banka

banka.jpg
G. P.08:38 | 12/03/2019

Të hënën Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj një banke me seli në Moskë, në pronësi të përbashkët të kompanive shtetëtore ruse dhe venezueliane, për shkak të mbështetjes që i ka dhënë Presidentit Nicolas Maduro, të kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe ndaj industrisë së naftës nën kontrollin e shtetit.

Departamenti i Thesarit tha se sanksionet prekin bankën “Evrofinance Mosnarbank”, të themeluar në vitin 2011, me synimin për të siguruar financime për projekte të përbashkëta të Rusisë dhe Venezuelës në sektorët e naftës dhe të infrastrukturës. Sipas Departamentit të Thesarit, këto aktivitete të bankës në fjalë janë një përpjekje për shmangien e sanksioneve amerikane ndaj Venezuelës.

“Ky vendim tregon se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa kundër institucioneve të huaja financiare që mbështesin regjimin e paligjshëm të Nicolas Maduros dhe kontribuojnë në shkatërrimin e ekonomisë dhe në krizën humanitare që ka pllakosur popullin e Venezuelës”- tha përmes një deklarate Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin.

Shtetet e Bashkuara dhe më tepër se 50 qeveri të tjera njohin udhëheqësin e opozitës të Venezuelës Juan Guaido, si president të vendit dhe thonë se zoti Maduro, i cili u zgjodh në mënyrë të paligjshme vitin e kaluar, ngaqë udhëheqësve të opozitës nuk ju lejua të kandidonin.

Sanksionet e së hënës janë përpjekja më e fundit e administratës Trump për ta detyruar zoti Maduro të largohet nga pushteti./VOA

GRABITJA-TEPELENE-1280x720.jpg
ent ela18:01 | 28/01/2019

Një bankë e nivelit të dytë u grabit në Tepelenë mesditën e sotme. Një person i armatosur hyri në bankë dhe terrorizoi punonjësit me kallash. Më pas, autori i veshur me rroba ushtarake mori një sasi parash dhe u largua në këmbë.

Në një njoftim, policia shprehet se ka identifikuar grabitësin dhe se për shkak të hetimeve nuk bën me dije gjeneralitetet. Uniformat blu janë vënë në ndjekie të tij. Dyshohet se shuma e grabitur të jetë rreth 5 milionë lekë të vjetra.
/abcnews.al

KRONIKE-GRABITJET-RINAS-PRETENCA-ABC-M-3-T-2-HD.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela18:31 | 18/01/2019

Prokuroria për Krimet e Rënda lexoi pretencën për grupin kriminal të dyshuar për grabitjet e bujshme të 3 bankave të nivelit të dytë në vitet 2015-2017.  Prokurori kërkoi fajësinë e tetë të pandehurve dhe dënimin e tyre me 119 vite burg në total.

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi në gjykatë 119 vite burg për tetë persona të akuzuar për vjedhjen e gati 9 milionë eurove në tre grabitje bankash. Sipas prokurorisë, të pandehurit kishin funksionuar si një grup i strukturuar kriminal, teksa kryen tre goditjet e bujshme të autoblindave që trasnportonin vlerat monetare të bankave të nivelit të dytë. Përveç shumave marramedëse të vjedhura, grabitjet u përçollën me bujë për shkak të mekanizmit të tyre, apo edhe fshehjes së parave nga autorët nëpër tenxhere presioni.

Për ish-komandon, Neim Avduli dhe për Dash Kupën prokuroria kërkoi nga 20 vite burg, ndërsa 18 vjet e 9 muaj për Ernes Kupën. Për tre të pandehur të tjerë u kërkuan dënime me nga 16 vite burg. Më e lehtë ishte masa e kërkuar për të pandehit Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja, 5 vjet e 8 muaj secili, ulje që u përfitua për shkak të bashkëpunimit të tyre me drejtësinë. Prokuroria identifikoi Admir Muratajn si drejtuesin e grupit, por gjykimi ndaj tij u pezullua për shkak se arrestimi i tij ende nuk është bërë i mundur.

Referuar pretencës së prokurorisë, goditja e parë për të cilën akuzohen të pandehurit është ajo e 13 shkurtit 2015 në një bankë pranë ish-Stacionit të Trenit në kryeqytet. Nën kërcënimin e armëve, ata iu morën punonjësve të policisë private thasët me 2 milionë euro vlerë monetare në momentin që po i ngarkonin në një autoblindë që do t’i transportonte drejt Rinasit. Episodi tjetër është ai i dhjetorit të vitit 2015 në segmentin rrugor Kthesa e Kasharit- Rinas, ku u grabitën gati 3.8 milionë euro. Sipas prokurisë, të armatosur, maskuar dhe me uniforma të ngjashme me ato të policisë i prenë rrugën eskortës së bankës, neutralizuan punonjësit e siugurisë dhe u larguan bashkë me thasët e parave. Përmes të njëjtit mekanizëm është realizuar edhe episodi i tretë, në të njëjtin aks rrugor, në shkurt 2017, ku u grabitën 3.2 milionë euro. Gjatë hetimit, falë edhe bashkëpunimit të dy prej të pandehurive, prokuroria arriti të rindërtojë të gjithë mënyrën e funksionimit të grupit, nga rekrutimi i të rinjve, pozicionet që ata mbanin në grabitjes, si edhe ku i kishin fshehur apo shpenzuar paratë e vjedhura. /abcnews.al

vlcsnap-2018-09-20-18h11m17s718-1280x720.png
G. P.18:45 | 20/09/2018

Banka e Shqipërisë hapi konferncën e dytë të Muzeut të Bankës. Këtë vit ajo i dedikohet rolit të parasë gjatë luftërave. Për të prezantuar punimet e tyre mbi rolin e monedhës në këtë konferencë ishin të pranishëm përfaqësues nga institucionet më të rëndësishme kërkimore si Institutet e Arkeologjisë dhe Historisë, universitete evropiane dhe banka homologe.

Guvernatori Gent Sejko e konsideroi këtë një ngjarje të rëndësishme pasi ndihmon në pasurimin e koleksionve të ekspozuara dhe i shërben studiuesve në punën e tyre kërkimore. Ky nuk është aktiviteti i parë që shënohet në Muzeun e Bankës së Shqipërisë. Në kuadër të Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut janë zhvilluar disa ekspozita të përkohshme mbi figurën e heroit në prerjet kombëtare. Ndërkohë që një tjetër fokus i punës së muzeut është edhe edukimi financiar./abcnews.al

le-roi.jpg
G. P.15:33 | 20/09/2018

Banka e Shqipërisë hapi konferencën e dytë të Muzeut të Bankës. Këtë vit, ajo i dedikohet rolit të parasë gjatë luftërave.

Për të prezantuar punimet e tyre mbi rolin e monedhës në këtë konference ishin të pranishëm përfaqësues nga institucionet më të rëndësishme kërkimore si Institutet e Arkeologjisë dhe Historisë, universitete evropiane dhe banka homologe.

Guvernatori Gent Sejko e konsideroi këtë një ngjarje të rëndësishme pasi ndihmon në pasurimin e koleksioneve të ekspozuara dhe i shërben studiuesve në punën e tyre kërkimore.

Ky nuk është aktiviteti i parë që shënohet në Muzeun e Bankës së Shqipërisë. Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut janë zhvilluar disa ekspozita të përkohshme mbi figurën e heroit në prerjet kombëtare. Ndërkohë që një tjetër fokus i punës së muzeut është edhe edukimi financiar./abcnews.al

euro-1280x720.jpg
G. P.15:59 | 29/08/2018

Euro ka vijuar të rritet sërish në tregun vendas, duke arritur nivelin e 126.05 lekëve. Sipas ekspertëve të tregut, forcimi i euros lidhet edhe me largimin e emigrantëve.

Rritja e monedhës euro në tregun vendas ka prekur nivelin e 126.05 lekëve, për herë të parë që prej Qershorit të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të këmbimit euro është rritur me 0.21 pikë krahasuar me një ditë më parë, duke shënuar kështu ditën e gjashtë radhazi që ka rikuperuar ndaj lekut.

Sipas ekspertëve të tregut, forcimi i euros lidhet edhe me largimin e emigrantëve.

Monedha e përbashkët nisi të zhvlerësohej më shpejtësi në tregun vendas derisa preku nivelin më të ulët në dhjetë vite, ku u këmbye përkundrejt lekut në datë 5 Qershor në nivelin e 124.1 lekëve.

Pas asaj datë, Banka e Shqipërisë ndryshe nga vitet e tjera u detyrua që të bëjë një ndërhyrje të jashtëzakonshme në tregun e këmbimit valutor, duke tërhequr tepricat në valutë për të mos lejuar rënien e mëtejshme të monedhës së përbashkët.

Pikë përkundrejt lekut ka fituar edhe dollari amerikan, i cili sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar është këmbyer në nivelin e 108.02 lekëve, apo rreth 0.4 pikë më shumë se një ditë më parë./abcnews.al

grabitja-e-parave.jpg
G. P.14:13 | 30/04/2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka kaluar për gjykim çështjen penale ndaj 9 personave të akuzuar për grabitje bankash. Sipas prokurorisë, ata janë përgjegjës për tre episode të grabitjes së gati 9 milionë eurove teksa transportoheshin drejt Rinasit. 

Prokuroria për Krimet e Rënda  ka dërguar për gjykim nëntë persona, të akuzuar për grabitjen e gati 9 milionë eurove të bankave të nivelit të dytë në vend.

Grupi kriminal i drejtuar nga Admir Murataj dyshohet të mbajë autorësinë e tre episodeve kriminale të goditjes së autoblindave që transportonin vlerat financiare.

Sipas prokurorisë, goditja e parë është ajo e 13 shkurtit 2015 në një bankë pranë ish-Stacionit të Trenit në kryeqytet, ku u grabitën gati 2 milionë euro. Nën kërcënimin e armëve, persona të maskuar iu morë punonjësve të policisë private thasët me para në momentin që ata po i ngarkonin në një autoblindë që do udhëtonte drejt Rinasit.

Episodi tjetër është ai i dhjetorit të vitit 2015 në segmentin rrugor Kthesa e Kasharit- Rinas, ku u grabitën gati 3.8 milionë euro. Persona të armatosur, të maskuar dhe veshur me uniforma të ngjashme me ato të policisë, i prenë rrugën eskortës së bankës, neutralizuan punonjësit e siugurisë dhe u larguan bashkë me thasët e parave. I njëjti mekanizës, sipas prokurorisë është përdorur edhe në episodin e tretë, i shënua në shkurt 2017 në të njëjtin aks rrugor ku u grabitën gati 3.2 milionë euro.

Hetimi i rasteve identifikoi të pandehurit, dy prej të cilëve pas arrestimit bashkëpunuan me prokurorinë, duke u provuar dy grabitjet e shënuara pranë Kthesës së Kasharit.

Thellim i hetimeve provoi përfshirjen e Muratajt edhe në grabitjen e shkurtit 2015. Sipas prokurorisë, automjeti me të cilin dyshohet të jene larguar grabitësit është vënë re të hyjë brenda rrethimit të banesës së Admir Muratajt në Preze në dhjetor 2015 dhe shkurt 2017.

Të pandehurit e dosjes do të përballjen për episodet përkatëse me akuzat e “vjedhjes së bankave”, “pjesëmarrjes në në grup të strukturuar kriminal” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

./abcnews.al

grabitjet-1280x660.jpg
G. P.21:54 | 13/03/2018

Personat e akuzuar për dy ngjarjet e ndodhura brenda pak muajsh rreth 2 vjet më parë, ku u grabitën blindat me para bankash në rrugën e Rinasit, akuzohen edhe për një grabitje spektakolare banke të ndodhur më herët.

Bëhet fjalë për grabitjen e parave të një banke të nivelit të dytë, prane ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, të ndodhur në 13 Shkurt 2015.

ABC News ka mësuar se dosja e hetimit për këtë ngjarje i është bashkuar asaj të grabitjeve të ndodhura në rrugën e Rinasit. Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka komunikuar të dyshuarve akuzat e ngritura ndaj tyre.

Të dyshuarit për tre grabitjet me armë, përfshi atë të një banke të nivelit të dytë pranë ish-Stacionit të Trenit do të përballen me akuzën “vjedhje me armë”, “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas burimeve nga Prokuroria, hetimi është në fazën perfundimtare dhe pritet të mbyllet brenda muajit Mars. Më tej, dosja do të kalojë pranë Gjykatës se Krimeve të Rënda, ku 9 të pandehurit do të dalin në bankën e të akuzuarve./abcnews.al

greqqia.jpg
G. P.09:04 | 25/02/2018

Banka Qendrore Europiane i ka bërë thirrje bankave greke që të performojnë më shpejt për reduktimin e kredive të këqija, ndryshe rrezikojnë të ngadalësojnë më tej ripërtëritjen e brishtë të ekonomisë.

Bankat greke duhet të bëjnë më shumë për të reduktuar kuotën e lartë të kredive të këqija. Paralajmërimi është bërë nga kryeinspektorja e Bankës Qendrore Europiane, Daniele Nouy, në një intervistë për gazetën helene “To Vima”. Eleminimi i performancës së dobët dhe ristrukturimi i borxheve, kriteret për të cilat pritet të ashpërsohen, janë sfidat kryesore me të cilat përballet sektori bankar i vendit të rrënuar nga kriza ekonomike.

Nouy ka deklaruar se përballja në mënyrën e duhur me kreditë e këqija është një aspekt që duhet të trajtohet me prioritet. “Bankat greke duhet të bëjnë më shumë dhe më shpejt”, ka thënë zyrtarja e BQE. Ajo ka theksuar se kreditorët grekë i kanë kapacitetet për të përfituar, por ka nënvizuar se ato cënohen pikërisht nga kreditë e këqija. “Prandaj, prioriteti numër një për bankat greke është të reduktojnë në mënyrë drastike krijimin e kredive të këqija të reja, duke përmirësuar kriteret e huadhënies dhe duke pastruar bilancet e tyre”, ka thënë më tej Nouy.

Bankat helene kanë rënë dakord me kriteret e Bankës Qendrore Europiane për të reduktuar kreditë me probleme me rreth 40 për qind brenda vitit 2019. Shkurtimi i tyre do të çonte në çlirimin e më shumë kapitaleve për financimin e sektorëve të prodhimit, që po rimëkëmben me ngadalë./abcnews.al

vlcsnap-error415-1280x720.jpg
ent ela11:18 | 08/02/2018

Gjykata për Krimet e Rënda shtyu me tre muaj afatin e hetimit për dy supergrabitjet e gati 7 milionë eurove në autoblinda të bankave të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit. Shtyrja u kërkua nga Prokuroria me pretendimin se nuk ishin kryer të gjitha veprimet hetimore.

Një vit kohë nuk i ka mjaftuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të finalizuar hetimin e supergrabitjes së 3.2 milionë eurove në një autoblindë pranë kthesës së Kasharit në Shkurt të vitit 2017.

Për këtë shkak institucioni i akuzës kërkoi zgjatjen e afatit të hetimit me tre muaj. Kërkesa u pranua të enjten nga Gjykata për Krimet e Rënda.
Në sallën e gjyqit, prokurori i çështjes e argumentoi kërkesën me ngarkesën e lartë të çështjeve dhe nevojën nevojën e kryerjes së disa veprimeve hetimore për rastin. Sipas prokurorit bëhej fjalë për administrimin dhe kqyrjen e disa tabulateve telefonike, si edhe për marrjen e disa dëshmive, që mund të japin të dhëna të vlefshme për provueshmërinë e autorëve të grabitjes.

Kërkesa është kundërshtuar me forcë nga avokatët. Sipas tyre, Prokuroria ka pasur gjithë kohën e nevojshmë për të përfunduar hetimin e dosjes. Duke pretenduar mbajtjen me pa të drejtë në qeli të klientëve të tyre, avokatët kërkuan rrëzimin e kërkesës.

Prokuroria për Krimet e Rënda po heton nëntë persona si të përfshirë në grabitjen e Shkurtit 2017 në aksin Kthesa e Kasharit-Rinas, si edhe grabitjes së Dhjetorit 2015 në të njëjtin segment, në një vlerë prej gati 7 milionë euro në total, vlerë monetare e bankave të nivelit të dytë. Nëntë prej tyre po hetohen në masën e sigurisë “arrest në burg”, ndrërsa Admir Murataj është i shpallur në kërkim./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono