banorët

koreane-1280x732.jpg
Sej rie15:20 | 24/07/2019

Një grup muzikantesh koreanë u kanë ofruar një mëngjes ndryshe qytetarëve shkodranë. Ata përforcuan muzikë tradicionale koreane që në thelb flet për një zgjim të bukur dhe të gëzuar.

Pamje të koreaneve nëpër Shkodër.

Kulturat e ndryshme, koloriti që sjellin, bëjnë popujt te afrohen me njëri tjetrin. Një grup muzikantësh nga Korea e Jugut për disa orë  përformuan nëpër rrugët e qytetit të Shkodrës.

Muzika e tyre është argëtuese dhe ne thelb i këndohet zgjimit, një jete më të mirë. Pongmul është një nga këngët me te njohura koreane. Tregon per gëzimin e fermerit gjatë mbjelljeve dhe në pritje të të korrave.

“Është muzikë tradicionale koreane, jemi të fokusuar në veglat e perkusionit, si Janggo, Sogo, Xing. Ne me këtë muzikë bekojmë Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky është misioni që ne kemi. Duam të shpërndajmë kulturën tonë tradicionale në vende të ndryshme në botë. Kemi disa vite që e bëjmë këtë, dhe këtë vit vendosem të jemi në Shqipëri”.

Tong tregon për domethënien e ngjyrave të veshjes tradicionale në ketë performancë.

 “Kjo është një lloj muzike korale por vetëm me vegla. Siç e shihni përveç veglave muzikore kemi edhe veshjet tradicionale. Ku janë ngjyrat blu që është qielli, e verdha është toka, dhe e kuqja është njeriu”.

Qytetarët e Shkodrës dhe turistët e shumtë patën mundësi që përgjatë rrugëve të qytetit të shijojnë muzikën e veçantë nga lindja e largët./ABC News Albania 24/7

edmond-spaho-1280x680.jpg
nev ila21:57 | 23/07/2019

Ish deputetë të opozitës i janë bashkuar si zakonisht prej 9 muajsh protestës së përnatshme të banorëve të zonës së Unazës së re. Mes tyre nënkryetari i PD Edmond Spaho, i kërkoi qeverisë gjetjen e një zgjidhjeje duke dëmshpërblyer banorët.

Asnjë nga këta banorë nuk kërkon të pengojë projektet infrastrukturore, por kërkon një dëmshpërblim të drejtë, në përputhje me ligjin”, tha Spaho duke ngritur pyetjen se përse qeveria qenka në gjendje të japë 258 milionë euro për 17 km të rrugës Milot-Balldre, por nuk qenka në gjendje t’u japë asnjë euro qytetarëve të kësaj zone.

Spaho u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen kundër qeverisë në mbështetje të kauzës së banorëve të Unazës së re, si dhe kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, sepse nesër mund të jetë radha e tyre./ABC News Albania 24/7

fier-1280x728.jpg
Sej rie14:30 | 23/07/2019

Banorë të fshatit Belinë, Njësia Administrative Zharrëz në Patos kanë protestuar para Prefekturës për vjedhje e bagëtive. Ata thonë se në këtë situatë ndodhen prej disa muajsh dhe veç bagëtive u janë vjedhur edhe orenditë dhe sendet e tjera shtëpiake. Protestuesit thonë se kanë denoncuar në polici, por situata ka vazhduar të mbetet e njëjtë dhe hajdutet nuk janë kapur. Në këto kushte ata iu drejtuan prefektit të Fierit, i cili u ka premtuar banorëve të dëmtuar, masa më të forta shtrënguese nga policia me patrulla në zonat e tyre gjatë orëve të natës./ABC News Albania 24/7

666-1-1280x737.jpg
Sej rie11:40 | 11/07/2019

Një ditë më parë drejtësia britanike ka dënuar me dy vite burg një emigrant ilegal shqiptar, i kapur në një fabrikë kanabisi. Leonard Llapanji, 22 vjeç, u arrestua pasi kujdesej për lëndën narkotike të gjetur në një banesë në Pleilar Terrace, Keighley.

Ai kishte hyrë në Britani nga ana e pasme e një kamioni dhe akuzohet për prodhim dhe shitje kanabisi. Prokurori Miss Hancock tha se në katër dhoma dhe në bodrumin e shtëpisë rritej droga. Sipas tij polica sekuestroi 78 bimë kanabis, 114 fidanë dhe dy kg të kanabisit të vendosur në pako me vakum.

Ishin banorët ata që njoftuan policinë pasi era e rëndë e kanabisit ishte mbytëse për ta. Avokati i Llapanjit, Tom Rushbrook, tha se klienti kishte punuar në ndërtim në Londër, përpara se të shkonte në Bradford. Avokati i kishte bërë kërkesës gjykatës që klienti i tij të mos dëbohej pas përfundimit të dënimit.

Pasi dha dënimin me dy vite burg, gjykatësi Durham Hall paralajmëroi personat që merren me ngritjen e femrave të drogës në zonën e Bradfordit: “Komuniteti nuk duhet të mërzitet, policia është në anë e tij! Kanabisi po shkakton probleme të mëdha tek përdoruesit në aspektin e mirëqenies së shëndetit mendor dhe kontribuon në veprimtarinë kriminale”.

Në fund të seancës gjykatësi nuk e pranoi kërkesën e avokatit të shqiptarit dhe tha se do të bëjë kërkesë që 22-vjeçari të dëbohet në përfundim të dënimit nga Zyra e Emigracionit.

“Unë parashikoj se ju do dërgoheni si pako në Shqipëri,” i tha gjykatësi shqiptarit./abcnews.al

cikloni-ne-lezhe-1280x729.jpg
ent ela14:02 | 10/07/2019

Furtuna e shoqëruar me reshje shiu dhe vetëtima ka tronditur banorët dhe pushuesit në Shëngjin. Shkarkesat atmosferike kanë qenë të forta saqë dhe paniku ishte i madh.

Lezha u përball me një natë të pazakontë. Stuhi, shi dhe shkarkesa atmosferike. Energjia u ndërpre dhe mungesë të saj pati dhe ditën. Në bregdetin e Shëngjinit u shkaktuan dëme.

Tarraca e këtij pallati u rrëzua, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Pushuesit në Shëngjin ishin tronditur. Ato orë nate u janë dukur si ferri vetë. Thonë se për herë të parë janë përballur me një mot të tillë.

E gjitha ndodhi shpejt dhe panë një qiell të ndezur flakë nga rrufetë.

Pushues:Ne dolëm në ballkone po ishte e pamundur të dilje jashtë se era e fortë merrte karrige tavolina këto dëmet e i dëgjuam, por nuk i pamë se nuk dilnim dot. Për mua ka qenë një rast i veçantë sa kam parë në jetën time, një stuhi të tillë. Kemi parë stuhi të forta, po ajo e djeshmja ishte e menjëhershme.

Në momentin e stuhisë ne ishim duke mbyll tendat e biznesit dhe në fraksion sekondash që ka ardh kjo. Vetëm se jemi tremb shumë.”

Kiamet, kiamet, ciklon”.

Pavarsisht situatës së njëe nate më parë, mëngjesi ishte i qetë në Shëngjin. Nisi largimi i materialeve të dëmtuara dhe pushuesit zbarkuan në plazh.

Por stuhia e fortë ka dëmtuar disa linja të tensionit të mesëm, ndërsa rajonet më të prekura nga defektet janë: Burreli, Shkodra dhe zona e Krujës. Nëenkalimi në Fushë Mamurras në superstradën Thumanë- Milot u përmbyt. Tubat e shkarkimit nuk kanë funksionuar dhe për pasojë uji bllokoi lëvizjen.

Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri

 

ura-1280x718.jpg
Sej rie14:20 | 08/07/2019

Mijëra banorë të Fushë Krujës kalojnë lumin përmes një pasarele të ndërtuar përkohësisht nga bashkia, ngaqë në urën e vjetër por bëhen investime. Por njerëzit kanë frikë se mos pësojnë ndonjë aksident pasi ura e improvizuar lëkundet gjatë gjithë kohës.

Aq shumë njerëz kalojnë mbi këtë urë të improvizuar saqë gjatë gjithë kohës ajo lëkundet sikur do të këputet. Mori këmbësoresh prej ditësh lëvizin përmes kësaj pasarele në qytetin e Fushë Krujës.

Ata i tremben këtij investimi të përkohshëm të bashkisë, por është e vetmja mundësi për lëvizje. Numri i popullatës që qarkullon në çdo orë të ditës si duket nuk është marrë parasysh.

Ndaj të gjithë shpresojnë të mos ndodhë ndonjë aksident.  Ura e madhe i është nënshtruar rikonsturksionit për zgjerimin e saj.

Me kalimin e viteve ajo kishte pësuar dëmtime në të gjithë strukturën e saj. Vërshimi i lumit në kohë reshjesh e ka gërryer dhe deformuar në vazhdimësi. Deri në përfundimin e saj, banorët e Fushë Krujës luten që pasarela të mbahet./ABC News Albania 24/7 

uji-obsh.jpg
nev ila12:35 | 18/06/2019

Sipas raportit më të fundit të UNICEF dhe organizatës botërore të shëndetësisë, në botë një person në tre nuk furnizohet me ujë të pijshëm të sigurtë. Ndërsa për tre miliard persona nuk është e mundur as të lajnë duart pasi nuk kanë ujë dhe sapun në shtëpi.

Në botë një person në tre nuk ka akses në ujë të pijshëm të sigurt. Alarmi është dhënë nga raporti “Progres në ujë të pijshëm” i përgatitur nga UNICEF dhe organizata botërore e shëndetësisë. Jo vetëm: më shumë se gjysma e botës nuk ka akses në shërbime higjeno shëndetësore të sigurta. Sipas raportit furnizimi i thjeshtë me ujë nuk mjafton pasi nëse nuk është i pastër apo i sigurtë, nuk mund të ndihmohen fëmijët në nivel global.

Po sipas raportit, rreth 2.2 miliard persona në nivel botëror nuk kanë shërbimet e duhura për tu furnizuar me ujë të pijshëm, ndërsa janë 4.2 miliard personat që nuk kanë shërbime të sigurta higjenike. Për tre miliard persona ndër të tjera, nuk është e mundur as larja e duarve pasi nuk kanë ujë dhe sapun.

Sipas UNICEF dhe OBSH nëse vendet do të dështojnë në përpjekjet për të garantuar ujë të sigurt dhe shërbime higjeno-shëndetësore do të vazhdojnë të bashkëjetojnë me sëmundje, që prej kohësh duhej të ishin pjesë e librave të historisë./ABC News Albania 24/7

64358600_471868693650673_4475226429168025600_n-1280x853.jpg
ent ela14:40 | 17/06/2019

Kandidati socialist që garon për një mandat të dytë për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj zhvilloi takime me banorët e Njësisë 9 ku foli për projektet e bëra deri më tani dhe ato që pritet të realizohen 4 vitet e ardhshme.

Njësia numër 9 është transformuar plotësisht, që nga trotuaret, ndriçimi dhe hapësira rekreative për banorët. Këtë e deklaroi kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj teksa inspektoi punimet e kryera në këtë njësi.

“Na ka ecur puna shumë mirë. Ka pasur ngarkesë, nuk është mentalitet i lehtë, por e di çfarë? Kur njerëzit shohin që punohet, thonë se duke punuar, fiton edhe besim. Në lagje këtu i kemi bërë të gjitha ndërhyrjet, edhe rruga nuk ka dalë keq”.

Edhe banorët e njësisë 9 në Tiranë u shprehën shumë entuziastë për investimet e kryera nga Bashkia e Tiranës

Gjatë takimit me banorët, Veliaj theksoi se Njësia 9 do të preket edhe nga disa projekte të reja, siç është edhe ndërhyrjet tek Unaza e Madhe

 “Tani po punojmë te blloku i “Casa Italia”-s, kemi edhe rrethrrotullimin te “Shqiponja”. Do bëhet edhe rruga te Astiri. Atyre ju ka dalë llotaria, po bëjnë shtëpi, janë bërë 10 familje bashkë dhe po bëjnë pallate ngjitur me Unazën e Madhe të Tiranës, që është rruga më e shtrenjtë. Pra, u ka rënë bingo, nuk janë për hall. Atyre është për t’u thënë, vazhdo te partia, por rruga do të bëhet. Kështu shpëton “Casa Italia”, Dogana dhe gjithë rrethrrotullimi ‘Shqiponja”.

Veliaj theksoi se në 4 vitet e ardhshme, Tirana do të pësoje ndryshime të mëdha në të mirë të komunitetit të saj. /ABC News Albania 24/7

protesta-ne-vlore.mp4_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela09:53 | 17/06/2019

Banorët e Cerkovinës në Vlorë kanë dalë sërish në protestë. Ata janë grumbulluar para bashkiseë dhe kërkojnë takim me kryebashkiakun Dritan Leli. Banorët kërkojnë rrugë dhe ujë dhe sipas tyre në fshat nuk është vënë dore asnjëherë. Një javë më parë ata u futën brenda ambjenteve të bashkisë me të njëjtat kërkesa. Policia bashkiake i shpërndau pa shkaktuar ndonjë incident. /ABC News Albania24/7

Capture-1280x691.jpg
ent ela10:50 | 11/06/2019

Dhjetëra banorë të fshatit Trevëllazër në Vlorë protestuan në ambientet brenda Bashkisë së qytetit, për ujë të pijshëm dhe rrugë. Banorët shprehen se në atë fshat nuk investon askush që prej 30 vitesh.

Hynë me forcë brenda në Bashki dhe kërkuan rrugë dhe ujë. Janë banorë të fshatit Trevëllazër të Vlorës, por kryetari Dritan Leli nuk ndodhej në zyrë.

“Duam Ujë”.

Me ndërhyrjen e policisë bashkiake protestuesit u larguan pa shkaktuar ndonjë incident. Më herët ata e kishin kërkuar kryebashkiakun Leli në oborrin e bashkisë. Duan ujë të pijseëm dhe rrugë

“Protestojmë për të drejtat tona se kryetari para 4 vitesh na premtoi edhe për ujë e drita dhe për rrugën. Është turp i botës të mos shtrohen 3 km”.

“Rruga është bërë copë-copë”.

“Në çdo fushatë vijnë, gënjejnë dhe ikin, marrin votat dhe ikin”.

Bëhet fjalë për 5 km rrugë që lidh fshatin Trevëllezër me rrugën nacionale Vlorë –Fier. Në dimër mbulohet nga balta, kurse në verë këtu ka vetëm pluhur.

Në këtë fshat mungon dhe uji i pijshëm. Banorët thanë se ka 30 vjet që aty nuk investon askush.

/ABC news Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono