bagetite

vlcsnap-error514-1280x720.jpg
ent ela16:17 | 13/02/2018

Fermerët nuk do të paguajnë para për matrikullimin e bagëtive. Është shteti që do të paguajë për çdo lindje dhe regjistrim të ri. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në një prej fermave të Bashkisë Durrës.

Është  dita e matrikullimit të bagëtive në një prej fermave të Bashkisë Durrës.

Mesazhi që kryeministri ka për fermërët janë paratë që do tu qëndrojnëë në xhep për matrikullimin e bagëtive, sepse është shteti që do të paguajë për cdo lindje dhe regjistrim të ri.

Kreu i qeverisë këshillon që skemat e reja të mbështetjes financiare të fermerëve dhe agropërpunuesve duhet të shihen si një paketë mundësish të reja për fuqizimin e bujqësisë e blegtorisë./abcnews.al

vlcsnap-error308-1-1280x720.jpg
us er10:33 | 07/12/2017

Zonat e përmbytura në Fier tani po përballen me mungsën e ushqimit për gjënë e gjallë, por nuk kanë vonuar ndihmat. Të parët janë kosovarët të cilët dërguan 12 kamionë kryesisht blloqe me kashtë për gjënë e gjallë. Kamionët do të shpërndahen në Darëzezë aty ku u pëbytën mijëra ha tokë bujqësore pjesa më e madhe e mbjellë më foragjere, ushqim për bagëtitë. Ndihmat për 5 fshatrat e pëmbytur nga Vjosa konsistojnë kryesisht në ushqim për bagëtitë dhe veshmbathje. Banorët kërkojnë nga ana e tyre kompesimin e dëmeve edhe për orenditë shtëpiake të dëmtuara nga vërshimi i Vjosës./abcnews.al

vlcsnap-error454-1280x720.jpg
us er10:47 | 03/12/2017

Nga përmbytjet në vend, ka patur dëme të mëdha edhe në bagëti. Nuk dihet saktë numri i bagëtive të ngordhura në gjithë vendin, por ABC News ka siguruar një video amatore, e cila tregon bagëtitë që kanë mbetur të ngordhura përgjatë zonës së Gotullës në Laç. Ata s’kanë patur asnjë mundësi shpëtimi, pasi një pjesë e tyre kanë qenë të lidhura në kasolle. Kurse kafshët që kanë qenë duke kullotur mesa duket se kanë përballuar stuhinë./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error343-1-1280x720.jpg
us er13:08 | 29/11/2017

Në Elbasan vijon një tjetër skandal me ndotjen e mjedisit. Në anë të një rruge, 5 km larg qytetit te Elbasanit janë hedhur thasë me lëkurë bagëtish të therrura dhe të brendshmet e kafshëve.

Janë gjurmët e mbetjeve të bagetive të prera. Pas skandalit me thasët me pulat e ngordhura në anë të rrugës nacionale Elbasan-Peqin, sërish një tjetër ngjarje.

Këtë herë janë hedhur lëkurë dhe të brendshme të kafshëve .

Në rrugën Tregan-Muçan, vetëm 5 km larg Elbasanit banorët kanë konstatuar thasë me lëkura të bagëtive të therura dhe të brendshmet e tyre.

Të kthyera edhe në ushqim për qentë e zonës, veterinarët ngrenë alarmin se mund të përhapet epidemi e rrezikshme për njerëzit .

Dy veterinerët Albert Sinani dhe Musa Rexha, thonë se ky fenomen po ndodh prej dy javësh.

Banorët janë të frikësuar nga sëmundjet. Ndaj kërkojnë marrjen e masave për eliminimin e menjëhershëm të ndotjes./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono