Barcelonë

spanje-protesta.jpg
ent ela16:15 | 27/10/2019

Dhjetëra mijëra persona janë rikthyer në shesh në Barcelonë për të manifestuar kundër lëvizjes pro pavarësisë së Katalonjës, që ka shkaktuar krizën më të keqe politike të Spanjës prej dekadave.

Sipas policisë, 80 mijë persona u mblodhën në një nga rrugët kryesore të qytetit me flamuj spanjollë dhe katalanas.

Në një nga parullat lexohej: Edhe ne jemi katalanas, ndalojeni këtë çmenduri!” /abcnews.al

barcelone-1280x636.jpg
ent ela11:49 | 27/10/2019

Të plagosur dhe arrestime në Barcelonë ku protestuesit u përplasën me forcat e rendit pasi kishin vendosur barrikada dhe kishin ndezur zjarre në qendër të qytetit. Policia katalanase u bëri apel banorëve të mos i afrohen zonës së protestave të dhunshme.

Grupe manifestuesish kanë vendosur barrikada dhe kanë ndezur zjarre në qendër të Barcelonës. Policia ndërhyri për t’i shpërndarë, dhe sipas shërbimeve shëndetësore deri tani janë katër të plagosurit, ndërsa policia konfirmoi arrestimin e tre personave.

Ndërkohë pas momenteve të tensionuara, me manifestues që hidhnin parulla dhe objekte kundër policisë, policia katalanase u bëri apel banorëve që të mis afroheshin në zonë ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vazhdonin ende.

Rreth 350 mijë persona morën pjesë në marshimin e protestës kundër dënimeve të rënda që iu dhabë liderëve katalanas pro pavarësisë. Deri mbrëmjen e së shtunës nuk ishin regjistruar incidente të tilla të dhunshme.

Sipas mediave në vend rreth 10 mijë persona u mblodhën në Via Laietana, ku ndodhet dhe rajoni I policisë kombëtare në Barcelonë, ku dhe u regjistruan përplasjet e dhunshme. /abcnews.al

barcelone-protesta-1280x630.jpg
nev ila13:36 | 21/10/2019

Më shumë se 2.5 milion euro mendohet të jetë shuma e dëmeve materiale të shkaktuara nga protestat e dhunshme në Barcelonë. Në ditën e shtatë të protestës, në shesh kanë zbritur dhe ata që kundërshtojnë kërkesën për pavarësinë nga Spanja.

Për ditën e shtatë rradhazi në rrugët e Barcelonës është derdhur sërish zemërimi i shumë qytetarëve, të cilët protestojnë kundër dënimeve të rënda që gjykata spanjolle i dha liderëve politikë pro pavarësisë nga Spanja

Në objektivin e manifestuesve ka qenë selia periferike e qeverisë së Madrid kundër së cilës u hodhën me dhjetëra qese me mbeturina

Ndërsa në nivel politik nuk ka asnjë zhvillim, meqënëse vijon përballja mes kryeministrit spanjoll në detyrë Pedro Sancez dhe presidentit të Katalonjës Kuim Tora. Ministri i brendshëm spanjoll u shpreh se problemet kanë të bëjnë me rendin public. Sipas tij ata që donin të protestonin në mënyrë paqësore e bënë, por ka dhe nga ata që shkelin kushtetutën spanjolle dhe kodin penal

Por në shesh kanë zbritur dhe katalanas që kundërshtojnë kërkesën për pavarësi. Së bashku me drejtuesit e partive si Siudadanos, këta të fundit u mblodhën përpara selisë së përgjithshme të policisë kombëtare.

Sipas vlerësimeve të para, protestat e dhunshme në Barcelonë kanë shkaktuar dëme të një vlere prej më shumë se 2.5 milion euro./abcnews.al

 

Spain_Catalonia_FqwE5Lu-1280x848.jpg
ent ela23:18 | 14/10/2019

Protesta të dhunshme janë verifikuar pasditen e së hënës në Barcelonë, për shkak të dënimit të liderëve katalanas nga gjykata e Madridit. Manifestuesit kanë bllokuar rrugë, stacionet e metrove dhe janë përleshur me policinë.

Një seri protestash shpërthyen pasditen e së hënës në Barcelonë, pasi gjykata e lartë e Spanjës dënoi 9 liderë separatistë me dënime nga 9 deri në 13 vjet burg. Separatistët u dënuan për akuzën e kryengritjes për shkak të rolit të tyre në referendumin për pavarësi të dy viteve më parë.

Ndërkohë, tre të tjerë u shpallën fajtorë për mosbindje dhe u gjobitën, duke i shpëtuar burgut. Turma të shumta qytetarësh pro pavarësisë u përleshën me policinë në aeroportin ndërkombëtar të Barcelonës.

Njerëz të shumtë u përpoqën të çanin një kordon policie që mbante të izoluar një pjesë të ndërtesës. Ndërsa në një vend tjetër, oficerët e forcave të rendit përdorën shkopinj gome dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë manifestuesit.

Disa mijëra qytetarë katalanas marshuan gjithashtu në qendër të qytetit, duke bllokuar disa rrugë dhe aksesin në stacionet e metrosë.

Pas vendimit të gjykatës, një urdhër-arrest i ri u lëshua për ish-presidentin katalanas, Çarls Puizhdemont, i cili jeton jashtë vendit.

Në reagimin e tij, Puizhdemont i cilësoi katalanasit viktima të një strategjie represioni dhe hakmarrjeje nga pushteti.

Disa nga 12 liderët e dënuar të hënën kishin mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë dhe parlamentin katalanas, ndërsa të tjerët ishin aktivistë influentë. Gjatë katër muajsh seanca gjyqësore, ata i thanë trupës në Madrid se ishin viktima të një gjyqi të padrejtë dhe të ngritur mbi akuza të rreme. /ABC News Albania 24/7

dhurata-cupi-pd-1280x712.jpg
nev ila13:38 | 31/08/2019

Partia Demokratike ka denoncuar nënkryetarin e bashkisë Tiranë Arbër Mazniku, duke publikuar një faturë qëndrimi në hotel, e paguar nga pronari i një kompanie që merr tendera nga bashkia e kryeqytetit.

Fusha shpk për periudhën 2014-2019 ka përfituar 145 tendera me vlerë 12.1 miliard lekë ose rreth 101 milion euro, nga të cilat, 85 me një operator në garë.

Nga 145 tendera total, në 140 tendera ose 97% të tenderave total, vlera e fondit limit është thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës.

Në media është publikuar një faturë e një hoteli luksoz në Barcelonë, ku nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku është akomoduar për të pushuar në një dhomë për të cilën është paguar 908 euro nata.

Kjo është fatura e numrit dy të bashkisë i cili për dy net në hotel AlmaBarcelona ka shpenzuar 1816 euro.

Por ajo që përbën skandal përveç çmimit që ia kalon edhe abuzimit të ministrave të Ramës, është fakti se pagesa është bërë nga presidenti i kompanisë Fusha shpk, Shkëlqim Fusha nëpërmjet kartës së kreditit .

Pra, përfituesi më i madhe i parave publike nëpërmjet bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës paguan dhomat luksoze të hotelit për zyrtarët e bashkisë të cilët prej 4 vitesh nuk kanë kursyer firmat për tenderat qindra miliona euroshe për të”, ka deklaruar nga selia e PD Dhurata Çupi./abcnews.al

la-sagrada-familia-tickets-with-fast-track-access-1280x720.jpg
ad min14:30 | 09/06/2019

Për herë të parë pas 137 vjetësh, autoritetet në Spanjë kanë dhënë lejen e ndërtimit për kishën e famshme La Sagrada Familia. Përmes lejes synohet që objekti i kultit të përfundohet pas 7 vitesh, sipas skicave të arkitektit Antoni Gaudi’.

Autoritetet vendore në Barcelonë kanë dhënë më në fund lejen për përfundimin e një prej atraksioneve turistike më të famshme të qytetit. Bëhet fjalë për kishën La Sagrada Familia, leja për të cilën është dhënë 137 vjet që pas vendosjes së gurit të parë të saj. Leja e ndërtimit parashikon që punimet për kompletimin e saj të vazhdojnë deri në vitin 2026. Ndërkohë, mbeten të paqarta motivet përse një leje e tillë nuk ishte lëshuar më herët nga autoritetet. E projektuar nga arkitekti Antoni Gaudi, objekti pritet të përfundojë pas 7 vjetësh, që përkon edhe me 100-vjetorin e vdekjes së krijuesit të saj.

Autoritetet deklaruan se pushteti lokal do të paguhet 4.6 milionë euro për lejen, në kuadër të një marrëveshjeje me fondacionin e kishës, që është përgjegjëse për përfundimin dhe mirëmbajtjen e la Sagrada Familia. “Marrëveshja i jep fund një anomalie historike në qytetin tonë”, deklaroi Hanet Sanz, nënkryetare e bashkisë së Barcelonës. Objekti, pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, vizitohet çdo vit nga 4.5 milionë njerëz, ndërkohë që 20 milionë është numri i atyre që zgjedhin të vizitojnë sheshin për ta parë atë nga jashtë. Faza finale e ndërtimit të la Sagrada Familia do të bazohet tek modelet e ndërtuara me allçi nga arkitekti Gaudi dhe në kopjet e vizatimeve origjinale të tij, që u shkatërruan nga një zjarr i rënë në vitet ’30./ABC News Albania 24/7

VELIAJ-FLET-PER-PROTESTEN-NGA-BARCELONA-1280x720.jpg
ent ela13:26 | 16/11/2018

Një minorancë e zhurmeshme nuk ndalon dot transformimin e Tiranës. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka komentuar në këtë mënyrë protestën që banorët e Unazës së re zhvilluan një ditë më parë. 

Për protestën, që banorët të cilët preken nga projekti për ndërtimin e unazës së madhe në Tiranë, zhvilluan poshtë zyrës së tij, kryetari i bashkisë Erion Veliaj foli nga Barcelona.

“Një minorancë e zhurmshme, shashkat, zjarri, tymi, dhuna, vulgariteti nuk do ta ndalojnë Tiranën, të jemi të sigurt për këtë! Tirana do të eci përpara dhe nuk ka sot minoritet të zhurmshëm që ta ndalojë progresin e saj. Siç nuk e ndaluan dot Këndin e Lodrave te Liqeni, Pazarin e Ri, Sheshin ‘Skënderbej’, Bulevardin e Ri, nuk do ta ndalojnë as transformimin e Tiranës”.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ishte në Barcelonë ku mori pjesë në edicionin e  8- të të Kongresit Botëror dhe Panairit të Qyteteve Inteligjente. Kryebashkiaku i Tiranës ishte përzgjedhur për të prezantuar ndryshimet që kanë ndodhur në kryeqytet në tre vitet e fundit.

“Më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme që Tirana vlerësohet në Panairin e Qyteteve Inteligjente në Barcelonë. Kur shikon sa qytete marrin pjesë dhe çfarë gare zhvillojnë qytetet në botë për t’u afirmuar, ndjehem shumë krenar për atë që kemi arritur në Tiranë, falë mbështetjes së jashtëzakonshme që populli i Tiranës i jep ndryshimit, punës dhe modernizimit”.

Në Panairin e Qyteteve Inteligjente merrnin pjesë më shumë se 700 përfaqësues nga e gjithë bota. /abcnews.al

tirana-veliaj-1280x720.jpg
ent ela11:22 | 16/11/2018

Ndryshimet që ka pësuar Tirana në 3 vitet e fundit e kanë kthyer kryeqytetin shqiptar në model suksesi në Europë. Lajmi i mirë vjen nga Barcelona, ku Tirana mori vlerësimin maksimal në edicionin e 8-të të Kongresit Botëror dhe Panairit të Qyteteve Inteligjente. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte përzgjedhur për të prezantuar projektet dhe zgjidhjet inovative për qytetin.

“Më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme që Tirana vlerësohet në Panairin e Qyteteve Inteligjente në Barcelonë. Kur shikon sa qytete marrin pjesë dhe çfarë gare zhvillojnë qytetet në botë për t’u afirmuar, ndjehem shumë krenar për atë që kemi arritur në Tiranë, falë mbështetjes së jashtëzakonshme që populli i Tiranës i jep ndryshimit, punës dhe modernizimit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se minorancat e zhurmshme dhe ato të dhunshme nuk do të ndalojnë transformimin e nisur 3 vjet më parë në Tiranë. “Një minorancë e zhurmshme, shashkat, zjarri, tymi, dhuna, vulgariteti nuk do ta ndalojnë Tiranën, të jemi të sigurt për këtë! Tirana do të eci përpara dhe nuk ka sot minoritet të zhurmshëm që ta ndalojë progresin e saj. Siç nuk e ndaluan dot Këndin e Lodrave te Liqeni, Pazarin e Ri, Sheshin ‘Skënderbej’, Bulevardin e Ri, nuk do ta ndalojnë as transformimin e Tiranës”, shtoi ai.

Duke sjellë si shembull këndin e lodrave te Parku i Liqenit apo Pazarin e Ri, Veliaj tha se gjithmonë do të ketë një minorancë që bën zhurmë për çdo projekt, por shumica do zhvillimin. “Teksa flasim ka rezistencë për ndryshimin në Tiranë; ka filluar me Këndin e Lodrave, me sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, Bulevardin, por shikoni sa më e mirë është Tirana sot dhe si vlerësohet transformimi i saj në botën perëndimore, në botën e zhvilluar. Kështu që, për ne që jetojmë përditë dhe për të gjithë ata qytetarë që e duan punën, e duan ndryshimin, drejtësinë, e duan që Tirana të shikojë ditë të bardha e ndryshime që transformojnë jetën tonë, ju jam shumë mirënjohës”, tha kryebashkiaku.

Veliaj deklaroi se edhe vitin tjetër Tirana do të vijojë të punojë çdo ditë, ndërsa theksoi se një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe çështjeve sociale. “Mezi pres që të vazhdojmë edhe këtë vit të fundit të mandatit me këto ndryshime. Punën nuk do ta ndalojmë për asnjë ditë, do vazhdojmë të punojmë përditë, përditë, duke shfrytëzuar çdo orë, çdo minutë për transformimin e Tiranës. Sigurisht, do të kujdesemi për çdo çështje sociale, për çdo shpronësim, për çdo kujdes me qira, për çdo trajtim special nëse dikush ka nevojë. Ky është i njëjti qytet që ka sot mensa sociale, që ka sot shtëpi sociale, që ka sot kredi të buta. Kemi treguar se dimë ta bëjmë shumë mirë trajtimin social, ama progresi nuk do të ndalet”, tha Veliaj.

Në Panairin e Qyteteve Inteligjente merrnin pjesë më shumë se 700 përfaqësues nga e gjithë bota. /abcnews.al

sheshiiiii.jpg
ad min19:42 | 20/06/2018

Sheshi “Skënderbej” vlerësohet me çmim të parë në konkursin e arkitekturës dhe shfrytëzimit të hapësirave publike.

Çmimi u akordua nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë. Vlerësimi u bë nga një juri e njohur ndërkombëtare e kryesuar nga arkitektja Olga Tarraso. Shqipëria konkuroi në këtë garë me tre projekte finaliste sheshin “Skënderbej”, Lungomaren e Vlorës dhe shëtitoren bregdetare të Himarës.

Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste. Çmimin e terhoqi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të studios projektuese.

Ky çmim vjen pas vlerësimeve që Sheshi “Skënderbej” mori në bienalen e Çikagos një vit më parë./abcnews.al

shqiptaretttt.jpg
ad min14:08 | 30/05/2018

Policia e Barcelonës ka arrestuar 8 shtetas shqiptarë. Ata akuzohen se kanë grabitur mbi 30 banesa në rajonin e Katalonjës.

Policia rajonale e Katalonjës ka shkatërruar një bandë shumë të rrezikshme shqiptare në Barcelonë. Në pranga kanë rënë 8 shtetas shqiptarë, idenditeti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Aktiviteti i tyre kryesor kriminal ishte grabitja e banesave. Pas një hetimi të nisur vitin e kaluar, policia e Barcelonës ka mësuar se 8 shqiptarët, që prej tetorit të kaluar kanë grabitur më shumë se 30 banesa.

Pjestarët e bandës kriminale synonin të godisnin tek banesat që ishin larg qëndrave të urbanizuara. Objektivi i tyre kryesor ishin paratë dhe bizhuteritë dhe para se të kryenin grabitjet merrnin shumë masa për të mos u zbuluar nga policia. Gjatë operacioneve të tyre kriminale, shqiptarët përdornin makina të palëve të treta dhe i parkonin shumë larg ndërtesave mundësisht në pyll dhe pastaj ecnin në këmbë. Madje në shumë raste ata përdornin metro për të mos tërhequr vëmendjen e policisë.

Shqiptarët grupoheshin deri në 4 persona për të kryer goditjet e tyre. Madje, mediat spanjolle shkruajnë se ata nxisnin bashkëatdhetarët që të shkonin në Barcelonë për tu marrë me këtë aktivitet kriminal. Në këmbim shqiptarët ofronin shpërblime materiale dhe vendqëndrimi. Banda e rrezikshme nuk ka kryer grabitje vetëm në Katalonjë, por edhe në vende të tjera Europiane./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono