bardh spahia

gjykate-1280x702.jpg
Sej rie15:30 | 11/07/2019

I paligjshëm është konsideruar nga Apeli i Shkodrës ndalimi i ish-deputetit Bardh Spahia. Në seancën e sotme  u vendos masa detyrim paraqitjeje ndaj ish-deputetit. Spahia akuzohet se ka nxitur aktet e dhunshme të mbështetësve opozitarë ndaj godinës së KZAZ-së nr. 3 në Shkodër, pak ditë para zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Gjykata e Apelit të Shkodrës liroi ish-deputetin demokrat Bardh Spahia. Në seancën e drejtuar nga gjyqtarja Marina Rraboshta u vendos masa detyrim paraqitje për Spahinë pasi gjykata e konsideroi të paligjshëm ndalimin e tij.

Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ndërsa avokati mbrojtës Ivi Kaso kërkoi lirimin e menjëhershëm të ish-deputetit. Në sallën e gjyqit ishte edhe kryebashkiakja Voltana Ademi.

Pasi fitoi lirinë, Spahia u prit jashtë dyerve të Gjykatës nga simpatizantët e PD-së. Avokati i tij, Ivi Kaso deklaroi se policia ka kryer arrestimin e paligjshëm për ta frikësuar ish-deputetin për t’u tërhequr nga e drejta e tij për të protestuar.

Ish-deputeti demokrat ndodhej në arrest shtëpie. Ai u vu në pranga pas sulmeve që ndodhen në KZAZ nr.3 në Shkodër ku iu vu flaka materialeve zgjedhore. Ndaj tij rëndonin akuzat për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./ABC News Albania

64907440_2360723553950107_5914295512781029376_n.jpg
nev ila13:07 | 22/06/2019

Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-deputetin Bardh Spahia. Ai deklaroi në gjykatë se shkoi për të qetësuar situatën në KZAZ nr. 3 në Shkodër ndërsa e konsideroi arrestimin e tij si një prapaskenë politike. Diteën e sotme u dhanë masat edhe për pesë persona të tjerë që u arrestuan pas përplasjes që ndodhi në shkollën “Shejnaze Juka”.

Nën masa të rrepta sigurie u shoqërua në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër ish-deputeti Bardh Spahia.

Bashkë me të për masën e sigurisë ishin edhe 5 persona të tjerë të arrestuar pas përplasjeve për lirimin e ambienteve në KZAZ nr. 3 në Shkodër ku iu vu flaka materialeve zgjedhore.

Spahia mbrohet nga avokati Ivi Kaso dhe seanca e tij ishte e ndarë nga punonjësit e bashkisë së Shkodrës dhe të ndaluarit e tjerë.

“Veprimet e arrestimit tim kanë prapaskenë politike”, tha gjatë seancës Spahia.

Ndërsa avokati i tij mbrojtjës Ivi Kaso deklaroi se Spahia ka qenë i pranishëm në grumbullimin e njerëzve për të qetësuar situatën dhe policia duhet të priste urdhrin e prokurorit  për ta arrestuar.

Në fund, trupi gjykues i drejtuar nga Tonin Sterkaj pasi dëgjoi edhe kërkesën e prokurorisë vendosi arrest shtëpie për ish-deputetin Spahia. Ai u arrestua të enjten kur po shkonte në një studio televizive ndërsa gjatë kësaj kohe është mbajtur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Jashtë ambienteve të gjykatës ndodheshin 3 furgona të FNSH, forca operacionale dhe forcat e rendit si dhe simpatizantë të shumë të PartisË Demokratike. Ish-deputetët e PD-së kërkuan lirimin e menjëhershëm të Bardh Spahisë.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditë për Alfred Nikollin dhe Gentian Bytyçin, arrest shtëpie për Adi Garuçin dhe Aleks Ndojin. Ndërsa për 17-vjeçarin  Orlando Thepi u dha masa detyrim paraqitje./ABC News Albania 24/7

bardh-spahia.jpg
nev ila11:32 | 22/06/2019

Nën masa të rrepta sigurie është shoqëruar  mëngjesin e sotëm në gjykatën e Shkallës së parë Shkodër ish deputeti Bardh Spahia dhe persona të tjerë që u arrestuan pas ngjarjes në KZAZ nr . 5  në shkollën “Shejnaze Juka”.

Prej disa ditësh Spahia është mbajtur në drejtorinë e policisë së Tiranës ndërsa sot do të njihet me masën e sigurisë nga trupi gjykues që drejtohet nga Tonin Stërkaj.

Jashtë ambienteve të gjykatës ndodhen 3 furgona të FNSH, forca operacionale dhe forcat e rendit si dhe simpatizantë të shumtë të partisë demokratike. Me masën sigurisë do te njihen edhe të arrestuarit e tjerë Adi Garuci, Aleks Ndoj, Alfred Nikolli, Gentjan Bytyçi, Orlando Thepi 17 vjeç. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura./ABC News Albania 24/7

pd.jpg
ent ela16:30 | 21/06/2019

Partia Demokratike ka paralajmëruar prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të përfaqësuesit të opozitës Bardh Spahia. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat selia blu shprehet se ky është një rast që prokuroria të mos i nënshtrohet urdhrit politik të Edi Ramës.

“Çdo prokuror apo gjyqtar që, në vend të ligjit, bëhet vegël qorre e regjimit në ikje të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale për shkeljen e ligjit”.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin janë të burgosur politikë të regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës, që përndjek kundërshtarët politikë dhe dhunon qytetarët.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, prej gati 48 orësh, mbahet i burgosur, pa asnjë fakt që ta implikojë atë në shkelje të ligjit.

Paralajmërojmë prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të përfaqësuesit të opozitës. Ky është një rast që prokuroria të mos i nënshtrohet urdhrit politik të Edi Ramës. Çdo prokuror apo gjyqtar që, në vend të ligjit, bëhet vegël qorre e regjimit në ikje të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale për shkeljen e ligjit. /abcnews.al

bardh-spahia.jpg
nev ila15:45 | 20/06/2019

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia vijon të jetë në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, pasi u ndalua një ditë më parë. Ai akuzohet për incidentin e ndodhur në një shkollë në Shkodër, ku u dogjën materialet zgjedhore. Ndërkohë policia e kryeqytetit, ka proceduar në total 34 persona, që gjithashtu akuzohen për dëmtimin e materialeve zgjedhore në bashkitë e Kamzës dhe Vorës.

Prej së mërkurës, ish-deputeti i partisë demokratike, Bardh Spahia ndodhet i ndaluar në ambientet e Drejtorisë vendore të Policisë Tiranë. Spahia, u shoqërua me pas urdhër-ndalimit të lëshuar nga policia e Shkodrës, pas incidenteve, ku mbështetësit e opozitës i vunë flakën klasës së shkollës “Shejnaze Juka” për të djegur materialet zgjedhore.

Ende prokuroria nuk ia ka komunikuar akuzuat ish-Deputetit të Shkodrës Spahia, i cili duhet të dalë për masë sigurie brenda afateve ligjore, pa u plotësuar 72 orë nga shoqërimi në drejtorinë e policisë së Tiranës.

 

Ndërkohë policia ka reaguar për sulmet e ndodhura të mërkurën në dy KAZAZ, si ajo e Kamzës dhe Vorë, duke proceduar në total 34 persona dhe 3 prej tyre përfunduan pas hekurave.

Në njoftimin e policisë thuhet se, midis atyre që kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës Ibrahim Rugova që përdorej si KZAZ, kanë qenë dhe punonjës të bashkisë Kamëz, punonjës të Policisë Bashkiake, punonjës të Ujësjellës- Kanalizimeve dhe punonjës të tjerë të administratës.

Por situata ka qenë më e rëndë në Vorë, ku ndodhet KZAZ 26, në shkollën 9 – vjeçare Marqinet. Persona të ndryshëm, saktësohet në njoftimin e policisë, pjesa me e madhe e të cilëve, punonjës të Bashkisë Vorë, janë përplasur fizikisht me forcat e rendit. Tre prej këtyre të cilët edhe u prangosën, kaluan hekurat e rrethimit të shkollës nga ana e pasme e saj dhe janë futur forcërisht brenda ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja nr. 26, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur tek shkallet e palestrës një kuti kartoni të dhomës së fshehtë të votimit./ABC News Albania 24/7

sander-lleshaj-bardh-spahia.jpg
ent ela23:15 | 19/06/2019

Policia e Tiranës ka shoqëruar ish-deputetin demokrat Bardh Spahia, lidhur me djegien e materialeve zgjedhore mbrëmjen e së martës, në KZAZ nr 5 në Shkodër.

Shoqërimi i Spahiut është bërë në orët e vona të mbrëmjes, teksa ishte nisur për të marrë pjesë në një emision.

Më herët në një lidhje telefonike ai kishte deklaruar se nuk kishte dijeni se ishte shpallur në kërkim, ndërsa rrugës për në emision, ai u ndalua nga efektivë te policisë së kryeqytetit.

Shpallja në kërkim e Spahiut u bë pas ngjarjeve të mbrëmshme në shkollën “Shejnaze Juka”  në Shkodër, ku mbeshtetës të PD i vunë flakën me benzinë materialeve zgjedhore. /ABC news Albania 24/7

spahia-1280x713.jpg
Sej rie21:00 | 03/06/2019

Në emisionin “Byro Politike” mbrëmjen e sot u komentuar protesta që mbajti opozita një natë më parë. Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia u shpreh se protestat e opozitës kanë qenë protesta qytetare. Sipas tij populli është shumë i rezultuar dhe është vështirë të menaxhohet, kur del në shesh dhe proteston.

“Unë besoj se tani është e qartë për çdo shqiptar se protestat e opozitës kanë si kryefjalë të tyre modelin e jashtëzakonshëm të protestave evropiane. Kryefjalë e këtyre protestave ka qenë qytetaria, edhe pse protestuesit janë ekstremist të revoltuar me qeverinë Rama.

Gjithçka duhet parë në kontekstin e saj që ka ndodhur vite e fundit, që nga mënyra se si ka ardhur kjo qeveri në pushtet. Në momentin që protestuesit hodhën kapsolla ndaj Kryeministrisë pati një ndërhyrje të menjëhershme të Bashës dh të organizatorëve. Në mentalitetin e çdo shqiptari, në mendjen e çdo shqiptari është rrënjosur se ai parlament është ilegjitim. Bëhet e vështirë jo vetëm për Bashën por për gjithë opozitën shqiptare, menaxhimi i  revoltës që ka shpërthyer tek shqiptarët”, tha Spahia./abcnews.al

sander-lleshaj-bardh-spahia.jpg
nev ila11:35 | 03/06/2019

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka publikuar në faqen e tij në Facebook debatin me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dje te Spitali i Traumës.

Pas protestës Sandër Lleshaj ka shkuar të shihte situatën e policëve të dëmtuar, për të parë nga afër gjendjen e tyre shëndetësore, por në korridorin e spitalit është përplasur verbalisht me ish-deputetin e Partisë Demokratike Bardh Spahia.

Bardh Spahia e akuzoi ministrin se po sillet me shqiptarët më keq se sa serbët, ndërsa Sandër Lleshaj iu drejtua duke i thënë ‘Kush iu ka bërë qytetarëve?! Unë iu jap dorën edhe qytetarëve edhe policëve mor i pafytyrë”, tha ministri./abcnews.al

lulzim-basha-1.jpg
G. P.14:09 | 14/04/2019

Kanë zgjedhur rrjetet sociale opozitarët për të dhënë reagimet e tyre një ditë pas protestës kombëtare 13 Prillit.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përsëritur mesazhin e tij se nuk ka kompromis me ëndrrën “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.  Nëpërmjet një postimi në Twitter, kryedemokrati nënvizon kërkesën për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë.

“Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien”, shkruan Lulzim Basha në statusin e tij në rrjetet sociale.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj se ka sajuar skenarë me djegie makinash false e policë “të dhunuar” për të mbuluar frikën e shefit të tij të vetmuar.

“Pas grabitjes në Rinas, djegia e makinës false dhe policë “të dhunuar” është “suksesi” i dytë i Llesh Kimikut në 3 ditë”, shkruan sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike sipas të cilit sot opozita është shumicë morale dhe politike. “Nuk ka kthim pas”, e përfundon reagimin e tij Gazment Bardhi në rrjetin social Twitter.

Një tjetër denoncim po në rrjetet sociale u bë nga ish deputeti Bardh Spahia. Nëpërmjet një videoje, ai tregon se si një 26-vjeçar që mori pjesë në protestën e opozitës qëndron i lidhur me pranga në krevatin e spitalit.

Për ish-deputetin Spahia, policia është kthyer në vegël qorre të një regjimi të shkërmoqur tashmë.

“Protestuesi ka kontuzione, edema dhe hematoma të shkaktuar nga dhuna e njerëzve të veshur me uniformë”, shkruan Bardh Spahia sipas të cilit është e pa logjikshme mbajtja me pranga ndërkohë që është i rrethuar edhe nga policë në ambientet e spitalit./abcnews.al

protestann.jpg
G. P.12:06 | 14/04/2019

Një 26-vjeçar që mori pjesë në protestën e opozitës qëndron i lidhur me pranga në krevatin e spitalit. Denoncimi vjen nga Partia Demokratike shoqëruar me një video. Për ish-deputetin Bardh Spahia, policia është kthyer në vegël qorre të një regjimi të shkërmoqur tashmë.

“Protestuesi ka kontuzione, edema dhe hematoma të shkaktuar nga dhuna e njerëzve të veshur me uniformë”, shkruan ish-deputeti demokrat në rrjetet sociale, sipas të cilit është e pa logjikshme mbajtja me pranga ndërkohë që është i rrethuar edhe nga policë në ambientet e spitalit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono