banda

maskat-e-perdorura-vjedhje.jpg
nev ila11:25 | 08/11/2019

3 shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle nën akuzën e grabitjes. Shqiptarët janë të moshës 19, 29 dhe një vajzë 23 vjeçe.

Të tre funksiononin si një grup i mirëorganizuar për të realizuar vjedhje të ndryshme. Sipas autoriteteve spanjolle, tre të rinjtë kanë realizuar më shumë se 30 grabitje në qytetin e Pontevedras në Spanjë, kryesisht duke hyrë në banesa.

Ata realizonin vjedhjet duke përdorur për çdo vjedhje, maska dhe makina të ndryshme.

Makinat që përdoreshin kishin targa false, të cilat vështirësonin identifikimin e tyre. Pasi realizonin vjedhjen e radhës ata ktheheshin në Shqipëri, për tu rikthyer sërish në Spanjë duke përdorur identitete të rreme.

Në fillim u arrestua 23 vjeçarja,  e cila në tentativë për tu larguar nga Spanja përmes aeroportit, iu gjetën bizhuteri të shtrenjta. Arrestimi i dy të tjerëve u realizua dy ditë më pas.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u sekuestruan një sasi parash, bizhuteri dhe sende të tjera me vlera të mëdha.

Identiteti i tyre edne nuk është bërë i ditur nga autoritetet spanjolle ndërsa hetimet për këtë grup vazhdojnë./abcnews.al

19624476-7565573-The_mobile_numbers_of_those_affected_were_found_on_two_seized_ph-m-22_1570881596081-1.jpg
ent ela14:12 | 13/10/2019

Policia britanike u ka dërguar mesazh 2 mijë personave që blinin kokainë nga një bandë shqiptare, me qëllim për t’u ofruar atyre mbështetje për abuzimin e drogës.

Numrat e klientëve u zbuluan në dy celularë, që u sekuestruan nga një rrjet shqiptar që merrej me shpërndarjen e kokainës.

Mediat britanike raportojnë se në tekstin që policia u ka dërguar klientëve të bandës shqiptare, u ofrohej mbështetje për t’u rehabilituar nga droga.

Në mesazhin e dërguar nga policia, ishte edhe një link që ofronte këshillim dhe mbështetje për përdoruesit e substancave narkotike, ku mediat britanike raportojnë se është klikuar 1852 herë.

12 shqiptarë u kapën me 1.2 kg kokainë, me vlerë deri në 144 mijë paund, dokumente false dhe 20 mijë paund.

Drejtuesit e kësaj bande, Bledar Ponari 28 vjeç dhe Fjoralb Fera 21 vjeç, u arrestuan disa muaj më parë, ndërsa mësohet se ata kishin tetë korrierë që shpërndanin drogë përmes celularit.

Dedektivi Konstable Lee Johnson, që udhëhoqi hetimin 8-mujor tha se përdoruesit e drogës nuk janë të vetëdijshëm se po ushqejnë krimin e dhunshëm dhe skllavërinë. /abcnews.al

banda-shqiptare.jpg
nev ila10:12 | 09/10/2019

Autoritetet italiane kanë arrestuar mëngjesin e sotëm, disa persona të akuzuar si pjesë e një bande kriminale grabitësish. Të arrestuarit, shqiptarë dhe italianë, hynin të armatosur nëpër vila dhe shtëpi të izoluara, duke grabitur pronarët e tyre ndërsa flinin.

Sipas autoriteteve italiane banda  akuzohet për 17 grabitje në Torino, në provincat e Biella, Novara dhe Perugia. Ata vidhnin orë të shtrenjta, ar, para, veshje, makina, pajisje të tjera gjithashtu dhe armë të mbajtura ligjërisht nga pronarët e gjithçka tjetër që ndodhej në shtëpi.

Autoritetet italiane nuk kanë bërë me dije identitetin e personave ndërsa vazhdojnë ende hetimet për zbulimin e gjithë aktivitetit të kësaj bande./abcnews.al

vrasja-ne-lushnje-1.jpg
ad min14:49 | 03/10/2019

Dy ditë pas vrasjes së Besnik Hidës, babai i Zamir Latifit, kunat i viktimës, thotë se janë të njëjtët autorë që kanë bërë të dy krimet. Sipas tij, policisë i është dërguar një video me prova për grupin që i vuri në shënjestër familjen e tij.

Besnik Hida është vrarë nga të njëjtët atentatorë që i masakruan dhe nipin e tij. Kështu pretendon babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi dy ditë pas ekzekutimit të kunatit të tij.

“Ai ishte daja i djalit. Kjo është arsyeja. Tani nuk qëndron problemi vetëm i kunatit. Këtu ishte problemi i të gjithëve ne. Ata janë shprehur që kur bënë goditjen sapo ka filluar, që kur bënë masakrën e parë. Sapo ka filluar thanë. Kjo që ka filluar do dalë në fund”, tha ai.

Latifi thotë se nuk kanë probleme me hakmarrjen, por është një grup që merret me drogën ai që ka kryer vrasjet. Ai nuk përmend emra, por tregon se shumë informacion iu është afruar policisë dhe prokurorisë.

“Policia këtu është zero. I kemi njoftuar për vendndodhjen e tyre. Tani personat që ne dyshojmë, janë grup i madh…  Ne i kemi dhënë një video shtetit, që kur është bërë organizimi, kur u vranë çunat. Ku është bërë organizmi para se të bënin masakrën dhe deri tani nuk është bërë asnjë lloj arrestimi”, tha Fatos Latifi.

Fatos Latifit dy vite më parë iu vra djali Zamiri sëbashku me shokun e tij Jurgen Hoxha në një atentat të organizuar.  Kurse këtë të martë iu ekzekutua duke pirë kafe kunati i tij Besnik Hida. Nuk ka ende autor të dyshuar apo të arrestuar për këto ngjarje./ABC News Albania 24/7 

banda.jpg
ad min14:39 | 30/09/2019

“Baba”. Kështu e quante veten kreu i një bande shqiptarësh, e cila merrej me grabitje. Mediat shkruajnë se pas një viti hetimesh, ky grup kriminal u shkatërrua, duke vënë në pranga gjithsej nëntë persona.

Mësohet se “baba” i drejtohej tetë anëtarëve të tjerë me fjalën “biri”. Hetimi për këta persona kishte nisur në Nëntor të 2018-s pas grabitjes së disa pajisjeve në një bar në Borgo Chiese.

Ata dyshohet se janë autorë të paktën të 20 grabitjeve. Vlera e sendeve që kanë grabitur llogaritet deri në 100 mijë Euro. Banda e kishte bazën në Bresciano, ndërkohë që ishte aktive në provincat e Milanos, Bergamos dhe Modenas./abcnews.al

PH7S3FGJMAI6TFQVR4NDFFROAQ-1280x855.jpg
ent ela18:41 | 28/08/2019

Përplasja e radhës mes karteleve të drogës në Meksikë u ka marrë jetën mbi 20 personave. Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Verakruzit, një aks mjaft i rrahur për kalimin e narkotikëve dhe qenieve njerëzore drejt Shteteve të Bashkuara.

Të paktën 23 persona kanë mbetur të vrarë në një zjarr që përfshiu një lokal në shtetin Verakruz të Meksikës, një ngjarje të cilën policia e ka lidhur me veprimtarinë e karteleve të drogës. Mediat meksikane bëjnë të ditur se veç 23 viktimave, 13 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej të cilëve rëndë. Sipas burimeve mediatike, lokali fillimisht u qëllua me armë zjarri dhe bomba molotov përpara se të përfshihej nga flakët vrastare. Autoritetet në shtetin e Verakruzit kanë deklaruar se policia është vënë në kërkim të autorëve dhe kanë premtuar se ata nuk do të shpëtojnë pa u ndëshkuar. Ndërkohë, prokurorët vendas kanë deklaruar se zjarri ishte pasojë e një sulmi burracak, por hetimet vazhdojnë. Në muajin prill, një sulm i ngjashëm u mori jetën disa dhjetëra personave në lokalitetin Minatitlan, kur një grup personash të armatosur hapën zjarr ndaj një bari të populluar. Dhuna e bandave, shpesh herë e nxitur nga trafiku i drogës, nuk është e rrallë në Verakruz, një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës. Rajoni është një rrugë mjaft popullore për kalimin e drogës dhe të qënieve njerëzore që kanë si destinacion Shtetet e Bashkuara dhe bandat rivale shpesh herë luftojnë për kontrollin e territorit. Vitin e kaluar, një varr masiv me kafkat e të paktën 166 personave, viktima të luftës për drogën, u gjet në shtetin në fjalë. /ABC News Albania 24/7

itali-1.jpg
ent ela21:00 | 30/07/2019

Policia italiane shkatërroi një grup italo-shqiptar të drogës, që trafikonte qindra kilogramë kokainë nga Shqipëria drejt Italisë.

Në operacionin “Contadino” të finalizuar në Novara përfunduan në pranga 19 persona, mes tyre 7 shqiptarë, ndërsa 7 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas mediave në vendin fqinj, në krye të kësaj organizate të strukturuar ishte shqiptari Arbër Çekaj, i arrestuar në muajin maj në Gjermani, pasi në kamionët e shoqërisë së tij të transporteve u gjetën 613 kilogramë kokainë të ardhura nga Kolumbia.

Hetimet rreth kësaj organizate të trafikut të drogës kishin nisur në vitin 2017, kur u arrestua me 3 kg kokainë 38-vjeçari shqiptar Elton Shano. Ky i fundit, pas disa muajsh në qeli, vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë italiane, duke hedhur dritë mbi xhiron e mirëorganizuar të kokainës që kishte si qendër pikërisht qytetin e Novaras.

Tv Klan

1b37c242-048d-4c51-82a0-49029f79e9ad-1280x960.jpg
nev ila13:17 | 19/07/2019

Goditet banda italo- shqiptare në Messina, në pranga 12 persona.

12 persona të një bande kriminale të qytetit të Messinës janë arrestuar në orët e para të mëngjesit. Policia italiane bën me dije se grupi kriminal merrej me trafikun e drogës dhe armëve.

Ky grup e kryente aktivitetin kriminal të saj në lagjen popullore të “Mangialupi”, të qytetit të Messinës, e cila është pika lidhëse mes Siçilisë dhe pjesës tjetër të Italisë.

Autoritetet italiane bënë me dije se paraditen e sotme gjatë operacionit “Tuneli” u arrestuan 12 persona mes tyre dhe 4 shqiptarë, përkatësisht:

Ajet Cepaj, Rito Mecaj, Ernard Hoxha, Mizafer Binaj.

Të dyshuarit akuzohen, për disa vepra penale kryesisht për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike./abcnews.al

policia-1.jpg
ad min19:14 | 09/07/2019

Europol në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka kryer një operacion ndërkombëtar për falsifikimin e ilaçeve sportive. Nga operacioni I koduar “Viribus”, u goditën 17 grupe kriminale, ndërsa u arrestuan 234 persona.

Gjithashtu, u sekuestruan rreth 3.8 milion substanca dopingu, Specialistët e antidrogës në Shqipëri sekuestruan 175 kg morfinë, ekstazi dhe metadon. Në kuadër të këtij operacioni 9 laboratore nëntokësore u mbyllën në vendet e Europës, duke konfiskuar 24 ton pluhur steroid të papërpunuar.

Operacioni “Viribus” u përqendrua në kontrollet e Dopingut gjatë ndeshjeve sportive, ku në disa vende, pjesë të Europol u kryen 1357 teste gjaku dhe urine. Operacioni u shtri në 33 shtete dhe 1000 persona u hetuan nga policitë e vendeve përkatëse./ABC News Albania 24/7

emmiii-1280x711.jpg
ad min17:15 | 29/06/2019

Një kapo bande në filmi shqiptaro-kinez, modelja dhe aktorja Emi Canaj e ftuar në “Thumb” flet për rolin e saj pas premierës së “Balkan Blood”.

“Balkan Blood” është një film fantastik që ua sugjeroj të gjithëve që ta shikoni. Ka qenë një sfidë brenda vetës sepse ka qenë fili i parë i zhanrit aksion. Unë jam në një rol dhe nuk jam gocë e mirë , jam në një rol të vështirë që për pjesën e Shqipërisë nuk është parë asnjëherë një femër e cila të jetë një kapo bande e fuqishme dhe një super-mafioze. Do ua sugjeroja ta shihni për vetë faktin se është hera e parë dhe është një bashkëpunim shqiptaro-kinez. Filmi është me tritra shqip dhe ne flasim aty gjuhën kineze. Është një super produksion që ka bërë edhe dublime. Ai xhirim është xhiruar në shqip dhe ne ishim disa aktorë që flisnim shqip. Kinezët me njeri – tjetrin flisnin gjuhën kineze. Gjuha e përbashkët që na lidhte ishte anglishtja”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono