bashkebisedim

3cc576cf-0c0e-4353-ae7f-e83ed94b56b8.jpg
R D16:44 | 06/12/2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi sërish Durrësin, ku është ndalur të dëgjojë shqetësimet e banorëve që u janë dëmtuar shtëpitë. Një prej banorëve i kërkon të bashkëpunojë me qeverinë, ndërsa Basha i përgjigjet se “roli ynë si opozitë është të jemi zëri i qytetarëve”. Më tej ai shton “edhe nëse do ishin ne në qeveri dhe ata në opozitë, këtë do kërkoja nga ata. Nuk do kërkoja të bëja fotografi bashkë. Do t’u kërkoja ‘merrni zërin e njerëzve na e sillni dhe shikoni si po e bëjmë ne punën‘”.

Bashkëbisedimi

Banor: Bashkërendohuni me pushtetin. Uluni, i lëmë ndasitë politike. Unë jam plotësisht dakord që jeni opozitë dhe keni frontet të ndara, keni vizionin tuaj.

Basha: Qeveria ka detyrat e veta, opozita ka detyrat e veta. Ju po e shikoni, ne vetëm luftë politike nuk po bëjmë.

Banor: Unë jam i forcës kundërshtare me ju, dhe ju falenderoj që më dëgjon me respekt dhe të falenderoj që je këtu mes nesh.

Basha: E rëndësishme është që ne të sjellim zërin dhe shqetësimet tuaja. Ky është roli ynë. Nëse ne e marrim zërin tuaj dhe e kthejmë në politikë për karrigen tonë, ne bëjmë gabim. Nëse ne çojmë shqetësimin tuaj atje, ne e kemi bërë detyrën tonë, sepse po nuk e bëmë ne, nuk ka kush ta bëjë.

Edhe po të ishim në role të ndryshme, ne në qeveri dhe ata në opozitë, këtë do kërkoja nga ata. Nuk do kërkoja të bëja fotografi bashkë. Do t’u kërkoja ‘merrni zërin e njerëzve na e sillni dhe shikoni si po e bëjmë ne punën” Se këtë detyrë ka opozita. Po u shkri opozita, nuk ka më kush t’ju mbrojë.

Çfarë kemi kërkuar: E para, që vlerësimi të bëhet sa më shpejt, në mënyrë profesionale Për këtë kemi këshilluar që të shtohet numri i inxhinierëve, përndryshe vlerësimi shtyhet, e shtyhet, e shtyhet…

E dyta, të caktohen fondet, sepse vlerësimi pa fonde është zero. Sot në mëngjes, kanë pranuar një sugjerim që ua kam dhënë gjatë tre ditëve të fundit: që banorëve të zonave rurale që janë me shtëpi, t’u japin para në dorë, ta bëjnë vetë. Sepse koha nuk pret, dimri sapo ka filluar. Çfarë do të bëni, do të rrini me muaj të tërë kështu? Nuk mund të ndodhë kjo!

Çfarë duhet: Në rradhë të parë të dimë: 1.Sa banorë të Durrësit janë pa strehë. 2. Ku do të qëndrojnë në periudhën e ndërmjetme. 3. Si do të zhvillohet më tej puna e tyre.

Ju thoni se i keni këto prona në qendër të qytetit dhe nuk doni ti humbni. Sepse kjo është një situatë ku, nga njëra anë ka hallexhinj, nga ana tjetër, ka edhe profiterë, njerëz që shikojnë të nxjerrin diçka nga kjo. Është e pashmangshme kudo. Ku bie tërmeti ka kudo çackej e peshkaqenë. Ne duhet me çdo kusht të shmangim që fatkeqësia e disa njerëzve të kthehet në oportunitet për matrapazë.

86caf5a1-1b67-4b32-a7ae-a9ec7edda61f
13e54fc0-41ad-403d-92ae-1c7cb420407b
58eb2fde-fe5e-40d9-b204-0ea07f0c2e0f
3cc576cf-0c0e-4353-ae7f-e83ed94b56b8
8c45eea0-c6d9-4083-9229-6f64d037b462
palmer-5.jpg
ad min17:28 | 09/04/2019

Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, deklaroi sot në Tiranë që qeveria është legjitime dhe se do të ishte një fatkeqësi nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet e Qershorit. Zyrtari amerikan i bëri deklaratat në një bashkëbisedim me një grup gazetarësh. Ndërsa në takimin me kreun demokrat, Lulzim Basha, mësohet se Palmer ka dënuar djegien e mandateve parlamentare nga opozita.

Edhe pse u fol për një platformë që mund të ndihmonte vendin nga dalja e krizës, zëvendësndihmës sekretari i Byrosë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer mohoi të ketë udhëtuar drejt Tiranës për të negociuar apo zgjidhur krizën.

Kjo nuk e ndaloi zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit të komentojë mbi situatën politike të krijuar pas djegies së mandateve të opozitës, veprim të cilin nuk e sheh si zgjidhje.

“Qeveria është legjitime. Ne do të vijojmë bashkëpunimin dhe kam besim se kjo qeveri do ta çojë vendin përpara drejt Europës. Për këtë duhet të vijojnë edhe reformat, për më tepër ajo në drejtësi. Nuk e shoh si përgjegjësi të qeverisë që të bindë opozitën që të jetë pjesë e zgjedhjeve, por është detyrë e opozitës që ta bëjë këtë”, tha ai.

Palmer ka deklaruar se të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e Qershorit dhe se do të ishte një fatkeqësi nëse opozita nuk do të marrë pjesë.

“Opozita duhet të ketë një platformë politike atraktive, kandidatë të fortë që të fitojë zgjedhjet. Ajo duhet të ndajë vizionin e saj me mbështetësit”, u shpreh Palmer.

Sa i përket rrezikut të influencës Ruse, Palmer mësohet të ketë deklaruar se Shqipëria është një target i vështirë për Rusinë.

Ky takim i Matthew Palmer me gazetarët ka ardhur pas atij të një dite më parë me kryeministrin e vendit, Edi Rama, i cili në përfundim të takimit, përmes rrjetit social Twitter, deklaroi se bashkëbisedimi i frytshëm I gjeti në dakordësi të plotë lidhur me “marrëdhëniet bilaterale, integrimin e Shqipërisë në BE port edhe situatën politike në vend”.

Pas takimit me gazetarët, zyrtari i DASH iu drejtua selisë blu ku për rreth një orë diskutoi me kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili në dalje, nuk preferoi të komentonte përmbajtjen e diskutimit, por burime nga kjo seli bëjnë me dije se Palmer nuk ka kundërshtuar axhendën e opozitës, por ka vlerësuar si të dëmshëm daljen nga Parlamenti pasi krijon precedent që mund të imitohet nga opozitat e vendeve të rajonit si Serbia apo Mali i Zi.

Të njëjtat burime konfirmojnë për ABC News se kryedemokrati Basha, lidhur me zgjedhjet, ka deklaruar se është i gatshëm të futen në garë, në momentin që krijohen kushtet e konkurrencës së lirë dhe të ndershme.

Kryedemokrati nga ana e tij ndau një status në rrjetin social Twitter ku shkruan se ka patur një diskutim të hapur dhe konstruktiv me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi situatën në vend, ku mungon Gjykata Kushtetuese, ajo e Lartë, ku mbizotëron pandëshkueshmëria, krimi, korrupsioni dhe kriza politike./abcnews.al

lulzim-basha-intelektuale.jpg
ad min15:35 | 14/03/2019

Në tryezën e thirrur rreth devizës “Arti në mbrojtje të demokracisë dhe interesit publik”  për mbi tre orë intelektualë dhe figura me ndikim publik morën fjalën për të dhënë opinionin e tyre mbi problemin dhe zgjidhjen që sipas tyre i vjen për shtat situatës ku vendi ndodhet.

“Kjo nuk është krize mes partive politike por me sistemit dhe qytetareve… qytetaret janë 0 në vendimmarrje, të gjitha i ka parlamenti dhe i ka te mbyllura… ne jemi ne mëshirën tuaj doni ju e bëni nuk doni nuk e bëni. Unë këtë refuzoj ta pranoj”. 

Kjo pasiguri e qytetarit ushqehet si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal sipas tij.

 “Po ndodh një dramë e madhe në Shqipëri janë dhënë 600 leje ndërtimi në Tiranë, edhe ju keni tuajën dhe kam protestuar. Sot nuk dihet kush hapësirë është për çfarë, park lulishte kush mbrohet kush jo, dhe unë dua që kjo te jetë në Kushtetutë”.

Lufta mbi një vjeçare e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kundër projektit të qeverisë Rama për shembjen e godinës së vjetër të teatrit me qëllim ndërtimin e një të riu, vjen si përsëritje e një kohe tjetër, kur Rama ishte ministër kulture e për këtë, rifreskimin e kujtesës e bëri kush ndante pushtetin me të.

“Vij nga e majta… kjo nuk është hakmarrje, por të themi të vërtetat në sy… jam i vetmi në 2000 që dola kundër prishjes së teatrit. Sistemi i ministrit të Kulturës Rama ishte që të prishte teatrin se do të ndërtonte një të ri…për 17 vjet ai teatër nuk u prish..fare ndodh sot. Teatri po prishet”.

Ky projekt shumë vjeçar i Edi Ramës, për Edmond Tupen ka një shpjegim.

“Qeveria aktuale ne personin e kryeministrit ka frike nga teatri. Gjithë diktatoret kane frike nga teatri sepse atje spektatori zhvishet dhe sheh veten lakuriq dhe të kuptosh sa vlen. Kur e kupton se nuk vlen urren vetveten dhe kërkon të shërohesh nga vetvetja”.

Kryedemokrati Basha një premtim e bëri në krijimin e hapësirës për shprehjen e qytetarëve përmes demokracisë së drejtpërdrejtë .

“Hapi i parë që duhet hedhur është mundësimi i referendumit, sot ligji ka një qëllim ta pamundësojë. Hap i rëndësishëm ndryshimi i Ligjit”.

Kreu i opozitës shprehu dëshirën për strukturimin e këtyre tryezave të bisedimeve dhe konsultimeve publike si rruga më e mirë drejt një projekti kombëtar për ndryshim të vërtetë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono