babale

salianji-1280x735.jpg
Sej rie16:10 | 13/05/2019

Ish-deputetit i PD-së, Ervin Salianji paralajmëron se do të padisë në Prokurori 3 drejtues të policisë, të implikuar sipas tij në çështjen “Babale”, sipas përgjimeve të publikuara. Procesin gjyqësor ndaj tij ai e cilësoi politik.

Ish-deputetit i PD-së, Ervin Salianji ishte sot në gjykatë për çështjen “Babale” por nuk ka marrë pjesë në seancë pasi procesi sipas tij është politik dhe ai u shpreh se do të ngre padi ndaj drejtuesve të policisë. Seanca për ‘Babalen’ është shtyrë për në datën 30 Maj.

Gjykata Penale e Tiranës shtyn për në 30 maj nisjen e procesit gjyqësor për ish-Deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi dhe Fredi Alizotin, me arsyetimin se nuk janë njoftuar zyrtarisht për seancën e 13 majit. Përpara se të fillonte seanca ish-deputeti Salianji në një komunikatë për mediat u shpreh se nuk ka frikë pasi ky është një proces politik dhe se do të bëj kallëzim penal për 3 drejtuesit e policisë.

Ish-deputeti u shpreh se nuk do të merrte pjese në asnjë nga seancat për këtë çështje dhe se do të përfaqësohej vetëm nga avokatët e tij, dhe se në gjykatë do të vinte vetëm kur të këtë për të bërë ndonjë kallëzim. Gjyqtari Artan Gjermeni në këtë seancë do të vendoste nëse do të pranonte ose kërkesën për gjykim të shkurtër të Fredi Alizotit, person ky që dyshohet se ka imituar zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike. Albert Velui i njohur si “Babalja” ndodhet në belgjik ku ka kërkuar azil politik./ABC News Albania 24/7

Basha-per-babalen.jpg
nev ila18:37 | 12/04/2019

Kërcënimi, i ardhur fill pas akuzës drejtuar edhe nominalisht ndaj prokurorëve dhe gjyqtarit të çështjes, erdhi nga vetë kreu i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha.

“Kriminelët nuk hetohen, denoncuesit çohen në gjykatë, dua ta dënoj këtë akt kriminal, dua t’ja bëj të qartë Kastriot Gramshit dhe prokurorëve të çështjes se nuk do ja hedhin kollaj me këtë akt që ka ndërmarrë. Nuk do kalojnë dot vettingun, vetting publik për këtë zotohem sot”, deklaroi Basha.

Përgjigjen e merituar sipas Kodit Penal të Shqipërisë,  i premton kujtdo që bazuar në përgjimin që çoi pas hekurave në shtetin fqinj Itali Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm të kohës, pushoi hetimin për narko-trafik ndaj tij dhe ngriti akuza për “kallëzim të rremë” ndaj denoncuesve.

“Kurrë më parë në asnjë skandal shtetëror nuk është treguar më qartë se si funksionojnë të bashkërenduara me komandë politike organet e ngarkuara me ligj për të mbrojtur  liritë dhe të drejtat e njeriut dhe për të çuar përpara përgjegjësisë penale, shkelësit e ligjit” tha ai.

Një skemë, që sipas Bashës është e qartë për këdo që ka ndjekur përgjimet e bëra publike nga forca politike që drejton.

“Ja pra shkelësit e ligjit, Agron xhafaj, Alfred Alizoti, Balla, Nushi, Marko , Prokurori Osmani, kupola e ShISh e përfshirë në këtë skandal, vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Veliu, të gjithë sëbashku të kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke fabrikuar një dëshmitar të rremë. Një ish të dënuar për trafik droge, Alfred Alizoti i cili ka pranuar të dënohet me një vit burg dhe të pranojë se është ai dhe jo Geron Agron Xhafaj zëri i interceptuar nga gazetari Jetmir Olldashi.  Prokuroria  nuk ka guxuar as të thërrasë dhe të nisë hetimet për personat e interceptuar nga vetë prokuroria”.

Jo vetëm kaq, por vetë kryeminsitri, deklaron Basha, promovon autorët kryesorë të këtij krimi./abcnews.al

ervin-salianji-1280x753.jpg
nev ila18:03 | 12/04/2019

Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen “Babalja” me të pandehur ish-deputetin, Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi për akuzën e “kallezimit të rremë”. Ish-deputeti i PD-së jashtë gjykatës është shprehur se së shpejti do të ketë surpriza në lidhje me këtë dosje. Fredi Alizoti ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa të pandehurit e tjerë pushimin e gjykimit.

Pas një seance maratonë, Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pranojë kërkesën e organit të akuzës duke e dërguar për gjykim dosjen “Babalja”. Të pandehur në këtë proces do të jenë ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ish-deputeti Salianji pasi ka dalë nga salla e gjyqit premtoi se do të ketë ‘surpriza’ të tjera për sa i përket çështjes së “Babales”.

Jashtë Gjykatës ku u zhvillua seanca paraprake ndaj tij për “kallëzim të rremë”, ish-deputeti tha se është një proces i montuar dhe se në seancë avokatët e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ishin bashkë me prokurorin.

Gjatë zhvillimit të seancës Fredi Alizoti që dyshohet se është personi që ka imituar zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e publikuar, ka bërë kërkesën për gjykim të shkurtuar, ndërsa ish-deputeti demokrat dhe gazetari Jetmir Olldashi kanë kërkuar pushim të çështjes. Nga ana tjetër prokurorët kanë kërkuar që dosja të kalojë për gjykim, pasi në bazë të aktit të ekspertimit të kryer ka rezultuar se audio përgjimi i publikuar nga partia demokratike nuk është origjinal.

Në kërkesën për gjykim, Prokuroria ka paraqitur të gjitha bisedat telefonike gjithashtu edhe rezultatet e kampionit të zërit të Agron Xhafajt. Në audio-përgjimet e publikuara nga Alber Veliu, i cili është arratisur dhe i kërkon azil politik flitej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj merrej me trafikim të lëndëve narkotike nga Vlora në Itali. Agron Xhafaj ndodhet ne Itali dhe po hetohet për trafikim te lëndëve narkotike./abcnews.al

4c9bfbb1-34ed-4d39-a4f8-66b5bb2fc1ff-1280x720.jpg
ent ela13:27 | 12/04/2019

Është zhvilluar sot seanca e parë mes të pandehurve dhe ish-deputetit demokrat Ervin Salianji për dosjen Babale. Në një deklaratë për mediat jashtë gjykatës ish deputeti demokrat tha se nuki mund të qëndronte në sallë pasi Rama ka përdorur dëshmitarë të sajuar.

Salianji: “Nuk mund të vazhdoja të dëgjoja dhe shokët e tjerë të Ramës ky ishte një rast tjetër i shokëve të Ramës që ka përdorur dëshmitarë të sajuar, sapo filloi të merrte fjalën ishte parashtrim i gjatë i Prokurorisë.

Gjatë gjithë kohës jam në funksion publik shpresoj të vijë një ditë që forca e ligjit të jetë sa forca krimit të organizuar.

Prokurorët sot duhet të ishin në krahun tonë duke denoncuar, ose marrë të pandehur Agron Xhafajn si trafikant droge për një vepër të re që ishte këtu. Aty me prokurorët ishin dhe avokatët e tij. Është proces i montuar, i kërkova prokurorëve në sallë atë që kam kërkuar me shkresë  e publikisht të marrin në arrest për dëshmi të rreme Alfred Nushin. Të dy kanë deklaruar që nuk e njohin Alizotin dhe janë kapur qartë në përgjime duke i dhënë para Alizotit.

Jo vetëm nuk më intimidojnë dot por më nxisin më shumë për të kryer atë që pakush beson se politika është mision dhe të mbrojë interesin publik. Unë e kammbrojktur duke futur në burg vëllain e ish ministrit.

Sot duheshin marrë të pandehur të dy prokurorët. Do kemi surpriza të tjera nuk është çështje që është mbyllur në 3-4 muaj përgjime nuk ka gjetur një kontakt.

Prokuroria duhet të provojë fajësinë time të mos kalojë fare në seancë se nuk ka vepër penale dhe asnjë provë, ka vetëm indicie telefonata apo thirrje hyrëse që Veliu më ka bërë mua si Babalja.

Kjo është një rrugë e pisët që ndjek Prokuroria në shërbim të qeverisë për të intimiduar këdo që denoncon”. /abcnews.al

gjata-3.jpg
G. P.12:24 | 24/03/2019

Janë këto përgjime, të ndodhura në dosjen e prokurorisë ato që sollën reagimin për të dytën ditë radhazi të Partisë Demokratike. Këto biseda sipas selisë blu, faktojnë se pushteti i kryeministrit Edi Rama është i njëjtë me personin e interceptuar në biseda telefonike, Fredi Alizoti, dëshmi e një pushteti kriminal.

“Përgjimet zyrtare të Prokurorisëë faktojnë përdorimin si seksion i rilindjes të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Tiranës. 4 prokurorë u përdorën politikisht për të shpëtuar nga dënimi trafikantin e drogës Geron Xhafaj dhe vëllain e tij ministër të brendshëm.

I publikoi vetëm një ditë më parë ish-deputeti demokrat Salianji.

“Pas publikimeve të përgjimeve zyrtare, prokuroria duhet të merrte të pandehur, Taulant Ballën, Fatmir Xhafajn, Ard Veliun, Albert Nushin dhe një sërë strukturash policore që kanë shërbyer për manipulimin e ngjarjes me qëllim shpëtimin e pushtetit të Ramës dhe dënimin e opozitës që denoncoi aferën.

Por këto biseda nuk janë zbardhur nga prokuroria sipas demokratëve, dhe kjo me një qëllim.

“Heshtja e plotë e qeverisë, bllokimi ditën e djeshme i transmetimit të provave dhe fakteve skandaloze që implikojnë zyrtarët më të lartë të policisë në bashkëpunim dhe përulje ndaj elementeve kriminale, është prova e plotë e vullnetit të Ramës për të vazhduar qeverisjen pro krimit”.

SALIANJI-1280x719.jpg
ent ela12:53 | 23/03/2019

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka fabrikuar dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti në dosjen “Babale”.  Ervin Salianji ka publikuar të tjera përgjime për të cilat thotë se faktojnë përdorimin politik të Prokurorisë për të mbrojtur zyrtarë të lartë të shtetit dhe fajësuar opozitën.

Ervin Salianji nga Partia Demokratike pa publikuar të tjera përgjime të cilat sipas tij dëshmojnë se qeveria ka sajuar dëshmitarin  e rremë Fredi Alizoti , fierakun që thotë se luajti rolin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin me Albert Veliun  të njohur si “Dëshmitari X”.

Fredi Alizoti në këtë regjistrim pretendohet se po komunikon me drejtorin e Policisë se Fierit Albert Nushi të cilit i ankohet se e ka lënë në baltë ndërsa ky i fundit i premton se do t’i dërgojë para.

Para se të bisedonte me zyrtarin e Policisë se Shtetit Alizoti sipas Salianjit ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Përgjimet e publikuara prej tij Salianji thotë se janë disa fragmente te dosjeve që disponon Prokuroria por të cilat sipas tij i fsheh me qellim për të mbrojtur zyrtarë të lartë të shtetit dhe akuzuar opozitën.

Pas publikimit të përgjimeve te dosjes “Xhafaj –Babale” nga Partia Demokratike Ervin Salianji është nën hetim nga Prokuroria./abcnews.al

SALIANJI-SINKRON.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela10:21 | 08/03/2019

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u paraqit në Prokurori si i pandehur në lidhje me çështjen “Xhafaj-Babale”. Ai thotë se është marrë i pandehur vetëm se ka denoncuar një trafikant ndërkombëtar droge, në një kohë që të tjerë persona duhet të ishin në vend të tij.

Ervin Salianji, ish-deputeti i Partisë Demokratike, në orën 9 të së premtes u paraqit në Prokuorinë e Tiranës për si pandehur në lidhje me çështjen “Babale”.

Prokuroria e akuzon Salianjin për veprën penale “kallzim i rremë”. Pasi qëndorojë afërsisht 40 minuta në organin e akuzës, ku prokuror i çështjes është Genc Qana, ish-deputetit tha se u mor i pandehur vetëm se ka denoncuar një trafikant ndërkombëtar droge.

“Mbi bazën e kallëzimit të trafikantit që sot nuk gjendet l, unë jam i proceduar. Dhe padiskutim që do ta vazhdojmë procesin dhe do të kem të tjera për të folur edhe kur të jemi në gjykatë apo pasi të njihemi me të gjithë aktet e dosjes, do t’ua bëjmë publike.

Nuk ka pasur një hetim, siç duhet të kishte në fakt, për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, për kryetarin e grupit të Partisë Socialiste dhe për ish-ministrin e Brendshëm të shkarkuar, pas nxjerrjes së këtij skandali. Kështu që e gjitha është si kronikë e kohëve të vjetra”.

Edhe pse nuk e ka imunitetit e deputetit, Salianjo pohoi se nuk i trembet një arrestimi të mundshëm.

“Frika nuk hyn dhe nuk është një nga ndjesitë e mia, fare. Kështu që për më tepër kur kam me vetë edhe të drejtën. Rasti i Geron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt në lehtësimin e trafikut të drogës vëllait të vet është një çështje tanimë e ditur por ajo që është e paditur është edhe Shërbimi Sekret apo edhe institucione të tjera ligjzbatuese në këtë vend kanë qenë në ndjekje të tij për ta kapur. Edhe shërbimet të tjera partnere kanë qenë në ndjekje për të kapur Geron Xhafën. E kemi kapur ne, ky është një shërbim i madh që i kemi bërë vendit”.

Veç deputetit të dorëhequr në hetim janë dhe Albert Veliu dhe i afërmi i tij që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi. Përmes një audio-përgjimi të publikuar në një media online në Shqipëri, dhe që më tej u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si “Babale” për pazare droge. Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës por i Fredi Alizotit.

/abcnews.al

SALIANJI-1280x673.jpg
ent ela17:17 | 25/02/2019

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Ervin Salianjit, deputetit që ka hequr dotë nga mandati, për të mbyllur hetimet e nisura nga Prokuroria për çështjen “Babale”. Afati përfindimtar u caktua data 20 mars, si kohë kur prokuroria duhet t’i ketë mbyllur hetimet.

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar prokurorinë që brenda datës 20 mars të përfundojë hetimet për çështjen ndaj deputetit të dorëhequr të Partisë Demokratike Ervin Salianji.

Vendimi i gjykatës u shpall të hënën, ndërsa Avokati i Salianjit, Ledio Braho, tha se shtyrjet e hetimeve deri tani kanë qenë të pajustifikuara.

Shtyrja e afateve ishte edhe për faktin se prokurorët ishin në pritje të mbërritjes së Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja, i cili ndodhet në Belgjikë ku ka kërkuar dhe azil politik. Veç deputetit të dorëhequr në hetim janë dhe Albert Veliu dhe i afërmi i tij që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi. /abcnews.al

kerkesa.jpg
G. P.13:00 | 25/02/2019

Në lidhje me hetimin e njohur më së shumti me emrin “Babalja”, Gjykata e Tiranës vendosi sot që deri më datë 20 Mars, prokuroria duhet të mbyllë hetimet mbi rolin e deputetit, me mandat të dorëzuar tashmë të PD-së, Ervin Salianji. Organi i akuzës kishte kërkuar më shumë kohë për këtë hetim.

 “Sot gjykata vendosi të shpallë vendimin për pranimin e ankimit të deputetit Salianji dhe në këtë mënyrë, afati për të mbyllur hetimet u la deri me datë 20 Mars. Në këtë mënyrë i jepet fund dhe intimidimit që organi i prokurorisë bënte ndaj opozitës në lidhje me mbajtjen e personit nën hetim Ervin Salianji, statusi që ka në lidhje me këtë dosje.

Afati përfundonte në Prill. Për këtë arsye duke u bazuar në pretendimet tona që prokuroria realisht nuk kishte veprime por thjesht donte ta zvarriste çështjen duke mbajtur Salianjin në hetim, gjykata vendosi që të pranonte ankimin e deputetit Salianji”, tha avokati./abcnews.al

KRONIKE-VENDIMI-BABALE-MOTIVET.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela10:19 | 05/12/2018

Gjykata e Apelit në Tiranë la të pandryshuar masën e sigurisën “arrest në burg” Fredi Alizotin, i dyshuar si personi që aktroi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e Babales. Alizoti akuzohet për veprën penale të “kallëzimit të rremë”.

Kolegji penal i përbërë nga gjyqtarët Flutura Skënderi, Alaudin Malaj dhe Artur Gaxha la të pandryshuar edhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi.

Ndërsa Albert Veliu, i njohur si Babalja, aktualisht në statusin e azilkërkuesit në Kosovë, nuk e ka ankimuar masën “arrest në burg” dhënë në mungesë për të.

Për të njëjtën çështje Prokuroria e Tiranës po heton në gjendje të lirë edhe deputetin Ervin Salianji. Fillimisht çështja u hetua nga Krimet e Rënda, por më pas i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. /aqbcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono