banesa

FAMILJA-NE-SHKOZE-PA-BANESE.mpg_snapshot_00.48-1280x720.jpg
ent ela16:00 | 31/10/2019

Familjet që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe në Shkozë dhe u janë shembur shtëpitë dy javë më parë thonë se shteti nuk i ka ndihmuar për të patur as një strehë. ABC News takoi një 61-vjeçare me djalin e saj të sëmurë të cilët jetojnë me qira dhe nxjerrin skrap për të siguruar të ardhura për familjen e tyre me 7 anëtarë.

Dy javë pas shembjes së banesave në Shkozë, të Mihanes dhe Arifit, të cilët së bashku me 5 anëtarë të tjerë të familjes janë detyruar të zhvendosen për të jetuar në Kamëz pa asnjë ndihmë.

Mihanja 61 vjeç shprehet për ABC News se përveç pensionit të bashkëshortit dhe atij të djalit të sëmurë 25 vjeç, nuk kanë asnjë të ardhur dhe detyrohen të gërmojnë për skrap çdo ditë për të siguruar sadopak të ardhura.

Arifi i cili vuan nga epilepsia dhe është gjysmë i paralizuar, së bashku me nënën e tij i bëjnë thirrje shtetit që të paktën të kenë një strehë ku të jetojnë me familjen e tyre.

Më 16 tetor Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit zhvilloi aksionin për shembjen e tre banesave në zonën e Shkozës, pasi preken nga devijimi i Lanës në kuadër të projektit të Unazës së Madhe. /ABC News Albania 24/7

policia-tirane_1_3_14_03.jpg
ad min11:59 | 26/10/2019

Policia e Korçës ka ndaluar një të ri, i cili dyshohet se është autor i vjedhjes së tre banesave.

Bëhet fjalë për një 34-vjeçar me iniciale T.L. Ai është ndaluar pas vendimit të Gjykatës së Korçës një ditë më parë.

I riu kishte vjedhur banesat në lagjet nr. 1, 4 dhe 12 të qytetit të Korçës, ku kishte marrë sende dhe orendi shtëpiake./abcnews.al

shembja.jpg
ad min16:15 | 16/10/2019

Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit rinisën sot shembjen e disa banesave të tjera në zonën e Shkozës, të cilat preken nga gjurma e projektit të Unazës së Madhe. Banorët kanë bërë rezistencë edhe përballë policisë që shkoi në mbështetje të aksionit. Ata kërkojnë të dëmshpërblehen për shtëpitë e tyre para se ato të shemben.

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës banorët e Shkozës, shtëpitë e të cilëve preken nga ndryshimi i lumit të Lanës, u zgjuan nga zhurmat e fadromës së Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Familjarët nuk janë kundër projektit, por kërkojnë që më parë të dëmshpërblehen ose të sistemohen diku tjetër me banesa sociale. Për disa çaste, situata u tensionua, qëndresa e kësaj familjeje bëri që INUK të shtyjë edhe për 24 orë prishjen e kësaj banese.

Luan Hoxha tregon se prishja po bëhet në mënyrë selektive nga Inspektoriati Ndërtimor. E vetmja shtëpi që u shemb ishte ajo e familjes Sinani.  Në mbështetje të banorëve të Shkozës ishte edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi.

Të enjten pritet të vijojë edhe shembja e 3 banesave të tjera në zonën e Shkozës. Në total janë 15 shtëpi që duhen të shemben nga ndryshimi i lumit të Lanës që është pjesë e Unazës së Madhe./ABC News Albania 24/7

banore.jpg
ad min11:52 | 16/10/2019

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur prishjen e disa prej banesave në Shkozë si pasojë e projektit për devijimin e lumit Lana. Mësohet se fillimisht, po prishet muri rrethues i një prej banesave.

IKMT ka lajmëruar se ditën e sotme do të prishen 5 banesa, ndërsa gjithsej bëhet fjalë për 15 të tilla. Të pranishme janë edhe forca të shumta policie. Që prej mëngjesit situata në zonë ka qenë e tensionuar. Kjo pasi banorët kundërshtojnë prishjen e banesave.

Ata pretendojnë se qeveria nuk do t’u japë dëmshpërblim, duke sjellë në vëmendje se edhe banorëve të tjerë që u janë prishur banesat para 3 vitesh, nuk u është dhënë dëmshpërblim. Banorët thonë për Abc News se do të mbrojnë shtëpinë e tyre deri në fund dhe se nuk do të lejojnë që të shkatërrohet mundi i tyre.

Banorët nisën rezistencën, duke hipur sipas tarracave të shtëpie të tyre. Ata u shprehën se nuk janë njoftuar në mënyrë ligjore për shembjen e shtëpive, por vetëm gojarisht.

Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi, i cili denoncoi prishjen e padrejtë të banesave, ndërsa tha se policia po përpiqet të ushtrojë terror ndaj qytetarëve./abcnews.al

banda-shqiptare.jpg
nev ila10:12 | 09/10/2019

Autoritetet italiane kanë arrestuar mëngjesin e sotëm, disa persona të akuzuar si pjesë e një bande kriminale grabitësish. Të arrestuarit, shqiptarë dhe italianë, hynin të armatosur nëpër vila dhe shtëpi të izoluara, duke grabitur pronarët e tyre ndërsa flinin.

Sipas autoriteteve italiane banda  akuzohet për 17 grabitje në Torino, në provincat e Biella, Novara dhe Perugia. Ata vidhnin orë të shtrenjta, ar, para, veshje, makina, pajisje të tjera gjithashtu dhe armë të mbajtura ligjërisht nga pronarët e gjithçka tjetër që ndodhej në shtëpi.

Autoritetet italiane nuk kanë bërë me dije identitetin e personave ndërsa vazhdojnë ende hetimet për zbulimin e gjithë aktivitetit të kësaj bande./abcnews.al

zjarri-orikum-1280x712.jpg
nev ila22:18 | 02/10/2019

Një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Orikum.

Era e fortë që fryn në zonë po favorizon përhapjen e flakëve.

Mësohet se deri tani rrezikohen tre banesa.

Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë tyre për të shmangur djegien e shtëpive.

Në ndihmë të zjarrëfikëseve janë edhe banorët të cilët po punojnë për lokalizimin e flakëve./ABC News Albania 24/7

erion-veliaj-1.jpg
ad min15:42 | 25/09/2019

Familjet që tërmeti i së shtunës iu shkatërroi shtëpitë në Tiranë do të jenë në banesat e reja para vitit të ri. Kryebashkiaku Erion Veliaj e premtoi gjatë një vizite në një prej familjeve në Petrelë. Banesat e dëmtuara nga tërmeti në Tiranë kanë nisur të rindërtohen. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ishte në njërën prej tyre në zonën e Petrelës.

“S’kemi pritur as tre ditë nga tërmeti, kemi filluar rindërtimin e shtëpive: filluan shtëpitë në Ndroq dhe në Kashar, tani po fillojmë shtëpitë në Petrelë. Mezi pres që edhe në shtëpinë e Xhevdetit të vijnë që sot inxhinierët. Është caktuar kompania që ka marrë përsipër ta rindërtojë, do vijë të bëjë matjet. Ata do të zhvendosin plaçkat e tyre te fëmijët dhe pastaj do fillojmë rindërtimin e shtëpisë”.

Shumica e familjeve premton kryebashkiaku Veliaj do të futen në banesat e re brenda Dhjetorit.

“Shqipëria nuk e ka parë ndonjëherë një solidaritet të tillë. Do fillojmë vetë rindërtimin e shtëpive, sidomos në zonat e fshatit, ku shtëpitë janë monofamiljare dhe një kulm i prishur shkatërron jetën e  një familjeje. Ndërkohë, po vazhdojmë me procesin e adoptimit të shtëpive pothuajse në të gjitha fshatrat e Tiranës. Besoj se shumica e familjeve, përfshirë edhe familjet e Xhevdetit, vitin e ri do ta hamë në shtëpinë e re”.

Ngjarjet e fundit sipas kryetari të bashkisë ishin edhe një test që tregoi se Tirana di të jetë solidare në raste fatkeqësish natyrore./ABC News Albania 24/7

lushnje-banesa.jpg
ad min11:25 | 22/09/2019

Tërmeti i së shtunës ka shkaktuar dëme banesash edhe në Lushnje.  Bëhet fjale për shtëpi private kryesisht nëpër fshatra si Fiershegan, Ballagat, Ngurrëz dhe Kosove e vogël.

Dëmet përfshijnë çarje muresh të shkallës së lehtë çka do të thotë që këto shtëpi nuk rrezikojnë shembjen, por kanë nevoje për riparime. Nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa shtabet e emergjencës pranë bashkisë pasi kanë verifikuar gjendjen i kanë klasifikuar si dëmtime të lehta të objekteve të shkaktuara nga tërmeti.

“Serat na i prishi era. Ato që kishim i çuam në plasmas, këto pak që kemi do mbjellim fidanë, shtëpia do. Në të këpusim ndonjë copë serë dhe të flëm, se ku do shkojmë në vend tjetër”, u shpreh një banor.

“Komplet cepat që mbajnë shtëpinë po të thuash. Këtu nuk mund të jetosh më”, tha një banor.

/ABC News Albania 24/7

olta-xhacka-1280x710.jpg
ad min20:29 | 21/09/2019

Tirana dhe Durrësi janë qarqet me numrin më të lartë të banesave të dëmtuara. Bilancin e bëri ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat ku bëri të ditur gjithashtu se bashkitë e zonave të prekura po ngrenë qendra të posaçme për strehimin e familjeve të cilave shtëpitë e iu kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

/ABC News Albania 24/7

proces-vidohove.jpg
ad min17:19 | 20/09/2019

Në fshatin Vidohovë të Devollit ka nisur ndërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i Qershorit. Por banorët pretendojnë se përzgjedhja e banesave që do të ndërtohen është bazuar mbi bindje politike dhe procesit i ka munguar transparenca. 

Pas Floqit dhe Qafëzezit, ka filluar rindërtimi i shtëpive të rrënuara nga tërmeti edhe në fshatin Vidohovë të Devollit. Punimet po kryhen në dy prej shtëpive,që u vlerësuan si të pabanueshme nga komisioni i vlerësimit të dëmeve.

Ndërhyrje të plota do të ketë edhe në tetë shtëpi të tjera,që kanë pësuar dëme të rënda. Procesi ka sjelle pakënaqësi tek familjet,të cilat edhe pse jetojnë prej qershorit në çadër nuk janë trajtuar me përparësi nga komisioni.

Në kushtet e pamundësisë për të riparuar vetë shtëpitë e dëmtuara, ata kërkojnë që punimet nga subjektet ndërtuese të përfundojnë para ardhjes së dimrit. Banorët apelojnë për trajtim të barabartë të të gjitha familjeve të prekura.

Tërmeti i Qershorit la të pastreha mbi 40 familje në fshatin Vidohovë, dhjetë prej të cilave u rrafshuan./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono