bashes

pjerin-ndreu.jpg
ad min14:15 | 17/08/2019

Pas denoncimit të bërë PD,  ka reaguar një nga emrat e listuar prej Bashës, kryetari i ri i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu. Në faqen e tij në Facebook, Ndreu i shkruan se e pret për një vizitë në bashkinë Lezhë për të diskutuar mbi zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit.

“Sa për inkriminimin tim së shpejti shihemi në Gjykatë. As ti e as Perëndia në qiell nuk ka shansin të më gjejë qoftë një element sado të vogël inkriminimi. Kohë para teje janë bërë prova serioze nga më të zotë se ti për të me gjetur fakte e prova inkriminimi, por kanë dështuar me turp”, përfundon Ndreu.

edi-rama-3.jpg
ad min15:20 | 26/06/2019

Pas deklaratës se kryetarit te Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar kryeministri Edi Rama.

“Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish. Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh. Apo rrena tjetër gati?”  shkruan shefi i qeverisë në Twuitter.

 

Basha-ne-vore-1280x701.jpg
ad min19:15 | 01/06/2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha publikoi një video në rrjetin social “Facebook”, me mesazhin se Edi Rama nuk ka më shanse të vazhdojë të drejtojë qeverinë bashkë me krimin. Në video renditen faktet që sipas kreu të PD do duhej ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen e të largohej pa kosto për vendin.

Sipas Bashës, në rastin e Kryeministrit, këto fakte lidhen me marrjen e pushtetit përmes blerjes së votave me krimin e paratë e korrupsionit. Në video Basha rendit 20 rase për të cilat Rama duhej të ishte larguar, që nga pakti me krimin, tek keqqeverisja, dhunimi i qytetarëve e korrupsioni. Postimi mbyllet me mesazhin “Për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja! Asnjë hap pas!”/ABC News Albania 24/7

60021296_10155939723056353_8326170020308582400_o-1280x853.jpg
ad min18:10 | 13/05/2019

Edhe ambasada gjermane në Tiranë ka dënuar dhunën  gjatë protestave të opozitës e njëlloj si ambasada amerikane i është drejtuar nominalisht Bashës e Kryemadhit.

“Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci. Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05., janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim. Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar. Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive. Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave. Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.
Protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun e domosdoshëm politik! Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve, që në funksion të përafrimit të mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Evropian kundërshtitë në qëndrime t‘i zgjidhin në kuadër të një dialogu politik konstruktiv”, përfundon deklarata e ambasadës gjermane në Shqipëri./ABC News Albania 24/7

ambasad.jpg
ad min17:05 | 13/05/2019

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar duke bërë thirrje që protesta e sotme që do mbajë opozita të jetë paqësore. Me anë të një shënimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ambasada u bën thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre.

“Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike. Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore. Edhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve. Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik”, shkruhet në reagim./abcnews.al

5cbec206860ee4f18927d-1072-4bf4-835e-6da1ccddd290-1280x960.jpg
ad min11:02 | 23/04/2019

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Partinë Demokratike, krerët e partive aleate kanë folur për mediat.

Kreu i PR-së Fatmir Mediu: “Padyshim që kjo marrëdhënie e opozitës është detyrë qytetare për të penguar zgjedhjet farsë shkatërrimin e opozitarizmit dhe institucionet kushtetuese të këtij vendi. Ne në këtë marrëdhënie, kemi një raport të ri jo vetëm politik por dhe elektoral. Kemi institucionalizimin e opozitarizmit për të mos lejuar zgjedhjet farsë dhe të manipuluara. Është detyra më fisnike e çdo politikani apo force politike të garantojë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur dhe kjo përgjegjësi është kushtetuese dhe qytetare që opozita do i shkojë deri në fund. Zgjedhje do të ketë vetëm në kushte kur qytetarët të mund të votojnë të lirë”.

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi: “Është një letër mirëkuptimi politik. Është e larguar nga egoizmat parazgjedhore. Është beteja që i kemi shpallur Rilindjes. Kjo është pjesë e betejës politike. Qytetarët nuk do votojnë sepse zgjedhjet kanë rënë. Harku opozitar po zgjerohet çdo ditë. Ky është regjim. Nuk është më një grup njerëzish që qeverisin Shqipërinë. Unë uroj që çdo koleg i ri të bëhet në radhë të parë opozitar. Ne do të shikojmë rrugën tonë. Politikat burojnë nga sistemet zgjedhore. Pikat e marrëveshjes janë këmbët që e mbajnë gjallë atë”.

Kreu i PDK, Ndark Ndoka: “Unë e falenderova edhe lierin demokrat, edhe PD për faktin që ka ruajtur mozaikun e vlerave të pafaqësimit. Sot Rama ndodhet i vetmuar pavarësisht se ka thirrur disa parti që nuk i ka përjashtuar akoma në koalicion. Ndryshe nga e majta e çoroditur, kemi ngritur një ekip në një kohë që Rama po tenton të garojë me një ekip me të cilin dështoi në parlament. I bëj thirrje zotit Rama të kuptojë realitetin e politikë shqiptare, dhe që opozita është garancia e këtij sistemi. Jemi të vendosur të zhvillojmë zgjedhje të lira pa Ramën kryeminsitër, për të hapur një axhendë europiane”. 

Kreu PBDNJ Vangjel Dule: “Dëshirojmë të theksojmë se: Zhvillimet politike në vendin tonë kalojnë tani në një stad të ri cilësor. Kemi një artikulim të qartë, të cilat shkojnë përtej objektivave partiake dhe prekin thelbin e arritjes së demokracisë funksionale dhe të së drejtës. Në këto momente, kur kemi këtë artikulim të qartë opozitar, kemi mbështetjen tonë masive tek qytetarët. Është momenti që t’i drejtohemi ndërgjegjes popullore. Edi Rama çdo sekondë që rri më tepër në pushtet është një kosto më tepër për familjet tona. Qytetarët reflektoni, e keqja është e përbashkët për të gjithë ne. Zgjedhjet pa qytetarët nuk kanë kuptim”./abcnews.al

kqz.jpg
ad min15:04 | 11/04/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur regjistrimin për zgjedhjet e 30 qershorit të Partisë Socialiste dhe tre partive të vogla, përkatësisht Partisë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet e Gaqo Apostolit, asaj Bashkimi Demokrat Shqiptar me në krye z. Ylber Valteri, si dhe partisë ora e Shqipërisë e kryetarit Zef Shtjefni. Por ndërsa asnjë nga partitë e opozitës së bashkuar nuk është regjistruar në zgjedhje, krerët e dy partive të regjistruara në zgjedhje, Ylber Valteri dhe Zef Shtjefni janë aleatë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit parlamentare. Te dy figurojnë në listat shumë-emërore të kryetarit Lulzim Basha, i cili pas marrëveshjes së 17 majit  e cila ndaloi koalicionet për zgjedhjet e qershorit 2017, përfshiu në listat e tij krerët e partive aleate. E ndërsa asnjë nga partitë e mëdha në opozitë nuk është regjistruar për zgjedhjet vendore, afati përfundimtar skadon më 21 Prill./abcnews.al

sulo.jpg
ent ela15:20 | 16/03/2019

Arion Sula kryeredaktor i “Gazeta Liberale” për ABC News ka folur për protestë që organizoi sot opozita. Ai është shprehur se Basha në fjalën e tij mbyllëse u është drejtuar drejtpërdrejt ndërkombëtarëve. Sipas tij këta të fundit pritet të kenë një reagim të ashpër, pas thirrjes që u bëri sot kryedemokrati.

“Jo pa qëllim iu drejtua në anglisht ndërkombëtarëve. Deri tani ai kishte thënë se nuk i komentoj deklaratat e ndërkombëtareve. Ai sot  foli në anglisht me ata duke u tha se mos me kërkoni mua çfarë nuk pranohet në vendet tuaja nga qytetarët tuaj. Nga sot do kemi një përballje publike të zotit Basha me ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët pritet të reagojnë ashpër, pasi janë ata që shpesh kanë ndërhyrë. Basha ka dashur që të trokasë tek ata publikisht”.

Më tej ai është shprehur se pret nga opozita bojkot të zgjedhjeve lokale, për të treguar se sa e vendosur është në rrugën që ka marrë.

“Tani ne jemi në një stinë protestash dhe këto janë vetëm një instrument i këtij udhëtimi politik që ka marrë zoti Basha. Djegia e mandateve është akti kryesor që ka marrë opozita. Bojkoti i mundshëm i zgjedhjeve lokale mund të jetë një tjetër akt.  Një datë për protestat e ardhshme nuk e jep pasi Parlamenti mund të ndërrojë agjendën”.

Gjithashtu Sula tha se përpara Parlamentit sot u hedh më shumë gaz lotsjellës se ç’duhej, dhe sipas tij mund të kishte ndodhur edhe ndonjë fatkeqësi.

“Te Parlamenti  u hedh më shumë gaz se ç’duhet dhe larg qoftë mund të ndodhin edhe fatkeqësi sepse ka njerëz të paparalajmëruar”./abcnews.al

vangjush-dakoo.png
ent ela13:30 | 26/02/2019

Pas deklaratës së një dite më parë të Lulzim Bashës se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos për trafikim të votave në zgjedhje, prokuroria e përgjithshme ka sqaruar për Opinion se Vangjush Dako nuk është nën hetim, por po hetohet veprimtaria e tij. Të njëjtën deklaratë organi i akuzës ka bërë edhe katër muaj më parë, kur rrodhën në media përgjimet e dosjes 339.

Përgjimet e dosjes 339, që përfshijnë edhe hetim për trafikim votash në zgjedhje, u rikthyen në vëmendjen publike të hënën kur kreu i PD deklaroi se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos.

Emri i Dakos doli në përgjimet e dosjes 339 tetorin e kaluar, gjatë një komunikimi me anëtarë të bandës së Avdylajve, të arrestuar në kuadër të operacionit Volvo4.

Pas deklaratës së të hënës të Lulzim Bashës, prokuroria e përgjithshme deklaroi për Opinion, se Vangjush Dako nuk është person nën hetim, por kjo nuk do thotë se nuk po hetohet veprimtaria e tij, e hetimet po vijojnë me ritëm të përshpejtuar

Fevziu: “Për çështjen në fjalë vazhdojnë hetimet me ritëm të përshpejtuar. Fakti që nuk është person nën hetim, nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë dhe në fund do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale”.

Një deklaratë të ngjashme prokuroria ka lëshuar edhe tetorin e kaluar. Të shtunën prokuroria ndryshoi qëndrim.

“Nuk është person nën hetim, për Vangjush Dakon, nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë dhe në fund do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale”.

Katër muaj më vonë, prokuroria është tek të njëjtat qëndrime. Ndryshimi i vetëm është se ekipit të prokurorëve të dosjes 339, me vendim të Donika Prelës, I është dyfishuar ekipi hetues, duke e cuar në 2 prokurorë e 10 oficerë gjyqësorë, e po ekzaminohen rreth 400 CD nga 700 që ka dosja./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono