banorët

POGRADEC-BORA-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela12:08 | 13/01/2019

Në Dardhas të Pogradecit bora nuk matet me centimetër, por me metër. Shumë  familje po kalojnë ditë të vështira dhe në mungesë të çdo lloj shërbimi jetësor. Të gjithë fshatrat e kësaj njësie administrative janë në izolim prej dy javësh. Rrugët dytësore janë të bllokuara, duke e bërë të pamundur komunikimin me qendrën e njësisë.

Në nevojë ekstreme, banorët  ndërmarrin rriskun të çajnë izolimin nga bora, duke ecur në këmbë.Për të arritur në Dardhas, ju duhet të ecin mbi pesë ore, mes acarit dhe të papriturave të motit. Kjo është e vetmja mënyrë, që banorët e Osnatit, Nices, Derdushes dhe fshatrave të tjerë, të sigurojnë ushqime dhe ilaçe, duke i rezistuar dimrit, që është në kulmin e tij.

Energjia elektrike mungon prej dy javësh, ndërsa emergjencat shëndetësore mbeten frika e përditshme e banorëve të zonave të thella, që i janë nënshtruar borës, po aq sa harresës nga shteti. Vetëm në fundjave, u bë e kalueshme rruga prej 7 kilometrash nga Dardhasi deri në Qafë Plloçe, ndërsa nuk dihet kur do të ndërhyet për të hapur edhe rrugët e fshatrave të tjerë, që vuajnë izolimin e gjatë. /abcnews.al

RRUGA-LUSHNJE-BANORET_aBC-M2-T1.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
G. P.17:45 | 24/12/2018

Në Qerret të Lushnjës, banorët nuk kanë pritur më premtimet për shtrimin e rrugës së tyre. Ata janë bashkuar dhe me lekët e tyre dhe po investojnë kilometrat të cilat i kanë penalizuar në bujqësi e në jetën e përditshme.

Kanë një jetë që presin për t’ju shtruar rruga, por asnjëherë nuk ndodhi. Atë që nuk e bënë ata që i takon e kanë bërë vetë banorët e fshatit Qerret i vjetër në Bashkinë Lushnje. Janë 50 familje të këtij fshati, të cilët me kontributin e tyre financiar vendosën që të sistemojnë sadopak këtë rrugë. Por sipas banorëve, kjo nuk është hera e parë që ata e shtrojnë vetë rrugën,kjo gjë ndodh 2 herë në vit.

Banori 1: “E bëjmë 2 herë në vit me fondet tona.”

Banori 2: “Gjithmonë kjo rrugë ka qenë problematike. Siç e shikoni edhe vetë çakullin e kemi blerë me lekët tona.”

Banori 3: “Në dimër të mbyt uji dhe balta, në behar të mbyt pluhuri. Këtu nuk kalohet dot.”

Vështirësitë janë si në dimër me baltën edhe në verë me pluhurin. E vetmja mundësi ekonomike është bujqësia, por pa rrugë ajo ka mbetur pas në këtë fshat duke rënduar gjendjen ekonomike të banorëve.

“Vuajmë siç e shikoni vetë. Merremi me bujqësi, mallim s’e kalojmë dot.”

Të kontaktuar në telefon përfaqësues të Bashkisë Lushnje thonë se kjo rrugë është pjesë e unazës, e cila do të lidhë këtë fshat me autostradën Lushnje – Berat dhe do të jetë e shtruar brenda vitit 2019./abcnews.al

TOKAT-PA-PRONARE-NE-ELBASAN_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
G. P.19:17 | 22/12/2018

Shumë banorë të fshatrave në Elbasan kanë fituar tokën në përdorim me anë të ligjit 7501, por nuk kanë asnjë të drejtë pronësie mbi sipërfaqen. Kjo për shkak se në Elbasan procesi i azhornimit të tokave në këtë qark nuk ka përfunduar.

28 vjet që kanë marrë tokën me ligjin 7501, por ende nuk janë pronarë të ligjshëm të saj. Fshatarët kanë një dokument ku vërtetohet toka e dhënë sipas komisionit të ngritur në vitin 1991, por kjo nuk i njeh ata pronarë të sipërfaqes që kanë në përdorim.
Vite më parë, me financim të organizmave ndërkombëtare, u krye procesi i azhornimit në pjesën dërrmuese të territorit shqiptar. Por mjaft fshatra nuk përfituan për mungesë fondesh.

Nga një investigim kryer nga ABC News rezulton se fshatra të tillë si Vashaj, Pekisht, Përparim në Peqin, Labinot Fushë, Godolesh, Mengël, Shushicë , Gjinar, Elbasan, në disa fshatra të Gramshit, Belshit, Prrenjasit, Cërrikut dhe Librazhdit, janë të pa azhornuara.

Banori 1: “Jam banor i kësaj zone. Kemi toka, por nuk na kanë dhënë tapi. Nuk e di pse është kjo punë, shteti e di. Të gjithë fshatrat e tjerë i kanë marrë azhornimin e tokës, ne jo.”

Banori 2: “Ne kërkojmë tapinë e tokës, shtëpisë, çdo gjë duhet ta kesh në letër, sepse nëse nuk e ke të vijnë të shembin shtëpinë”

Shpeshherë si rezultat i mospaisjes me tapi është kaluar edhe në konflikte që kanë degjeneruar në përplasje fizike midis fshatarëve. Një gjë e tillë po bëhet pengesë edhe për shumë biznesmenë apo edhe firma të huaja që kërkojnë të blejnë parcela për të investuar në bujqësi apo për të ngritur pika të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve bujqësore./abcnews.al

Përgatiti: Fatos Salliu, gazetar i ABC News, Elbasan

MBULIM-BASHA-PROTESTA-UNAZA-ABC-M5-T2-.mpg_snapshot_00.52-1280x720.jpg
G. P.18:31 | 11/12/2018

Kreu i Partisë Demokratike i është bashkuar edhe këtë të martë protestës së banorëve të Unazës së Re. Teksa studentët vijonin protstën e tyre përballë Ministrisë së Arsimit dhe bllokimin e rrugës tek “Zogu i Zi”, kreu i demokratëve Basha i shoqëruar nga deputetë të grupit të tij parlamentar iu bashkua banorëve që kundërshtojnë shembjen e shtëpive të tyre si pasojë e zbatimit të projektit të Unazës së Madhe. Ndryshe nga ditët e tjera, kreu i PD-së nuk mbajti një deklaratë për mediat, por pasi qëndroi me banorët u largua për t’iu drejtuar selisë blu, e cila organizon ditën me dyer të hapura në kujtim të ditës së themelimit të saj./abcnews.al

MILOT-PROTESTA-1280x720.jpg
ent ela15:43 | 11/12/2018

Për 30 minuta dhjetra banorë të zonës së Kurbinit  protestuan në dalje të qytetit të Milotit.  Ata kanë marshuar nga sheshi i Milotit dhe  zbritën më pas në autostradë. Banorët kërkuan ulje të çmimit të naftës, uljen e çmimit të energjisë elektrike, heqjen e taksës për Rrugën e Kombit, ulje të përgjithshme të taksave. Banorët thanë se janë në mbështetje të protestës së studentëve në të gjithë vendin./abcnews.al

SINKRON-BASHA-UNAZA-PROTESTA.mpg_snapshot_01.58-1280x720.jpg
G. P.18:49 | 10/12/2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është bashkuar banorëve të Unazës së Re edhe në ditën e 37 të protestës së tyre. Kreu demokrat ka deklaruar të afera korruptive shtrihet në të tre lotet e projektit të Unazës për të cilën kryeministri Edi Rama ka marrë fillimisht një kapar prej katër millionë eurosh.

Korrupsioni është qëllimi kryesor i zbatimit të projektit të Unazës së re për të cilin Kryeministri Edi Rama ka marrë edhe një kapar.

Është kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që bën deklarata të tjera denoncuese nga protesta e banorëve të unazës.

“Ua kam thënë para një muaji që kjo aferë është bërë kokë më kokë me Edi Ramën dhe këto 3 kompani. Edi Rama ka marrë drejtpërdrejtë përfitimet e kësaj afere. Përflitet për një kapar prej 4 milionë eurosh si fillim, i cili është dorëzuar përmes Afrim Qëndros e Edi Ramës. Gjithësesi kjo është një çështje që duhet ta hetojë deri në fund drejtësia. Por ku është drejtësia?”.

Sipas shefit të opozitës pas prishjes së banesave të banorëve fshihet ndërtimi I shumëkatëshve me të cilët do të pastrohen paratë nga kultivimi i kanabisit.

“Ajo që bie ne sy është përtej vjedhjes me punimet e Unazës, duket se ka edhe një vjedhje tjetër, pasi t’iu prishin shtëpitë, faktor të krimit të organizuar të lidhur me kupolën rilindëse kanë në plan të ndërtojnë  pallate shumë-katëshe dhe fitimet marramendëse do ndahen me kryebashkiakun dhe kupolën qeverisëse të Rilindjes.

Një tjetër vendim i qeverisë do të varfërojë xhepat e biznesevëe këtë herë- deklaroi Lulzim Basha sipas të cilit do të detyrohen të ndërrojnë kasat fiskale, duke paguar sërish, për shkak të tenderit që do i jepet një kompanie fantazmë, në bashkëpunim me një kompani kroate.

“15 mln euro që do marrë një tjetër kompani fantazëm në bashkëpunim me një kompani kroate dhe aty përfliten lidhjet klienteliste të diplomacisë së kanabisit që ka ndjekur Rama këto vite dhe për këtë do ndërrojnë qindra mijëra kasa duke e detyruar biznesin që të paguajë përsëri”.

Kjo situatë duhet të marrë fund tha Lulzim Basha, zgjidhjen e të cilës e sheh në bashkimin e të gjithë shqiptarëve kundër qeverisë./abcnews.al

MBULIM-BASHKIA-PRISHJET-TE-UNAZA.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
G. P.21:49 | 09/12/2018

Kanë vijuar edhe gjatë se dielës prishjet vullnetare të objekteve pa leje që janë ndërtuar në gjurmën e Unazës së Madhe në zonën e Astirit. Siç njofton Bashkia e Tiranës, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka prishur disa objekte që gjendeshin në lotin 2 dhe 3, dhe që shërbenin si lavazhe, dyqane për materiale elektrike. Edhe gjatë aksionit të së dielës IMT-ja dhe ndërmarrjet bashkiake kanë gjetur bashkëpunimin e plotë të poseduesve të këtyre objekteve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë zhvendosjen e materialeve dhe boshatisjen e ndërtesave për t’i hapur rrugë ndërhyrjes së makinerive të rënda.

Deri më tani numri i ndërtesave pa leje të prishura përgjatë këtij segmenti rrugor ka shkuar në mbi 30 të tilla, ndërsa puna do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të bërë të mundur krijimin e hapësirës së duhur për realizimin e projektit për zgjerimin e Unazës së Madhe./abcnews.al

KRONIKE-BASHA-TEK-UNAZA-E-RE.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
G. P.19:58 | 08/12/2018

Banorët e Unazës së Re, të cilët protestojnë prej disa javësh kundër shembjes së shtëpive të tyre për shkak të projektit të Unazës së Madhe edhe këtë pasdite në orën 17:00 kanë bllokuar rrugën. Pranë tyre ka qenë edhe Partia Demokratike, kreu i së cilës i ka bërë thirrje organit të akuzës të bëj punën që ja ngarkon kushtetuta.

Si çdo pasdite, kreu i opozitës Lulzim Basha në orën 17:00 u gjend pranë banorëve të unazës së re që protestojnë kundër shembjes së shtëpive të tyre. Për kryedemokratin e vërteta tashmë ka dalë në dritë dhe dokumentat tregojnë historinë e manipulimit të projektit të Unazës së Madhe.

“Për të vjedhur 40 milion euro ata derdhën në 1 muaj dhunë sharje fyerje helmin e përçarjes. Ky nuk është vetëm projekt vjedhjeje por pastrimi ndërkombëtar parashë. Kishin bërë gati konton bankare në USA. Kanë nisur hetim ata, po hetimi shqiptar ku është?”

Armiku i vetëm i të keqes është bashkimi i shqiptarëve, thekson Lulzim Basha i cili ri-konfimoi mbështetjen e forcës politike që drejton për protestën e banorëve./abcnews.al

protestaaaa.jpg
G. P.17:26 | 06/12/2018

Një profil në rrjetin sociali Facebook i hapur në Mbështetje të Banorëve të Unazës së Re ka akuzuar kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliaj, se takimet e zhvilluara me të supozuar banorë të Unazës së Re, në të vërtetë i ka zhvilluar me anëtarë të strukturave të Rilindjes, herët në mëngjes rreth orës 7:30 pasi sipas tyre ka frikë të përballet me banorët që protestojnë për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Sipas denoncimit, Veliaj ishte i rrethuar nga 20 badigardë dhe ka takuar administratorin e zonës si dhe nipin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, për shkak të të cilëve është devijuar projekti fillestar./abcnews.al

VELIAJ-TAKON-BANORET-E-ASTIRIT.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
G. P.17:13 | 06/12/2018

Dita e punës sot nisi ndryshe për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zgjodhi që kafen e mëngjesit ta pijë me banorë të Zonës së Astirit, e më pas inspektoi punimet që po kryhen në zonën e Unazës së Madhe, pranë rrethrrotullimit të-ish “Shqiponja”.

Pas konsensusit të arritur pak ditë më parë me komunitetin e banorëve të ardhur nga Tropoja, Kukësi e Dibra në atë zonë, kryebashkiaku Erion Veliaj mori dakordësinë e komunitetit nga Tepelena, Skrapari dhe Korça, të cilët u shprehën pro vijimit të punës për projektin e Unazës së Madhe.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir”, e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”. Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, ndërsa sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe sot me tepelenasit, skraparllinjtë e korçarët, kemi konsensusin se ky projekt duhet të vijojë dhe duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës”.

Veliaj falenderoi banorët që janë distancuar nga aktet e bllokimit të rrugës dhe që kanë pranuar t’i hapin rrugë projektit për transformimin e segmentit nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana. Kreu i Bashkisë u bëri thirrje edhe banorëve të tjerë të Astirit që të mos përdoren politikisht, por të distancohen nga politika dhe theksoi se kjo çështje do të marrë zgjidhje brenda Vitit të Ri./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono