barna

QSUT-Lentet-1280x853.jpg
G. P.16:29 | 20/01/2019

Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” do të ketë së shpejti një depo të re farmaceutike, investim i qeverisë shqiptare prej 18 milionë Euro. Në kantierin e punimeve ishte Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Çdo vit blihen 18 milionë Euro barna prandaj pasja e një depoje farmaceutike me standarde është domosdoshmëri.

“Do ketë 7 dhoma frigoriferike, me të gjitha kushtet optimale që duhan për barnat që vijnë. Ka një magazinë të madhe për të gjithë pjesën e serumeve dhe të gjithë elementëve të tjerë. Çdo bar që futet në QSUT është i skanuar me një barkod dhe gjithashtu kur del, deri sa shkon tek pacienti, gjithashtu me barkodin e vet. Është një investim, i cili siguron dhe garanton cilësi”, tha ministrja Manastirliu.  

Për kryemiistrin Rama investimi i qeverisë së tij prej 18 milionë Euro është siguri për standardet dhe cilësinë e barnave. Sipas njoftimit të zyrës të shtypit të kryeministrisë një tjetër shërbim falas i shtohet listës së shërbimeve falas që garanton qeveria shqiptare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, vendosja e lentes ose e kataraktit, e cila deri dje i kushtonte çdo qytetari që kishte nevojë për këtë shërbim, 700 dollarë.

“QSUT prej këtij viti fillon ofrimin e një shërbimi shumë të rëndësishëm, falas për çdo qytetar që ka nevojë për ndërhyrjen e kataraktit, ose vendosjen e lentes. Do të ofrohet për më shumë se 2000 pacientë në vit, gjithashtu dhe në spitalet rajonale. Spitali Rajonal i Vlorës e ka filluar, gjithashtu pritet të fillojë dhe spitali i Elbasanit”, tha Manastirliu.

Pavarësisht atyre që e turpërojnë vendin nuk duhet harruar se Shqipëria ka mjekë për t’u lavdëruar tha kryeministri Rama.

“Këtu dhe në spitalet në tërësi ka mjekë fantastikë dhe infermierë shumë të devotshëm, kuptohet, ka edhe nga ata që na turpërojnë, por e vërteta është që unë e kam parë me shumë njerëz që kalojnë nga spitali, që ndryshojnë mendim kur bëjnë shërbimin, se presin keq dhe ju del mirë”, u shpreh Rama./abcnews.al

ogerta-manasitrliu1243.jpg
G. P.14:49 | 28/05/2018

Ministria e Shëndetësisë do të rishikojë rregulloren për cilësinë dhe tregtimin e barnave në vend. Ministrja Ogerta Manastirliu thirri në takimin e parë konsultativ përfaqësues të kompanive farmaceutike, importues dhe distributorë.

Ministrja e Shëndetësisë bisedoi për thjeshtimin e procedurave dhe eleminimin e burokracive në sektorin farmaceutik.

Ndërkohe kërkoi sugjerimet e tyre për rregulloren e re për ruajtjen e barnave. Sipas ministres Manastirliu ky dokument është përshtatur me standardet e Bashkimit Europian dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono