banesat

policia-unaza-ere-1280x711.jpg
nev ila16:36 | 12/11/2019

IKMT prishi sot 24 objekte në zonën e Unazës së re, nga 33 të parashikuara në total. Aksioni, që nisi në orët e para të mëngjesit u mbështet nga policia, që u përball edhe me zemërimin e banorëve. Nga përplasja mes tyre 13 persona, përfshirë 8 banorë dhe 5 policë, u lënduan dhe u dërguan në spital.

Qindra forca policie zbarkuan në orët e para të së martës në zonën e Unazës së Re në mbështetje të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit që nisi aksionin e shembjeve të disa banesave në atë zonë.

Ishte ora 5 e 30 e minuta kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë sulmuan një lokal ku ndodheshin më shumë se 200 banorë të Unazës që qëndronin të ngujuar nga dita e hënë në shenjë revolte ndaj uniformave blu.

Banorët dëshmojnë se policia përdori gaz lotsjellës duke shkaktuar shumë të asfiksuar dhe të lënduar ndërmjet tyre.

Disa banorë Unazës së Re nuk pranuan të shkonin për të marrë ndihmën e parë te Spitali i Traumës pasi i frikësoheshin një ndalimi të mundshëm nga policia. Sipas të dhënave zyrtarem, kërkuan ndihmën mjekësore ne spitalin e traumës  13 persona, 5 prej të cilëve ishin punonjës të policisë ndërsa të tjerët protestues.

IKMT ka njoftuar se, në lotin e parë janë projektuar për t’u shembur 33 objekte të zonës së Unazës së Re që fillon nga sheshi “Shqiponja” deri te mbikalimi i shkollës Teknologjike. Vetëm këtë të martë u shembën 24 banesa dhe biznese ne total.

Pavarësisht se banorët kundërshtuan aksionin e Fadromave të Inspektoriatit Kombëtar të mbrojtjes së territorit, ndërhyrja e FNSH nuk i lejoi ata të pengonin aksionin.

Pas kundërshtimit të policisë në aksionin te zona e Unazës së re, sipas të dhënave jo zyrtare 12 protestues u shoqëruan në policinë e Tiranës dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim./abcnews.al

 

75237554_2744800152208350_7737156530297896960_n.jpg
ent ela09:35 | 12/11/2019

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I.

Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështetet në këtë aksion nga policia e shtetit.

Shembja e banesave është shoqëruar me pasur tensione dhe përplasje mes policisë dhe banorëve që në orët e para të mëngjesit. /abcnews.al

UNA-ZA-E-RE-ORA-9.mpg_snapshot_17.38-1280x720.jpg
ent ela09:17 | 11/11/2019

Me thirrjet “Shtëpia jonë, prona jonë”, banorët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Ata janë njoftuar që sot duhet të lirojnë banesat pasi IKMT sot do të ndërhyjë për të shembur banesat që preken nga projekti i Unazë së Madhe. në një lidhje të drejpërdrejtë në ABC neës ata thonë se kërkojnë zgjidhje dhe dialog me qeverinë.

“Ne duam zgjidhje, ne duam dialog. Nuk mund të shkelësh ti të drejtat e njeriut, ne jemi krenarë që qëndrojmë para këtyre banditëve dhe kriminelëve. Ne duam të na lënë të qetë në shtëpitë tona ne kërkojmë zgjidhje edhe dialog. Ka me dhjetra e qindra zgjidhje. Asnjë familje mafioze nuk është arrestuar. Ne po qëndrojmë në shtëpitë tona”- shprehet një nga banorët.

Kushdo që do vërë dorë në shtëpitë tona do i mbrojmë me gjak

“Kushdo që do vërë dorë në shtëpitë tona ne do t’i mbrojmë me gjakun tonë nuk mund t’i lë mbesat e mia në rrugë unë se u do qejfi këtyre. Këtu jam martuar i kam paguar taksa shtetit.

I bëj thirrje çdo institucioni të mbrojë banorët e unazës së re. Ne do të luftojmë  për shtëpitë tona kushdo që do vërë dorë do marrë atë që meriton”- shprehet një banore.

Deri më tani nuk ka ansjë fadromë të IKMT dhe asnjë polic i pranishëm. Banorët kërkojnë që ky projekt korruptiv të ketë dakordësinë e tyre në lidhje me zhvendosjen. /abcnews.al

aead1b07-8aea-4868-a89c-1ae859516b31-1280x720.jpg
ent ela09:03 | 11/11/2019

Me sfurqe e bishta lopate, banorët e unazës së re janë pajisur për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me gazetarin Andi Qosja, në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit” të Enkel Demit, banorët shprehen shumë të revoltuar ndaj qeverisë.

“Kërkojnë me ngulm të marrin pronat tona, e shkatërruan “Unazën e Re” me një projekt korruptiv. IKMT-ja nuk i shërben shtetit”, tha një nga banorët.

Janë 8 banesa për t’u shembur, por deri më tani nuk ka mbërritur ansjë polic apo punonjës i IKMT. /abcnews.al

 

klevis-balliu-1280x699.jpg
nev ila12:30 | 09/11/2019

Partia Demokratike i kërkon qeverisë të zbatojë standardet e kërkuara nga kombet e bashkuara në lidhje me të drejtën e pronës. Duke iu referuar studimit të fundit të PNUD për banesat sociale, ish- deputeti Klevis Balliu pohon se “dëbimi me dhunë i qytetarëve nga banesat e tyre” është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.”/abcnews.al

TERMETI-KORCE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela14:39 | 02/11/2019

Shumë banesa në Vidohovë dhe Qafëzezë janë të pabanueshme nga tërmeti i një dite më parë në Korçë. Kurse për shtëpitë që kanë dëmtimet më të lehta kanë nisur procedurat e dëmshpërblimit nga bashkitë përkatëse.

Një ditë pas tërmetit të fortë, që shkundi Juglindjen shumë banesa rezultojnë të pabanueshme në Vidohovë dhe Qafëzezë.

Pas verifikimit të grupeve të ekspertëve shtëpitë pritet të rikonstruktohen.

Mbi 30 banesa të tjera kanë pësuar dëme të pjesshme, ndërsa për ato që janë dëmtuar më lehtë, kanë nisur proćedurat e dëmshpërblimit nga bashkitë e Devollit dhe Kolonjës.

Tërmeti i së premtes,që goditi sërish dy prej fshatrave, që u prekën edhe nga tërmeti i qershorit, ka kthyer frikën dhe pasigurinë tek banorët. Shumica e familjeve të prekura janë kthyer në çadra, të tjerët e kanë gdhirë natën në makina.

5 muaj pas tërmetit që i la të pastrehë, ende për një pjesë të familjeve të prekura nuk kanë filluar punimet për riparimin e shtëpive,të cilat nga goditjet e së premtes janë duke u shkatërruar.

Epiqendra e tërmetit prej 5.2 ballësh,që goditi të premten në mëngjes juglindjen, u lokalizua në malin e Gramozit, në kufirin midis bashkive Korçë, Kolonjë dhe Devoll.

Lëkundjet u ndjenë më të forta në fshatin Boboshticë, por dëme patën vetëm fshatrat Vidohovë në Devoll dhe Qafëzez në Kolonjë. /abcnews.al

STUDENTET-CMIMET-E-QERAVE.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ent ela16:18 | 08/10/2019

Rikthimi i studentëve në kryeqytet për nisjen e vitit të ri akademik ka sjelle rritjen e çmimit të qirave me rreth 20 përqind. Studentët thonë se pagesat e qirave janë të papërballueshme. 

Kjo e re shprehet se në prag të nisjes së vitit të ri akademik, studentëve u duhet të përballen me çmimin e lartë të banesave për akomodim.

Studentet thonë se çmimet e qirave janë më të larta se një vit më parë pasi paguajnë nga 200 deri në 240 mijë lekë në muaj

Ne u interesuam pranë agjencive imobiliare në kryeqytet dhe na konfirmuan se në krahasim me një vit më parë gjatë periudhes shtator-tetor çmimet janë rritur me 20%.

Zonat më kërkuara për studentët mbeten ato pranë universiteteve, Don Bosko dhe Komuna e Parisit, zona në të cilat çmimi është edhe me euro.

Siç duket çmimi do të jetë një lloj surprize për këto dy studente të vitit të parë të cilat janë në kërkim të një banese. /ABC News Albania 24/7

VELIAJ-KESHILLI-KONSULTATIV.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
ent ela16:45 | 26/09/2019

Të gjitha banesat dëmtuara nga tërmeti i së shtunës do të rindërtohen. Ky ishte zotimi I kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore. Veliaj gjithashtu pa nga afër gjatë së enjtes edhe disa nga banesat e dëmtuara nga tërmeti në zonën e Vaqarrit.

Të gjitha banesat e dëmtuara nga tërmeti i së shtunës do të rindërtohen, ndërsa të tjerat me dëme më të vogla do të dëmshpërblehen. Këtë e bëri të ditur Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore

“Në Bashkinë e Tiranës kemi çuar mbrëmë, në mes të natës, sipas afatit të lënë nga kryeministri, të gjithë inventarin e banesave të dëmtuara. Jam në dijeni që edhe bashkitë e tjera të prekura, nga Durrësi, Elbasani, Kavaja, dhe disa bashki të tjera më të vogla, kanë proceduar dhe kanë bërë edhe mbledhjet e Këshillit Bashkiak për të akorduar fondet e emergjencës. Besoj, në kohë rekord, do të disbursojmë aty ku dëmet janë minimale dhe do të rindërtojmë nga fillimi aty ku dëmet kanë qenë më të mëdha”.

Veliaj u shpreh se vetëm në Tiranë janë rreth 1200 banesa të dëmtuara nga tërmeti.

“Shumica janë të pjesshme, kryesisht banesa në zonat rurale, të vjetra, me shtesa. Për ata që me vite të tëra na janë bërë gangrenë kulla, kulla kulla. Të gjitha ndërtimet, kryesisht pa leje, të improvizuara ose shtëpi të vjetra të kohës së komunizmit të bëra me punë vullnetare, me parafabrikate, shto kafaze e ballkone, çaje ballkonin e bëje dritare, çaje dritaren e bëje derë, dolën problematike dhe herët ose vonë do të duhet të përballemi me këtë papërgjegjshmëri”.

Në Këshillin Konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore, Veliaj tha se bashkitë e vendit duhet të shfrytëzojnë solidaritetin ndërkombëtar pas tërmetit për të bërë një inventar të nevojave që kanë.

Gjatë së enjtes kryebashkiaku Veliaj pa nga afër edhe problemet e shkaktuara nga tërmeti në Vaqarr, ku tashmë ka nisur puna për rindërtimine plotë të shtëpive.  /ABC News Albania 24/7

 

 

VELIAJ-PER-NDERTIMIN-E-BANESAVE-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela21:50 | 24/09/2019

Një kontribut të rëndësishëm në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara po japin edhe kompanitë private, të cilat i janë bashkuar nismës së bashkisë së Tiranës për të ndihmuar komunitetin.

Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër që t’i rindërtojë nga e para të gjitha banesat e dëmtuara nga lëkundjet e sizmike, me ndihmën e donatorëve.

Një ndër përfituesit e parë është edhe familja e Safet Poçit në Farkë, i cili është edhe i paralizuar.

“Ndonjëherë, ndonjë fatkeqësi, dramë, apo traumë që ndodh, na mobilizon edhe për të bërë ca punë që ishin për t’u bërë. Në fakt, në gjeografinë e periferive të Tiranës, kryesisht janë prishur shtëpitë e njerëzve të varfër, se të gjithë flasin kullat, por në fakt nuk janë prishur shtëpitë e atyre që kanë ndërtuar ndërtesa të larta. Këtu, në Farkë, një nga shtëpitë më të vjetra të Farkës së Vjetër, por edhe më e këputura, është ajo që pësoi edhe më shumë dëme” .

Një kontribut të rëndësishëm në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara po japin edhe kompanitë private.

“Një përqafim, një ndihmë ushqimore, është mirë për të kaluar ditët e para, por ajo që na e zgjidh përfundimisht këtë punë është ndërtimi i shtëpisë së re. Kompanitë e ndërtimit kanë marrë secila nga një dosje, kanë adoptuar secila nga një shtëpi, dhe për sa kohë që në këtë qytet kanë pasur begati e prosperitet, do t’i japin mbrapsht këtij qyteti edhe bujarinë e nevojshme. Të japim fjalën! Herën tjetër që do vijmë, do jemi për të festuar shtëpinë e re. Ky qytet vërtet ka 100 halle, por edhe rrëzohemi bashkë kur bie tërmet apo një përmbytje, por edhe ngrihemi bashkë”.

 Përveç bashkisë së Tiranës, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali rëndi edhe institucione të tjera që janë mobilizuar për të kapërcyer situatën e shkaktuar nga tërmeti.

“Ato që vinë nga natyra nuk i kontrollojmë dot, tërmeti është një nga këto gjëra, po ato që mund t’i bëjë robi, atë që mund të bëjë qeveria, që mund ta bëjë bashkia, ne do ta bëjmë. /ABC news Albania 24/7

ARRESTIME-DURRES-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela14:47 | 23/08/2019

Një 34 vjeçar nga Tirana është arrestuar gjatë operacionit “Periferia” në Durrës. Ai akuzohet për vjedhjen e 13 banesave në këtë qytet. Ky person ka qenë i dënuar me parë për vjedhje. Sipas policisë, hajduti futej në shtëpi gjatë orëve të natës dhe merrte sende me vlerë, celularë, plazma, bizhuteri dhe para. Në cilësinë e provës janë sekuestruar  materiale telefona celularë dhe vlera monetare. /ABC news Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono