basha

basha-5.jpg
Sej rie22:00 | 16/07/2019

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar edhe njëherë në lidhje me 30 Qershorin, për të cilin tha se mesazhi ishte i qartë: Rama ik.

Pjesë nga fjala e Kryetarit Basha me struktura të PD në Urën Vajgurore dhe Kuçovë

“Ajo që ka ndodhur në 30 Qershor, nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës ka qenë në proporcione masive. Askush nuk është refuzuar si Edi Rama dhe regjimi i tij.
Në ketë refuzim gjejnë shprehje disa prej problemeve kryesore, për të cilat jemi angazhuar në këtë aksion të paprecedentë politik.

1. Vetëdijësim i shqiptarëve se 30 Qershori ishte ditë për oligarkët, banditët, për shërbetoret e Edi Ramës, por jo një ditë për qytetarët e zakonshëm. Ramën e braktisi edhe baza socialiste, sepse nuk i shërbente as PS ky proces.
2. Braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës erdhi për shkak të gjendjes së mjeruar ekonomike, thellimit të varfërimit të shqiptarëve
3. Roli përcaktues i opozitës, aksioni politik. Pa vendimet e mëdha që morëm, duke nisur me djegien e mandatave, as vetëdijësimi i shqiptarëve nuk do të rritej, as kurajo nuk do të ishte në këto nivele. Sepse më 30 qershor është bërë protesta më e madhe e të gjithë protestave. Nuk u bë në një shesh, por u bë në të gjithë Shqipërinë njëkohësisht.
E vetmja votë e pastër e 30 qershorit është vota e atyre që nuk dolën. Mesazhi është ai që është bërë refren deri edhe për fëmijët: Rama ik.
Raporti i ODIHR është vula më e zezë që kanë marrë ndonjëherë zgjedhjet në Shqipëri dhe Ballkan.
30 qershori nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike përveçse ndaj atyre që kanë shpërdorur burimet shtetërore në një proces farsë, duke nisur nga paratë që kanë hedhur në një proces të pligjshëm.
Po të kishim një prokuror të ndershëm dhe me integritet, sot, të gjithë këta persona, duke nisur me Edi Ramën, me KQZ, me ministritë e përfshira, do të ishin nën hetim për shpërdorim detyre dhe shpërdorim financiar”./abcnews.al

Basha-meta-1280x942.jpg
nev ila14:05 | 16/07/2019

Larg vëmendjes së medias, Lulzim Basha takon Presidentin Ilir Media.

Mundësia e zgjedhjeve në 13 tetor ka qenë tema kryesore e bisedës që zgjati rreth 40 minuta.

Takimin e zbardhi vetë kryetari i Partisë Demokratike pas takimit që zhvilloi me aleatët në selinë blu.

Padyshim lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike, përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe, siç është shprehur politikisht, edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese”, tha Basha.

E vlerëson maksimalisht qëndrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij kryetari demokratëve, por ende nuk thotë nëse do të jetë 13 tetori hapi final drejt zgjedhjeve.

“Opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës, që është dhunuar dhe tjetërsuar, përtej çdo përfytyrimi, çfarë e pa edhe me 30 qershor, ku Edi Rama nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe një proces ku kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë, tabulonte vetë dhe,  për të garantuar, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një qeveri që buron nga njerëzit dhe u shërben njerëzve”, deklaroi ai.

Duke u ndalur në takimin me opozitën e bashkuar kryedemokrati Basha tha se ka diskutuar për hapat e mëtejshëm që do të hidhen në aksionin politik në të gjitha rrafshet, në raport me njerëzit, me qytetarët, në raport me faktorin ndërkombëtar dhe në raport me zgjidhjet që presin shqiptarët.

“Në këtë kuadër, kemi diskutuar për emergjencën ekonomike, ku ndodhet vendi, sepse një nga mëkatet më të mëdha, një nga fajet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është që, duke tërhequr opozitën në betejën parimore për vlerat themelore të lirisë e të demokracisë, të luftës kundër krimit dhe drogës, ia ka dalë t’i vërsulet Shqipërisë, buxhetit të saj, pasurive të saj, ta vjedhë dhe ta grabisë qytetarin e thjeshtë, pasurinë e këtij vendi dhe ta zhysë ekonominë në ditën e saj më të zezë, në të paktën 2 dekada”, theksoi Basha.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, opozita e bashkuar e sheh veten si mazhorancë të re politike ndaj dhe kanë nisur punën që të kenë gati të gjitha zgjidhjet e problemeve ekonomike e sociale nëse do të ulen në kabinetin e ri qeveritar./ABC News Albania 24/7

1563211546_lulzimbasha.jpeg
Sej rie20:15 | 15/07/2019

Nga Malësia e Madhe, kreu i PD-së Lulzim Basha, zhvilloi një takim me strukturat e partisë. Kryedemokrati ku dha disa mesazhe lidhur me situatën politike në vend. Basha vijoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai u braktis nga shqiptarët më 30 Qershor.

“Me 30 Qershor Edi Ramën e braktisën edhe socialistët e ndershëm. Populli e braktisi për tre arsye kryesore:

Sepse e kuptoi, që siç thotë edhe raporti I OSBE-ODIHR, 30 qershori nuk ishte për popullin, madje nuk ishte as për PS-në. 30 qershori ishte për Edi Ramën dhe për kriminelët e hajdutët që qeveris. 30 qershori ishte për Paulin Stërkajn, për Ymer Lalën, Emiljano Shullazin, për Damian Gjiknurin, për Ulsi Manjën. Shkurt 30 qershori ishte për një grusht njerëzish që sot duhet të ishin në burg, jo në politikë.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se kriza ekonomike në vend ka arritur një pikë të paimagjinueshme. Njerëzit janë keq për bukën e gojës. Kjo situatë ka një shkaktar dhe një përgjegjës që ka marrë gjithë pasuritë dhe ekonominë e vendit dhe ia ka dorëzuar 5 oligarkëve dhe 5 kriminelëve me të cilët pastron dhe ndan bashkë fitimet. Ky është “babloku I madh” që i thotë Ymer Lala. Është “babloku i madh”  për kriminelët dhe oligarkët, por jo për popullin.  Kriza ekonomike ka një shkaktar dhe ky është Edi Rama.

Arsyeja e tretë pse ndodhi 30 qershori është për shkak të rezistencës sonë. Qëndresa jonë ka arritur dy gjëra: ka vetëdijësuar shqiptarët dhe u ka vrarë frikën shqiptarëve

Përgjegjësia jonë tani është ta marrim këtë energji të 30 qershorit dhe ta transformojmë në një energji për ndryshimin e Shqipërisë. Ky është premtimi për shqiptarët, jo thjesht largimi I Edi Ramës. Moralisht dhe politikisht ai është I rrëzuar. Detyra jonë kryesore është që kësaj shumice të 30 qershorit t’i japim formën dhe dimensionet e shumicës qeverisëse nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme që mbeten objektivi kryesor I lëvizjes që filluam së bashku me 16 shkurt”, deklaroi Basha./abcnews.al

POLITIKA-NE-ABC-NEWS-RAMA-META-BASHA-PAS-30-QERSHORIT-13.07.2019.mpg_snapshot_00.33-1280x720.jpg
ent ela13:24 | 13/07/2019

Situata politike pas 30 qershorit nuk ka ndryshuar edhe pse palët kanë ulur tonet e retorikës politike. Përtej nisjes së punës për shkarkimin e presidentit, ky i fundit bashkë me opozitën flasin për vullnet popullor për ndryshim. Dritëhijet e lëvizjeve të palëve na sjell këtë javë Mimoza Koçiu me Politika në ABC News.

Më pak se 23% ka mbetur prej dy javësh rezultati paraprak i pjesëmarrjes në procesin vendor të 30 qershorit. Ajo shifër që për opozitën është vetëm 15%, duket baza për sjelljen e aktorëve politikë në javët e ardhshme. Mbi 45 mijë votat e pavlefshme janë sinjal mbështetjeje për opozitën sipas Lulzim Bashës, e një temë për t’u anashkaluar për Edi Ramën. Por Rama mbetet kryeministri në fuqi, e me ndikim të pandryshuar edhe në parlament ku ka nisur puna për shkarkimin e presidentit Meta, të cilit shefi i qeverisë i faturon tensionin parazgjedhor që ndikoi në pjesëmarrjen e zgjedhësve në 30 qershor.

Po çfarë ndodhi javën politike që lamë pas?

Si rrallëherë, të hënën e 8 korrikut, salla e seancave plenare kishte pjesëmarrje pothuaj të plotë nga mazhoranca. Asnjë karrige bosh tek pjesa e qeverisë e rradhët dukeshin të plota edhe në sallë, në pjesën ku ulen deputetët socialistë e aleatët e tyre. Një javë pas 30 qershorit ishin thirrur seancë e posaçme për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës, për shkak të aktit të zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Ai dekret nuk i kishte ndalur votimet, të cilat përveç pjesëmarrjes patën një element që u verifikua për herë të parë: numri i lartë i votave të pavlefshme: sipas KQZ mbi 45 mijë për kryetarët e bashkive e gati 50 mijë për këshillat bashkiakë. Lulzim Basha i lexon si vota kundër Ramës të qytetarëve të detyruar të shkojnë të votojnë për të ruajtur vendin e punës. Vetë kryeministri preferon ta shmangë si fenomen për t’u shpjeguar, por qëndron tek pjesëmarrja, afro 23% sipas KQZ e vetëm 15% sipas PD.

E ka të qartë se raporti i vëzhguesve të ODIHR do bëhet pjesë e cdo raporti të rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, por i ka identifikuar fajtorët.

A po pranon vallë Edi Rama përmes këtij argumentimi, se opozita e presidenti, pa fuqitë ekzekutive e legjislative të Kryeministri e shumicës së tij, por edhe mbështetjes unike ndërkombëtare për qeverinë, kanë patur më shumë ndikim tek shqiptarët?

I njëjti Kryeministër pranon përdorimin e fuqisë së shumicës, konkretisht përmes kartonëve të 4 anëtarëve të majtë në KQZ.

21 të kaluara në politikë me Ilir Metën, herë aleatë e herë kundërshtarë, tani Edi Rama e identifikon si armik, e kërkon votën unanime të deputetëve, jo thjesht për ta hetuar, por edhe ndëshkuar Ilir Metën.

E pandryshueshme mbetet diangoza se kundërshtarët e tij politikë, përfshi Ilir Meta kanë frikë nga përballja me drejtësinë. Po aq e pandryshueshme duket edhe perspektiva pa frikë për veten, Kryeministri prej 6 vitesh e 11 si kryetar bashkie.

Prej kohësh kjo tabelë regjistron vetëm votime unanime në rradhët e deputetëve të Edi Ramës, ndërsa numri 102 pro hetimit të Metës, teksa formalisht ka 79 deputetë, duken sinjali i garancisë se 94 votat që i duhen për shkarkimin e presidentit janë aty, pavarësisht se në komisionin hetimor 9 anëtarësh, asnjë nga deputetët e dalë nga listat e LSI, nuk pranoi të ulej në 4 vendet e opozitës.

Ilir Meta që dukej se po e ndiqte atë seancë, nuk vonoi reagimin, pa një referim direkt për vendimin ndaj tij, por me një rreshtim të hapur, befasues për një kryetar shteti, krah opozitës. Në të njëjtën pasdite me seancën parlamentare, opzita kishte thirrur protestën e 10 kombëtare, të cilën Meta e përshëndeti që në nisje, me dedikim për ata që i quan 85% e qytetarëve që bojkotuan një proces fals si ai i 30 qershorit.

Por çka nuk dukej në këtë betejë deklaratash politike e numrash të mbështetësve të opozitës në shesh, ishte mungesa e masave të shtuara të sigurisë në nivelin e zakonshëm të protestave të opozitës. Njëlloj mungoi edhe thirrja tradicionale e ambasadave kryesore për zhvillim paqësor të protestës. Përse vallë ajo lloj qetësie, për herë të parë që prej protestës së parë të 26 shkurtit të këtij viti? Këto sinjale ngrenë edhe pikëpyetjet: a ka nisur vallë një proces ndërmjetësimi vendas a ndërkombëtar mes qeverisë e opozitës? Përtej simbolikave, një element i qëndrueshëm i protestave të Bashës, fjalimi i kreut të PD, lëvizja para kuvendit e grumbullimi në oborrin e selisë blu për mbylljen e protestës, u zhvillua në pak më shumë se 2 orë. Fjala e Bashës ishte një falenderim për qytetarët që nuk shkuan të votonin në 30 qershor, e më tej ishte shpalosje programi e premtimesh prej fushate parlamentare.

Një tiradë e Ramës në tuiter, përmes shprehjes së një filozofi ushtarak kinez tregoi vëmendjen e kryeministrit për atë protestë, ndërsa vendosmëria për të larguar Metën dukej tek nisja e punës së komisionit hetimor parlamentar, me premtimin se raportin do ketë gati në shtator, pasi të ketë ftuar edhe Presidentin për të dhënë shpjegimet e veta. Megjithatë vëmendja mbeti tek KQZ që vijon prej gati dy javësh procesin e nxjerrjes së rezultateve, finalizimi i të cilit nuk duket ende të ketë një afat, pasi kandidatët socialistë fitues në të gjitha bashkitë e vendit, po detyrohen të konfirmojnë rezultatin edhe në gjykatat lokale. Për më tepër vota kundër e kreut të KQZ që nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit, bën që çdo vendim i KQZ, i marrë me më pak se 5 vota, të kalojë detyrimisht në Kolegjin zgjedhor. Pikërisht gjykatësve u bëri thirrje publike PD.

PD e aleatët e saj vazhdojnë të lëshojnë akuza për manipulim të rezultatit, nisur nga publikimet paraprake të KQZ, ku në të paktën 16 bashki, rezultonin vota në shumë se qytetarë votues. Për të vërtetuar akuzat e saj PD i kërkoi zyrtarisht KQZ dokumentacionin zgjedhor, përfshi listat e votuesve.

Kontestimin e PD e aleatëve se kutitë e votimit janë mbushur në mënyrë fiktive nga komisionerët e Partisë Socialiste, e materializoi Bindja Demokratike e cila kërkoi nga KQZ hapjen e kutive të votimit në 41 bashki të vendit. Kërkesa u rrëzua nga katër anëtarët e majtë në KQZ përfshi juristin e PS, sipas tyre për mungesë provash.

Por ç’ka i refuzuan partisë së Astrit Patozit, ia pranuan Eduard Ndocajt me partinë konservatore, që kërkoi numërimin e 11 kutive në Lezhë me të njëjtin pretendim si të BD se kishte më shumë vota se votues.

Ishte koha që KQZ t’i jepte një përgjigje PD, se nuk do hapte kutitë e materialeve zgjedhore e t’i vinte në dispozicion listat e votuesve sipas kërkesës.

Opozita nuk ka ende një strategji publike se si do vijojë aksioni i saj, por  Lulzim Basha që ka nisur një tur takimesh me degët lokale, mbështeti javën e kaluar politike në Mallakastër idenë e kryebashkiakëve të djathtë se ata janë legjitimë në zyrat e tyre, deri në mbajtjen e zgjedhjeve legjitime. Duket e paqartë se cfarë do ndodhë pas 10 gushtit, kur mbaron mandati i kryebashkiakëve të zgjedhur 4 vite më parë. A mbështetet Basha tek 13 tetori, data e dekretuar nga Meta si datë për zgjedhjet vendore e i propozuar për mbajtjen edhe të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e presidenciale? Në fakt kreu i PD vijon të bëjë premtime fushate parlamentare.

E paqartë nëse ka llogaritur aktorin tjetër në lojë, kryesorin, kryeministrin e vendit, i cili pas seancës parlamentare të të hënës, ka shmangur komentet politike, edhe kur Ilir Meta e portretizonte në të përditshmen greke Kathimerini.

Edhe kur organizata të medias reaguan për ndryshimet në ligjin për median audiovizive, ndërsa OSBE publikoi rezervat zyrtare, më kryesorja se një autoritet publik i propozuar nga qeveria nuk mund të marrë atributet e gjykatave ndaj medias.

Njëlloj nuk reagoi as kur raporti i fundit i DASH fliste për klimë të errët te biznesit në Shqipëri.

Një reagim virtual erdhi në emër të opozitës, e një frazë e Bashës për atë raport, që flet për gjendjen ekonomike të vendit.

Java e ardhshme pritet të shënojë fundin e këtij sesioni parlamentar e deputetët do të marrin zyrtarisht pushimet. Panorama është e njëjtë edhe për ndërkombëtarët, çka do thotë se edhe protestat e opozitës mund të ndërpriten në këtë periudhë. Qetësia që reflektojnë palët përtej retorikës agresive apo shpotitëse, i ngjan përgatitjeve e komunikimeve pas kuintave për lëvizje konkrete në shtator, duke përdorur secila si armë të re, legjitimitetin e 30 qershorit.

67132880_2507679882616511_7443372512324354048_n-933x445.jpg
ent ela12:07 | 13/07/2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me ish-Kryeministrin e Kanadasë Stephen Harper, aktualisht President i “Unionit Ndërkombëtar Demokrat’. Përmes një postimi në facebook kreu demokrat shprehet se me Harper diskutoi për krizën politike në vend dhe zgjidhjen e kësaj situate.

Sipas tij kriza zgjidhet përmes mbrojtjes së shtetit ligjor dhe standardeve të demokracisë.

“Nder dhe privilegj të takohem në Tiranë me mikun e çmuar Stephen Harper, Presidentin e ‘International Democrat Union’, ish-kryeministër i Kanadasë dhe një ndër zërat më të spikatur të së djathtës në mbarë botën. Bashkë diskutuam për krizën e rëndë politike dhe kushtetuese ku është futur vendi si edhe për rrugëdaljen prej saj që duhet të kalojë përmes mbrojtes së standarteve të demokracisë dhe të shtetit ligjor.

Si një ndër përkrahësit më të vyer të integrimit Euro-Atlantik të Shqipërisë, i shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e tij të vazhdueshme që Shqipëria të përmbushë standartet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës si garancia e vetme për integrimin tonë në BE.

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë e mirëpresim bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadër të organizatës botërore të IPU që përfshin partitë e djathta dhe të qendrës së djathtë me seli në Munih, ku aderojmë prej vitesh”– shkruan Basha. /abcnews.al

basha-5-933x445.jpg
Sej rie13:50 | 12/07/2019

Nuk japin një datë zgjedhjesh por fushata elektorale duket se ka nisur në Partinë Demokratike. Pas mbledhjes me kryebashkiakët e djathtë dhe kryetarët e partisë në rrethe, kryedemokrati Lulzim Basha thirri kryesinë dhe ish deputetët e grupit parlamentar.

Zgjedhjet e 30 Qershorit kanë ndryshuar disi fokusin e opozitës së bashkuar që është përqendruar tashmë tek shqiptarët që bojkotuan procesin e votimit.

“Gjithë fokusi ynë do të vendoset tek prioritetet e vërteta të njerëzve, çlirimi nga mjerimi ekonomik dhe hapja e rrugës për punësim dhe për mirëqenie për çdo shqiptar. Kjo vjen përmes reformave të thella politike, kjo vjen përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Dhe për këtë beteja që ka nisur dhe që ka marrë mbështetjen e mbi 85 % të shqiptarëve me 30 Qershor, do të vazhdojë deri në kurorëzimin e saj me fitoren e plotë të çdo qytetari”.

Partia Demokratike ka nisur punën për të hedhur në letër alternativat nxjerrjes së vendit nga kriza që sipas Lulzim Bashës nuk vërtetohet vetëm nëpërmjet studimeve e sondazheve por është e dukshme ngado që hedh sytë nëpër Shqipëri.

“Njerëzit nuk kanë lekë për të blerë bukën e gojës. 31% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet për ushqimet, nuk mbyllin dot shpenzimet e bukës, nuk mbyllin dot shpenzimet mujore. Ky është prioriteti i vërtetë dhe absolute i vendit”.

Të palëkundur mbeten në formën e zgjidhjes së krizës politike demokratët vazhdojnë të përjashtojnë arritjen e ndonjë marrëveshje me kryeministrin Edi Rama e njëherësh këmbëngulin se ata që kanë vjedhur votat nuk do ti shpëtojnë ndëshkimit.

 “Fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të kapur duke vjedhur votat, ndëshkim këtij regjimi që nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe veten e vet, kur vetë kandidonte, vetë votonte, vetë numëronte, vetë tabulonte dhe vetë shpallte rezultatet dhe kthimit të sovranitetit të qytetarit”.

Aksioni politik do të vazhdojë duke mos përjashtuar as protestat.

“Siç ka vazhduar do të vazhdojë”.

Lulzim Basha deklaron në emër të opozitës së bashkuar se për ti kthyer njerëzve të drejtën e vendimmarrjes janë të gatshëm të bëjnë çdo sacrifice dhe çdo betejë, me çdo formë dhe me çdo mjet të mundshëm./ABC News Albania 24/7

basha-4-933x445.jpg
Sej rie13:00 | 11/07/2019

Kryetari i Partisë Demokratike  Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh nëpër Shqipëri për të diskutuar mbi hapat që do të hidhen në vazhdim pas procesit të 30 qershorit. Me strukturat e Partisë Demokratike në Vlorë shefi i opozitës ka nënvizuar gjatë fjalës së tij se qyteti bregdetar spikati me bojkotin që i bëri zgjedhjeve vendore.

Situatën politike pas 30 Qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës Lulzim Basha e ka diskutuar edhe me strukturat e Partisë Demokratike në Vlorë.

Sipas shefit të opozitës, Partia Demokratike e ka marrë leksionin e 30 Qershorit dhe se po vazhdon të punojë pa ndërprerje që bojkotin masiv ta kthejë në mazhorancë kombëtare për ndryshim.

Kryedemokrati tha se  akti më i fundit që kundër interesit të qytetarëve  është vendimi për të rritur sërish taksën e karburantit me 200 lekë për litër.

Gjatë takimeve me strukturat e Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur fillimisht në Selenicë, në një bashki që drejtohej deri më 30 Qershor nga demokratët./ABC News Albania 24/7

66752030_2500608956656937_2865048305203675136_o-1280x853.jpg
Sej rie10:20 | 10/07/2019

Lulzim Basha shprehet i vendosur për të vazhduar betejën e nisur për rrëzimin e qeverisë. Në një postim në Facebook, Basha thotë se qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet e ndershme, do të japë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Sipas kryedemokratit, ekonomia e lirë dhe konkurrenca e ndershme do të nxjerrin vendin nga varfëria.

Lulzim Basha: Shumica absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendjendarë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish.

Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar.

Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.

Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.

Rruga e përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme. Lufta kundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë.

Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre.

Ne do t’i hapim tregjet. Do të garantojmë konkurencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku të lulëzojë sipërmarrja private. Liria ekonomike do të sjellë punë. Liria ekonomike do të sjellë mirëqenie.

Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!/abcnews.al

basha-3-933x445.jpg
Sej rie13:00 | 09/07/2019

Një ditë pas protestës së 10-të të opozitës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale. Kryedemokrati ka falenderuar qytetarët që morën pjesë në protestë dhe ju premton atyre se prioriteti i tij  është ndryshimi dhe fundi i tranzicionit.

Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!
Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë”, shkruan Basha.

Me të njëjtin kusht të panegociueshëm pas bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, opozita protestoi paqësisht ditën e hënë (8 Korrik) në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Basha e cilësoi referendum kundër të keqes 30 Qershorin, teksa poshtë zyrës së kryeministrit të rinjtë demokratë vendosën në mënyrë simbolike fletët e votimit me mbishkrimin “Rama Ik”.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono