është Shqipëria që duam.al. /abcnews.al

 

RAMA-PER-PLATFORMEN-E-BASHKEQEVERISJES-1280x720.jpg
ent ela15:23 | 24/10/2018

Edhe këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes. Ai ka marrë kritika nga qytetarë të moshës së tretë që kanë vështirësi të përdorin infrastrukturën dixhitale.

Duket se Zyrat e shtetit edhe nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama nuk e kanë bërë siç duhet punën pavarësisht reformës në administratë.

Këtë e tregojnë disa nga rastet e prezantuara në takimn e përjavshëm me koordinatorët e paltformës së bashkëqeverisjes. Problemet e tyre të pazgjidhura datojnë prej vitit 2015.

Qytetar 1: “Kam 3 vjet që kam dalë në pension. Kam bërë gjithë ato kërkesa. U thoja më ktheni përgjigje e më thonin, “s’ka gjë, s’ka gjë”. Iu drejtova këtij që ka hap Edi, që për mua është burrë shteti, se unë e shoh çdo javë këtë emision dhe bëra letër. Doli, fitova. Faleminderit!”.

Qytetar 2: “Kam bërë disa kërkesa. Që nga viti 2016, as më vinte përgjigja, ose më jepej përgjigja e dytë po e njëjta e asaj të parës”.

Zgjidhjet për pensionet e tyre i morën brenda 10 ditëve dhe për këtë ia dinë faleminderit Kryeministrit Rama. Megjithatë kanë një këshillë për të.

Qytetar: Pensionet ngreji.

Rama: “Përpara reformës kishte një pension tavan prej 240 mijë lekësh të vjetra, që ishte i pakapërcyeshëm. Pavarësisht viteve të punës, pavarësisht masës së sigurimeve të pensionit, maksimumi ishte 240 mijë lekë. Sot, pas reformës, tavani nuk ekziston më dhe pensioni bazohet tek sigurimet”.

Qytetari: Unë jam 80 vjeç, edhe telefonin që kam mezi e përdor, jo më ai fshatari që është atje, që mund të ketë probleme nga më shqetësueset, që nuk e di se ku bie Portali. Edhe unë nuk e dija.

Rama: “Do diskutojmë bashkë me skuadrën e Platformës, që të gjejmë rrugë që ta bëjmë këtë gjë. Nga shtypi mos prisni shumë shpjegime. Quhet shtyp i lirë, por në fakt është shtypje e lirë e qytetarëve, d.m.th. masazh brutal në trurin e vogël. Mjerë kush ia lë trurin në dispozicion përpara ekranit këtyre”.

Ndërsa prolemet për pronësinë datojnë që nga viti 2005 e që nuk morën zgjidhje as në vitin 2018.  Platforma e bashëqeverisjes i ka dhënë shpresë një tjetër qytetari nga Tirana se do ta marrë certifikatën e pronësisë.

Rama: Ka akoma plot nga këta xhagajdurë që nuk marrin vesh. Megjithatë, ne bashkërisht do t’i vëmë në presion dhe hap pas hapi do ta ndajmë të njomin nga i thati. Kështu që, nëse hipoteka nuk do përgjigjet në datë 31, direkt Katerinës dhe pastaj e zgjidhim.

Tirana, Mati dhe Peshkopia janë zonat nga vinin rastet që morën zgjidhje në platformën Shqipëria që duam. Al.

Më shumë bashki duhet të bashkëpunojnë, tha kryeministri Rama i cili është i pakënaqur me përgjigjet që marrin kryesisht nga kryebashkiakët e djathtë.

Rama: Për fat të keq, në një sërë bashkish ka një refuzim për të marrë ankesat. Kampione është Bashkia e Shkodrës që refuzon çdo lloj bashkëpunimi.

Si çdo të mërkurë kryeministri u kujton qytetarëve që me një klik në platformën e bashkëqeverisjes, gjejnë një mik. /abcnews.al

 

 

RAPORTI-10-MUJOIR-I-PLATFORMES.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ad min15:28 | 03/08/2018

Mbi 13 mijë ankesa janë zgjidhur. 440 zyrtarë janë ndëshkuar si pasojë e mospërpërgjigjes ndaj qytetarëve. Të dhëna janë publikuar në raportin 10 mujor të platformës së bashkëqeverisjes.

Rreth 13.700 halle të qytetarëve kanë marrë zgjidhje pasi kanë dërguar vetëm një një mesazh në adresën shqipëriaqëduam.al.
Bilancin e 10 mujorit të platformës së bashkëqeverisjen e e publikon edhe kryeministri Edi Rama në faqjen e tij në Facebook.
Më të ndëshkuarit nga mos përgjigja në kohë e qytetarëve janë pjesë e administratës së ministrisë që ka patur edhe fluksin më të madh të kërkesave si Ministria e Drejtësisë. Numërohen 239 zyrtarë të identifikuar nga hetimi administrativ se nuk kanë zbatuar ligjin, nga 420 që janë në total nga të nënta ministritë.

Vendin e dytë e zë ministria e infrastrukturës dhe energjisë me 49. Në fund të listës është ministria e Brendshme me vetëm një të ndëshkuar.
Në nivel qendror është Bashkia e Tiranës që ka pritur numrin më të madh të ankesave, 806 ku 743 prej të cilave kanë marrë zgjidhje. Në total janë 2395 ankesa drejtuar 12 bashkive nga të cilat 2026 janë të përfunduara. Ata që janë ankuar më pak në platformën e bashkëqeverisjes janë banorët e Kukësit. 31, ku 26 prej të cilëve u është dhënë përgjigja përfundimtare.

Ky bilanc i përdoruesëve të platformës së bashkëqeverisjes duhet të rritet sipas kryeministrit Edi Rama duke e quajtur, shqiperiaqeduam.al fuqinë e përbashkët kundër parazitizmit e korrupsionit në zyrat e shërbimeve të shtetit për qytetarin./abcnews.al

rama-1280x744.jpg
ent ela15:08 | 02/07/2018

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes. Qëllimi sipas kreut të qeverisë është që të gjithë ti drejtohen kësaj platform e cila vë përpara përgjegjësisë  punonjësit e administratës shtetërore.

Thirrjen për të denoncuar në platformën e bashkëqeverisjes ka zgjedhur ta bëjë me dëshmi të njerëzve që thonë se e kanë provuar.

“Kisha 3 që vjet që bridhja nëpër zyra dhe më në fund më thanë drejtohu gjykatës. Gjykata kishte 8 muaj që më sillte vërdallë. Ngrita problemin në Durrës tani kohët e fundit dhe për 10 ditë më komunikuan në telefon dhe më zgjidhën problemin menjëherë”.

“Jam shumë e kënaqur brenda 9 ditëve më erdhi përgjigjia”.

“Kërkoj nga Kryeministri të paktëm vetëm strehimin që ta kem të sigurt sepse dita ditës shtëpia po shembet dhe axhallarët kërkojnë që të dal nga ajo shtëpi sepse nuk ëhstë e imja”.

Këto përlotje e falenderimeve për kryeministrin Edi Rama janë mesazhi më i mirë që të gjithë t’i drejtohen shqipërisëqëduam.al.

“Sa më shumë të forcohet presioni i dyfishtë nga lart dhe nga poshtë për administratën aq më shumë krijohen kushtet që administrata të funksionojë me cilësi dhe efikasitet në kohë”

Në prani edhe të koordinatorëve të platforfës së bashkëqeverisjes, kreu i qeverisë paralajmëroi përsëri se kush nuk u përgjigjet në kohë njerëzve të zakonshëm, nuk i ikën dot përgjegjësisë. /abcnews.al

 

 

 

rama-20-qershor-1280x678.jpg
ent ela12:53 | 20/06/2018

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kryetarët e bashkive që nuk i përgjigjen kërkesave të qytetarëve  se nga tani e tutje do të bëjë publike emrat e tyre dhe rastet e mosveprimit. Në mbledhjen me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, kreu i qeverisë theksoi se drejtuesit vendor janë shndërruar në një problem të madh.

“Jemi këtu të gjithë për prezantimin e disa rasteve të përzgjedhura mes shumë e shumë të tillave”

Me shembuj konkretë kërkon të bindë shqiptarët se koha e mikut dhe rryshfetit ka ikur.

“Jo se pata ndonjë optimizëm të madh kur shkruajat por me dy rreshta të amrrësh një shërbim për qytetarët është e paimagjinueshme, por ja që ndodhi”

Rastet që përdorin platformën e bashkëqeverisjes shtohen cdo ditë tha kryeministri Edi Rama në takimin e me koordinatorët e kësaj platforme. Njëkohësisht  po reduktohet edhe numri i punonjësve të administratës që zvarrisin zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

 “Platforma garanton që më pas të fillojnë hetimet administrative për të gjithë ata që janë bërë pengesë. Ne vazhdojmë me largimet nga puna të punonjësve, deri edhe në ndjekje penale”

Këtë herë Kryeministri paralajmëron kryetarët e bashkive, ata meshkuj.

“Nuk kam dashur të publikoj drejpërdrejt emrat konkretë të bashkive dhe kryetarëve të bashkive që nuk përgjigjen, por do jem i detyruar ta bëj këtë, do të duhet ta llogarisin nga sot se do ballafaqohen publikisht”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono