BALLKANI

policia-e-kosoves-1.jpg
nev ila09:15 | 18/05/2019

Ballkani Perëndimor vazhdon të vuajë pasojat e përhapjes së ideologjive të ekstremizimt të dhunshëm me bazë fetare. Kthimi në vendlindje i luftëtarëve të huaj, paraqet rrezik të madh, thonë ekspertët e sigurisë. Këto komente u bënë në një konferencë të organizuar në Uashington nga fondacioni gjerman Berghof dhe Programi për Menaxhimin e Konflikteve i universitetit Johns Hopkins. Konferencën e ndoqi kolegu Burim Goxhuli.

Të dhënat e Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë, tregojnë se vetëm nga Kosova, në periudhën 2013-2014, 294 individë iu bashkuan organizatave terroriste në Siri dhe Irak.

Nga viti 2015 deri në vitin 2018, kësaj shifre iu bashkuan edhe 82 persona tjerë.

Shumica e shteteve të Ballkanit, vazhdojnë të përballen me problemin e ekstremizit të dhunshëm fetar.

“Në rajon janë rreth 900 persona, duke përfshirë luftëtarë të huaj, gra e fëmijë, që udhëtuan drejtë Sirisë dhe Irakut për t’iu bashkuar organizatave terroriste”, thotë Skender Perteshi, nga Qendra për Studime të Sigurisë.

Këto të dhëna u publikuan në konferencën mbi ekstremizmin e dhunshëm në Ballkanin perëndimor, organizuar nga programi për menaxhimin e konflikteve dhe fondacioni Berghof.

Sipas Engjëllushe Morinës nga fondacioni Berghof, veç ideologjisë, një nga shkaktarët kryesorë që ka ndikuar në radikalizimin e të rinjëve të Ballkanit është edhe mosfunksionimi si duhet i institucioneve shtetërore në nivel lokal.

“Faktorët që i ndihmuan ekstremizmit të dhunshëm janë dallimet në ideologji dhe identitetin fetar, institucionet jo-funksionale dhe humbja e besimit në institucione shtetërore por edhe ato fetare. Cilësia e edukimit dhe niveli i edukimit fetar është një faktor tjetër, siç është edhe papunësia, ndonëse jo ndër shkaktarët e pare sidomos tek të rinjtë”, thotë Engjellushe Morina.

Ekspertët po ashtu theksuan se shkaqe tjera që sollën ekstremizmin janë aktivitetet e pakontrolluara të disa organizatave jo-qeveritare, institucionet paralele fetare në disa vende si dhe rrjetet sociale.

Por, sot kur organizata terroriste ISIS është drejtë shuarjes, Ballkani ndeshet me një rrezik tjetër.

Kthimi në shtëpi i luftëtarëve të huaj, duhet të vëzhgohet me kujdes, thotë Skender Perteshi nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë.

“Kthimi i tyre në Kosovë dhe rajon është me rrezik, sepse ata pas vetes kanë një përvojë shumë të madhe, që e kanë marrë në luftë. Pas vetes sjellin një ideologji ose një nivel shumë më të madh të radikalizmit, që e kanë marrë në vendet ku kanë qenë. Mos të harrojmë se këta në kohën sa qëndruan në Siri dhe Irak, kanë ndërtuar një rrjet ndërkombëtar të terroristëve, që kanë kontakte jo vetëm me shqiptarët që janë atje, por edhe me individë të vendeve tjera të Lindjes së mesme dhe vendeve të Evropës. Edhe nuk e dimë arsyen, pse realisht janë kthyer, a janë kthyer se me të vërtetë janë kundër ideologjisë së përgjithshme për vendimit që e kanë marrë apo janë kthyer për shkak se kanë qenë të zhgënjyer me ISIS-in si organizatë, që nuk ka arritur t’i mbërrij qëllimet e tyre në përgjithësi.”

Riintegrimi i këtyre personave do të kërkojë kohë dhe vullnet të institucioneve dhe shoqërisë. Megjithatë, Engjellushe Morina nga Fondacioni Berghof, mendon se ky proces është sfidë e madhe duke ditur se faktorët që çuan në ikjen e këtyre personave në zona lufte, nuk janë përmirësuar ende.

“Procesi i riintegrimit nuk do të thotë vetëm arrestimi dhe procesi gjyqësor i këtyre individëve, por plane të tjera të riintegrimit në shoqëri, ku shumica prej faktorëve dhe aktorëve kyç nuk kanë ndryshuar, lënë shumë për të dëshiruar dhe pak për të besuar se të kthyerit do të integrohen si duhet”, thotë Engjellushe Morina.

Muajin e kaluar, në Kosovë janë kthyer 110 persona nga vatrat e luftës. Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë.

Rreth po aq persona ishin kthyer në Kosovë në periudhën 2013-2014, mirëpo atëherë shumica prej tyre ishin luftëtarë të huaj.

Kosova ka nisur zbatimin e programit të riintegrimit, por ekspertët rekomandojnë më shumë bashkëpunim midis autoriteteve lokale dhe atyre shtetërore./

Ballkani Perëndimor vazhdon të vuajë pasojat e përhapjes së ideologjive të ekstremizimt të dhunshëm me bazë fetare. Kthimi në vendlindje i luftëtarëve të huaj, paraqet rrezik të madh, thonë ekspertët e sigurisë. Këto komente u bënë në një konferencë të organizuar në Uashington nga fondacioni gjerman Berghof dhe Programi për Menaxhimin e Konflikteve i universitetit Johns Hopkins. Konferencën e ndoqi kolegu Burim Goxhuli.

Të dhënat e Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë, tregojnë se vetëm nga Kosova, në periudhën 2013-2014, 294 individë iu bashkuan organizatave terroriste në Siri dhe Irak.

Nga viti 2015 deri në vitin 2018, kësaj shifre iu bashkuan edhe 82 persona tjerë.

Shumica e shteteve të Ballkanit, vazhdojnë të përballen me problemin e ekstremizit të dhunshëm fetar.

“Në rajon janë rreth 900 persona, duke përfshirë luftëtarë të huaj, gra e fëmijë, që udhëtuan drejtë Sirisë dhe Irakut për t’iu bashkuar organizatave terroriste”, thotë Skender Perteshi, nga Qendra për Studime të Sigurisë.

Këto të dhëna u publikuan në konferencën mbi ekstremizmin e dhunshëm në Ballkanin perëndimor, organizuar nga programi për menaxhimin e konflikteve dhe fondacioni Berghof.

Sipas Engjëllushe Morinës nga fondacioni Berghof, veç ideologjisë, një nga shkaktarët kryesorë që ka ndikuar në radikalizimin e të rinjëve të Ballkanit është edhe mosfunksionimi si duhet i institucioneve shtetërore në nivel lokal.

“Faktorët që i ndihmuan ekstremizmit të dhunshëm janë dallimet në ideologji dhe identitetin fetar, institucionet jo-funksionale dhe humbja e besimit në institucione shtetërore por edhe ato fetare. Cilësia e edukimit dhe niveli i edukimit fetar është një faktor tjetër, siç është edhe papunësia, ndonëse jo ndër shkaktarët e pare sidomos tek të rinjtë”, thotë Engjellushe Morina.

Ekspertët po ashtu theksuan se shkaqe tjera që sollën ekstremizmin janë aktivitetet e pakontrolluara të disa organizatave jo-qeveritare, institucionet paralele fetare në disa vende si dhe rrjetet sociale.

Por, sot kur organizata terroriste ISIS është drejtë shuarjes, Ballkani ndeshet me një rrezik tjetër.

Kthimi në shtëpi i luftëtarëve të huaj, duhet të vëzhgohet me kujdes, thotë Skender Perteshi nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë.

“Kthimi i tyre në Kosovë dhe rajon është me rrezik, sepse ata pas vetes kanë një përvojë shumë të madhe, që e kanë marrë në luftë. Pas vetes sjellin një ideologji ose një nivel shumë më të madh të radikalizmit, që e kanë marrë në vendet ku kanë qenë. Mos të harrojmë se këta në kohën sa qëndruan në Siri dhe Irak, kanë ndërtuar një rrjet ndërkombëtar të terroristëve, që kanë kontakte jo vetëm me shqiptarët që janë atje, por edhe me individë të vendeve tjera të Lindjes së mesme dhe vendeve të Evropës. Edhe nuk e dimë arsyen, pse realisht janë kthyer, a janë kthyer se me të vërtetë janë kundër ideologjisë së përgjithshme për vendimit që e kanë marrë apo janë kthyer për shkak se kanë qenë të zhgënjyer me ISIS-in si organizatë, që nuk ka arritur t’i mbërrij qëllimet e tyre në përgjithësi.”

Riintegrimi i këtyre personave do të kërkojë kohë dhe vullnet të institucioneve dhe shoqërisë. Megjithatë, Engjellushe Morina nga Fondacioni Berghof, mendon se ky proces është sfidë e madhe duke ditur se faktorët që çuan në ikjen e këtyre personave në zona lufte, nuk janë përmirësuar ende.

“Procesi i riintegrimit nuk do të thotë vetëm arrestimi dhe procesi gjyqësor i këtyre individëve, por plane të tjera të riintegrimit në shoqëri, ku shumica prej faktorëve dhe aktorëve kyç nuk kanë ndryshuar, lënë shumë për të dëshiruar dhe pak për të besuar se të kthyerit do të integrohen si duhet”, thotë Engjellushe Morina.

Muajin e kaluar, në Kosovë janë kthyer 110 persona nga vatrat e luftës. Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë.

Rreth po aq persona ishin kthyer në Kosovë në periudhën 2013-2014, mirëpo atëherë shumica prej tyre ishin luftëtarë të huaj.

Kosova ka nisur zbatimin e programit të riintegrimit, por ekspertët rekomandojnë më shumë bashkëpunim midis autoriteteve lokale dhe atyre shtetërore./VOA

FINANCIAL-TIMES-MAQEDONIA-1280x720.jpg
ent ela22:15 | 17/05/2019

Në një shkrim analitik “Financial Times” i bën thirrje BE-së që të mos ia mbyllë dyert Ballkanit. Duke iu referuar faktit se në qershor do të jepet rekomandimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit, gazeta prestigjoze i sugjeron Unionit që të japë dritën e gjelbër jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe Shqipërinë.

Bashkimi Evropian, siç shkruhet në tekstin e gazetës prestigjioze Financial Times, është shumë afër që të bëjë edhe një gabim historik në Ballkan. “Qeveritë e vendeve anëtare të BE-së në samitin e qershorit duhet të marrin vendim nëse do të miratojnë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimi duhet të marret unanimisht që të mund të zbatohet. Disa Qeveri, në krye të të cilave janë Franca dhe Holanda, nuk shfaqin vullnetin e tyre rreth fazës së ardhshme të zgjerimit të BE-së. Këtë e bëjnë, në masë të madhe për ta mbrojtur veten nga kritikat dhe nga kundërshtarët në vendet e tyre”, shkruan gazeta.

Në tekst theksohet se Franca kërkon nga Bashkimi Evropian të fokusohet në reformat e brendshme dhe në përforcimin e euro-zonës, dhe ndërkohë t’u ikë hapave që mund ta rrisin mbështetjen e të djathtëve dhe populistëve në Evropë, të cilët luftojnë kundër vendosjes.

Por, nëse kundërshtarët i arrijnë qëllimet e tyre, atëherë paraqitet rreziku për nxitjen e tensioneve, për të cilat BE deklaron se dëshiron ti mbajë larg Ballkanit.

“Ky argument është posaçërisht i theksuar në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev dhe kolegët e tij e hodhën poshtë ultranacionalizmin e paraardhësve të tyre. Treguan guxim të madh që të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit të vendit, i cili i vështirësonte marrëdhëniet me Greqinë fqinje që nga fillimi i viteve të 90-ta”, thotë “FT”.

Siç shkruan gazeta, Çdo lloj ndalese do t’u jepte goditje reformave në Maqedoninë e Veriut dhe me këtë do ta dëmtonte luftën kundër korrupsionit dhe krimit të oraganizuar, gjithashtu do të nxitej edhe shovinizmi maqedonas. Gazeta thekson, se ekziston edhe një rrezik tjetër, siç parashikojnë nga rajoni, në qoftë se BE i hap negociatat për Maqedoninë e Veriut, ndërsa Shqipërinë e lë në sallën e Pritjes. “Hapi i këtillë do t’i shtojë benzinë zjarrit të nacionalizmit shqiptar, duke vënë politikanët dhe aktivistët nga Shqipëria dhe Kosova në tundim që të heqin dorë nga hyrja në BE dhe shumë fuqishëm ta pranojnë kauzën për Shqipërinë e Madhe.

Kjo do të ishtë njollë për përpjekjet që të zgjidhet çështja midis Serbisë dhe Kosovës, dhe të zvogëlohen tensionet në mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve në Bosnjë e Hercegovinë”, thekson “Fajnenshëll Tajms”. Në rast të rritjes së jostabilitetit në rajon për shkak të dyshimeve të BE-së, siç shkruan gazeta, do të krijohet terren i përshtatshëm për ndërhyrje nga jashtë. Ballkani është arenë gare midis fuqive të jashtme, duke tërhequr pas Rusinë, Turqinë dhe Kinën në një kënd të Evropës, i cili është nën ndikimin e BE-së dhe SHBA-ve që nga koha e luftërave të ish-Jugosllavisë. /ABC News Albania 24/7

financat-be.jpg
nev ila13:10 | 17/05/2019

Ministrat e financave të BE kanë zhvilluar një takim në Bruksel me homologët e tyre të vendeve të Ballkanit perëndimor. Stabiliteti  makroekonomik në këtë rajon  dhe politikat buxhetore ishin tema kryesore e diskutimeve.

 

Në rendin e ditës së takimit të ministrave të financave të Bashkimit Evropian në Bruksel është përfshirë edhe takimi me ministrat e financave të Ballkanit. Takimi me ministrat e financave të Ballkanit është zhvilluar nën kryesinë e trios së presidencë aktuale rumune të Bashkimit Evropian dhe presidencave të ardhshme finlandeze dhe kroate.

Në qendër të takimit kanë qenë stabiliteti makroekonomik i vendeve të Ballkanit  dhe politikat buxhetore. Bashkimi Evropian i kushton një vëmendje të veçantë këtyre politikave, si reforma kyçe për zhvillimin e rajonit në kuadrin e para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ndërsa për vendet e Ballkanit është shumë i rëndësishëm ecuria pozitive e reformave ekonomike për të thithur sa më shumë investime të huaja direkte në rajon, ku Serbia mban aktualisht vendin e parë.  Ministrat e financave të Bashkimit Evropian kanë shqyrtuar gjithashtu parashikimet ekonomike në zonën Euro për vitin 2019.

Pavarësisht ngadalësimit në fund të vitit 2018, të dhënat e tremujorit të parë për këtë vit tregojnë një rritje për sa i përket ritmit të rritjes së ekonomive të mëdha. Rrjedhimisht, vlerësohet  që  edhe pse me një ritëm modest, rritja e krijimit të vendeve të punës do të vazhdojë këtë vit. Rreziqet ekzistuese për ekonomitë evropiane vijnë nga tensionet e tregtisë dhe pasiguria e Brexit./ABC News Albania 24/7

ERISA-KANDIDATET.mpg_snapshot_00.13-1280x720.jpg
ent ela20:07 | 15/05/2019

Teksa po afrojnë zgjedhjet për legjislaturën e re të BE-së, në fushë kanë zbritur 6 kandidatë për postin e presidentit të Komisionit Europian. Secili ka programin e tij sa i takon prioriteteve të BE-së, ndërsa lidhur me Ballkanin vlerësojnë njëzëri se integrimi duhet të bëhet në bazë të progresit të reformave.

Gara europiane për legjislaturën e re të Parlamentit Europian ka filluar dhe bashkë me të edhe ajo midis kandidatëve për president të Komisionit Europian. Por cilët janë 6 kandidatët për president të Komisionit Europian dhe ç’propozojnë për zgjerimin me Ballkanin? ABC Neës po ndjek hap pas hapi garën europiane.

Kandidati i parë Manfred Weber –  Kandidati që vjen nga grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian është gjermani 46-vjeçar Manfred Weber, i partisë popullore europiane (EPP). Prej 15 vjetësh eurodeputet, programi i Weber lidhet me shqetësimet disa vjeçare të qytetarëve europianë, që kanë tê bëjnë me një Bashkim Europian më të sigurtë, i zoti për të zgjidhur problemin e migracionit dhe një kampion i tregtisë në nivelin global, përmes investimeve kryesisht në teknologji. Pika e fortë e kandidatit Weber është se ai është njeriu i dialogut dhe kompromisit, ndërkohë që pikat e dobëta janë mungesa e përvojës në një post qeveritar si dhe mosnjohja e gjuhëve kyçe në Bashkimin Europian si frëngjishtja. Lidhur me zgjerimin, Ëeber është kategorikisht hyrjes së Turqisë në Bashkimin Europian, por pro zgjerimit me vendet e Ballkanit kur të plotësohet kriteret e anëtarësimit.

Kandidati i dytë, Frans Timmermans – Kandidati që vjen nga grupimi i dytë më i madh në Parlamentin Europian (S&D), i socialistëve dhe demokratëve, është holandezi 58-vjeçari Frans Timmermans (PSE). Timmermans prezantohet si mbrojtjës i rreptë i shtetit ligjor dhe demokracisë në Bashkimin Europian dhe programi i tij fokusohet në luftën kundër nacionalizmit, mbrojtjen e vlerave europiane dhe forcimin e Europës sociale përmes « një rrogë minimale në nivelin e BE-së ». Pikat e forta të Frans Timmermans janë përvoja disavjeçare si ministër dhe mbajtja e postit të zëvendêspresidentit të Komisionit Europian 5 vitet e fundit, si dhe aftësitë e tij të spikatura për komunikim, ku përfshihet edhe zotërimi elokuent i gjashtë gjuhëve. Pikat e dobëta lidhen me dobësimin e partisë së tij në Hollandë, si dhe  grupimit ku bën pjesë në Parlamentin Europian. Lidhur me zgjerimin, Timmermans nuk toleron asnjë kompromis lidhur me cënimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe vlerave themelore në avancimin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit.

Kandidati i tretë, Jan Zahradil – Kandidati që vjen nga grupimi i tretë më i rëndësishëm i Parlamentit Europian i Aleancës së Konservatorëve dhe Reformatorëve (ACRE), është çeku 56 vjeçari, Jan Zahradil. Me një përvojë 15 vjeçare në Parlamentin Europian, ai e konsideron veten si eurorealist, jo kundër shkatërrimit të BE-së, por jo pro qëndrimit unilateral të BE-së. Programi i tij bazohet në reformimin e BE-së, pro reduktimit të menjëhershëm të legjislacionit të panevojshëm dhe burokracisë në BE dhe kundër daljes së Britanisë së Madhe. Pikat e forta të Jan Zahradil janë që ai mund të sjellë një tjetër qasje të BE-së, më fleksibël dhe që ecën me shpejtësi të ndryshme, ndërkohë ato të dobëta është që nuk ka eksperiencë ekzekutive. Lidhur me zgjerimin, Zahradil zotëron një njohje të mirë të rajonit dhe mbështet avancimin e vendeve të Ballkanit në bazë të meritës.

Kandidatja e katërt, Margrethe Vestager – Kandidatja që vjen nga grupimi i katër më i madh i Parlamentit Europian, i aleancë së liberalëve dhe demokratëve (ALDE) është danezja 50 vjeçare, Margrethe Vestager: Ajo është e njohur me pseudonimin “ vrasësja e dragonjve” për gjobat prej 4,34 miliard euro që i ka vendosur gjigandëve Google si komisionere europiane për konkurrencën dhe dhe konsiderohet si yll europian për 237 mijë ndjekës në Tëitter. Programi i saj bazohet në një konkurrencë më të ndershme globale në mbrojtje të Bashkimit Europian dhe lidhje më të fortë të Europës me qytetarët në nivelin lokal. Pikat e forta të Vestager janë që është kandidate femër me ekperiencë ekzekutive dhe aksione tê forta, ndërkohë që pika e dobëtat është se ajo nuk e ka qëllim në vetvete presidencën e Komisionit Europian. Lidhur me zgjerimin, Vestager mbështet një proçes me monitorim të kujdesshëm gjatë integrimit europian të vendeve të Ballkanit.

Kandidatja e pestë, Ska Keller – Kandidatja e pestë që vjen nga grupimi i gjelbër i Parlamentit Europian është gjermanja 38 vjeçare, Ska Keller. Ajo kandidon për herë të dytë për presidencën e Komisionit Europian. Tre prioritete kryesore të programit të saj janë masat e tranzicionit lidhur me ndryshimet klimatike një Europë sociale më e drejtë, si dhe forcimi i shteti ligjor dhe demokracisë në BE. Pikat e forta lidhen me programin e të gjelbërve për ndryshimet klimatike dhe ekologjike që kanë përkrahje masive të qytetarëve europianë, ndërkohë që pika e dobët lidhet me mbështetjen e kufizuar që kanë në përgjithêsi të gjelbrit të BE. Lidhur me Ballkanin , ajo mbështet një proçes të vlerësuar drejtë për secilin vend në funksion të zbatimit të reformave.

Kandidati i gjashtë, Nicolas Cué – Kandidati i gjashtë që vjen prej grupimit të ekstremit të majtë (GUE) të Parlamentit Europian është belgu 52-vjeçar. Ka përvojë të madhe në sindikata dhe Europa sociale është në qendër të angazhimit të programit të tij politik. Pika e fortë e tij e programit është shpresa për qytetarët europianë kundër politikave liberale, që sipas këtij grupimi janë shkaktarë të problemeve që hasen aktualisht dhe pikat e dobëta lidhen me mbështetjen e pakët në nivelin europian të ekstremit të majtë. /ABC News Albania 24/7

palmer1-1280x815.jpg
ent ela14:05 | 10/05/2019

Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Metju Palmer, deklaroi se është qëndrim i përbashkët i administratës amerikane dhe Bashkimit Evropian që Ballkani Perëndimor të ndihmohet për t’u bërë pjesë e integrimeve perëndimore. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, zyrtari i lartë nga Uashingtoni foli edhe për ndikimin negativ të Rusisë në rajon, por edhe për Marrëveshjen e Prespës dhe nevojën që liderët e Prishtinës dhe të Beogradit të gjejnë një zgjidhje kompromise.

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit Mattheë Palmer, ka deklaruar se është koha që liderët e Ballkanit Perëndimor të kuptojnë rolin e tyre në mënyrë që t’u prijnë vendeve të veta drejt prosperitetit në Bashkimin Evropian. Në këtë shtrirje ai ka pranuar problemet që aktualisht janë të pranishme në rajon, sikurse mes Kosovës e Serbisë, apo edhe në Bosnjë-Hercegovinë, por ka veçuar Marrëveshjen ndërmjet Shkupit dhe Athinës që zhbllokoi procesin prej një çerekshekulli të integrimit euroatlantik të Maqedonisë.

“Si një shembull vërtet të mirë për këtë, unë po përmend Marrëveshjen e Prespës që u arrit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ajo që tregoi Marrëveshja e Prespës është se sa i rëndësishëm është liderizmi. Komuniteti ndërkombëtar nuk e bëri këtë vetëm. Ne e mbështetëm këtë. Këtë e arritën kryeministrat Zaev dhe Tsipras dhe ministrat e Jashtëm të këtyre dy vendeve dhe të dyja palët morën përsipër një rrezik të konsiderueshëm politik. Gjetën kompromis dhe ia dolën. Hapën rrugën drejt ardhmërisë evropiane për Maqedoninë e Veriut, mbi dhjetë anëtarë të Aleancës sapo kanë ratifikuar marrëveshjen lidhur me aderimin e Maqedonisë së Veriut,”- tha Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer, duke shpehur shpresën se Këshilli i Evropës do të vendos për çeljen e negociatave dhe se nga ky shembull do të nxjerrin mësime edhe liderët nga Beogradi dhe Prishtina që përmes kompromisit të arrijnë një zgjidhje të mirë.

Mattheë Palmer është pyetur edhe për praninë amerikane, por edhe për influencën ruse në Ballkan. Ka thënë se vizioni i Amerikës dhe Evropës dallon nga ai i Rusisë:

“Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë rajon është i fuqishëm dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar ndaj këtij rajoni. Ky është njëri ndër prioritetet e politikës sonë. Ne në këtë rajon kemi investuar shumë energji, para dhe kapital politik, prandaj do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ardhmen e këtij rajoni. Mendoj se vizioni i SHBA-së dhe i BE-së për këtë rajon dallon nga vizioni i Rusisë. Ne duam të shohim një rajon që funksion në bazë të rregullave, parimeve, që funksionon në përputhje me institucionet dhe me transparencë. Rusia, nga ana tjetër, ndoshta dëshiron më shumë që ta shikojë këtë rajon të ndarë, të fraksionuar, ku sundojnë tensionet. Për fat, vizioni që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian është i njëjtë si dhe vizioni i vet vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat duan suksesin dhe ecjen përpara, por rusët, natyrisht se do të vazhdojnë veprimtarinë e vet si deri tani dhe ndikimin e tyre negativ që patëm rastin ta shohim edhe kur është fjala për Marrëveshjen e Prespës” – ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer. /Klan Macedonia/

 

hot-yee-1280x621.jpg
ent ela16:17 | 25/04/2019

Mundësia e anëtarësimit të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian deri në vitin 2025, nuk është aspak reale. Deklarata vjen nga ish zv/ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit Brajan Hot Yee.

Para vitit 2025, disa vende të Ballkanit Perëndimor bëjnë mirë të mësohen me idenë se nuk mund të jenë ende anëtare të Bashkimit europian. Është ky thelbi i deklaratës së bërë nga ish-zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee.

Gjatë fjalës së tij në Institutin Ndërkombëtar Republikan në Uashington, me temën: ‘Zgjidhja e së pazgjidhurës në Ballkanin Perëndimor’, ai tha ndër të tjera se anëtarësimi i disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025 nuk është real.

Yee theksoi se bashkësia ndërkombëtare momentalisht nuk ka strategji të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe se as Bashkimi Europian dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po i kushtojnë rajonit rëndësinë që do të duhej.

Hoyt Yee ishte një nga aktorët kryesorë të arritjes së marrëveshjes mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës gjatë krizës politike të vitit 2017.

Ndërsa përsa i përket takimit të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Berlin, ai tha se nuk është vendimtar për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, por gjithësesi mbetet një shans për të biseduar. /abcnews.al

protesta-ne-serbii.jpg
G. P.17:50 | 14/04/2019

Edhe në Serbi qytetarët kanë protestuar kundër regjimit autoritar të presidentit Aleksandër Vuçiç. Manifestuesit kanë kërkuar respektimin e të drejtave themelore nga shteti dhe pajtim me vendet e tjera të Ballkanit.

Protesta e opozitës në Serbi ka mbledhur qytetarët nga të gjitha qytetet në sheshet kryesore të kryeqytetit. Ata tani kanë thënë se nuk do të ndalojnë pasi kjo mundësi nuk do të kthehet më. E quajtën presidentin serb, Aleksandër Vuçiç si tradhtar dhe uzurpator, ndërsa thanë se i kanë shkruar dorëheqjen, mjafton që ta firmosë.

Çedomir Çupiç, profesor i Shkencave Politike: Duhet ta ndërpresim këtë realitet të hidhur që na e ka shërbyer. Ju përgëzoj për guximin në tërë Serbinë që e keni bërë për të mbrojtur shtetin.

Në protestë ishin edhe liderët e opozitës së bashkuar në Lidhjen për Serbinë. Aty më vonë erdhi edhe ish-presidenti, Boris Tadiç. Mediat thonë se disa dhjetëra mijëra protestues ishin të pranishëm, policia thotë vetëm 7 mijë.

Boshko Obradoviç, i partisë nacionaliste të djathtë, është bërë problem pasi ka qenë pjesa e opozitës e lidhur me incidente. Presidenti Vuçiç e ka pagëzuar si Boshko fashisti.

Boshko Obradoviç, partia “Dveri”: Kjo është një luftë për të drejtat elementare që për 7 vjet në regjimin e Aleksandër Vuçiç janë duke u shkelur, sidomos liria e shtypit dhe e zgjedhjes. Kërkojmë vetëm një dialog normal dhe nuk jemi për dhunë, por duhet të luftojmë deri në fund për këtë.

Ai thotë se përkundër që flasin për Kosovën në këto protesta, me vendet e rajonit duan paqe.

Boshko Obradoviç, partia “Dveri”: E vetmja zgjidhje për rajonin është pajtimi, të tejkalojmë gjërat që na ndajnë në të shkuarën dhe t’i kthehemi gjërave që mund të na afrojnë në të ardhmen. E dimë në çfarë pikash dallojmë, por nuk duhet të merremi me këtë pasi duhet t’i kthehemi së ardhmes.

Më pas protestuesit u nisën drejt qeverisë për të shprehur pakënaqësinë me punën e saj dhe në shëtitje për t’u thyer sërish tek Kuvendi./abcnews.al

weber.jpg
G. P.09:07 | 14/04/2019

Në konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë është në lojë trashëgimia e kancelares Merkel në politikën e jashtme, stabiliteti i Europës, por edhe e ardhmja e aleancës perëndimore, mendon Bodo Weber.

Në negociatat e drejtuara nga Bashkimi Europian mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse e përfundimitare për normalizimin e plotë të marrëdhënies  së dyanshme vihet re që nga fillimi i vitit një ofensivë e madhe diplomatike e SHBA për të arritur një marrëveshje bazuar në idenë e këmbimit të territoreve. Ideja publikisht u propagandua nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, në verën e vitit 2018. Sidomos Beogradi nuk është lodhur të flasë për “kompromis” që nga fillimi i fazës finale të dialogut politik në vitin 2012 nën drejtimin e kancelares, Angela Merkel.

Presidenti Thaçi solli për herë të parë idenë e këmbimit të veriut të banuar kryesisht me serbë në Kosovë me territorin serbojugor të Luginës së Preshevës të banuar kryesisht me shqiptarë, përfshirë edhe njohjen reciproke të të dy vendeve. Për këtë nuk kanë bërë bërë publik ndonjë plan asnjë nga të tre pjesëmarrësit, në bisedimet e mbajtura plotësisht sekret të drejtuara nga e ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Aleancë jo fatsjellëse e liderëve autoritarë ballkanikë

Kundër këtij propozimi janë shprehur qeveria gjermane dhe kancelarja Merkel, që nga mbështetësit e idesë paraqiten si ideprishës. Pse duhet të jenë kundër një ideje të tillë BE dhe SHBA, pyesin ata, nëse të dyja palët bien dakord dhe pse?

Në të vërtetë në këtë propozim bëhet fjalë për diçka tërësisht tjetër, se e paraqesin protagonistët: Për një aleancë jofatsjellëse të dy liderëve autoritarë ballkanikë me të ngarkuarën e BE për Politikën e Jashtme dhe administratën e paparashikueshme të Trumpit, e cila kthen përmbys dialogun politik si parimet bazë të tre dekadave stabilizim dhe demokratizim të Ballkanit Perëndimor.

Pas luftës së Kosovës ishte Beogradi që e hodhi poshtë kompromisin realist, përfshirë edhe planin e të ngarkuarit të OKB-së, Matti Ahtisaari, të cilin Prishtina u detyrua ta zbatojë njëanshëm duke e shndërruar në rend kushtetues të Republikës së sotme të Kosovës. Vite më vonë ishte kancelarja Merkel, që përpjekjet e Beogradit për integrim në BE i përdori për zgjidhjen e konfliktit të ngecur të statusit, duke e lidhur anëtarësimin e Serbisë me njohjen e realitetit të humbjes së Kosovës, dhe kështu e mbështetur nga Britania e Madhe dhe SHBA arriti një sukses historik. Në Marrëveshjen e Prillit në vitin 2013, Beogradi e njohu faktikisht Kosovën. Kryeminisitri i atëhershëm, Ivica Daçiç foli publikisht, se politika dhe shoqëria e kanë gënjyer veten një dekadë me radhë, se Kosova është ende pjesë e Serbisë.

Negociatat sekrete si kthim politik mbrapa

Megjithëse BE asokohe nuk e kishte theksuar në mënyrë eksplicite pikën finale të dialogut, të dyja palët e kishin të qartë që kjo do të thotë normalizim i plotë i marrëdhënieve përfshirë dhe njohje e dyanshme. Kësaj i shërbyen edhe deklaratat e shprehura nga Merkel dhe ministri i atëhershëm i Jashtëm, Westerwelle, se koha  e ndryshimeve të kufijve në Ballkan ka marrë fund.

Prandaj negociatat e fundit sekrete paraqesin një kthesë të fortë politike në të kundërt. Motivimi i të dy aktorëve kryesorë është i ndryshëm: Për presidentin Vuçiç është përpjekja të përdorë dobësinë aktuale politike të BE për të nxjerrë më shumë se sa është e mundur nga kuadri i dialogut, për të cilin është rënë në ujdi. Në të njëjtën kohë ai kërkon të tërheqë vëmendjen nga problemet e brendshme politike, pasojë e konsolidimit autoritar-autokratik të pushtetit me tolerimin e perëndimit.

Kurse presidenti Thaçi i privatizoi negociatat përkundër të gjithë rezistencës të të gjitha partive politike të shqiptarëve të Kosovës, me shpresën e ikjes nga kërcënimi i një akuze nga Gjykata e Posaçme e BE për krime lufte në fundin e luftës së Kosovës.

Federica Mogherini, paaftësia e së cilës si negociuese e çoi dialogun në një krizë ekzistenciale tani përpiqet dëshpërimisht që dështimin e saj ta kthejë në sukses, duke e kthyer në parim mungesën e saj të parimeve. Emëruesi i përbashkët me administratën e Trumpit, i një aksi të pazakontë Bruksel-Uashington qëndron në detyrën e kalimit të parimeve perëndimore liberal-demokratike në favor të një “dealmaking” – ujdibërjeje, në kuptimin që “çdo lloj ujdie është ujdi e mirë”.

Këmbimi i territoreve do të destabilizonte Ballkanin

Pasojat potenciale të një këmbimi territoresh, legjitimimi shtojcë që perëndimi do t’i bënte parimit etnoterritorial tre dekada pas përfundimit të Luftërave Ballkanike do të ishin të paimagjinueshme: Eksodi i serbëve që jetojnë me shumicë në jug të Kosovës, që me vetëdije në llogarinë e Vuçiçit lihen mënjanë, do të ishte i pamënjanueshëm, i ndjekur nga konflikte edhe të armatosura mes popullatës serbe në shumicë dhe shqiptarëve të Kosovës në veri.

Do të pasonte destabilizimi etnonacionalist i të gjithë rajonit  nga Bosnje-Hercegovina deri në Maqedoni. Procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të harrohej për një kohë të gjatë. BE e dobësuar nga brenda nga populistët dhe nacionalistët do të rrezikohej ekzistencialisht edhe më shumë. Një ndarje etnoterritoriale e mbështetur nga aktorët perëndimorë do të kishte pasoja të mëdha në përballjen me Rusinë për ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës, me pasoja të paparashikueshme gjeopolitike.

Merkel duhet të marrë rol drejtues

Për kancelaren Merkel zhvillimi aktual do të thotë një lloj beteje e fundit në politikën e jashtme dhe europiane. Brenda BE, Merkeli si edhe ministri i saj i Jashtëm socialdemokrati, Heiko Maas janë shprehur më qartazi publikisht kundër idesë. Ky pozicion mbështetet nga shumica e vendeve anëtare, mes tyre edhe Spanja e Sllovakia, që nuk e njohin Kosovën. Por ato fshihen sa të munden pas Gjermanisë, duke shpresuar në rolin drejtues të kancelares. Merkel duket aktualisht, se po heziton t’i futet kësaj beteje për trashëgiminë politike në fund të epokës së saj.

Për të penguar një marrëveshje këmbimi territoresh me të gjitha pasojat e saj, duhet që kancelarja të rimarrë pozicionin e saj drejtues europian në dialogun politik. Në të njëjtën kohë, ajo duhet t’i japë të kuptojë publikisht si Beogradit edhe Prishtinës që në rast të një nënshkrimi të marrëveshjes së këmbimit të territoreve, për shkak të rrezikut për paqen dhe demokracinë në Ballkanin Perëndimor do të shuhej për një kohë të gjatë perspektiva e anëtarësimit në BE. Edhe Bundestagu mund të miratojë një rezolutë përkatëse të grupeve të ndryshme parlamentare.

Përveç kësaj Berlini duhet të grumbullojë pas vetes vende të tjera anëtare të BE për një iniciativë të rifillimit të negociatave të dialogut, të kuadrit fillestar të dialogut. Mbetet të pritet, nëse samiti i synuar më 29 prill, i thirrur nga kancelarja Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron do të jetë një hap i parë në këtë drejtim./DW


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono