avokati

uai1ddlo_donald-trump_625x300_06_August_18.jpg
ent ela17:13 | 23/08/2018

Donald Trump ka paralajmëruar se nëse drejtësia e inkriminon bazuar në deklaratat e ish-avokatit Michael Cohen, tregjet financiare do të bien dhe gjithë amerikanët do të jenë më të varfër.

Presidenti amerikan Donald Trump u është përgjigjur spekulimeve se mund të inkriminohet, duke paralajmëruar se një lëvizje e tillë do të dëmtonte ekonominë e Shteteve të Bashkuara. Reagimi i tij ka ardhur pas deklaratës së ish-avokatit personal Michael Cohen, se Trump e kishte udhëzuar të shkelte ligjet elektorale gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale 2016. “Nuk e di se si mund të inkriminosh dikë që ka bërë një punë të shkëlqyer, por nëse ndodh, tregjet do të bien dhe të gjithë do të jenë shumë të varfër”, ka deklaruar Trump. Në një intervistë për “Fox News”, presidenti ka theksuar se po të mos ishte për inteligjencën e tij, amerikanët do të shihnin shifra që nuk i kanë menduar kurrë.

Në vijim, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka theksuar se pagesat e bëra për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels dhe ish-modelen e “Playboy” Karen McDougal vinin nga të ardhurat e tij personale dhe jo ato të fushatës, “ndaj rrjedhimisht nuk ka patur shkelje të ligjeve elektorale”, ka thënë Trump. Presidenti ka akuzuar ish-përfaqësuesin e tij ligjor se ka sajuar histori për të përfituar një dënim më të lehtë. “Dhe meqë ra fjala, ai pranoi fajin për dy akuza të cilat në thelb nuk janë krim. Veprim ky që nuk e kupton njeri”, ka shtuar Trump./abcnews.al

cohen.jpg
G. P.22:25 | 21/08/2018

Ish-avokati i Donald Trump ka bërë një marrëveshje me hetuesit federalë për akuzat e evazionit fiskal dhe shkelje të ligjeve elektorale. Sipas mediave amerikane, pakti nuk do të thotë se ai po punon kundër presidentit.

Ish-avokati personal i Donald Trump, Michael Cohen, ka bërë një marrëveshje me prokurorët federalë të Nju Jorkut, që po hetojnë çështjen e tij. Sipas mediave amerikane, Cohen ka pranuar të shpallet fajtor për akuzat e evazionit fiskal dhe shkelje të ligjeve elektorale.

Më herët ai kishte pranuar se kishte organizuar pagesën për një grua që deklaronte se kishte patur një aferë me Trump, veprim ky që përbën shkelje të rregullave financiare të fushatës. Mësohet se ai iu vetëdorëzua agjentëve të FBI-së në Nju Jork dhe aktualisht ndodhet nën ruajtjen e autoriteteve.

Akuzat e ngritura ndaj tij mund të kthehen në një periudhë burgu për Cohen. Ai ka punuar për Organizatën Trump për më shumë se një dekadë dhe ka vijuar të punojë si avokati personal i tij edhe pas zgjedhjeve të 2016-s.

Bashkëpunimi me autoritetet përflitej prej disa javësh. Sidoqoftë, detajet e marrëveshjes nuk dihen ende dhe arritja e saj nuk do të thotë se avokati po vepron kundër presidentit. Sipas BBC, marrëveshja mund të jetë thjesht një dakordësi për të pranuar disa akuza, në mënyrë që të dyja palët të shmangin tejzgjatjen e procesit.

Ditën e diel, “Neë York Times” raportoi se hetuesit federalë po kontrollonin aktivitetet e bizneseve të Cohen, konkretisht një hua prej 20 milionë dollarësh dhënë për kompaninë e taksive të zotëruar nga avokati dhe familja e tij./abcnews.al

uMCItwKweevnBTONBtM8gLvP3Y4-1280x853.jpg
ent ela16:44 | 09/08/2018

Avokati i kreut të Shtëpisë Bardhë Trump, Rudolf Xhuliani është shprehur se çështja Russiagate nuk do të zgjidhet, por do u shpërthejë në duar hetuesve. Në një intervistë për rrjetin amerikan Foks, Xhuliani i ka kërkuar prokurorit special Mueller, që t’i japë fund këtij absurditeti, pasi po përpiqet të zërë në kurth Trump.

Më pas ai ka akuzuar hetuesit se kanë bërë shumë gjëra për të cilat publiku nuk di gjë. Mueller sipas tij duhet të japë shumë shpjegime dhe se në të vërtetë duhen hetuar pikërisht ata që po merren me Russiagate. /abcnews.al

abc-1.jpg
G. P.13:03 | 20/07/2018

Del videoja e rrahjes së avokatit Ilia Ilia para Prokurorisë së Durrësit. Dy persona e qëlluan me grushte në kokë dhe u larguan me vrap.

ABC News ka siguruar videon kur para prokurorise ne  Durrës, u sulmua avokati Ilia Ilia. Agresoret siç i shikoni dhe në pamje janë dy, të veshur me treçerekshe dhe të pambuluar.  Kurse  njëri prej tyre mbante një kapele.

Ilia Ilia ishte duke biseduar me një person tjetër, i identifikuar si Sadik Lasku, inspektor policie në Durrës, kur aty afrohet njëri nga autorët.

Pasi Ili Ilia largohet nga bashkëbiseduesi, takohet me dhunuesin, i cili më pas e godet me grusht në fytyrë. Pas tij shkon dhe autori i dytë. Inspektori i policisë, Lasku tentoi ta mbrojë avokatin, por dy autorët largohen me vrap.

Një ditë më parë avokatit Ilia tha se një prej dhunuesve quhet Edmond Voga. Ai akuzoi  prokurorin Arjan Ndoji si porositës të sulmit. Avokati tha se me Ndojin kishte një përplasje në Gjykatë dhe se prokurori e kishte kërcënuar.

Ilia Ilia është avokat i njohur, pasi ka mbrojtur çështje të rëndësishme. Ai ka qenë avokat mbrojtës i grupit të Shijakut dhe Lul Berishës./abcnews.al

ilia-ilia.jpg
G. P.12:26 | 19/07/2018

Një avokat me emër për qytetin e Durrësit u dhunua para prokurorisë së këtij qyteti. Ai nuk i ka njohur autorët, por ka ngritur dyshime për një konflikt për çështje të profesionit.

Avokati i njohur në Durrës, Ilia Ilia u rrah nga dy persona të paidentifikuar akoma nga policia. Ngjarja ndodhi para prokurorisë, sapo ai doli nga një seancë gjyqi.

Vetë ai u tha gazetarëve, se e gjitha ndodhi një ditë, pasi pati një debat në sallë me prokurorin e çështjes. Kur doli jashtë u sulmua nga dy persona.

Ai nuk i ka njohur autorët, ndërsa ata e goditën, pasi e pyetën nëse ai ishte Ilia Ilia.

“Kam dalë nga një seancë gjyqësore dhe po merrja me ik nga prokuroria, kur më del një person përpara dhe më thotë ti je ai që i ke bërë kartshillik prokurorit Ardian Ndojës, kur më goditën pastaj”, tregoi për mediat avokati Ilia.

Pasi mori mjekimin në spital, avokati u paraqit në polici për denoncimin.

Ilia Ilia ka pasur çështje të rëndësishme. Ai ka mbrojtur grupin e Shijakut dhe ka qenë edhe avokat i Lul Berishës./abcnews.al

1523023336_ProkuroriaeDurresit3.jpg
ent ela18:44 | 10/07/2018

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka ekzekutuar 2 urdhër ndalimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për: – Inspektor Haki Dyli, 60 vjeç, punonjës policie me detyre trupë shërbimi në Sigurinë e godinës së Gjykatës Durrës; – Devis Qana, 40 vjeç, Avokat, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.

Ndalimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm, ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Pas një hetimi me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme.

Të dy këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u premtonin palëve në proces hetimi dhe gjykimi favorizim përmes ndikimit me forma anti-ligjore.

Në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë, ata kërkonin shpërblime monetare që varionin deri në 2.000 euro. Hetimet po vijojnë për të zbardhur të tjera detaje.

eno-mata-696x379.jpg
ent ela23:48 | 29/06/2018

Hetimet për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos kanë marrë një tjetër kthesë. Njëri prej autorëve të dyshuar të vrasjes, është rishfaqur dhe ka lënë një shënim për policinë greke. Ai është Aleksandër Mata ose Eno Mata. Mediat greke thonë se mëngjesin e së mërkurës, Eno Mata dhe disa shqiptarë të tjerë grabitën një argjendari në rrugën “Zografou” në Athinë. Para se të largohej, Mata la një shënim për policinë greke.

“Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës”.

Kjo është letra e Eno Matës, ku në fund të letrës kishte lënë shënimin “Maradona – këmbëshpejti”.

Foto: Shënimi i Eno Matës për policinë greke

31-vjeçari shqiptar është rritur në qytetin Arkadia në Greqi dhe ka luajtur futboll me ekipin e atij qyteti. Shokët e tij e thërrisnin “Maradona shqiptar” për shkak të aftësive të tij në futboll.

Aleksandër Mata është njëri prej të dyshuarve të vrasjes së avokatit Zafeiropoulos, ngjarje e ndodhur në Athinë vitin e kaluar. Mikel Brahimaj është arrestuar si personi që qëlloi për vdekje avokatin. Mbrëmjen e 12 Tetorit 2017, Brahimaj ishte së bashku me Aleksandër Matën në zyrën e Zafeiropoulos. Vet Mikel Brahimaj ka pranuar para policisë greke se qëlloi për vdekje avokatin.

Foto: Aleksander Mata ose Eno Mata

Ndërsa Mata u arratis drejt Shqipërisë pas ngjarjes. Mesa duket, ai është rikthyer sërish në Greqi. Aleksandër Mata është arrestuar dhe në të kaluarën për vjedhje. Dyshohet se ai ka qenë i përfshirë edhe në grabitjen e një filiali banke në Greqi. /tvklan.al

 

saimir-tahiri-ne-apeli.jpg
G. P.15:40 | 28/05/2018

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda liroi nga izolimi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që prej datës 12 maj qendronte në “arrest shtepie”. Pas  një seance që gjati 2 orë, Apeli pranoi kërkesën e Tahirit për shfuqizimin e masës shtrënguese.

Pas 17 ditësh izolim në banesën e tij te Kodra e Diellit, ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, fitoi lirinë.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shfuqizoi masën e sigurisë “arrest shtëpiak” të dhënë në 12 maj 2018 nga Shkalla e Parë.

Seanca e të hënës u parapri nga një koment e avokatit Maks Haxhia mbi mesazhin e një ditë më parë të ambasadorit amerikan Doland Lu drejt gjykatës për një vendim të bazuar në prova dhe jo mbi presione.

Në të njëjtën kohë, në hyrjen tjetër një patrullë policie solli në gjykatë ish-ministrin e akuzuar për “trafik narkotikësh” në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe të “korrupsionit”. U prit me brohorima nga 4-5 mbeshtetes.

Senaca u zhillua pa praninë e gazetarëve, kërkesa zyrtare e të cilëve për të marrë u refuzua nga gjykata. Burime brenda seancës konfirmuan se avokati Haxhia dhe Tahiri pretenduan shfuqizim të masës, me pretendimin se nuk ekziston asnjë kriter ligjor për masë sigurie. Ndërsa prokurori ka këmbëngulur në caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Në përfundim të seancës trupa gjykuese e kresuar nga Saida Dollani dhe anëtarë Fehmi Petku e Sokol Binaj vendosën shfuqizimin e “arrestit shtëpiak”. Kjo do të thotë në vijim Tahiri do të hetohet në gjendje të lirë.

Ish-ministri la gjykatën po në bordin e automjetit të policisë, pasi procedura e lirimi kërkon një apo dy orë kohë.

Kjo është fitorja e dytë e Tahirit në Apelin e Krimeve. Në dhjetor 2017 e njëjta gjykata shfyqizoi masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë vendit” duke i rikthyer Tahirit pasaportën.  /abcnews.al

zoto.jpg
ent ela12:24 | 11/05/2018

Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 5 vjet heqje lirie ish-kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Artur Zoto. Këtë masë dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria. Gjykata i hoqi Zotos dhe të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet. Para se trupi gjykues të tërhiqej për vendimin, fjalën e ka patur pala mbrojtëse. Avokati i Zotos, Ardian Leka deklaroi në sallën e gjyqit se akuza nuk ka bazë, se është e sajuar dhe montuar dhe pa asnjë provë. Sipas mbrojtësit ligjor të Zotos, ish-nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili aktualisht mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Iliaz Labi,  nuk ka deklaruar të vërtetën. Prokuroria sipas avokatit Leka ka ngritur akuzën ndaj klientit të tij mbi hamendësime dhe jo mbi prova. Sipas Lekës një provë e fortë e pretendimit të tij është mungesa e plotë e çdo komunikimi telefonik mes Artur Zotos dhe vartësit e tij Iliaz Labit. Në pretencë prokuroroja e cështjes Elisabeta Imeraj kërkoi një dënim me 5 vite burg për ish-zyrtarin e burgjeve. Sipas prokurorisë, nga gjykimi rezultoi e provuar se Artur Zoto ka konsumuar veprën penale të “korrupsinonit pasiv të zyrtarëve të lartë”.  Zoto akuzohet se ka marrë një rryshfet prej 2 milionë lekë të rinj, për llogari të një tenderi të burgjeve për furnizim me vezë dhe bulmet. /abcnews.al/abcnews.al

KPK-JASHTE-1280x720.jpg
ent ela12:10 | 07/05/2018

Kjo është skeda e pasurisë të anëtarit  të Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha. Anëtari i katërt i rojtarëve të Kushtetutës duhet të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Zgjodhi të dërgojë avokatin Julian Mertiri në seancën degjimore për vlerësimin e figurës së tij.

Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj morën në shqyrtim pasurinë e gjyqtarit, i cili rezulton të ketë: një apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro, për të cilën ka marre një kredi si i pastrehë. Vlera e kredisë së butë është 5 milionë lekë.

Sipas ILDKPI, gjyqtari Fatmir Hoxha ka bërë deklarim të saktë, burime të ligjshme, nuk ka fshehur pasurinë dhe se nuk ka bërë deklarim të rremë. Por sipas komisionit nga disa përllogaritje, gjyqtari ka mos përputhje të burimeve të pasurisë. Sipas KPK-së, blerja e kësaj prone nuk justifikohet, pasi për të është deklaruar marrja e një kredie si i pastrehë në vlerën 5 milionë lekë dhe mungon justifikimi tjetër i shumës.

Por, sipas avokatit Mertiri, shuma është plotësisht e justifikueshme.

“Mendoj që shumë është plotësisht e justifikueshme. Zoti Hoxha duke filluar nga viti 2011 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë qëllim është transferuar nga qyteti i Shkodrës, ku ka pasur një tjetër që e ka shitur së bashku me orenditë përkatëse. Dhe kjo shumë i përket të gjitha orendive që janë shitur aty”.

Avokati sqaroi se gjyqtarit 275 mijë lekë të reja ia kanë hedhur në dasmë dhe kjo mund të vërtetohet me kasetën e dasmës së vitit 2003, thotë ai.

Vendimi u la të shpallet ditën e enjte në 10 Maj. Procesit të Vettingut i janë nënshruar më herët Fatos Lulo, Vitore Tusha dhe Altina Xhoxhaj. E vetmja që ka kaluar Vettingun deri më tani është Vitore Tusha.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono