bandat

suedia-1280x655.jpg
ent ela13:14 | 13/11/2019

Dikur i shpallur vendi më i sigurtë në botë, tashmë Suedia po përballet gjithnjë e më shumë me dhunën dhe bandat e krimit. Danimarka ka vendosur përkohësisht kontrollet në kufi me Suedinë me bindjen se autorët e atentateve me bomba në Kopenhagen, vijnë nga jashtë vendit.

Një adoleshent 15 vjeçar mbeti i vrarë dhe një bashkëmoshatar i tij është në gjendje kritike për jetën në spitalin e Malmos, pas të shtënave me armë zjarri përballë një picerie në qytetin suedez. Sipas policisë bëhet fjalë për një përplasje mes bandash rivale për kontrollin e territorit të shpërndarjes së drogës. Për këtë arsye janë paralajmëruar masa të jashtëzakonshme sigurie. Një seri e gjatë shkëmbimesh zjarri dhe bombash, që vë në pikëpyetje famën e vendit më të sigurtë në botë. Dhuna e bandave në zona të ndryshme të  Suedisë ka regjistruar në vitet e fundit një numër gjithnjë e më të lartë viktimash. Gjatë këtij viti kanë qendë 187 bomba të shpërthyera, ndërsa deri në gusht ishin 26 personat e vrarë me armë zjarri.

Danimarka ka vendosur përkohësisht kontrollet në kufi me Suedinë me bindjen se autorët e atentateve me bomba në Kopenhagen, vijnë nga jashtë vendit. Deri tani kanë qenë 13 atentatet e tilla. Dy shtetas suedezë janë në burg për bombën e hedhur kundër një institucioni shtetëror në 6 gusht të këtij viti. /abcnews.al

paloka.jpg
ent ela20:25 | 05/11/2019

Ngjarje të paralajmëruar e ka konsideruar numri dy i Partisë Demokratike Edi Paloka, atentatin ndaj makinës së prokurorit Ndoj. Sipas tij kjo është një luftë mes bandave të Rilindjes.

“Të gjitha këto janë ngjarje të paralajmëruara dhe kemi denoncimet dhe kërcënimet e kryeministrit  ndaj këtij prokurori, pastaj ndodh atentati. Rezulton që në makinë ishin persona me precedentë. Kryeministri di që një prokuror është i lidhur me bandën dhe në vend që t’i kërkojë policisë ta arrestojë, e denoncoi vetëm kur u kap drejtori i Kadastrës. Kjo është luftë mes bandash të Rilindjes. Atij që iu bë atentat dhe ai që bëri atenat janë dy grupe bandash që kanë bërë votat për Edi Ramën. Për këtë arsye Rama nuk e denonconte dot më parë, sot bandat i kanë dalë jashtë kontrollit Ramës. E ka ndarë Shqipërinë te këto grupe dhe ata nuk janë ngopur. Dhe sot ka arritur puna që kanë filluar përplasjet”.

Për Palokën, Rama është përgjegjësi i vetëm i situatës kriminale në vend, pasi erdhi në pushtet me bandat dhe ato tashmë kërkojnë shpërblim me pronat. Sipas tij kur pronat mbarojnë, fillon lufta mes bandave dhe në këtë rast Rama e dorëzoi një bandë për një tjetër.

“Kryeministri është përgjegjësi kryesor, bandat e oligarkët sollën Ramën në pushtet, edhe viktima dhe agresori janë ata që sollën Ramën në pushtet i japin Ramës votat dhe si shpërblim duan këto dhe kur pronat mbarojnë atëherë fillon lufta me bandave dhe ndodh ajo që ndodh. Dhe kryeministri në këtë rast dorëzoi një bandë për një bandë tjetër”.

Është gabim thotë Paloka që krahasohet Shqipëria me Kolumbinë, pasi në Kolumbi shteti luftoi kundër mafies, kursë këtu mafia është vetë shteti. /abcnews.al

AMSTERDAM-VRASJET_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela12:22 | 21/09/2019

Në Holandë kanë shpërthyer debatet për sa i përket sigurisë në kryeqyteti që ditët e fundit është tronditur nga dy ekzekutime të stilit mafioz. Një avokat dhe një ish futbollist u vranë këtë javë në mes të ditës në rrugë të populluara të Amsterdamit

Një avokat i vrarë në mes të ditës në një rrugë në Amsterdam, dhe në Holandë shpërthen debati për sa i përket sigurisë. Viktima, Derk Viersum mbronte një super dëshmitar kundër një bande kriminale të akuzuar për disa vrasje të ndodhura në periudhën 2015 – 2017.

Ai që qëlloi ishte një i ri i moshës 16 deri në 20 vjeç, i cili u largua në këmbë nga vendngjarja sipas zëdhënësit të policisë.

Çështja mbi të cilën po punonte avokati ishte e pasur me vrasje dhe dhunë dhe tregon se si tashmë krimi i organizuar holandez nuk ka më asgjë për të mësuar nga organizata të tjera kriminale më të njohura. Si dhe dëshmon se dhuna e bandave vendore synon marrjen e kontrollit të territorit dhe asgjësimin e konkurrencës.

Personi që mund të ketë urdhëruar vrasje, apo që gjithësesi përfiton nga kjo është Ridouan Tagi, qytetar holandez me origjinë nga Maroku, në krye të një bande prej 16 personash të akuzuar sidomos për trafik droge. Ai është në listën e personave më të kërkuar të Europol për të cilin është vënë një shpërblim prej 100 mijë eurosh.

Të mërkurën e kaluar u ekzekutua ish futbollisti Kelvin Mejnard. Këtë herë vrasësit u larguan nga skena e krimit me një motor. Nuk mendohet të ketë një lidhje mes dy vrasjeve por polemikat janë të shumta për situatën e krijuar në rrugët e kryeqytetit holandez. /ABC news Albania 24/7

basha111-1280x720.jpg
ent ela14:01 | 13/06/2019

Ndërkohë që parlamenti po vijon mocionin për dekretin e Presidentit Meta për shfuqizimin  zgjedhjeve të 30 qershorit, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët tha se Shqipëria është në kushtet e grushtit të shtetit dhe nuk ka më pikë dyshimi që Edi Rama dhe bandat e krimit asgjësuan procesin zgjedhor të 2017-ës.

“Kjo konferencë në kuadër të kushteve të grushtit të shtetit. Tashmë nuk ka asnjë iluzion e pikë dyshimi se zgjedhjet e 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, paratë e pista të drogës, kërcënimi masiv dhe satazhimi i votuesve shitblerja e votës, nga Avdulajt në Shijak te Shullazët në Tiranë, nga Bajrat në Shkodër te Habilajt në Vlorë, ku anembanë Shqipërisë rrjetet kriminale të cilësuara si të tilla mbi luftën kundër trafikut të drogës e parave të pista këto rrjet kriminale përmes një skeme dy vite më parë të mirëmneduar të Edi Ramës asgjësuan procesin zgjedhor 2017.

Raporti i ministrave teknikë i publikuar në fund të korrikut 17 zbuloi shkallën masive të vjedhjes së votës, raporti i OSBE ODIHR e cilëosi shitblerjen e votës problemin nr. 1 në Shqipëri .

Prokuroria e kapur nga Rama fjeti mbi dosjet 339 dhe 184 për të mbrojtur kriminelet e kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me Gjiknurin, Dakon Tahirin, Ballën, Ndreun, Sterkajn me një duzinë zyrtarësh të lartë të PS përfshirë Ulsi Manjan dhe Xhemal Qefalinë, kjo shkallë masive e sistematike e kërcënimit të votuesve ishte shkaku i vetëm për rezultatin paradoksal të 2017 dhe kriminal të Ramës”.

Sipas Bashës bashkëpunimi i Ramës me rrjetet kriminale nuk nis në pranverën e 2017-ës, por qëkur Rama ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Bashkëpunimi i Ramës me rrjetet kriminale nuk nis në pranverën e 2017-ës. Të gjithë e mbajnë mend që Rama në 2015 kandidoi në Bashki njerëz të kërkuar nga Elvis Roshi te Artur Bushi, Termet Peçi e Klement Bardhi.

Rama e nisi bashkëpunimin me bandat e krimit që kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës. Tiranës nuk iu dha kurrë një plan i përgjithshëm urban me qëllimin që Rama të ishte vetë ali e vetë kadi dhe të vendoste ku do ndërtohej e si do ndërtohej. Këto vite dëshmuan aleancën me krimin”. /abcnews.al

 

VRASJET-NE-SHKODER.mpg_snapshot_00.57-1280x720.jpg
ad min17:36 | 03/09/2018

Ngjarjet e rënda të ndodhura kohët e fundit në kryeqendrën e veriu Shkodër, të cilat kanë mbetur ende pa autor kanë marrë vëmndjen edhe të një analize të bëra nga Zëri i Amerikës.

Vrasja e një biznesmeni pasditen e të shtunës në qytetin e Shkodrës, ka ngritur shqetësimin mbi situatën e krimit në këtë qytet, më i madhi në veri të Shqipërisë. 31-vjeçari Arjan Ferracaku u qëllua me breshëri automatiku në periferi të qytetit, ndërsa po kalëronte bashkë me disa të afërm të tij. Në lidhje me këtë vrasje, policia ka shoqëruar për t’i pyetur rreth 30 persona, por deri tani nuk ka dhënë detaje rreth vrasjes dhe autorëve.

Sipas Zërit të Amerikës, dyshimet e para lidhen me përplasjet mes grupeve kriminale në këtë qytet, apo ndonjë gjobëvënie nga këto grupe. Vrasja e biznesmenit 31 vjeçar e ka çuar në 6 numrin e përsonave të vrarë brenda tre muajve të fundit. Gjithashtu, dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pa asnjë gjurmë prej më shumë se 10 ditësh. Për asnjërën nga këto ngjarje të rënda kriminale, policia nuk ka arritur të identifikojë dhe as të arrestojë autorët, ç’ka ka tronditur sigurinë e qytetarëve dhe bizneseve në Shkodër.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sipas Zërit të Amerikës, folur për operacionin “Forca e Ligjit”, duke deklaruar se në Shkodër janë identifikuar tre grupe kriminale, njëri prej të cilëve i goditur nga policia për ushtrim të prostitucionit. Por, që nga ajo kohë, as policia dhe as Ministria e Brendshme nuk kanë identifikuar në publik dy grupet e tjera kriminale dhe as kanë arritur t’i godasin ato./abcnews.al

suedi-zjarri.jpg
ent ela19:48 | 14/08/2018

Banda të ndryshme në Suedi kanë bashkuar forcat dhe përmes sulmeve të koordinuara u kanë vënë flakën 80 automjeteve, disa prej të cilave në kryeqytetin Stokholm. I shqetësuar nga ky akt, kryeministri i vendit ka deklaruar se bëhet fjalë për një sulm të organizuar me rregull ushtarak.

Disa dhjetëra makinave u është vënë zjarri në orët e para të mëngjesit të së martës në Suedi, episod të cilin policia vendase e ka cilësuar një “aksion kriminal të organizuar”. Deri në 80 automjete kanë mbetur të dëmtuara nga zjarret e vendosura nga banda të rinjsh të maskuar. Shumica e dëmeve u verifikua në qytetin perëndimor Goteborg, por incidente të ngjashme u raportuan edhe në qytete të tjera. “Duket një sulm shumë i koordinuar, ngjason me një aksion ushtarak”, ka komentuar kryeministri Stefan Lofven, i cili ka premtuar se shteti do të reagojë. Qytetet e tjera ku pati djegie të makinave janë Trollhatan, në veri të Goteborgut, dhe Flakenberg, në jug. Edhe në kryeqytetin Stokholm makinat që u përfshin nga flakët nuk ishin të pakta, por nuk dihet nëse rastet kanë qenë të lidhura me zjarret në perëndim të Suedisë. Personat e maskuar thyen xhamat e automjeteve dhe më pas hodhën brenda bomba molotov. Ata gjithashtu hodhën gurë ndaj forcave të policisë që u përpoqën t’i ndalonin. Për fat të mirë, përveç dëmeve materiale nuk ka patur lëndime në njerëz. Policia ka deklaruar ndërkohë se ka identifikuar disa të rinj që në momentin e zjarrit ndodheshin në ato zona dhe ka folur me prindërit e tyre, por nuk kanë dhënë detaje të tjera. Për momentin nuk dihen motivet e këtij veprimi, që ngjan me ato të protestave të verifikuara në Stokholm në maj të vitit 2013. /abcnews.al

BERISHA-TE-NEWS-24-1280x720.jpg
ent ela23:37 | 15/05/2018

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar në një intervistë për Eni Vasilin në Neës 24 se PD ka pasur kërcënime e presion që të mos dilte audiopërgjimi i pretenduar si i Agron Xhafës. Berisha tha se banda nga Veriu në Jug kanë bërë që ai regjistrim të mos publikohej, edhe pse opozita nuk i ka denoncuar.

Ish-kryeministri demokrat ka deklaruar se audiopërgjimi është material autentik dhe Agron Xhafaj është regjistruar.

I pyetur për burimin e audiopërgjimit, Berisha tha se nuk përjashton që të ketë ardhur nga gazetarët. Ministri Xhafaj sipas tij është i përfshirë në mbrojtjen e vëllait të tij.

Mënyra për ta detyruar Xhafën të japë dorëheqjen, sipas ish-kryeministrit janë revoltat popullore. Aksioni opozitar në komisionet parlamentare apo kuvend janë një sinjal, tha Berisha, por në fund funksionon vetëm presioni qytetar. /abcnews.al

 

vlcsnap-error030-1280x720.jpg
ent ela15:00 | 19/01/2018

Banditët e kanë vendin në burg e jo në qeveri. Është kjo akuza që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i drejton kryeministrit Edi Rama. Nga Berati ku ndodhej në një takim me elektoratin, kreu demokrat ka deklaruar se vendi nuk po qeveriset por po drejtohet nga një bandë.

Qyetarët janë të fundit në listën e punëve të kryemnistrit sipas kryetari të Partisë Demokratike. Këtë deklaratë e bazon në përballjen që kreu I qeverisë pati me problemin një mësueseje të sëmurë me kancer.

“Nuk gjeti kurajon t’i thoshte se përse ka 400 milionë lek fond për makina luksi dhe s’ka lek për të blerë ilaçet e sëmurëve me kancer. Përse nuk paguhen 50 milionë Euro taksa, nga ARMO në një vit dhe nga ana tjetër u thotë 1200 kryefamiljarëve, 1200 naftëtarëve; “Dilni në asistencë sociale”. Është fare e thjeshtë. Nuk ndjen asnjë përgjegjësi për asnjë shqiptar. Kjo nuk është më qeveri. Kjo është një bandë.”
Shprehet i bindur edhe për destinacionin e taksave të shqiptarëve që sipas Lulzim Bashës shkojnë në xhepin e Edi Ramës dhe klientëve të tij.
“140 milionë, 90 do t’ua japë 3 vetave, 50 ia ka dhënë Besos dhe do ta ndajë ai me Beson. Edi Rama, 3 oligarkë dhe Beso. 5 veta, 140 milionë Euro.”
Zgjidhja është vetëm një për kryetarin democrat. Protesta.
“Ne shkojmë atje më nje objektiv të qartë. Banditët në burg dhe jo në qeveri, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet nga një bandë. Le t’i themi rinisë së Beratit në rradhë të parë dhe çdo qytetari e çdo qytetareje të Beratit, se largimi nuk është alternativë, se alternativa e vetme dhe hapësira e vetme është hapësira e lirisë për t’u shprehur dhe për t’u dëgjuar më 27 janar./abcnews.al

basha-1-1280x853.jpg
ent ela14:04 | 12/01/2018

Nga Lushnja kreu i opozitës Lulzim Basha u kerkoi shqiptareve t’i bashkohen protestës së 27 Janarit në Tiranë. Sipas Bashes projekti kryesor i kryeministrit eshte kapja e drejtësisë dhe mbyllja e dosjeve të krimit qeveritar.

Në turin përgatitor të protestës së paralajmëruar nga opozita për 27 Janar, kreu i demokratëve Lulzim Basha, mori shembullin e qytetit, për t’i thënë lushnjarëve se aty nuk vendos ligji, por bandat dhe ky ishte investimi më i madh i qeverisë Rama, lidhja me krimin.

“247 biznese  të mbyllura javën e parë të janarit. 13 mijë të mbyllura gjatë vitit të kaluar, po të heqësh të shtunat e të dielat, i bie që janë mbyllur 50 biznese në javë. Edi Rama i ka shpallur luftë njerëzve të thjeshtë të këtij vendi. Rinia është në dëshpërim dhe 70% e atyre që largohen janë të moshës 19 deri në 35 vjeç. Fermerët shqiptarë asnjë kacidhe nuk kanë parë dhe asnjë mbështetje nga shteti.”

Shkatërrimi i reformës në drejtësi edhe përmes kontrollit të prokurorit të përgjithshëm, pa vetting në shkelje flagrante të Kushtetutës është shpresa e fundit e kryeministrit për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsionit qeveritar.

“Nuk ka për të patur reformë në drejtësi me Edi Ramën Kryeministër. Ndaj protesta e 27 janarit është edhe një thirrje për reformën në drejtësi, për drejtësinë e pakapur. Është një thirrje dhe një bashkim që Saimir Tahiri të shkojë në burg, siç duhet të shkojë në burg çdo ministër, çdo pushtetar vendor apo qëndror i faktuar në lidhje me krimin e organizuar dhe i korruptuar deri në palcë me paratë dhe asetet e shqiptarëve.”

27 janari është dita për të dhënë një mesazh të qartë – tha Basha – dhe ky mesazh vjen me pjesmarrje dhe masivitet të atyre që nuk kanë frikë ti kundërvihen aleancës me krimin.

“Pjesëmarrja masive në protestën e 27 janarit është sinjali më i qartë, treguesi më i drejtpërdrejt për çdo shqiptar, për zullumqarët dhe për miqtë e Shqipërisë, se ora e Edi Ramës në Shqipëri ka marrë fund. Se një orë e re ka nisur të trokasë. Dhe se ky vend dhe qytetarët e këtij vendi nuk e pranojnë më aleancën me krimin dhe janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund betejës për Shqipërinë europiane”

Largimi i Edi Ramës dhe hapja e rrugës për një qeveri antimafia e aftë për të zbatuar reformën në drejtësi, e jo të mbrojë politikisht kriminelët, përmbylli kreu i selisë blu Basha./abcnews.al

22811477_10212541685556089_1704964192_n.jpg
ad min13:15 | 25/10/2017

Pasi mazhoranca refuzoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ironizoi duke thënë se “I uroj punë të mbarë bandave”. Sipas kryetares së LSI-së qeveria humbi shansin për të treguar se e ka seriozisht luftën ndaj krimit.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono