bamirësi

shqiperi-itali-ndeshja.jpg
Vladimir Prenga18:59 | 10/01/2020

Italia shkon në finale, pasi me penallti u tregua më e saktë se lojtarët veteranë të Shqipërisë. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, kurse më pas “Axurrët” i shënuan të tria penalltitë. Për kuqezinjtë Duro u ndal nga portieri Chimenti.

Italia e ndëshkoi Shqipërinë në minutën e nëntë me Esposito, i cili fitoi një duel shpejtësie dhe më pas me një parabolë spektakolare mposhti Foto Strakoshën. Në minutën e 22-të Alban Bushi u ndal nga tranversa.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 33-të nga Erjon Bogdani, i cili brenda zone u tregua i saktë. Italianët protestuan, pasi ndeshja duhet të ishte mbyllur pas gjysmë ore lojë. Më pas gjithçka u vendos nga penalltitë, ku Italia nuk fali.

SHQIPËRI-ITALI 1-1 (Bogdani 33′ / Esposito 9′)
Penalltitë: Skela (Gol), Duro (Jo Gol), Aliaj (Gol) /Carbone (Gol), Bonanni (Gol), Marcolin (Gol)

SHQIPËRIA: Strakosha, Dallku, Curri, Hasi, Lala, Dede, Skela, Rraklli, Murati, Shaqiri, Tare. (Të gatshëm: Beqaj, Nexhipi, Jupi, Bushi, Bulku, Duro, Bogdani, Aliaj). Trajner: Ilir Shulku

ITALIA: Chimenti, Zaçardo, Tonetto, Colonnese, Marcolin, Tomassi, Esposito, Perotta, Paganin, Di Biagio, Carbone. (Të gatshëm: Grossi, Maini, Agostini, Bonanni) . Trajner: Giani De Biasi

ARBITRA: Mario Shabanaj, Ani Kociaj, Egin Morina, Saet Kazani

inva-mula-1.png
R D17:47 | 08/12/2019

“Kurrë më parë nuk janë mbledhur më shumë artistë për një kauzë”. Me këto fjalë e çeli Inva Mula, mbrëmjen artistike të bamirësisë. Janë mbi 50 artistë që do performojnë sonte në sallën e Katedrales Ortodokse dhe paratë që do mblidhen do të shkojnë për bamirësi.

Ishte një nismë e sopranos sonë të famshme që më pas iu bashkëngjitën shumë artistë të zhanreve të ndryshme. Ndaj mbrëmja e sotme nisi nën moderimin e Inva Mulës dhe Pandi Laços.

“Ne jemi këtu jo vetëm për auditorin (spektatorët në sallë), qëllimi ynë është të na ndjekë dhe të na mbështesë publiku që nga ndjek në TV”, u shpreh Laço.

Kjo mbrëmje artistike për bamirësi po transmetohet live në televizionin “Abc News” që është media partner në këtë aktivitet humanitar.


Mula tha në fjalën e saj se “ne i kemi shumë borxh publikut tonë të mrekullueshëm që na ka mbështetur gjithmonë. Ky aksion fillon sot dhe vazhdon deri më 31 dhjetor. Pra një muaj solidartet! Ndaj nuk do të jetë vetëm një mbrëmje, por një maratonë bamirësie”.

Është bashkuar –tha ajo, – edhe Xhevat Limani, i cili do të mbledhë fonde në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Të gjitha fondet që do mbledhin artistët shqiptarë do të shkojnë për ndërtimin e shkollave të reja në zonat e goditura nga termeti, sidomos Durrës e Thumanë.

Si mund të bëhen qytetarët pjesë e kësaj kauze të madhe?

Është shumë e thjeshtë: Duke blerë një biletë me vlerë 500 lekë pranë pikave të Wester Union dhe My Ticket. /abcnews.al

*Më poshtë disa prej këngëve





Screenshot_5-3.png
R D18:50 | 06/12/2019

Sopranoja e famshme Inva Mula ka rrëfyer sot në Abc News përjetimin personal për termetin tragjik që goditi vendin. Ajo jeton prej shumë vitesh në Paris, por nata e 26 Nëntorit e ka gjetur në Tiranë.

“Unë pesonalisht e përjetova me frikë. Kisha ardhur vetëm për një natë, por ajo ishte nata e tmerrit. Shumë e frikshme, ajo ora 03.56 minuta. Kjo na tregon se nuk jemi asgjë në këtë botë. Jemi kaq vunerabël, sepse për disa sekonda gjithçka kthehet përmbys… “, u shpreh e emocionuar Inva Mula.

Pyetjes së gazetarit, Endri Xhafo, se i lindi ideja për të organizuar një mbrëmje për mbledhje fondesh, ajo u përgjigj: “Kjo ishte një tragjedi e madhe për vendin dhe askush nuk ka mbetur indiferent. Unë që atë ditë mora makinën dhe shkova në zonat e prekura më rëndë nga termeti. Më emocionoi një nënë e cila teksa mbante fëmijën e vogël në krahë më tha ‘u desh që të binte termeti që të takoja ty'”.

“Ideja për të ndihmuar këta njerëz më lindi menjëherë kur pashë gjendjen e rëndë. Fillimisht doja ta bëjë koncertin në Teatrin e Durrësit…por koha tregoi se thirrja ime për Durrësin ishte emocionale dhe jo e bazuar. Pastaj thashë le të kthehemi në Tiranë. Dhe u vendos që mbrëmja humanitare do të mbahet të dielen tek salla e Katedrales Ortodokse. Dua ta theksoj që në në fakt nuk është koncert i mirëfilltë, por mbrëmje humanitare”, tha më tej Inva Mula.


Xhafo: Cila është skaleta e kësaj mbrëmje sepse janë 50 artistë?

Mula: Po 50 artistë…sapo u bë thirrja janë përgjigjur shumë artistë. Në fakt ka ende që kërkojnë të jenë pjesë e kësaj mbrëmje. Tani meqenëse ka shumë telefonata kemi vendosur që gjithë muaji të jetë me aktivitete të kësaj natyre që të mblidhen sa më shumë fonde, deri më 31 Dhjetor. Duam të mbledhim një kontribut financiar për njerëzit e prekur. Do ta shohim më datë 31 Dhjetor se sa do jetë shuma e mbledhur dhe më pas do vendosim. Do doja që ky kontribut të shkojë për ndërtimin e shkollave në Durrës apo Thumanë. Në një të neserme më pëlqen të shoh një pllakatë ku shkruhet ‘kjo shkollë u bë me kontributin e artistëve’.

Xhafo: Disa prej artistëve që do jenë pjesë e kësaj mbrëmje dhe si do jetë organizimi?

Mula: Do jenë artistë të zhanreve të ndryshme, këngëtarë, aktorë, balerinë. Si psh. Vikena Kamenica, Zamira Kita, Mirush Kabashi, Eva Alikaj, Irma Libovoha, Eranda, Aurela Gaçe, Era Rusi, Jonida Maliqi, etj.

Xhafo: Si do të bëhet kontributi, sa është shuma?

Mula: Nuk do shiten bileta, hyrja është falas. Por ama,  çdo qytetar mund të bleje një biletë që kushton 500 lekë (të reja). Mbrëmja nis të dielën më 8 Dhjetor në orën 17:00, këngët do të jenë  3-5 minuta në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të dalin në skenë. Do jenë edhe Zana Turku, Robert Radoja, etj. Këto bileta blihen në çdo pikë të  “my ticket” dhe “western union”.

Mbrëmja titullohet “Nesër është një ditë e re” dhe çdo qindarkë e mbledhur do të shkojë në ndihmë të familjeve të prekura nga termeti i 26 Nëntorit. Televizoni “Abc News” është sponsor mediatik i këtij koncerti bamirësie.

/abcnews.al

 

 

 

173515359-27f056ca-fd00-4b1f-9eca-c4d2288cf36a.jpg
ent ela23:21 | 20/11/2019

Në 25 vjetorin e debutimit në TV të “Friends”, Warner Bros ka vendosur të nxjerrë ankand disa kostume dhe objekte të famshme nga dhjetë sezonet e serisë kult dhe t’i japë të gjitha për bamirësi.

3 Dhjetori përkon me Giving Tuesday amerikane dhe të ardhurat do t’i dhurohen Projektit Trevor, organizata më e madhe në botë që merret me ndihmën e njerëzve LGBT + në raste krize dhe parandalimi të vetëvrasjeve.

Jo të gjithë fansat do të jenë në gjendje të rrëmbejnë kujtimet, sepse supozohet se disa pjesë do të kenë një bazë ankandi nga minimumi 1000 dollarë deri në regjistrimin e shifrave prej 15 mijë dollarë.

Ndër objektet mitike që disa njerëz me fat mund të marrin në shtëpi janë ftesat për dasmën e Monica dhe Chandler, gjeldeti me syze dielli që aktorët kishin veshur në një episod të Falënderimeve, pinguini prej pelushi i Joey, divani i famshëm portokalli Central Perk, kanoe që Joey dhe Chandler mbajtën në dhomën e ndenjes për disa episode. /abcnews.al

ermonela-jaho.jpg
ad min17:56 | 22/10/2019

Artistja shqiptare me fame botërore Ermonela Jaho vjen në Tiranë me një koncert bamirësie në mbështetje të kauzës së femrave të prekura nga kanceri i gjirit. Sopranoja thotë se kërkon t’i jap zë kësaj kauze, pasi ajo ka humbur edhe dy mikesha nga kjo sëmundje.

Artistja e me fame botërore Ermonela Jaho vjen në Shqipëri me koncert bamirësie në mbështetje të kauzës së grave që vuajnë nga kanceri i gjirit.  Sopranoja Jaho do të ndaj skenën me 4 femra të tjera artiste të brezave të ndryshëm.

Sopranoja Ermonela Jaho nga premiera e “Turandot”  në operan e Barcelonës  vjen në Tiranë për koncertin e bamirësisë në mbështetje të grave që  janë të prekura nga kanceri I gjirit. Ajo thotë se ajo përpiqet t’i jap zë kësaj kauze, pasi ajo ka humbur edhe dy mikesha të saj nga kjo sëmundja.

Koncerti është konceptuar mbi heroinat femra të mjeshtrave të muzikës botërore, nis me “Butterflay” kjo flutur do jetë detaj i cili do të përshkojë gjithë koncertin. Emocionet e skenës shqiptare nuk kanë të krahasuar me asnjë skenë botërore thekson Jaho

Koncerti bashkon 5 artiste femra të brezave të ndryshme mezo sopranon Vikena Kamenica, balerina Enada Hoxha, mbesa e saj pianistja Paola Jaho dhe dirigjentja Eda Laro.

Të gjitha të ardhuarat e biletave nga koncerti, që do të do të shkojnë për organizatën YËCA për të mbështetur gratë me kanceri gjiri./ABC News Albania

orgesa-1280x714.jpg
ad min17:45 | 29/06/2019

Përtej jetës së përditshme dhe profesionit si këngëtare, Orgesa Zaimi e ftuar në emisionin “Thumb” është shprehur se ndihmon shumë në kauza bamirësie edhe pse kolegët e bullizojnë.

Fatma: Je shprehur se ti je ndjerë e bullizuar nga kolegët. Na sqaro një herë e mirë se çfarë ke dashur të thuash me këtë gjë? Vjen kjo nga injoranca, nga të mos kuptuarit e asaj që ti bën, nga fakti që ri nuk pranon që të jesh komerciale. Si në çfarë kuptimi?  

Orgesa: Të gjitha këto që the ti. Unë në fakt nuk dua të mburrem asnjëherë për kauza të cilat i kam mbështetur deri më tani. Me dorë në zemër dua të them se nuk ka pse të mburret dikush për një gjë që bën. Në radhë të parë e bën për veten e vet, ndihet mirë dhe fiton diçka më shumë  sesa një vlerë monetare kur këndon për një kauzë të caktuar dhe kur ndihmon me këtë gjë.

Aulona: Mirë është të bëhet publike që të sensibilizohen edhe njerëzit e tjerë. 

Orgesa: Unë në fakt kam vite që i jam bashkuar fondacionit Dows Syndrome Albania dhe nisma e parë ishte miqësia që kisha me drejtoreshën e fondacionit dhe pastaj me vijimësinë e viteve dhe të përkrahjes u bëra më e madhe dhe bëra shumë shokë fëmijë, bëra një projekt për ata . Por kur ftoja kolegët e mi që mendoja se do të mendonin si unë njëri më tha ti je bërë si “Nënë Tereza e Skraparit”, ose je bëri si “bamirëse e madhe”. Aty patjetër që do ndjesh bullizëm. Ose në momentin që ti ruhesh kur i thua dikujt një projekt dhe ne fund i thua se është një projekt humanitar thotë “po jo se kam një punë unë” dhe më përpara nuk kishte kur  thashë që kam një projekt për ty. Kjo është  që ta sqarojmë dhe nuk ka ndonjë gjë më të thellë se kjo./abcnews.al

donald-trump-1.jpg
ad min11:41 | 15/03/2019

Një tjetër gjyq për presidentin amerikan Donald Trump. Prokurorja e Përgjithshme e New York akuzon organizatën “Trump Fundation” se ka përdorur paratë e mbledhura për bamirësi, për garën presidenciale të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Prokurorja e përgjithshme e New York, Leticia James, ka hedhur në gjyq “Trump Foundation”, duke kërkuar rikthimin e 2.8 milionë dollarëve të mbledhura për bamirësi, e që në fakt u përdorën për garën presidenciale të Donald Trump.

Sipas të përditshmes amerikane “The Hill”, James synon të marrë një urdhër që i ndalon presidentit dhe tre fëmijëve të tij më të mëdhenj, Donald Junior, Erik e Ivanka, që të drejtojnë organizata bamirësie në New York, për dhjetë vitet e ardhshme.

Në seancën e parë priten dëshmitarë dhe e-maile si prova. “Trump Foundation” u mbyll dhe ka shpërndarë 1.7 milionë fonde të mbetura në organizata jo fitimprurëse, në Dhjetor të vitit të kaluar, nën monitorimin e gjykatës./abcnews.al

bill-gates-1280x720.jpg
ad min13:47 | 17/01/2019

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka nisur betejën e tij kundër pabarazisë duke investuar 500 milionë Dollarë për ndërtimin e shtëpive popullore në Seatle, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është publikuar nga New York Times, duke theksuar se bëhet fjalë për iniciativën më të madhe nga ana e një shoqërie teknologjie për të reduktuar pabarazitë sociale në zonën ku janë përqendruar gjigandët e teknologjisë amerikane./abcnews.al

mpapee-1280x738.jpg
ad min17:25 | 17/07/2018

Kylian Mbappe nuk është vetëm një futbollist i madh, por edhe një njeri i ndjeshëm. Sulmuesi i Francës ka vendosur të dhurojë për bamirësi, të gjithë shpërblimin që ka marrë në Kupën e Botës në Rusi.

Bëhet fjalë për 430.000 euro, të cilat do t’ia dhurojë një fondacioni parizien, që organizon aktivitete sportive, për fëmijët me probleme fizike, apo mendore.

Kjo shumë nuk është shumë e madhe, në krahasim me rrogën që Mbappe fiton te klubi i tij, Paris Saint Germain, por gjithsesi veprimi është mjaft kuptimplotë. Adoleshenti 19-vjeçar është rritur si një fëmijë i varfër në rrethinat e Parisit dhe shprehet se nuk e ka harruar atë periudhë të vështirë.

Mbappe shkëlqeu në Kupën e Botës, duke shënuar 4 gola, e duke ndihmuar Francën të fitonte titullin botëror. Ai u shpall lojtari i ri më i mirë i turneut./abcnews.al

papa-francesku.jpg
ad min15:30 | 23/04/2018

Papa Françesku ka dhuruar 3 mijë akullore për mensat, ku ushqehen të varfërit në Romë. Kjo nismë e tij erdhi për të celebruar ditën e shenjtërimit të emrit të tij.

Papa Françesku festoi ditën e emrit të tij me të varfërit në Romë. Në 41 mensat e kryeqytetit italian janë shpërndarë rreth 3 mijë akullore. Në fakt, 23 Prilli shënon ditën e “San Giorgio” në kalendarin katolik, pra është një ditë e rëndësishme për Jorge Mario Bergoglio, emri i plotë i Papës. Nuk është hera e parë që Ati i Shenjtë mendon për të pastrehët: në Janar, 2 mijë prej tyre u ftuan për të parë një spektakël në cirk.

“Papa Françesku dëshiroi që të festonte ditën e shënjtërimit të emrit të tij sëbashku me njerëzit në nevojë dhe të pastrehët në Romë”, shkruhet në një komunikatë të selisë së shenjtë.

Ndërsa më tej shkruan: “Për këtë janë shpërndarë, në një ditë ku Kisha rikujton San Giorgo, 3 mijë akullore për personat që vijnë çdo ditë në mensa, në konvikte dhe në strukturat e kishës në kryeqytet”.

Jorge, emri i pagëzimit të Atit të Shenjtë, është version spanjoll i Giorgo. Shenjti që festohet me 23 Prill, është e atij që tradita popullore e paraqet si një kalorës që përballet me një dragua.

Ndërkohë, edhe më herët Papa Françesku ka përdorur evente të tilla për bamirësi. Madje Ati i Shenjtë nxori në ankand një version të personalizuar të një modeli të rrallë të automjetit sportiv të markës Lamborxhini, dhe të ardhurat i ka dhuruar disa fondacioneve në Afrikë dhe Itali që merren me trajtimin e njerëzve në nevojë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono