babrru

pamje-nga-vendi-i-ngjarjes.jpg
ad min13:37 | 12/10/2018

Policia deklaron se 13-vjeçarja që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spital është vetëvrarë me armën e gjahut të të atit. Pas marrjes së deklarimeve nga familjarët, rezulton se e mitura dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë, ndërsa mbetet ende mister motivi këtij veprimi.

13-vjeçarja, e cila u gjet e  pajetë në banesë e saj në zonën e Bregut të Lumit pasditen e së enjtes në Tiranë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Të paktën kështu deklaroi policia një ditë pas ngjarjes, e cila tha se nga hetimet e kryera u vërtetua pista e vetëvrasjes. Kasandra Brahja, të cilën e shikoni në fotografi, dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Blutë e kryeqyetit sekuestruan  armën e gjahut për të cilën Xhevat Brahja, dispononte leje. Mësohet Brahja ishte në banesë me vëllanë dhe nusen e tij, të cilët janë shurdhmemecë. Djali dhe nusja prej pamundësisë për të folur, nuk kanë mundur t’i tregojnë gjë babit të vajzës, teksa grupi hetimor e ka pasur të vështirë të saktësojë nëse ka qenë vrasje apo vetëvrasje.

Edhe pse viktima 13-vjeçare, u shoqërua pasditen e së enjtes në spital, përsëri nuk mundi të shpëtojë nga plaga e shkaktuar me armë gjahu. Dyshohet se e reja është qëlluar me armë në pjesën e barkut, në shtëpinë e saj në rrugën “Niko Avrami”, teksa familjarët e saj shprehen të habitur për këtë veprim të vajzës së mitur./abcnews.al

BABRRU.mpg_snapshot_00.11-1280x720.jpg
ent ela22:20 | 11/10/2018

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e sotme. Një 13-vjeçare ka ndërruar jetë në spital, ku u dërgua nga i ati i saj. Sipas burimeve, vajza kishte marrë plagë me armë zjarri, çka shton dyshimet se ajo mund të jetë vrarë.

Por grupi hetimor po heton dhe në pistën e vetëvrasjes. Vajza ishte e vetme në banesë në Babrru në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Grupi hetimor po përpiqet të zbardhë motivet dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së vajzës. Bëhet e ditur se, prindërit e vajzës janë shoqëruar në komisariatin nr. 4 në Tiranë për t’u marrë në pyetje, por komunkimi me ta është i vështirë, për shkak të aftësive të tyre të kufizuara. /abcnews.al

kapshtice-dogana-1280x720.jpg
ad min13:48 | 28/07/2018

Policia Kufitare e Kapshticës ka ndaluar 6 emigrantë të paligjshëm që kishin hyrë ilegalisht nga kufiri i gjelbër.

Shtetasit e huaj, të kombësisë siriane dhe irakene, pas kryerjes së procedurave në kufi u dërguan në qendrën e azilkërkuesve në Babrru. Në 6 muajt e fundit, Policia Kufitare mësohet se ka ndaluar 310 refugjatë nga vendet e Lindjes.

Numri më i lartë i emigrantëve të paligjshëm është regjistruar gjatë Korrikut. Shumica e emigrantëve kanë kërkuar azil në vendin tonë./abcnews.al

 

siria.jpg
ad min16:30 | 19/06/2018

Jo çdo emigrant që mbërrin në Shqipëri do të largohet prej saj. Për disa, Shqipëria është toka e premtuar. ABC News ishte në qendrën e azilkërkuesve, ku takoi një futbollist 23-vjeçar nga Siria, që ka ëndërr të luajë për Tiranën apo Partizanin.

I tillë është Taha Bomazin. 23-vjeçarit sirian i është pranuar kërkesa për azil në Shqipëri. Ai është futbollist dhe ëndërron të luajë në një skuadër shqiptare.

Përse keni ardhur në Shqipëri?

“Jam shumë i lumtur që erdha këtu. Kisha shumë probleme në Siri. Babai im është sirian dhe nëna marokene, por unë nuk mund të jetoja as në Siri e as në Marok. Erdha këtu për një jetë të re. Unë nuk dua të iki në Gjermani apo Francë. Une do rri në Shqipëri. Kam shtatë muaj këtu dhe falë Zotit kërkesa për azil m’u pranua. Shqipëria është vend i mirë. Nuk ka racizëm dhe ka njerëz të mirë. Unë jam futbollist dhe mbase këtu do të realizoj ëndrrën time”.

A po përpiqeni për realizimin e saj?

“Në këtë moment është pak e vështirë. Unë i kam dërguar e-mail KF  Tiranës, Partizanit dhe skuadrave të tjera, por deri tani nuk kam marrë përgjigje”.

21-vjeçari është futur në Shqipëri nga kufiri i gjelbër me Greqinë, pas 10 ditësh ecje në këmbë.

Mendon të ndërtosh familjen tënde këtu?

“Do Zoti. Unë po shoh të qëndroj këtu përfundimisht”.

Mohamed Irfan është nga Pakistani. Ka mbërritur në Shqipëri përmes kufirit shqiptaro-grek.

Keni kaluar përmes kufirit të gjelbër?

“Po, kufiri i gjelbër në Kakavijë”.

Ku ndodhet familja juaj?

“Familja ime është në Pakistan, Kashmir. Ka shumë probleme në Pakistan. Unë nuk kisha punë në Pakistan. Shqipëria ka njerëz të mirë, por është vend i varfër. Do të iki në Itali”.

Edhe Alihasan është pakistanez. Ai ka lënë gjashtë anëtarët e familjes në vendin e tij me dëshirën për të shkuar në Francë.

Sa keni paguar për të ardhur në Shqipëri?

“Unë kam paguar 2500 euro. Kam udhëtuar nga Pakistani në Iran. Pastaj në Turqi dhe Greqi. Nga Greqia në Shqipëri nuk kam paguar, pasi kemi kaluar kufirin në këmbë. Ecëm tre ditë”.

Siriani Mohamed nuk flet anglisht, por për të komunikuar me të na ndihmon miku i tij.

“Kam paguar 1500 euro për të udhëtuar në mënyrë klandestine nga Siria në Shqipëri. U largova nga Siria, pasi atje nuk ka më asgjë. Siria ka mbaruar. Nuk kam asnjë vend, ku mund të fle në atë vend”.

Burime pranë Ministrisë së Brendshme bënë me dije se në qendrën pritëse në Babrru aktualisht janë strehuar rreth 180 emigrantë nga Iraku, Siria, Afganistani e Pakistani. Totali i emigrantëve të futur në Shqipëri nga 1 Janari i vitit 2018 është 2300./abcnews.al

kapshtica.jpg
ad min16:10 | 16/06/2018

20 emigrantë të paligjshëm që vinin nga vendet e Lindjes janë ndaluar në Bilisht. Shtetasit e huaj të ndarë në dy grupe janë ndaluar në afërsi të doganës së Kapshticës dhe qytetit të Bilishtit.

Ata janë dërguar në qendrën pritëse në Babrru. Aty do të plotësojnë dokumentacionet përkatëse për t’u kthyer sërish në vendet e origjinës. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono