azili politik

morales.jpg
ent ela11:08 | 12/11/2019

Meksika konfirmoi se i ka dhënë azil politik presidentit të rrëzuar të Bolivisë Evo Morales. Lajmi është konfirmuar nga mediat meksikane.

Sipas raportimeve, deklarata zyrtare u bë nga ministri i jashtëm meksikan Marselo Ebrard. Morales u rrëzua si pasojë e tij që shumë persona e konsiderojnë si një grusht shteti.

Ai kishte bërë kërkesë për azil politik në Meksikë, një ditë më parë. /abcnews.al

albert-Veliu-1.jpg
ent ela10:59 | 02/06/2018

Ministri i Brendshëm i Kosovës Bejtush Gashi i pyetur nga gazetarët në lidhje me ndalimin e  Albert Veliut  tha se po kryhen të gjitha procedurat ligjore pasi dëshmitari X ka kërkuar azil politik. Deklaratën Gashi e bëri gjatë një vizite në pikën kufitare të Morinës për masat e marra për sezonin turistik.

Bejtush Gashi Ministri i Brendshëm i Kosovës gjatë një vizitë në pikën kufitare të Morinës u pyet nga gazetarët për Albert Veliun i njohur ndryshe si Babalja ose Dëshmitari X. Ai tha se për Veliun e ndaluar në Kosovë po kryhen të gjitha procedurat sipas legjislacionit në fuqi dhe konventave ndërkombëtare.

“Po ndiqen të gjitha procedurat, kosova ëhstë e obliguatr të respektojë të drjetën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”

Gashi pranon se dëshmitari X ka kërkuar azil politik në Kosovë.

“Po ka kërkuar azil politik në Kosovë dhe është në procedurë të autoriteteve të rastit”

Mesohet se autoritetet kosovare kanë kërkuar informacion nga Shqipëria për Veliun.

Ministri Gashi i shoqëruar edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosove Qemal Minxhozi inspekoi pikat kufitare të Morinës dhe Shishtavecit për bashkëpunimin e dy policive kufitare gjatë sezonit turistik.   /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono