bankat

DITA-E-PARE-E-SHKOLLES-1280x720.jpg
ent ela16:03 | 17/09/2018

480 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në vend nisën sot vitin e ri shkollor. Klasat dhe laboratorët hapën dyert për një tjeter vit sfidash e betejash në rrugën e dijes. Më të emocionuarit në këtë ditë ishin sigurisht vogëlushët e klasave të para.

Ata që u nisën në këmbë duket se mbërritën më shpejt. Automjeteve iu desh të prisnin gjatë në radhë.

Kështu nisi e hëna e 17 shtatorit në Tiranë.

Shkollat 9-vjeçare dhe të mesme kanë hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit, ndërsa shumë prindër zgjodhën t’i shoqëronin vetë fëmijët në ditën e parë të këtij viti shkollor.

Kjo solli trafik të rënduar në shumë rrugë të kryeqytetit. Të lehtësonte lëvizjen e automjeteve e pati të vështire edhe policia.

Beteja në rrugën e dijes nisi për 480 mijë nxënës të sistemit parauniversitar, por emocionet më të forta i kishin nxënësit e klasës së parë.

32 mijë fëmijë u ulën për herë të parë në bankat e shkolles këtë vit. Këta bashkë me nxënësit deri në klasë të katërt e ata që i përkasin kategorive të veçanta sociale deri në klasë të nëntë ndryshe nga vitet e shkuara janë pajisur me tekste falas, por shumë prej tyre njësoj si dhe më parë mësimin do të vijojnë ta ndjekin në dy turne./abcnews.al

SHBA-SANKSIONET-1280x720.jpg
ent ela20:53 | 15/05/2018

Shtetet e Bashkuara rinisën të martën vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit, pak ditë nga njoftimi i presidentit Trump për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore. Në shënjestër të administratës amerikane kanë qenë guvernatori i Bankës Qendrore Iraniane, Valiollah Seif dhe një bankë iraniane me seli në Irak. Uashingtoni i akuzon subjektet në fjalë për lëvizjen e miliona dollarëve për të financuar trupat e Gardës Revolucionare iraniane, përgjegjëse sipas Amerikës për aktivitete dashakeqe në Lindjen e Mesme. Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin saktësoi se shumat e mëdha të parave kishin shërbyer për të mbështetur axhendën radikale e të dhunshme të lëvizjes shiitte Hezbollah, të cilën Amerika e konsideron një organizatë terroriste. Gjithashtu, Departamenti i Thesarit futi në listën e zezë Ali Tarzalin, nëndrejtor i departamentit për marrëdhëniet me jashtë të Bankës Qendrore Iraniane, si dhe presidentin e filialit bankar iraken, Aras Habib. Ndërkohë, Teherani zyrtar ka reaguar duke paralajmëruar se është gati të rifillojë programin bërthamor në një nivel më të lartë se më parë. “Kemi të gjitha kapacitetet dhe jemi gati të rinisim aktivitetet bërthamore në nivele shumë më të mëdha se ato përpara nënshkrimit të marrëveshjes së vitit 2015”, ka thënë kreu i Agjencisë Iraniane për Energjinë Atomike, Akbar Salehi. /abcnews.al

vlcsnap-error154-1280x720.jpg
us er15:30 | 03/01/2018

Shqiptarët renditet si vendi me përqindje të lartë për depozitat e parave në bankat e nivelit të dytë, krahasuar me rajonin si, edhe me një pjesë të vendeve të BE. Tirana kryeson e ndejekur nga Vlora, e më pas radhiten, Durrësi, Kroça dhe Elbasani.

Tirana është qyteti ku individët arrijnë të kursejnë dhe të kanë më shumë pasuri të vendosur si depozita nëpër bankat e nivelit të dytë në vend. Revista Ekonomike “Monitor” ka përpunuar të dhënat e Bankës së Shqipërisë për depozitat sipas qarqeve në raport me popullsinë, të publikuar nga INSTAT.
Të dhënat e kursimeve janë të disponueshme për Tiranën, Durrësin, Vlorën, Elbasanin, Fierin, Korçën, Shkodrën, Lezhën.
Individët në kryeqytet kanë gjithsej në banka në lekë e valutë rreth 319 miliardë lekë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ose 67% të totalit të depozitave që ka kryeqyteti.

Me një popullsi prej 862 mijë banorësh, çdo banor ka një kursim në bankë prej 370 mijë lekësh. Gjithashtu, Tirana është edhe qyteti që ka nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë në vend, sipas INSTAT, me 679 mijë lekë në vit.Në vend të dytë për nga kursimet për frymë, me 361 mijë lekë pothuajse sa kryeqyteti, është Vlora, qyteti që ka lidhje me emigracionin, por është edhe bazë e trafiqeve të jashtëligjshme një pjesë e të ardhurave të secilës depozitohen si kursime. Të tretët në renditje janë banorët e Durrësit, ku një rol të rëndësishëm luan edhe emigracioni. Qytetarët durrsakë kanë rreth 260 mijë lekë depozita për frymë.
Të katërtët janë korçarët me 226 mijë lekë për frymë dhe në vend të pestë Elbasani, me 193 mijë lekë.

Vitet e fundit, depozitat e individëve janë ulur për shkak të normave të pafavorshme të interesit. Në krahasim me nëntorin e vitit 2011, kursimet me afat të rezidentëve kanë rënë me 94 miliardë lekë, ose gati 690 milionë euro. Pavarësisht rënies, Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet në zhvillim me nivelin më të lartë të kursimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, ku gjysmat e kursimeve janë në monedhën e përbashkët. Për nga niveli i depozitave me 67%, Shqipëria i afrohet edhe vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore, ku p.sh, Italia dhe Franca e kanë këtë tregues midis 70 dhe 80%. Grekët janë më kursimtarë, me rreth 93% depozita, ndërsa Kosova ka nivelin më të ulët me depozitave me vetëm 32%./abcnews.al

vlcsnap-error884-1280x719.jpg
us er15:53 | 30/11/2017

Pas dy muajsh rritje, kreditimi nga bankat i është rikthyer uljes. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë të publikuara këtë fund tregojnë se në fund të tetorit stoku i kredisë ishte rreth 522 miliardë lekë. Tkurrja e kredisë tek sipermarrjet me rreth 1.5 miliardë lekë në një muaj dhe rritja e huasë për individët, bëri që totali i kredisëë shpërndarë në ekonomi të jetë 1.2 miliardë lekësh në krahasim me muajin e mëparshëm.

Sipërmarrjet vleresohet të kenë pak akses në financim, për shkak të të shkuarës së tyre problematike, interesit te tyre te ulët për të investuar, por edhe fshirjes së bilanceve të vjetra. Ulja e totalit të kredisë, në tërësi po shoqërohet me një përmirësim të gjendjes së kredisë”. Fshija e një pjese të kredive të humbura nga bilancet e bankave, prek më së shumti kreditë e humbura të bizneseve”.

Kryesisht për shkak të fshirjes nga bankat, kreditë me probleme kanë zbritur në gati 15% nga më shumë se 20% që ishin një vit më parë.

Përtej fshirjeve dhe kreditimit të ulët tek biznesi, huaja në total në ekonomi lehtësisht më e lartë se një vit më parë./abcnews.al

 

 

 

 

 

vlcsnap-error076-1280x720.jpg
us er12:44 | 14/11/2017

Kryeministri Rama mori pjesë në konferencën e dytë të Shoqatës Shqiptare të Bankave, nga ku ironizoi deklaratat e Bashes se përmes buxhetit 2018 do të bëhet pastrimi i parave të krimit. Rama paralajmëroi gjithashtu se do të marrë fund praktika e dy buxheteve për t’iu shmangur taksave, si dhe fenomeni i pagave të deklaruara vetëm pjesërisht.

Edi Rama qeshi me thirrjet e Lulzim Bashës se buxheti 2018 duhet të administrohet nga FBI si provë e përfshirjes së Kryeministrit në trafikun e drogës. Kreu i Qeverisë zgjodhi një takim me Shoqatën Shqiptare të Bankave për të pranuar se opozita e kishte tejkaluar imagjinatën e tij, me akuzën se buxheti 2018 dhe – përmes sistemit bankar – programi 1 miliard për rindërtim, do të bëjnë pastrimin e parave të krimit.

Duke iu referuar gjithnjë akuzave të opozitës, Kryeministri deklaroi se nëse ka një sistem ku ekonomia informale s’ka shans të penetrojë, është pikërisht sistemi bankar.

Rama i dërgoi edhe dy mesazhe kompanive. I pari kishte të bënte me buxhetet e dyfishta, ku Kryeministri theksoi se nga viti i ardhshëm tatimet do të paguhen mbi atë që u deklarojnë bankave.

Paralajmërimi i dytë i Ramës kishte të bënte me rrogat e padeklaruara apo të deklaruara pjesërisht, nga të cilat kompanitë kursejnë në kurriz të sigurimeve shoqërore të punëmarrësit.

Gjatë takimit, Guvernatori Bankës së Shqipërisë u shpreh optimist për trendin e ekonomisë shqiptare.

Ai vlerësoi rënien e ndjeshme të kredive me probleme, krahasuar me vitin 2014 kur arritën kulmin në nivel 25%.

Në këto kushte, Guvernatori Sejko apeloi bankat e nivelit të dytë për një fuqizim të aktivitetit kreditues në vend. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono