Balla

balla-analiza-1280x714.jpg
Sej rie19:45 | 17/07/2019

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla e ka quajtur si absurd dhe arbitrat vendimin e Gjykatës së Durrësit, që nuk i konfirmoi mandatin kandidatës së PS-së në Durrës, Valbona Sako.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Balla e ka quajtur si nul vendimin e gjyqtares së Durrësit, për të cilën tha se mori brohoritjet e opozitës që kërkojnë kaos dhe pasiguri.

“Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul te një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se deshperuar per kaos e pasiguri, nuk dinë më cfarë bëjnë. Pavarësisht kesaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon.

Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme.
Sidoqoftë me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 Qershor”, shkruan Balla./abcnews.al

PAMPURI-1280x722.jpg
Sej rie19:31 | 07/07/2019

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për falsifikimin e rezultatit të 30 Qershorit. Duke ju referuar të dhënave të Elbasanit, Oriola Pampuri paralajmëroi padi për Ballën dhe Bibën.

Pjesëmarrja dhe rezultate e paligjshme të 30 Qershorit paracaktohen nga Edi Rama dhe më pas publikohen nga “Komisioni Qendror i Vjedhjeve”. Skandali i 3 mijë votave më shumë të kandiatat në Elbasan e provon këtë. Ky është një rast skandaloz që e vendos KQZ-në në pozitën e një fasoni që punon me materiale gjysmë të gatshme, të cilat i vijnë nga zyra e Edi Ramës dhe bandës së tij. Taulant Balla është përfshirë në listën e personave që kanë kryer krImi zgjedhor. Dhe bashkë me Denar Bibën dhe kamikazë të tjerë do të paditen për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dhe manipulim të votës”./abcnews.al

balla-2-1280x591.jpg
Sej rie10:55 | 30/06/2019

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste ka ushtruar të drejtën e votës nga qyteti i Librazhdit. Në një komunikim për media Balla është shprehur se “Kjo është një ditë që do të mbahet mend gjatë në historinë e demokracisë në Shqipëri”. 

“Kjo është  një ditë e njerëzve të thjeshte dhe të zakonshëm të këtij vendi, të cilët kanë mundësi të zgjedhin me votë të shprehin me votë dhe se të drejtën e tyre të votës nuk mund tua heqë askush, qoftë ata që nuk votojnë qoftë ata që votojnë. Kjo është një ditë që do të mbahet mend gjatë në historinë e demokracisë në Shqipëri, për shkak se prej sot nuk do ketë më parti politike apo individë që do të bojkotojnë parlamentin apo që do të bojkotojnë zgjedhjet. Dhe sot kjo është një ditë e që fitoi Shqipëria e shpresës dhe prosperitetit”, tha Balla./abcnews.al

balla-kuvend1-1280x718.jpg
ent ela13:26 | 17/06/2019

Ka reaguar nga salla e Kuvendit edhe kreu i grupit parlamentar socialist. Taulant Balla tha se Basha po shmang drejtësinë, njëlloj si në rastin e hetimit për abuzimet në Rrugën e Kombit.

“Përmes firmës së Bashës, përmes PD, 1 mln dollarë kanë hyrë në Amerikë a janë përdorur për qëllime të mira a këqija kjo i takon hetimit qoftë në Shqipëri, apo SHBA. Por fakti që Byroja Federale ka hetim për këtë çështje tregon që Basha është më sa paku i përdour dhe më së shumti pjesë e një skeme financimesh transfertash të paligjshme. Dhe ajo që ka ndodhur sot për mosprezantimin para Prokurorisë për të disatën herë, është i vetmi politikan që sa herë thirret në prokurori nuk shkon. Kështu kam denoncuar këtu e 12  vite më parë me një pamje ndryshe të Kuvendit, teksa Basha thërritej përtë dëshmuar për vjedhjen e shekullit, atë të 230 milionëve i gjetur fajtor nga hetimi i Prokurorisë, po i shpallur i pafajshëm, për shak të afateve, nga ana e gjykatës, një çështje që është mbyllur për afate, por jo për fajtor se faji i 230 milionëve ka për zotërues vetëm Lulzim Bashën”. /ABC news Albania 24/7

BALLA-PER-SHPERNDARJEN-E-PARLAMENTIT-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
ent ela15:30 | 15/06/2019

Kërkesën e presidentit drejtuar Komisionit qendror të zgjedhjeve për tu njohur me numrin dhe emrat e deputetëve, mazhoranca e ka interpretuar si një gjest paralajmërues për shpërndarjen e Kuvendit. Nga një takim elektoral në Elbasan kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është shprehur se kryetari i shtetit nuk e njeh mirë Kushtetutën.

Fushatat elektorale Partia Socialiste i ka përqendruar në kundërpërgjigje politike. Kërkesa e Presidentit Ilir Meta drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’u njohur me numrin dhe listat emërore të deputetëve të Parlementit, për mazhorancën është një haber për shpërndarjen e Parlamentit.

“Shkodranët kanë një shprehje, “mos të hyftë vetja në qef, ose të hyftë vetja në qef se e sheh pastaj”.

Presidentit, për fat të keq i ka hy vetja në qef dhe ka hap haberin se gjoja do të shpërndajë Parlamentin. Se çfarë Kushtetute ka Presidenti, nuk e di, por kam frikë mos ka ngatërruar Kushtetutën me bllokun e zi”.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla risolli në vëmendje edhe publikimet e revistës amerikane Mother Jones ku pretendohej për financime ruse në Partinë Demokratike.

“Tashmë petët e byrekut u hapën, dhe Lulzim Basha, siç njofton Prokuroria është zyrtarisht, i pandehur.

Thirrja ime përkundrejt institucioneve të drejtësisë , të drejtësisë së re që po lind, është që kjo çështje duhet zbardhur në të gjitha detajet e veta”.

Nga një takim elektoral në Elbasan, Taulant Balla nuk la pa u kujtuar qëndrimin e prerë të mazhorancës socialiste për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Pavarësisht se ç’thonë gojët e liga, zgjedhjet do të bëhen në 30 Qershor”. /ABC news Albania 24/7

balla-arsyet-1280x633.jpg
ent ela10:41 | 13/06/2019

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla argumentoi nga foltorja e Kuvendit pasojat e dekretit të Presidnetit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve. Sipas tij kriteret që përcaktojnë datën e zgjedhjeve, nuk mund të bazohen në interesa politike. Dekreti bie në kundërshtim të hapur dhe flagrant me procedurën dhe Kodin Zgjedhor.

“PD dhe LSI kanë bërë presion për të mos u regjistruar në zgjedhje dhe Presidenti e di që pengimi i të drejtës së një subjekti zgjedhor është akt i dënueshëm me ligj që shkon në 5 vite burg.

Dekreti ka pasojë të drejpërdrejtë të tij pika3 neni 1 i Kushtetutës se qeverisje pa zgjedhje nuk mund të ketë. Dekreti bie në kundërshtim me Kodin Zgjedhor se synon zhbërjen pa shkak ligjor të procesit zgjedhor i cili është konsumuar në 90% të ecurisë së tij.

Dekreti i 10 qershorit nuk mund të nxirret dhe nuk mund të zbatohet se është i pavlefshëm.

Dekreti bie në kundërshtim të hapur dhe flagrant me procedurën dhe Kodin Zgjedhor.

Me mbarimin e mandateve vendi nuk ka më as këshilltarë dhe as kryetar bashkie. Akti i Presidentit është i pavlefshëm.

Ai ngarkon me ekzekutimin e tij KQZ, e cila nëse e zbaton atë shkel rëndë kodin zgjedhor. Ky është një diskutim që duhet të jetë pjesë e debatit në këtë seancë”. /abcnews.al

balla-kuvend.jpg
ent ela10:21 | 13/06/2019

Kuvendi ka nisur mocionin me debat për shfuqizimin e dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të kërkuar nga kreu i grupit të Partisë Socialiste taulant Balla. Debati pritet të zhvillohet në 300 minuta, të ndara këto nga 170 për mazhorancën dhe 130 për opozitën dhe të pavarura.

Në fjalën e tij Balla thekson se ky është një akt i paprecedentë i Presidentit të Republikës dhe pavlefshëm. Sipas tij me këtë akt Presidenti ka kapërcyer kompetencat e tij, pasi përveç caktimit të datës së zgjedhjeve, Presidenti është i çliruar ligjërisht nga çdo përfshirje në procesin zgjedhor.

“Pasi u njohëm me aktin e paprecedentë të Presidentit për shfuqizimin e dekretit për caktimin datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore dhe duke vlerësuar këtë akt si të pavlefshëm marrë në kapërcim të kompetencave të institucionit të Presidentit dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese e demokratike që synon të pengojë realizmin e të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur me votën e  tytre përfaqësuesit në pushtetin vendor. Në emër të grupit parlamentar kam kërkuar këtë mocion që është hera e parë që mabhet në 28 vite të demokracisë së re shqiptrare pa asnëj ndryshim të krahëve politikë që kemi, partive nga të cilat vijmë të miratonim një rezulutë sipas draftit

Dekreti i dt. 10 qershor është antikushtetues.

Presidenti ka vetëm një kompetencë atë të caktimit të datës së zgjedhjeve për të mos e kompromentuar me debatin ditës, me akzuat, apo kontestimet e tij. Presidentin e  kemi çliruar me ligj nga çdo përfshirje në procesin zgjedhor.

Presidenti brenda periudhës zgjedhore mund  të përzgjedhë vetëm dy të diela të afërta me përfundimin e mandatit, Presidenti është i detyruar ta bëjë në konsultë me partitë parlamentare”. /abcnews.al

taulant-balla.jpg
ent ela17:33 | 09/06/2019

 

Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla pëergjigjen për ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta e jep përmes mesazhit të Zëvendësndihmës Sekretarit  Amerikan të Shtetit  Matthew Palmer.

Balla publikon në facebook deklaratën e Palmer; “Pengimi i një procesi zgjedhor potencialisht përbën arsye për moskualifikim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Nëse Presidenti nxjerr të hënën një letër të cilën e quan “dekret” apo “ç’dekret” thotë kryetari i Grupit Parlametar Socialist ai praktikisht konsumon një akt për të cilin ndaj tij duhet të shpallen sanksione. /ABC News Albania 24/7

balla-1-1280x714.jpg
Sej rie20:00 | 04/06/2019

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla ka nisur një tur takimesh me përfaqësues të Parlamentit dhe qeverisë gjermane.

Qëllimi i tyre bën të ditur Partia Socialiste përmes një njoftimi për shtypka të bëjë me shqyrtimin e rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nga Bundestagu gjerman.

Në fokus të bisedimeve mes palëve ka qenë dhe situata politike në vend.

Mark Hauptmann, njëkohësisht anëtar i delegacionit gjerman, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s theksohet në njoftimin për shtyp ka ri-shprehur qëndrimin se nuk është e zakonshme për ta të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Shqipërisë.

Respektimi i ligjeve, rregullave dhe Kushtetutës sipas Hauptmann nuk duhet të vihet në dyshim nga asnjë palë. Ndërkohë që partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, por askush nuk është i detyruar./ABC News Albania 24/7

balla-1-1280x718.jpg
ent ela10:30 | 30/05/2019

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka vlerësuar progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Sipas tij publikimi i raportit pas zgjedhjeve evropiane është arsye tjetër për të kuptuar se veç pjesë teknike ky verdikt është edhe politik.

“Për ne ky vendim nuk ishte asgjë tjetër veçse konfirmim e pasqyrim i punës sonë të sigurtë drejt aspiratës historike për anëtarësim në BE. Koiçidencë që publikimi i raportit u la direkt pas zgjedhjeve është arsye tjetër për të kuptuar se veç pjesës teknike ky verdikt është edhe politik”.

Për Ballën ky është raporti më i mirë që ka marrë Shqipëria, i bazuar në shifra dhe fakte, që inkurajon për reforma të thella, pavarësisht baltës dhe përpjekjeve të opozitës për minimin e anëtarësimit në BE.

“Shpreh bindjen se brenda viti 2019 Shqipëria do hapë negociatat me BE. Të gjithë duhet të jemi krenarë që vota e shqiptarëve na ka sjellë në vitin kur Shqipëria hapi bisedimet për BE dhe përpjekjet e opozitës, asaj rrugore që me çdo kusht u mundua të minojë përpjekejt e shqiptarëve për anëtarësim. Progres raporti është objektiv me shifra e statistika dhe jo fjalë boshe e retorikë rruge. Na inkurajon për reforma të thella dhe vijim të reformës në sistemin e drejtësisë”.

Sipas Ballës kundërshtarët janë kundër reformës në drejtësi pasi ajo depërton në çdo celulë të sistemit të kalbur të drejtësisë.

“Çfarë nuk është thënë nga kundërshtarët, arsyeja pse janë bashkë është kundërshtia ndaj kësaj reforme duke hedhur baltë e penguar implementimin e saj. Zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse ka rezultuar në mënyrë konsistente.

Dje u tha troç kush ka vesë të dëgjojë në raportin e publikuar në Shqipëri u tha se reforma në drejtësi është unike se depërton në çdo celulë të sistemit të kalbur të drejtësisë, model për vendet e tjera të rajonit. Shqipëria është mesatarisht e përgatitur për nivelin e vendeve të BE. Padyshim që ky skaner dhe kjo grafi e çdo vendi është pikënisja ku duhet të nisen dhe vendet anëtare dhe nuk duhet kurrsesi që çështje të brendshme të krijojnë barrierë anëtarësimi”.

abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono