Barcelona

Valverde.jpg
Igli Nikolli20:40 | 13/01/2020

Barcelona ka vendosur të shkarkojë Ernesto Valverden dhe ia ka komunikuar diçka të tillë trajnerit. Radio Catalunya raportoi se agjentët e 55-vjeçarit janë thirrur në zyrat e klubit për të gjetur një akord në lidhje me largimin.

Xavi mbetet dëshira e madhe kandidati kryesor për pankinën katalanase, por ish-kapiteni do të mbyllë aventurën me Al Sadd për t’u rikthyer në fund të sezonit në shtëpi. Në kushte të tilla po punohet për të gjetur një trajner të përkohshëm.

L’Equipe raporton se Barcelona ka zgjedhur trajnerin e ri dhe ai është Quique Setien. Gazetari i francezes së njohur, Florent Torchut tregon se nesër do të mbahet një konferencë për shtyp e presidentit Bartomeu dhe Eric Abidal, drejtori sportiv të klubit, aty ku do të flitet mbi ndryshimet në stol.

Emri i Setien qarkulloi edhe janarin e kaluar për pankinën e Barcelonës, teksa së fundmi ka drejtuar Betis. Përveç ekipit andaluzian, 61-vjeçari spanjoll ka qenë trajner i klubeve të vogla si Las Palmas dhe Lugo. /abcnews.al

 

Quique Setien

Suarez.jpg
Klejdi Kaimi14:43 | 13/01/2020

Dëmtimi i sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez, i ka detyruar drejtuesit katalanas të futen menjëherë në merkato. Ylli i kombëtares uruguaiane do të operohet këtë javë në gju dhe si pasojë do të qëndrojë jashtë fushave për plot katër muaj.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, deri më tani dy janë alternativat për Barcelonën. Bëhet fjalë për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao, si dhe për sulmuesin e Flamengos i cili është në pronësi të Interit, Gabigol.

Braziliani, i cili shkëlqeu me Flamengon në Brazil, arriti të shënojë 34 gola në 43 ndeshje si dhe dhuroi 11 asiste për shokët e skuadrës. 23-vjeçari shikohet si alternativa e parë nga drejtuesit e Barçës dhe më pas vjen portugezi i Milanit.

21-vjeçari ka rënë në sy me paraqitjet e tij në Seria A, duke treguar talentin e tij dhe blaugranat po monitorojnë me kujdes situatën e tij.Alternativa të tjera për Barcelonën janë dhe Carlos Vela, i cili luan për La Galaxy në MLS, Donyel Malen, holandezi që luan për PSV Eindhoven. Emri i fundit në listën katalanase vjen nga Ligue 1, konkretisht për sulmuesin e Lille, Victor Osimhen. /abcnews.al

Iniesta.jpg
Klejdi Kaimi13:24 | 13/01/2020

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, nuk është aspak i kënaqur me situatën aktuale të katalanasve. Spanjolli këmbëngul se klubi duhet të tregojë më shumë respekt për trajnerin, Ernesto Valverde. Ditët e fundit në media ka qarkulluar lajmi se partneri i Iniestës, Xavi, është shumë pranë stolit katalanas.

”Kjo se çfarë po ndodh tek Barcelona për mendimin tim është diçka e shëmtuar. Gjithmonë duhet të ekzistojë respekti për trajnerin. Rolin e Valverdeds duket se nuk e respekton askush. Fjala e tij duhet të jetë mbi lojtarët, ai vendos për gjithçka,” deklaron Iniesta për radion ‘Onda Cero’.

Gjithashtu legjenda e blaugranave jep dhe mendimin e tij për zëvendësuesin e Valverdes. “Mendoj se nëse është një njeri që e njeh si klubi si dhe ekipin, ai është Xavi. Edhe Koeman është një alternativë e mirë, pasi ka dhe eksperiencë si trajner. Xavi sapo ka filluar. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë, pasi që të dy e njohin shumë mirë klubin”, mbyll Andres Iniesta. /abcnews.al

Todibo.jpg
Vladimir Prenga10:56 | 13/01/2020

Milani ngulmoi shumë për të transaferuar nga Barcelona mbrojtësin Jean-Clair Todibo. Katalanasit donin ta huazonin futbollistin 19-vjeçar, kurse kuqezinjtë kërkonin të kishin si opsion blerjen e tij dhe jo të përfshinin në kontratë një klauzolë që i jepte mundësinë klubi spanjoll ta riblinte për një shifër të caktuar.

Në këto kushte Milani e humbi garën me gjermanët e Schalke 04, që ka pranuar huazimin e mbrojtësit francez. Kështu ai do të ketë mundësi të luajë dhe Barcelona përfiton rritjen e lojtarit, gjë që klubi italian nuk pranoi ta bënte.

Aktualisht Todibo ndodhet në Gjermani dhe Bild e ka fotografuar atë ditën e djeshme në aeroport, ndërkohë që sot mbrojtësi i talentuar pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të prezantohet te Schalke 04. /abcnews.al

Suarez.jpg
Veronik Istrefaj16:25 | 12/01/2020

Sulmuesi kryesor i Barcelonës, Luis Suarez, u operua sot nga Dr. Ramon Cugat, pas dëmtimit të tij në gju. Ky operiacion, u bë përmes një artroskopie për të trajtuar meniskun e jashtëm të gjurit të djathtë.

Mendohet se Luis Suarez do të qëndrojë jashtë fushave për rreth katër muaj dhe këtë mungesë të gjatë të bomberit uruguaian, e konfirmoi dhe Barcelona në një deklaratë.

Mungesa e gjatë e Suarez me shumë gjasa do të futë Barcelonën në merkato, për të gjetur një sulmues. Dy kandidatët kryesorë të katalanasve janë Pierre Emerick-Aubamyeang dhe Lautaro Martinez./abcnews.al

Barcelona-Xavi-Valverde.jpg
Igli Nikolli16:08 | 12/01/2020

Barcelona ka marrë një vendim në lidhje me trajnerin e skuadrës. Drejtuesit e klubit kanë zgjedhur Xavin si teknikun e ardhshëm dhe këto ditë kanë negociuar në mënyrë intensive me 39-vjeçarin.

Tre takime kanë ndodhur mes tyre dhe ish-kapitenit të ekipit, i cili po drejton si trajner ekipin nga Katari, Al Sadd. Mundo Deportivo raporton se në fund është vendosur që të vijohet me Valverden deri në fund të sezonit, për t’i lënë më pas postin Xavit.

Në klub janë kundër ndryshimeve të trajnerit në mes të sezonit dhe nuk e cilësojnë këtë moment si kohën e duhur për ta rikthyer ish-mesfushorin e madh në klub. Vetë Xavi është nën kontratë me Al Sadd, kështu që është zgjedhur vera për ndryshimin e madh në stol. /abcnews.al

Klopp.jpg
Igli Nikolli15:09 | 12/01/2020

Jurgen Klopp e ka kthyer Liverpoolin në një makineri të frikshme dhe asnjë kundërshtar nuk po ia del t’i frenojë. “The Reds” po marshojnë drejt titullit kampion dhe ia kanë dalë të fitojnë 20 ndeshje në 21 javë kampionat.

Pavarësisht ecurisë fantastike në çdo kompeticion, trajneri gjerman ka nevojë për përforcime. El Desmarque raporton se objektivi i klubit anglez është Ousmane Dembele. 22-vjeçari i Barcelonës shihet si alternativa e duhur e treshes Salah-Firminho-Mane.

Klubi katalanas është pro kësaj lëvizje, por kërkon 90 milionë sterlina për ta lënë të lirë lojtarin francez. Dembele nuk po arrin të shfaqë gjithë potencialin që zotëron te Barcelona. Dëmtimet kanë bërë të veten, por një kalim në Premier League nën urdhrat e Klopp mund të sjellë shpërthimin e tij. /abcnews.al

 

Dembele dhe Mbappe, në një grumbullim me kombëtaren e Francës
Xavi.jpg
Igli Nikolli08:04 | 12/01/2020

Xavi ka thyer heshtjen dhe ka folur hapur në lidhje me mundësinë për t’u ulur në pankinën e Barcelonës. Ish-kapiteni i famshëm, aktualisht në rolin e trajnerit tek ekipi Al Sadd i Katarit, tregon se nuk ka marrë asnjë ofertë nga klubi i zemrës.

Të drejtojë katalanasit nga pankina është ëndrra e tij e madhe, 39-vjeçari po punon fort për t’ia arritur asaj dite, por e tashmja quhet Al Sadd dhe një person si ai nuk mund të përfitojë nga situata e vështirë që po kalon Ernesto Valverde.

Nuk kam marrë asnjë ofertë nga Barcelona, thjesht kam takuar Abidal që është miku im. Nuk mund të flas në lidhje me atë që ndodh në klub, por gjithë bota e di që ëndërroj të stërvit Barcelonën. Për momentin jam trajner i Al Sadd dhe jam i përqendruar këtu“, thekson Xavi. /abcnews.al

Guardiola.jpg
Igli Nikolli13:16 | 11/01/2020

Pep Guardiola ka rrëfyer një detaj të këndshëm në lidhje me Gerard Pique. Gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes ndaj Aston Villa në transfertë, trajneri i Manchester City i është rikthyer periudhës kur mbrojtësi spanjoll la Manchester United për t’u kthyer në Katalunjë.

Ishte viti 2008 dhe Guardiola sapo kishte marrë drejtimin e Barcelonës. Pique, atë kohë rreth 20-21 vjeç, nuk dukej gati dhe trajneri preferonte mbrojtësit e tjerë përpara atij. Me kalimin e kohës. Lojtari filloi të tregonte potencialin e madh dhe 48-vjeçari e cilëson si një ndër mbrojtësit më të mirë në histori.

Kur Pique u rikthye nga Manchester United nuk e aktivizoja, sepse nuk e shihja të përgatitur mirë. Emra si Rafa Marquez, Carles Puyol dhe mbrojtësit e tjerë të ekipit, më dukeshin më të mirë. Më pas filloi të tregonte vlerat e tij dhe atë që është: një nga qendërmbrojtësit më të mirë të historisë së futbollit“, thekson Pep Guardiola. /abcnews.al

Valverde-e1578670736119.png
Igli Nikolli08:53 | 11/01/2020

Sikur të mos mjaftonte humbja përballë Atletico Madrid, Barcelona duhet të përballet edhe me problemet fizike të Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian pati dhimbje në gjurin e djathtë, i njëti që operoi 8 muaj më parë.

Katalanasja Sport raporton se 32-vjeçari do t’i nënshtrohet kontrolleve të detajuara në vijim, por ekziston frika e madhe që ai të qëndrojë rreth 6 javë larg fushave të blerta.

Diçka e tillë do të ishte një problem i madh për trajnerin Valverde dhe nuk përjashtohet mundësia që kampionët e Spanjës të hidhen në merkato për gjetjen e një qendërsulmuesi. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono