azi

PUTIN-SKRIPAL-1280x620.jpg
nev ila15:58 | 11/10/2019

Raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të vendosin në Azi janë në gjendje të godasin territorin rus.

Deklarata është bërë nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili theksoi se Moska nuk është aspak e lumtur për situatën aktuale.

Putin nënvizoi se dhe Rusia do të rinisë zhvillimin e këtyre raketave meqenëse dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e bëjnë./ABC News Albania 24/7

PRAG-MANCESTER-JUNAJTID-PARIS-SG-1280x720.jpg
nev ila23:43 | 22/07/2019

Skuadra e Manchester United po zhvillon fazën përgatitore në Azi në prag të sezonit të ri. Me djajtë e kuq ka udhëtuar edhe mesfushori francez Pol Pogba. E ardhmja e 26 vjeçarit mbetet ende e paqartë.

Pogba u shfaq i irrituar në ditën e parë të grumbullimit duke shprehur pakënaqesitë ndaj bordit drejtues të cilët nuk e lejojnë të largohet. Kampioni i botës me Francën dëshiron që sezonin e ardhshëm të luajë për skuadrën e Real Madrid ku tekniku Zinedin Zidane e admiron maksimalisht futbollistin.

Megjithatë në stërvitjet e fundit dhe në ndeshjen miqësore ndaj Interit, Pogba zhvilloi një paraqitje fantastike duke marrëe dhe komplimentet e mesfushorit spanjoll Huan Mata i cili theksoi:

Të gjithe i njohim aftësitë e Pogbase. Ai është shumë pozitiv në fushë dhe ka ndikim tek çdo futbollist i Manchesterit. Aktualisht është shumë i lumtur dhe po zbavitet duke luajtur. Dua që ai të qëndrojë pasi ka aftësi të shkëlqyera por nuk e di nëse do të qëndrojë ose jo.

Interes për Pogba ka shfaqur edhe skuadra e Juventusit por skuadra angleze kërkon plot 200 mln euro për 26 vjeçarin. Një shumë e cila ka detyruar edhe Realin të ndalë bisedimet me Manchesterin./ABC News Albania 24/7

 

 

lisa.jpg
ad min22:33 | 30/01/2019

Dashuria po shkon përtej çdo limiti. Një i ri ka pranuar se pati rënë në dashuri me një insekt, të cilës i kishte vendosur edhe emër.

Yuma Shinohara është 25 vjeç dhe ka treguar se për herë të parë është dashuruar me një kacabu me emrin Lisa. Ai ka pranuar se pavarësisht se lidhja e tyre ishte platonike gjithsesi ishte i fiksuar të kryente marrëdhënie seksuale me insektin.

Sipas The Mirror, Shinohara shprehet se nuk ka asnjë vajzë në tokë më tërheqëse se Lisa. Ai ka rrëfyer se sëbashku me Lisën e kishin shumë seriozisht lidhjen.Por gjithçka mori një rrjedhë tjetër, kur Lisa vdiq dhe Yuma… e hëngri.

“Kur vdiq e kisha shumë të vështirë, por e dija që kjo ditë do të vinte pasi kacabunjtë nuk jetojnë gjatë. Tani Lisa jeton në zemrën time dhe vazhdon të jetë pjesë e trupit tim”, tha ai.

Për Yuma-n ngrënia e insekteve është diçka normale pasi ai është entomofagist. Prandaj ai këshillon dhe praktikon ngrënien e insekteve si një alternativë për mish. Gjithashtu i riu është i njohur për organizimin e konkurseve për ngrënien e insekteve në Japoni./abcnews.al

 

UNICEF-FEMIJET.mpg_snapshot_00.37-1280x720.jpg
ad min22:21 | 18/12/2018

Kequshqyerja ka shkaktuar vdekjen e 3 milionë fëmijëve në vitin 2017, sipas UNICEF. Ndërsa këtë vit janë rreth 200 milionë fëmijë në të gjithë botën që vuajnë nga uria.

Në botë më shumë se 200 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja, duke bërë që në 2017-n rreth 3 milionë fëmijë të humbin jetën. Ndërsa në Itali një fëmijë në tre është mbipeshë. Këto janë disa nga të dhënat e UNICEF, sipas të cilave janë rreth 151 milionë fëmijët e prekur nga kequshqyerja kronike, ndërsa 50.5 milionë nga ajo akute. Afrika dhe Azia ndajnë shifrën më të lartë të formave të ndryshme të kequshqyerjes, pasi 55 për qind e këtyre fëmijëve jetojnë në Azi dhe 39 për qind në Afrikë.

Por situatë alarmante ëshët dhe obeziteti, kun ë vitin 2017 38.3 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç rezultonin mbipeshë. Në Europë një fëmijë në tre është mbipeshë. Shqetësimet në sjelljen e të ushqyerit janë patologji shumë të rënda pasi ndikojnë në shendtin fizik dhe mendor. Ky fenomen është i pranishëm në vendet e industrializuara dhe me nivel të lartë jetese./abcnews.al

anijeee.png
ad min23:58 | 02/10/2018

Deti i Kinës së Jugut është kthyer në një zonë manovrash ushtarake, që për pak kanë çuar në një përplasje mes marinës amerikane dhe asaj kineze. Kjo e fundit akuzon Shtetet e Bashkuara për shkelje të ujërave territoriale, që pretendohen nga Pekini dhe 5 vende fqinje.

Një anije luftarake kineze ka detyruar një shkatërrues amerikan të ndryshojë kurs në detin e Kinës së Jugut, duke lundruar fare pranë saj. Sipas palës kineze, luftanija amerikane “Dekatur” po lundronte në ujërat pranë ishujve Spratli, të pretenduara nga Pekini.

Kolegia e saj kineze “Lujang” i është afruar 41 milje detare, një lëvizje që amerikanët e kanë cilësuar të rrezikshme dhe joprofesionale. Shtetet e Bashkuara acarojnë shpesh herë Kinën me misionet e tyre në kuadër të lirisë së lundrimit.

Deti i Kinës së Jugut, ku ndodhen akse të rëndësishme tregtare, është kthyer në vitet e fundit në “mollë sherri” mes Kinës dhe vendeve fqine, që kanë gjithashtu pretendime territoriale. Taivani, Filipinet, Brunei, Malajzia dhe Vietnami janë vendet që duan pjesën e tyre, por Kina pretendon pjesën e luanit dhe shpesh herë ka akuzuar marinën e Shteteve të Bashkuara për ndërhyrje në çështjet rajonale.

Ligji ndërkombëtar thotë se shtetet mund të kenë pretendime territoriale deri në një limit prej 12 miljesh detare, por amerikanët shpesh herë e tejkalojnë atë për të treguar se nuk e njohin autoritetin e “dragoit” aziatik. Komandanti i marinës Nejt Kristensen ka deklaruar se manovra e palës kineze për pak shkaktoi një përplasje./abcnews.al

temperatura.jpg
ad min09:19 | 30/08/2018

Shumë pjesë të botës po përjetojnë të nxehtin rekord të kësaj vere, me temperatura mbi 40 gradë celcius në vende ku 35 gradë ka qenë më e larta. Zjarret më të mëdha në pyje janë ato të Kalifornisë, pas zjarreve që shkrumbuan bregdetin e Greqisë. Disa qytete aziatike kanë arritur gjithashtu temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë. Një studim i ri paralajmëron se këto dhe shenja të tjera të ngrohjes globale do të bëhen më të shpeshta.

Zyrtarët në Kaliforni thonë se një zjarr që filloi një javë më parë është shndërruar në zjarrin më të madh në historinë e këtij shteti amerikan.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë thonë se kushtet klimatike që mundësojnë këto zjarre të mëdha, po shfaqen më herët dhe zgjasin më shumë. Zyrtarët po paralajmërojnë banorët të përgatiten për më tej.

“Rrethanat që i kishim parë në kulmin e sezonit të zjarreve, tashmë shfaqen që në fillim të sezonit”, thotë Ken Pimlott, drejtor i zjarrëfikësve të Kalifornisë.

Zjarret në pyje kanë përfshirë edhe Evropën. Zjarri më vdekjeprurës në historinë e Greqisë vrau mbi 90 persona muajin e kaluar. Zjarret kanë shpërthyer edhe në pyjet e vendeve veriore, si Suedia dhe Letonia.

Shumë qytete evropiane dhe aziatike po përjetojnë valë të nxehti me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë.

I nxehti ekstrem po ndikon edhe bujqësinë. Fermerët po i mbledhin të korrat më herët se zakonisht dhe thatësira e zgjatur ka ulur sasinë dhe cilësinë e frutave dhe perimeve.

Në Zvicër, i nxehti po vret peshqit në lumin Rin. Ushtria zviceriane furnizoi me ujë fermat e kafshëve në rajonin Vaud.

“Shërbimet e ushtrisë ofrohen pa pagesë, pasi gjendemi në një situatë katastrofe”, thotë Denis Froidevaux, zyrtar lokal zvicerian.

Një studim i ri thotë se nivelet e synuara në marrëveshjen klimatike të Parisit të vitit 2015, mund të mos mjaftojnë për të ndalur ngritjen e dëmshme të temperaturave. Vendet patën rënë dakort të përpiqen për të mos lejuar ngritjen e temperaturave mesatare të botës mbi 2 gradë celcius nga niveli i regjistruar përpara revolucionit industrial. Studimi më i fundit i bërë nga Universiteti Kombëtar Australian, Universiteti i Kopenhagenit dhe institucione të tjera, konkludon se edhe nëse vendet pjesëmarrëse i përmbahen marrëveshjes, proceset e shkrirjes së akujve polarë dhe çlirimi i metanit nga tabani i deteve mund të rrisin në të ardhmen temperaturën e Tokës me 4 – 5 gradë, duke i bërë kështu të pabanueshme shumë pjesë të globit.

Ndërkohë, valët e pazakonta të të nxehtit që po godasin Evropën dhe Azinë pritet që të bëhen më të zakonshme./Zëri i Amerikës


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono