banorë

protesta-heci.jpg
ad min12:52 | 26/10/2019

Banorët e fshatit Zall Gjocaj janë ngritur në protestë për të kundështuar ngritjen e HEC-it. Ata për të disatën herë nuk duan të lejojnë punimet për devijimin e ujit në fshat.

Banorët thonë se do të bëjnë qëndresë ndaj kërkesës së tyre kundër ndërtimit të HEC-it. Këtë të shtunë ata kanë marrë edhe çadra për t’i vendosur pranë vendit ku po kryhen punimet.

Protesta është mbikëqyrur nga forca të shumta policie, ku ka patur edhe situata të tensionuar mes tyre dhe banorëve./abcnews.al

banore-protesta.jpg
ad min11:30 | 25/10/2019

Banorët e Orikumit ne Vlore janë përplasur me inspektorët e IKMT të cilët po vazhdonin aksionin për prishjen e objekteve në bregdet. Protestuesit kërkojnë të njihen me projektet dhe të dëgjohen nga vendorët për kërkesat e tyre.

Nisi si protestë paqësore, por përfundoi në përplasje dhe me ultimatum. Banorët e Orikumit larguan me forcë inspektoret e IKMT dhe mjetet e tyre.

Në këtë tubim ishin mbledhur nga Radhima, Tragjasi, të gjithë në qendër të Orikumit. Ata lanë 30 ditë afat për vendorët të cilët duhet të organizojnë një degjesë publike. Nëse kjo nuk ndodh, do të përshkallëzojnë veprimet e tyre.

Përplasja ndodhi në fund të protestës. Kur ata u drejtuan nga bregdeti aty ku IKMT po vazhdonte aksionin. E gjitha ndodhi për 20 minuta. Me ndërhyrjen e policisë situata u qetësua. Banorët thanë se po u grabitën pronat. Ndaj duan të njihen me projektin dhe çdo gjë po zhvillohet në këtë zone.

Aksioni i IKMT në bregdetin e Vlorës ka nisur prej fillimit të muajit Shtator. Të listuar për t’u shembur janë 60 ndërtime në fazën e parë, bare, mole, apo shtesa . Gjatë tubimit të kësaj të premte, në bashki po bëhej një takim për projektin e shëtitores në Radhimë./ABC News Albania

policia-compressor-1-1.jpg
ad min09:42 | 25/10/2019

Pesë banorë të një fshati në Mirditë janë vënë në pranga nga policia.

Uniformat blu kanë njoftuar se pas informacioneve në rrugë operative, u zbulua se këta persona po përgatisnin një sasi lënde narkotike në doza të vogla me qëllim shpërndarjen e saj. Ata qëndronin dhe punonin në një godinë të braktisur në fshatin Bulshar.

Pas kontrollit të ushtruar u bë e mundur sekuestrimi i lëndës narkotike, ndërkohë që vazhdoi edhe kontrolli në banesat e personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Prandaj në banesën e njërit prej tyre u gjet edhe një armë kallashnikov me 30 fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulshar”.

Operacioni nga Policia e Mirditës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë.

Sekuestrohen armë, drogë dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 5 shtetas.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga Policia e Mirditës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Bulshar”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

J. N .,28 vjeç, F. Rr., 27 vjeç, K. L., 29 vjeç, N. Rr., 28 vjeç dhe N. L., 59 vjeç, të gjithë banues në fshatin Bulshar, Mirditë.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatisnin një sasi lënde narkotike në doza të vogla, për ta shpërndarë, kanë ushtruar kontroll në vendin ku ata qëndronin, një godinë e braktisur, në fshatin Bulshar.

Si rezultat, Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike dhe ka arrestuar 5 shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, në banesën e shtetasit K. L. , u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, me 30 fishekë.

Në vijim të veprimeve, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin N. L., 59 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit J. K.  për veprën penale “Fshehja e krimit”, për shtetasit  F. Rr., K.L  dhe N. Rr., si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” në ngarkim të shtetasit N. L./abcnews.al

spitali-durres-ambulance-933x445-1.jpg
ad min09:07 | 25/10/2019

Një grua ëshë hedhur nga kati i tretë i shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në lagjen numër 13 në Durrës. Dyshohet se në shtëpinë e saj kanë hyrë hajdutët.

Në panik e sipër, pasi ka dëgjuar zhurmën e tyre, gruaja është hedhur nga lartësia. Fatmirësisht ajo ndodhet në spital pa rrezik për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

protesta-banoret.jpg
ad min22:42 | 22/10/2019

Banorët e Unazës së Re në Tiranë kanë vazhduar protestat e tyre edhe përgjatë mbrëmjes së të martës. Ata kërkojnë anulimin e projektit të unazës së madhe  dhe dëmshpërblim të njehsuar në vlerën e tregut.

Prej afro 10 ditësh protesta e tyre është zhvendosur në trotuar pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal që ndëshkon me deri në tre vjet burg këdo që bllokon akset rrugorë kombëtare. Prej po kaq ditësh forcat e rendit kanë vendosur dy kordonë policorë për të mos lejuar zhvillimin e protestës në rrugën “Teodor Keko” duke e bërë atë të kalueshme për automjetet.

Banorët e Unazës së re janë mbështetur edhe këtë të martë nga ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu. Ata kanë përsëritur thirrjen për të liruar tre bashkëqytetarët e tyre për të cilët është dhënë masa “Arrest me burg”./ABC News Albania

protesta-astiri.jpg
ad min19:39 | 21/10/2019

Banorët e Astirit kanë vazhduar me protestat e tyre, të cilat vijojnë prej gati një viti. Ata kërkojnë anulimin e projektit për Unazën e Re. Ata zhvilluan një protestë edhe këtë të hënë. Pas ndryshimeve në Kodin Penal, tanimë ata kanë vijuar me tubimet në trotuare.

Megjithatë në të dyja korsitë e rrugës kryesore kishte forca policie. Gjatë mbrëmjes së sotme nuk pati asnjë tension mes tyre dhe tubuesve.

Megjithatë banorët kanë kërkuar që policia të luftojë krimin e organizuar dhe të mos qëndrojë ndaj protestuesve. Edhe në këtë protestë kishte prezencë të përfaqësuesve të opozitës, si Klevis Balliu, Tritan Shehu dhe Kejdi Mehmetaj.

/ABC News Albania 

banoret-e-unazes-se-re.jpg
ad min21:38 | 20/10/2019

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar protestën e tyre edhe pasditen e të dielës, duke apeluar sërish anulimin e projektit që prish banesat e tyre.

Duke qenë koherent me zhvillimet politike, banorët e Unazës mbanin në duart e tyre pankarta në cilat fajësohej qeveria dhe kryeministri Edi Rama për vendimin e Këshillit Europian për të mos çelur negociatat me Shqipërinë.

Banorët kanë kërkuar largimin e kryeministrit Rama, duke e bërë atë përgjegjës për situatën që po kalon vendi dhe për projektet korruptive, një prej të cilave është edhe ai që prish banesat e tyre.

Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu i cili i ka bërë thirrje banorëve të mos e ndalin revoltën e tyre pasi kauza e tyre është e drejtë. Balliu që protestat e grupeve të ndryshme të interesit që po zhvillohen në Tiranë të grupohen, pasi të gjitha bëhen kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Në Nëntor protesta e banorëve të Unazës së Re bën 1 vit nga nisja e saj, ndërkohë që banorët çdo ditë grumbullohen dhe protestojnë kundër projektit të qeverisë./ABC News Albania 

policia-4.jpg
ad min08:26 | 17/10/2019

Mëngjesin e së enjtes ka nisur shembja e banesave në Shkozë. Forcat e policisë rrethuan banesat që planifikohen të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Janë rreth 15 shtëpi që janë parashikuar të prishen si pasojë e devijimit të lumit të Lanës. Kujtojmë që ditën e djeshme, banorët protestuan duke kundërshtuar prishjet e shtëpive.

Ata u shprehën se është bërë zgjedhje selektive, ndërkohë që kërkojnë dëmshpërblim përpara shembjes së banesave./abcnews.al

gjykata-1.jpg
ad min11:54 | 16/10/2019

Gjykata Penale e Tiranës dha masën e sigurisë detyrim paraqitje për 10 personat, të cilët u arrestuan pas protestës që u zhvillua në Unazën e Re të dielën. Ata janë Kujtim Ylli, Bajram Noka, Benard Nezha, Safet Maksuti, Ruzhdi Maqinaj, Artan Muçmata, Dritan Noku, Andi Sharra dhe Agron Thaçi ndërsa mes tyre është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Prezent në seancë ishin edhe disa ish-deputetë të Partisë Demokratike.

“Do të vazhdojë protesta e tyre sepse është e ligjshme. Kanë njoftuar çdo ditë pranë policisë dhe faktin që janë përpjekur ti akuzojnë për bllokim rrugës është përgjegjësi e policisë sepse duhet të kishte arrë masa. E drejta e tyre është e shenjtë dhe do të triumfojë. Koha mund të jetë sot e batakçinjve dhe mashtruesve, por e drejta është e shqiptarëve”, tha ish-deputeti Flamur Noka në përfundim të seancës gjyqësore.

Ndërkohë jashtë gjykatës qëndronin një numër i madh qytetarësh dhe banorësh të Unazës së Re. Policia e rendit mori masa dhe u bllokuar hyrja e gjykatës, për shkak të numrit të madh të pjesëmarrjes së banorëve të Astirit.

Të arrestuarit u ndaluan pas protestës që u zhvillua të dielën në Unazën e Re. Në atë tubim, protestuesit bllokuan një aks të rrugës, ndërsa për disa momente pati edhe tensione me policinë.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./ abcnews.al

themelimi.jpg
ad min19:18 | 15/10/2019

Banorët e Unazës së Re kanë zhvilluar një protestë tjetër mbrëmjen e kësaj të marte. Mësohet se në mbështetje të protestuesve janë edhe përfaqësues nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Banorët e kanë bazuar protestën e sotme në simbolika. Ata kanë vendosur shirita të bardhë në gojë dhe kanë kryqëzuar duart në shenjë proteste ndaj qeverisë.

Gjithashtu ata i kanë kërkuar presidentit të shpërndajë parlamentin. Ka pasur ultimatum që të ketë transparencë për projektin e unazës së re ose në të kundërtën protestat do të përshkallëzohen.

Ndërkohë në fund të protestës ata themeluan një lëvizje. Ajo do të cilësohet Lëvizja e Grave për Dinjitet. Kjo nismë është vazhdimësi e firmave që u mblodhën dje ndaj gjestit të bërë nga ambasadori Bernd Borchardt.

Gjithashtu të pranishme janë edhe forca të shumta policie. Ata janë të distancuar nga vendi ku po protestohet, por po ruajnë perimetrin që të mos bllokohet rruga./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono