balili

kelmend-balili-933x445-1.jpg
ent ela10:38 | 05/04/2019

Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të Klement Balilit. Ne shkresën zyrtare drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda kërkohet të shtetëzohen, 23 apartamente, 26 mijë metra katrorë tokë, midis tyre edhe hoteli luksoz Santa Kuaranta.

Prokuroria për Krime të Rënda i kërkon gjykatës konfiskimin e pasurive të Klemend Balilit. Organi i akuzës përmes një shkrese zyrtare drejtuar Gjykatës së Shakllës së Parë për Krime të Rënda që të konfiskojë pasuritë e Balilit, mbi të cilin rëndojnë një sërë akuzash për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria kërkon që të konfiskohet hoteli “Santa Kuaranta”  4 + 1 kate, i cili më parë ka qenë shtëpia e pushimit të punëtorëve, konfiskimin e 23 apartamenteve si dhe të trojeve me sipërfaqe mbi 26 mijë metra katrorë tokë.

Vendimi për sekuestrimin e pasurisë së Balilit është ndërmarrë në përfundim të hetimit pasuror të nisur në vitin 2017, ku nën hetim pasuror ishin vendosur edhe të afërmit e të dyshuarit Balili. Pronësia e hotelit Santa Kuaranta nuk është pranuar nga  i ashtuquajturi Eskobari i Ballkanit.

Vëllai i tij ka depozituar në gjykatë dokumente, ku sipas të cilëve, hoteli është në pronësi të tij dhe për ndërtimin e hotelit luksoz “Santa Kuaranta” që prej dy vitesh është nën sekuestro, ka marrë kredi. Në seancën e radhës përveç pretencës për Klement Balilin pritet që gjykata të shprehet edhe për kërkesën e organit të akuzës.

Klement Balili po gjykohet në Gjykatën e krimeve të rënda për 4 akuza:

“Trafikim narkotikësh, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal”,

“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”,

“Refuzim për deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”,

“Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.  

Pritet që në seancën e ardhshme gjyqësore, të jepet pretenca për Balilin, i cili u vetëdorëzua në janar të këtij viti./abcnews.al

klement-balili.jpg
ent ela09:32 | 26/03/2019

Seanca gjyqësore për Klement Balilin është shtyrë për herë të dytë dhe shkak u bë mungesa avokatit të tij mbrojtës në seancë. Këtë të martë Organi i akuzës do të lexonte konkluzionet përfundimtare për të ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit”.

Ndërkohë gjykata vendosi të pezullojë dhe afatet e paraburgimit për Klement Balilin. Shtyhet për në datën 2 Prill seanca në ngarkim të Klemend Balilin, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”. Të martën, Prokuroria do të lexonte konkluzionet përfundimtare, ndërsa shtyrja u bë shty për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës Theodhori Sollaku. Në sallën e gjyqit ishte vetëm avokati i caktuar kryesisht nga Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e datës 12 mars Remzi Ponari.

Ky i fundit kërkoi 1 javë kohë për tu njohur me dosjen dhe për tu përgatitur për mbrojtjen e Balilit. Ndërkohë më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Balilit për të përfituar gjykim të shkurtuar. I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mos-deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”. Balili u vetë-dorëzua në mëngjesin e 15 janarit në policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati.

Po aq kohë kanë zgjatur edhe hetimet për Balilin, pjesa më e madhe e të cilave është e bazuar në përgjigjet e marra nga letër-porositë e ardhura nga Greqia. Prokuroria për Krime të Rënda ka një sërë përgjimesh të grupit, ku Balili dyshohet se ka qenë një nga financuesit e kryesor të rrjetit kriminal. Trafikimi i një sasie prej 700 kilogramësh kanabis sativa nga Saranda drejt ishullit Zakinthos në Greqi, ka nxjerrë Balilin në përgjimet e autoriteteve greke. Sipas këtyre përgjimeve, dyshohet se Klement Balili mbante kontakte me dy skafistë dhe pritësin e sasisë së lëndës narkotike në vendin fqinj. /abcnews.al

klement-balili.jpg
ent ela15:06 | 25/01/2019

Kelment Balili kërkon gjykim të shkurtuar. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi kalimin për gjykim të dosjes hetimore për Balilin. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Kelment Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, ka kërkuar gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Në një seancë paraprake me dyert të mbyllura, te zhvilluar me gjyqtaren Miliana Muça avokati i Balilit, Theodhori Sollaku dorëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Gjyqtarja kërkoi pranine e të pandehurit në Gjykatë duke iu referuar ndryshimeve që ka pësuar Kodi i Procedurës Penale, pasi në mungesë të tij kërkesa për gjykim të shkurtuar nuk merret parasysh.

Ndërkohë Gjykata për Krime të Rënda vendosi që të kalojë në gjykim dosjen hetimore për Kelment Balilin, ndërsa për kërkesën e tij do të shprehet në gjyqin e themelit.

Prokuroria i adreson katër akuza Klemnd Balilit ku më e rënda është ajo e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, i kryer në bashkëpunimi në formën e grupit të strukturuar kriminal. Balili i kundërshton akuzat nëpërmjet avokatit të tij me pretendimin se nuk ka kryer asnjë vepër penale, dhe se nuk ka lidhje me trafikun e drogës. Nga ana tjetër, organi i akuzës, iu referohet hetimeve greke që e ekspozojnë Klement Balilin si njeriun që trafikoi 678 kilogramë kanabis, një ngarkesë që u kalua nga brigjet e Sarandës më 5 maj të vitit 2016.

Nga përgjimet telefonike, hetuesit kane arritur ne perfundimin se nje person , qe sipas tyre eshte Klement Balili, komunikon me dy skafistët, duke iu treguar se në ishullin Zakinthos i priste Jorgos Alifantis./abcnews.al

pjerin-ndreu.jpg
G. P.20:48 | 17/01/2019

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu është shprehu se vetëdorëzimi i Balilit është i papërfillshëm me akuzat e rënda që bëhen në drejtim të tij. Më tej, deputeti ka theksuar se shpreson që dosja e të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit” të pasurohet me prova të reja për të justifikuar këtë “gradë” që i është dhënë Balilit.

“Vetëdorëzoimi i tij është i papërfillshëm në krahasim me akuzat që rëndojnë mbi të. Dorëzimi është një akt që bëhet me ndërmjetësimin e policisë. Jepet edhe një garanci. Unë nuk di detaje nga garancia që mund t’i jetë dhënë.

Policia ka qenë ndërmjetësja e marrjes së personit dhe e sjelljen aty. Medaljen e kësaj çështje ose do ta marrë Balili ose do ta marrë Policia. Por ai u dorëzua nën mandatin e një arresti. Ai u dorëzua edhe nën presionin e policisë. Ai nuk u dorëzua se po shkonte në dasmë. Policia në të gjithë botën dështon jo një herë por disa herë.

Në operacionet policore në gjithë botën në policinë më të përgatitur, më të pajisur dështimet janë prezent. Nuk është që të shkosh dhe sa herë të shkosh mund ta arrestosh. Ne jemi përballë një ekuacioni të panjohur. Unë 11 herë për një muaj kam qenë të një shtëpi dhe kam dështuar. Por më në fund e ka kapur. Policia mund të dështojë 100 herë dhe të 101-tën e kap, kjo është detyra e policisë.

Ne duhet ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Këtu nuk është vetëm policia por edhe partnerët ndërkombëtarë. Kjo nuk është vetëm një çështje shqiptare por kjo e ka zanafillën diku tjetër. Kelment Balili është nën monitorim edhe nga ndërkombëtarët.

Partnerët ndërkombëtarë mund të kenë prova të reja dhe mund të japin detaje të reja. “Eskobari i Ballkanit” është një gradë e lartë në botën e krimit. Unë shpresoj që të dalin prova të reja që ai t’a meritojë gradën që i është dhënë në botën e kriminalitetit”./abcnews.al

LAJMET-DT-17-JANAR-19-00001.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela19:48 | 17/01/2019

“Vetëdorëzimi i Balilit, fundi i hidhur i sistemit të drejtësisë dhe epitafi i një shteti”. Kështu e konsideron deputeti demokrat Enkeljed Alibeaj, vetëdorëzimin në polici të “Eskobarit të Ballkanit”, pas 15 dështimeve të operacioneve policore.

“Prej 3 vitesh janë bërë jo më pak se 15 aksione të policisë dhe nuk e kapën dhe te i 16 shkon vetë e dorëzohet”.

Sipas tij kjo është një përrallë e hidhur dhe groteske

Për të kupuar a është vërtet përballje e ligjit mbi antiligjin ku shteti fiton mjafton të sjell një paragraf të shkurtër teksa dëgjohej intervista kur e pyetën se ku kishte qenë. Ishte në Tiranë.

Si nuk ju gjeti policia? Se nuk koinçidova asnjëherë me të.

E kuptoni groteskun e madh të krimit. Në 15 operacione policia do kapte krimin, te i 16-ti krimi kapi shtetin dhe për të kuptuart atë se çdo të ndodhë nuk çuditem aspak se në një sistem të tillë kur qeveria është e zhytur me krimin, s’do çuditesha fare që e gjitha kjo është një përrallë e hidhur. Kaq e turpshme është kjo situatë, bën karshillëk ndaj qeverisë e drejtësisë, publikut e partnerëve”.

Duke qenë partener me DEA-n amerikane dhe drejtësinë greke, Alibeaj shprehet se partneri shqiptar nuk është i besueshëm, ndërsa e quan karikurë të shëmtuar negocimin sipas tij të shtetit me krimin.

“DEA amerikane është prej dy vitesh që e kërkon dhe që do thotë që një qeveri që do duhet të jetë partnere do të duhet të kishte bërë minimumin e përçapjeve për ta kapur.

Partneri shqiptar nuk ëhstë i besueshëm dhe ka çeduar për këtë episod që doli papritur e papandehur, kur të gjithë e kishin harruar na u vetëdorëzua, ku drejtori i policisë i bën taksistin kriminelit më të madh dhe nuk ka karikaturë më të shëmtuar të shtetit që shkon e negocion me krimin dhe kushtet i vendos krimi”. /abcnews.al

andi-1280x715.jpg
G. P.18:50 | 15/01/2019

I shumëkërkuari “Eskobari i Ballkanit” Klement Balili është vetëdorëzuar sot në polici.  Sipas gazetarit Andi Qosja, me këtë akt Balili e ka shitur shtrenjtë lëkurën e tij.

“Duhet theksuar se Balili e ka kërkuar shtrejt vetëdorëzimin e tij. Për arrestimin e Ballit janë investuar 17 operacione policore të dështuara. Balli e ka shitur shtrejt lëkurën e tij. Në letërporosinë e ardhur nga nga Greqia mund të këtë mundësi deviji”.

Më tej gazetari është shprehur se nëse do vlerësohet si i ligjshëm vetëdorëzimi, atëherë Balili do të  fitojë 1/3 e uljes së dënimit.

“Prokurorët e Krimeve të Rënda do ta marrin në pyetje. Nëse do të vlerësohet i ligjshëm dorëzimi i tij ai do të fitojë 1/3 e uljes së dënimit.  Ai është në masë arresti të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Do bëhet një seancë paraprake ku Balili do njihet me masën e dhënë ndaj tij në mungesë”.

Por një letërporosi e mbërritur nga pala greke në fund të Dhjetorit të vitit që lamë pas, duket se shkaktoi gjithë këtë lëvizje të bujshme.

“Në fund të Dhjetorit ka mbërritur nga pala greke një letërporosi. Është një dosje që ka rënë në duart e prokurorëve por që është mbajtur në mënyrë hermetike. Ose dosja do dorëzohet në gjykatë ose gjykata do kërkojë shtyrje të hetimeve. Pala greke ka kthyer atë përgjigje se Balili është i implikuar në trafikim lëndësh narkotike. Sipas palës greke ai ka pasur një rol kryesor dhe drejtues në trafikimin e lëndëve narkotike”.

Gazetari ka theksuar se Balili gjatë periudhës që kërkohej nga autoritetet e vendit ka qëndruar i fshehur në zonën e Sarandës.

“Nëse do t’i referohemi ai ka qëndruar brenda territorit shqiptar në zonën e tij të influencës në Sarandë dhe Delvinë.  Unë do ta quaj sukses nëse ai do të lihet pas hekurave”./abcnews.al

operacion-balili-933x445.jpg
ent ela08:54 | 22/10/2018

Dyshimet janë se Kelmend Balili, fshihet në zonën mes Sarandës dhe Delvinës. I mbiquajturi nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit” nuk është arrestuar ende, megjithëse dhjetëra forca policie kanë kryer kërkime dhe kontrolle për gjetjen e tij në Sarandë. Kërkimet për Balilin janë intensifikuar ditët e fundit.

Një informacion i marrë në rrugë operative se Kelmend Balili ndodhet në Shkodër vuri në lëvizje Forcat Speciale, të cilat u nisën nga Tirana drejt qytetit të veriut tre netë më parë. Rreth 30 trupa nga më të përzgjedhurit, të mbështetur nga Policia e Shkodrës, kontrolluan disa lokale në qendër dhe një hotel luksoz. Por nga operacioni nuk pati asnjë rezultat.

Ose informacioni ishte i pasaktë, ose Kelmend Balili kishte mundur të largohej në kohë derisa Forcat Speciale të Tiranës nisën aksionin, i tha Tv Klan një burim brenda policisë.  Janë kontrolluar edhe pikat kyçe në segmente ku mendohej se lëvizte Balili, por asgjë nuk u arrit. Sipas të njëjtave burime, informacioni i marrë nga policia thoshte se Klement Balili ndodhej në Shkodër prej disa ditesh. Aksioni për kapjen e tij u organizua brenda 2 orësh. Këto janë pamjet e kontrolleve të policisë pikërisht natën kur kërkohej Balili. Në këtë aksion ra rastësisht në pranga një i ri i armatosur. Për njeriun e cilësuar si Eskobari i Ballkanit është vendosur edhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh, por deri tani nuk ka asnjë sinjal se ku ndodhet ai.

Prej më shumë se 2 vitesh, Balili vijon arratinë ndërkohë që mbetet një nga personat më të kërkuar në vend. Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, në kërkim dhe i dënuar në Greqi i ka shpëtuar të gjitha operacioneve të organizuara nga policia për kapjen e tij.

Pak ditë më parë ishte vetë kryeministri Rama që kërkoi arrestimin e Balilit duke e konsideruar si një mosarritje të punës së policisë.

 

DONALD-LU-VIZION-1280x720.jpg
ent ela23:08 | 13/09/2018

Gjuetia e peshqve të mëdhenj është një mision i papërfunduar që mbetet peng i Donald Lu para largimit të tij nga Shqipëria në përfundim të detyrës së ambasadorit të SHBA në Shqipëri. Gjatë intervistës së fundit në Tiranë, në studion e gazetarit Sokol Balla, Lu tha ndërkaq se, pavarësisht ndihmës së huaj, arritjet e vërteta kanë qenë shqiptare.

Të tilla ai përmend reformën në drejtësi, largimin e shumë kriminelëve nga parlamenti dhe bashkitë, zgjedhjet që u zhvilluan në mënyrë paqësore dhe konkuruese, dhe vendimin e BE në qershor për hapjen me kusht të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë.

Sipas ambasadorit, policia së bashku me prokurorët kanë punuar shumë fort për të ngritur Task-Forcën për forcën e ligjit, duke bashkëpunuar dhe me agjensi të huaja. E kjo ka çuar në suksese reale si arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit, dhe trafikantëve të tjerë në Spanjë, Itali dhe Gjermani. Por Donald Lu vlerëson se ka ende shumë punë për të bërë.

Ai u shpreh i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxorri urdhër-arrestin, ende nuk eshte kapur Klement Balili, Lul Berisha lirohet eshte liruar para kohe nga burgu dhe Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokuroret nuk shkojne ne gjyq. Sipas ambasadorit, Fatmir Xhafaj, Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave.

Prokuroren e pergjithshme Arta Marku, Donald Lu e sheh si një person serioz dhe një profesioniste që vërtet është përpjekur të bëjë detyrën e saj. Ndersa per Adriatik Llallen deklaroi se përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit.

Ambasadori Lu e cilësoi interesant projektligjin e propozuar nga opozita për veting në politikë, por si diplomat në karrierë ai citoi një shprehje amerikane, “Djalli qëndron tek hollësitë”, per të nënkuptuar se ky është një propozim që kërkon ende kohë për t’u parë me hollësi. /abcnews.al

vlcsnap-error755-1-1280x720.jpg
us er12:10 | 26/12/2017

Gjykata e Apelit të krimeve të rënda shtyu për në 9 janar shqyrtimin e ankimimit të vendimit të shkallës së parë për sekuestrimin e pronave të familjes së Klement Balilit. Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e avokates së familjes Balili, për të pasur më shumë kohë në dispozicion në mënyrë që të njihet me aktet e dosjes.

Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të vendosur në sekuestro preventive kompleksin e njohur Santa Kuaranta dhe 20 apartamente që ishin pronë e Balilit dhe familjes së tij, me dyshimin se ishin përfituar nga aktivitete kriminale, si trafiku i drogës.

Në 24 nëntor dhjetra forca policore shkuan në hotelin e njohur në Sarandë, pronë e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Klement Balili, për ta vënë nën sekuestro preventive me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda./abcnews.al

vlcsnap-error230-1280x720.jpg
us er11:46 | 24/11/2017

Sekuestrohet kompleksi në pronësi të Klement Balilit, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Forcat policore ndodhen në kompleksin “Santa Quaranta” në Sarandë për të zbatuar vendimin e sekuestros preventive.

Forcat policore dhe prokurore shkuan në kompleksin “Santa Quaranta” në Sarandë për të zbatuar vendimin e sekuestros preventive. Ky hotel luksi është pronë Klement Balilit, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar narkotikesh. Kur hynë policët, në resort nuk ndodhej  asnjë turist, por vetëm familjarët e Balilit.

Në sekuestro preventive janë vënë dhe pronat e tjera të Balilit, ku përfshihen 25 apartamente dhe sipërfaqe trualli, të cilat dyshohet të jenë vënë nga aktiviteti kriminal.

Klement Balili kërkohet për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe është i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.

Balili është një ndër emrat e botës së krimit i përmendur jo pak dhe nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, kur  foli për katër klane kriminale dhe 20 familje mafioze që kontrollojnë operacionet kriminale në Shqipëri, mes të cilëve ishte dhe Klement Balili./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono