bashkepunim

rama-2.jpg
R D16:23 | 08/12/2019

Kryeministri Edi Rama i drejton një tjetër mesazh liderit të opozitës për bashkëpunim. Në rrjetin social Twitter ai shkruan: “Lulzim Basha, një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave, por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh”.

Kujtojmë se edhe më herët Rama i ka kërkuar Bashës të ulen në tryezë për të hartuar së bashku planin e masave për të dëmtuarit nga termeti, por vetë Basha është shprehur se “nuk është momenti për të dalë bashkë në fotografi por për të ndihmuar njerëzit e goditur nga fatkeqësia natyrore”.

Sot, kreu i PD-së ka propozuar paketën me 5 pika për rimëkëmbjen e biznesit të prekur nga tërmeti në Durrës:

1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.

2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.

3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.

4. Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.

5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

/abcnews.al

zoran-zaev.jpg
ger ta17:11 | 14/11/2019

Kryeministri maqedonas  Zoran Zaev tha të enjten se Maqedonia e Veriut bashkëpunon me Rusinë, Kinën dhe Lindjen e Mesme, por nuk ka alternativë tjetër për ne përveç NATO-s dhe BE-së.  Zaev i bëri komentet në shënimin e 25 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha të enjten në një konferencë shtypi pas shënimit të 25 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse, se vendi i tij mbetet i hapur për bashkëpunim sa më të thellë ekonomik me federatën Ruse dhe me shtetet tjera, mirëpo Maqedonia e Veriut nuk kërkon alternativë tjetër përpos BE-së dhe NATO-s.

“Alternativë tjetër përpos NATO-s dhe BE-së nuk ekziston. Këtë na e ka thënë populli ynë, rreth 80 për qind e qytetarëve tanë janë për integrim të Maqedonisë sës Veriut në NATO dhe BE. Është interes i yni, siç është interes edhe i vendeve të BE-së dhe NATO-s. të bashkëpunojmë me pjesën tjetër të botës. Ne bashkëpunojmë me Rusinë me Kinën edhe me Lindjen e Mesme si dhe me shumë shtete aziatike, siç janë India dhe shumë shtete tjera, për shkak se kjo sjellë prosperitet direkt për popullatën tonë. Por gjithmonë theksojmë se  nuk ka alternativë tjetër për ne përveç NATO-s dhe BE-së”./abcnews.al

cakaj-1.jpg
ad min20:49 | 23/10/2019

Shqipëria është duke punuar në mënyrë intensive që të kthejë në Shqipëri të gjithë personat që qëndrojnë në kampt e ISIS-it në Siri.

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, deklaroi gjatë një interviste në televizionin ABC News se kjo çështje është e ndërlikuar, por qeveria po punon së bashku me partnerët ndërkombëtarë që të mundësojë sa më parë kthimin e të miturve dhe grave në Siri.

Ministri kërkoi mirëkuptimin e publikut për shkak se nuk mund të bëjë publike shumë detaje dhe besimin se qeveria është angazhuar në këtë proces.

“Kjo është një prej situatave kur unë e kam shumë të vështirë të flas se bëhet fjalë për një çështje sa të dhimbshme njerëzore por të ndërlikuar nga pikëpamja operative. Nuk është vetëm punë e diplomacisë shqiptare për ta realizuar këtë operacion. Është një çështje e ndërlikuar. Dua të konfirmoj është se jemi duke punuar pa kursyer në bashkëpunim me partnerët që në mundësinë e parë të bëjmë të mundur tërheqjen e të miturve dhe grave nga Siria.

Mua nuk më takon të shpalos të dhëna sepse kjo shkon në dëm të aksionit që është në zhvillim e sipër. Ajo që mund të konfirmoj është se në mundësinë e parë objektive ne si Shqipëri në bashkëpunim me partnerët do të marrim masat e nevojshme për rikthimin e personave në fjalë në Shqipëri. Nuk varet ekzkluzivisht që varet nga strukturat e ministrisë së Jashtme por varet edhe nga palët ndërkombëtare. Kërkoj prej jush dhe publikut është mirëkuptimi se nuk mund të shpalosim detaje dhe besimi se jemi të angazhuar në këtë proces”, tha ministri Gent Cakaj.

Një javë më parë, emisioni italian “Le Iene” bëri publik rastin e Alvin Berishës i ngecur në kampin e ISIS, i cili nuk mund të kthehej sëbashku me babain e tij për shkak të mungesës së dokumentacioneve./abcnews.al

luan-rama.jpg
ad min12:20 | 26/09/2019

Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama i ka bërë edhe njëherë apel mazhorancës të reflektojë për krizën në të cilën ndodhet vendi dhe të angazhohet për një bashkëpunim me opozitën në funksion të zgjidhjes së krizës politike.

Në një dalje për mediat, Rama theksoi se kushtet e vendosura nga grupet parlamentare të CDU/CSU për çeljen e negociatave duhet të jenë një moment reflektimi për mazhorancën dhe kryeministrin Rama.

“Në emër të LSI duke e lexuar me realizëm mesazhin që na vjen nga parlamenti gjerman apelojmë mbi domosdoshmërinë që merr në këto kushte dialogu politik jo si farsë por si institucion në një shoqëri demokratike, ku interesat e vendit dhe prioriteti për integrimin evropian të Shqipërisë prevalon dhe vihet mbi gjithçka tjetër. Është për të ardhur keq që vullnetit të mirë të shprehur nga opozita për të ulur në dialog, për të marrë të gjitha kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria një për një, përgjegjësinë dhe për t’ua angazhuar në plotësimin e tyre ka gjetur një qëndrim refraktar dhe të papërgjegjshëm nga ana e kryeministrit të vendit”, tha Luan Rama./abcnews.al

finalizohet-operacioni.jpg
ad min13:00 | 25/09/2019

Pesë persona, mes tyre një inspektor policie janë arrestuar nga policia e Beratit për kultivim droge. Për këta shtetas, Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Të ndaluarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar drogë në fshatin Osmënzezë, Berat, në Gjerbës dhe Selitë të Mallakastrës. Bimët narkotike janë asgjesuar nga policia. Poseduesit e drogës dhe polici i komisariatit te Mallakastrës ishin vënë nën hetim prej disa muajsh./ABC News Albania 24/7

rudina-hajdarii-1.jpg
ad min15:34 | 24/09/2019

Opozita parlamentare i bën thirrje Partisë Demokratike dhe LSI-së të bashkohen në tryezën e reformës zgjedhore. Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni thonë për ABC News se nuk do ta presin pa fund opozitën jo parlamentare, dhe se ndryshimi i sistemit zgjedhor është kushti i tyre për të votuar ndryshimet e kodit elektoral.

Opozita parlamentare kërkon që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim të bashkohen në tryezën e thirrur të mërkurën për reformën zgjedhore.  Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni shprehen se nuk mund të presin pa fund opozitën, kur kjo e  fundit ka marrë edhe një ftesë publike nga kryeministri.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor është kërkesa kryesore e opozitës në parlament, e cila mund të bllokojë votimin e reformës. Gjithsesi opozita e re, është e vetëdijshme se ky ndryshim nuk ju leverdis partive të mëdha.

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor kërkon 84 vota, të cilat PS nuk i ka e vetme, gjithsesi, opozitarët e rinj që mbushën karriget e lëna bosh nga PD e LSI, i kanë dhënë mazhorancës një shumicë që herë pas here i kalon 90 vota./ABC News Albania 24/7

astrit-patozi.jpg
ad min15:36 | 18/09/2019

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, sheh si zgjidhje për krizën politike që po kalon vendi vetëm zgjedhjet e parakohshme. Në një intervistë për ABC News, Patozi shprehet i hapur për bashkëpunim me Partinë Demokratike, nëse kanë së bashku këtë pikësynim.

Kriza e thellë politike zgjidhjet vetëm me zgjedhje të parakohshme. Kjo është rruga e vetme që Astrit Patozi sheh për një normalizim të situatës politike, ku përballë njëra tjetrës janë një mazhorancë e mbingopur me pushtet dhe një opozite të papërfaqësuar në asnjë institucion.

“Ne sot jemi në kushtet që qeveria dhe mazhoranca vuan mbipeshën nga një pushtet i pamerituar dhe një pjesë që është dhuruar prej opozitës. Nga ana tjetër opozita që vuan gati mungesën totale të gjitha pushteteve. Mendojmë se zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri dhe janë e vetmja rrugë për ta zgjidhur këtë krizë përfaqësimi dhe për ta çuar këtë shoqëri në ekuilibrat që sot i mungojnë në mënyrë drastike. Është detyrim ekskluziv i opozitës që ta detyrojë qeverinë që të pranojë zgjedhjet e parakohshme që do t’i japin fund krizës dhe nuk do ta çojnë vendin në zvarritje”, tha Patozi.

Madje Astrit Patozi deklaron se nuk do t’i thoshte jo një ftesë për bashkëpunim me Lulzim Bashën nëse si pikësynim final do të ishin zgjedhjet e parakohshme.

“Unë nuk përjashtoj dhe nuk paragjykoj askënd, sidomos një formacion i cili është opozitar po ashtu si Bindja Demokratike. Unë shpresoj, nuk dua të flas për një gjë që nuk ka ndodhur, për një gjë që është ende në kuadrin e një thashethemi, por ajo që ka rëndësi është që ne të konvergojmë, do doja që çdo formacion opozitar të jepte kontributin e tij në funksion të arritjes së objektivit që janë zgjedhjet e parakohshme. Nëse PD dhe çdo parti tjetër opozitare punon dhe e tregon që është në funksion të këtij qëllimi sigurisht që ne kemi të njëjtin objektiv dhe do të shikojmë të gjitha format e bashkëpunimit”, tha Patozi.

Por kreu i Bindjes Demokratike nuk i vlerëson serioze qëndrimet e kreut të opozitës, Basha, se kriza mund të zgjidhet përmes një dialogu të brendshëm, duke rikthyer në memorie qëndrimet e mbajtura për reformën në drejtësi.

Sa më e rëndë që të jetë situata dhe e tillë është në Shqipëri, aq më shumë nevojë kemi për partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët nuk kanë munguar në asnjë rast kur ne kemi pasur kriza. Deklaratat patetike të disa surrealistëve të vonuar apo që këtë funksion e ushtrojnë part time mua gjithmonë më kanë shkaktuar të qeshura sepse kujtoj seancën për reformën në drejtës në Kuvend ku u ngritën 140 kartona jeshilë dhe bashkë me Lulzim Bashën në llozhë bëheshin 141, kjo deviza e ndërtimit të demokracisë është një reminishencë e së shkuarës. Ne kemi shumë nevojë për praninë e ndërkombëtarëve, sidomos për situatën ku gjendemi sepse ne gjëmën më të madhe këtij vendi e kemi bërë kur kanë humbur pak vëmendjen ose kur na kanë lënë ne që ta zgjidhim vetë”, tha Patozi.

Thirrjet e ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore Patozi i vlerëson si pozitive, por nuk është shumë optimist për vullnetin e klasës politike dhe më konkretisht i Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Sipas Patozit, kriza nuk do të zgjidhet me ndërhyrje estetike në Kod, por me reformë të thellë në sistem.

“Përse duhet më ky sistem i cili është provuar që nuk prodhon as demokraci dhe as stabilitet. Nuk do ishte e udhës që thjesht dhe vetëm të rregullonim disa nene të Kodit elektoral qoftë duke pasur si busull projektuese rekomandimet e OSBE/ODIHR”, tha Patozi./ABC News Albania 24/7

merkel-mitsotakis-1280x720.jpg
nev ila13:49 | 30/08/2019

Kryeministri grek Micotaqis është takuar në Berlin me kancelaren gjermane Anxhela Merkel. Dy liderët politik kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe per cëshjen e emigracionit të paligjshëm në Bashkimin Europian.

“Gjermania dhe Greqia dëshirojnë të bashkëpunojnë më shumë në të ardhmen në fushat e energjisë dhe të klimës”.

Ka qenë kjo deklarata e kancelares gjermane Merkel gjatë vizitës së parë në Berlin të kryeministrit grek Micotaqis.

Gjatë takimit u diskutua për çështje ekonomie dhe europiane po dhe për sa i përket emigracionit.

Kancelarja Merkel lavdëroi marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat sipas saj janë të mira por mund të përmirësohen dhe më shumë.

Merkel mirëpriti reformat ekonomike të prezantuara nga kryeministri grek, të cilat përfshinin privatizimin por dhe lehtësimin për investime të mundshme të kompanive gjermane në Greqi.

Sipas saj plani i reformave do të bëjë më të lehtë plotësimin e detyrimeve që Athina ka në kuadër të programeve të fondeve.

Të dy mbështetën marrëveshjen mes Turqisë dhe Bashkimit europian për sa i përket emigracionit me Merkel që u shpreh e kënaqur që qeveria e re greke u zotua për  të përmbushur detyrimet.

Sipas saj vetëm në këtë mënyrë refugjatët mund të rikthehen në vendet e tyre të origjinës dhe mund ti jepet fund emigracionit të paligjshëm.

Në fushën e politikave europiane, Micotaqiss dhe Merkel shkëmbyen këndvështrimet e tyre për sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian. Sidomos për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim për Serbinë dhe Malin e ZI, si dhe në një të ardhme për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./ABC News Albania 24/7

 

veliaj-suedezi-1280x715.jpg
nev ila15:20 | 09/07/2019

Bashkia e Tiranës dhe ajo e Lundit në Suedi do të kurozërojnë si projekt të parë të bashkëpunimit mes tyre, atë për Piramidën. Gjatë takimit që kryebashkiaku Erion Veliaj pati me homologun suedez, u diskutua për disa projekte në fushën e teknologjisë.

Tirana dhe Lundi në Suedi bashkëpunim për teknologjinë e inovacionit.

Tirana dhe Bashkia e Lundit në Suedi do të bashkëpunojnë në fushën e teknologjisë së inovacionit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë një takimit që zhvilloi me homologun suedez, Philip Sandberg, tha se një nga bashkëpunimet më të afërta mes Tiranës dhe Lundit do të jetë projekti i Piramidës, e cila do të kthehet në qendër inovacioni.

 “Qyteti i Lundit është shembull në Evropë për mënyrën se si funksionon nga ana e urbanistikës, por edhe për gjithë inovacionin e inkurajuar vitet e fundit. Është një nga qytetet më progresive sot në Evropë. Për ata që s’e dinë, Lundi është qyteti ku është shpikur bluetooth-i, qyteti që ka shpikur ‘face recognition’, pra shumë prej kërkimeve shkencore të teknologjisë janë bërë në Lund. Ndaj besoj se një ide konkrete ku mund të punojmë me kryetarin e bashkisë është projekti ynë i Piramidës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Lundit në Suedi, Philip Sandberg u shpreh i impresionuar për  transformimin e thellë që ka pësuar Tirana vitet e fundit.

“Kur isha në Tiranë për herë të fundit kishte shumë trafik, sheshi ishte një rreth rrotullim i madh. Tani shoh që plani për qytetin është i bazuar më së shumti te njerëzit, te pemët, te rrugët periferike, ashtu si në Suedi. Edhe ne atje kemi punuar shumë fort për të bërë një planifikim për qytetin që fokusohet te njerëzit, jo te makinat. Jam shumë i impresionuar nga kjo punë, shpresoj që të vazhdojë dhe ta bëjë një qytet miqësor për vizitorët dhe të huajt që vizitojnë Tiranën”, tha Philip Sandberg kryebashkiaku i Lundit në Suedi.

Në shenjë miqësie dhe bashkëpunimi mes dy qyteteve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj i dhuroi Kullën e Sahatit kryebashkiakut të Lundit, Philip Sandberg, ndërsa dy kryebashkiakët mbollën edhe një pemë në Parkun Evropa./ABC News Albania 24/7

pompeo.jpg
ad min23:10 | 02/06/2019

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se Uashingtoni është gati të ulet në një dialog pa kushte me Iranin, për zgjidhjen e çështjes bërthamore. Por për Teheranin zyrtar, Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë respekt dhe të heqin sanksionet.

Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për t’u angazhuar në një dialog pa kushte me Iranin mbi programin e tij bërthamor, por Republika Islamike duhet të sillet si një vend normal. Kështu ka deklaruar sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka shtuar se dialogu ka qenë një opsion i parapëlqyer prej kohësh edhe nga presidenti Donald Trump.

“Jemi gati të ulemi të bisedojmë sapo iranianët të tregojnë se duan të sillen si një vend normal”, ka thënë Pompeo.

Reagimi i tij ka ardhur një ditë pasi presidenti iranian Hasan Rouhani sugjeroi se Teherani mund të zgjedhë të bisedojë nëse Uashingtoni tregon respekt, por shtoi se nuk do të pranojë kurrë një dialog të kushtëzuar nga presionet.

“Ne jemi gati, pa kushte, jemi gati për t’u ulur në tryezë”, ka thënë shefi i diplomacisë amerikane.

Megjithatë, ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë për të penguar aktivitetet dashakeqe të Iranit në Lindjen e Mesme. Vitin e kaluar Pompeo parashtroi 12 kushte që Irani duhet të plotësonte, përfshirë ndërprerjen e mbështetjes për grupet rebele dhe atë të testeve raketore, në këmbim të heqjes së sanksioneve./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono