avion

107843846_hi055240707-933x445.jpg
Sej rie15:00 | 12/07/2019

Dhjetëra pasagjerë të një avioni të kompanisë ajrore kanadeze Air Canada kanë mbetur të plagosur gjatë fluturimit si pasojë e turbulencave të forta. Avioni ishte nisur nga Vankuver dhe drejtohej për në Sidnej, por u detyrua të bënte një ulje emergjente në Honolulu. Në bord ndodheshin 269 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit. Zëdhënësja e kompanisë ajrore konfirmoi për mediat se 35 pasagjerë kanë marrë plagë të lehta. Ndërsa sipas ekipeve të ndërhyrjes  së shpejtë të plagosurit rëndë janë 9./ABC News Albania 24/7

96CC0308-5D11-4851-94AF-9C5239A86112_w1023_r1_s.jpg
G. P.10:52 | 20/05/2019

Kompania Boeing pranoi të shtunën se ka korrigjuar disa probleme të programit të simulimit që përdoret për trajnimin e pilotëve të avionëve 737 MAX. Deklarata vjen pas rrëzimit të avionëve të këtij tipi, duke shkaktuar vdekjen e 346 personave.

Boeing ka bërë korrigjime dhe ka ofruar informacion shtesë për operatorët e pajisjes, për t’u siguruar që përvoja e simulatorit të jetë e përshtatshme në kushte të ndryshme fluturimi“, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Deklarata shënon herën e parë që Boeing-u pranon se kishte një defekt në sistemin kompiuterik të operimit të avionëve 737 MAX.

Sipas kompanisë, programi i simulimit të fluturimit nuk mund të riprodhonte kushte të caktuara fluturimi, të ngjashme me situatën e rrëzimit të avionit të kompanisë “Ethiopian Airlines” në muajin mars apo rrëzimit në Indonezi të avionit të kompanisë “Lion Air” në muajin tetor.

Në të gjithë botën avionët Boing 737 MAX janë hequr nga qarkullimi në pritje që Shtetet e Bashkuara dhe rregullatorët ndërkombëtarë të japin lejen për rikthimin e tyre në shërbim./VOA

shba-2.jpg
G. P.09:25 | 15/04/2019

Një avion gjigand, sidomos për nga shtrirja rekord e krahëve, ka përfunduar fluturimin e parë mbi shkretëtirën Mohave të Kalifornisë.

Korporata e Sistemeve Stratolaunch e cila është zotëruese e avionit tha se fluturimi u realizua dje me sukses.

Mjeti fluturues i përbërë nga dy trupa avioni të lidhura bashkë u nis nga aerodromi i shkretëtirës Mohave dhe u ngjit në një lartësi prej 112 kilometrash në veri të Los Anxhelosit, fluturoi për dy orë e gjysmë dhe arriti shpejtësinë maksimale prej 304 km/orë, sipas zyrtarëve të kompanisë.

Avioni ka të njëjtin tip motorri si Boeing 747 dhe mund të transportojë raketa për të lëshuar satellite në orbitë. Raketat mund të vendosen nën krahun qendror me gjatësi 117 metra.

Raketat mund lëshohen nga lartësia 10 mijë e 668 metra, në atë moment aktivizohet motorri i raketës për të kaluar në stratosferë për lëshimin e satelitit./VOA

greku.jpg
G. P.12:41 | 12/03/2019

Një shtetas grek është i vetmi pasagjer i fluturimit të Boeing 737 në Etiopi që i ka shpëtuar tragjedisë. Ai nuk arriti të hipte në bord pasi ishte vonuar dy minuta për shkak të një problem me valixhen e tij.

Dy minuta vonesë i shpëtuan jetën. Antonis Mavropoulos, shtetas grek, dhe president i një organizate jo fitimprurëse, duhej të kishte qenë në bordin e Boeing 737 të Ethiopian Airlines, të drejtuar në Nairobi, i cili u përplas gjashtë minuta pasi u ngrit nga pista.

Për shkak të një problemi me valixhen, Antonis mbërri kur hyrja në avion ishte mbyllur dhe kështu nuk mund të kapte avionin. Pas një debati të fortë me personelin në tokë, ai u shoqërua në një sallë tjetër për të pritur fluturimin e radhës.

Antonis ishte shumë i zemëruar, por pak minuta më vonë personeli i aeroportit i shpjegoi se ai ishte i vetmi pasagjer i atij fluturimi që i kishte shpëtuar tragjedisë. Pas kësaj, ai postoi një dedikim të gjatë në profilin e tij në Facebook për të treguar rreth historisë së tij të fatit.

Menjëherë pasi ishte informuar në internet për atë që kishte ndodhur, Antonis i ka telefonuar familjarëve për t’i qetësuar./abcnews.al

kolumbi-933x445.jpg
ent ela21:54 | 10/03/2019

12 persona humbën jetën kur një avion u rrëzua në Kolumbi. Autoriteti i Aviacionit Civil i Kolumbisë tha se për fat të keq askush nga personat në bord nuk mbijetoi.

Zyrtari tha se nga avioni ishte dërguar një mesazh urgjent para rrëzimit. Fluturimi kishte filluar në San Jose del Guaviare, me destinacion Villavicencion.

Autoritetet thanë se mbetjet e avionit u gjetën pranë Villavicencios./VOA

ethiopia.jpg
G. P.09:47 | 10/03/2019

Mbi 150 persona kanë humbur jetën si pasojë e një incidenti ajror të ndodhur ditën e diel në Afrikë. Një avion i linjës Etiopi-Kenia është rrëzuar për motive ende të paqarta dhe të gjithë personat që ndodheshin në bord kanë gjetur vdekjen.

Një avion pasagjerësh i llojit “Boeing” është rrëzuar të dielën gjatë një fluturimi nga Etiopia për në Nairobi të Kenias dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen 157 persona. Sipas mediave ndërkombëtare, në bord ndodheshin 149 pasagjerë të 33 kombësive të ndryshme dhe 8 anëtarë të ekuipazhit.

Një zëdhënës i linjës ajrore lokale ka deklaruar se incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi avioni ishte ngritur nga aeroporti i kryeqytetit të Etiopisë, Adis Ababa. Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e emergjencave, që deklaruan se nuk ka shanse për të mbijetuar.

Linja ajrore e Etiopisë është shumë popullore në kontinentin afrikan dhe ka një reputacion të fortë sa i takon sigurisë. Megjithatë, në vitin 2010 një nga avionët e saj u rrëzua në detin Mesdhe pak momente pasi ishte ngritur nga aeroporti i Beirutit. Në incident humbën jetën 90 persona që ndodheshin në bord.

Sidoqoftë, aksidenti me numrin më të lartë të viktimave deri më sot rezultonte ai i vitit 1996, gjatë një pengmarrjeje të fluturimit nga Adis Ababa në Nairobi. Një nga motorët e avionit u fik kur karburanti mbaroi dhe pavarësisht përpjekjeve të pilotëve për një ulje emergjente në ujë, mjeti u përplas me një barrierë koralore në Oqeanin Indian dhe 123 nga 175 pasagjerët në bord mbetën të vrarë./abcnews.al

sala.jpg
G. P.08:49 | 08/02/2019

Autoritetet britanike kanë njotuar se trupi që u gjet nga mbetjet e avionit të rrëzuar në det është i Emiliano Sala-s. Mesfushori argjentinas po shkonte drejt Cardiff në një avion që pilotohej nga David Ibbotson, kur doli nga radarët në Kanalin Britanik më 21 Janar. Trupi i 28-vjeçarit u zbulua të mërkurën. Policia e Dorset konfirmoi se trupi ishte i Sala-s mbrëmjen e të enjtes.

“Trupi që u soll në Portin e Portland sot, E enjte 7 Shkurt 2019, është identifikuar si i Emiliano Sala-s nga mjeku ligjor”, thuhej në një njoftim të tyre.

Trupi i pajetë i futbollistit u pikas pranë mbetjeve të avionit ditën e hënë, por autoritetet mundën ta marrin vetëm dy ditë më vonë. “Piper Malibu N264DB” ishte rrugës nga Franca për në Cardiff.

Mesfushori Emiliano Sala ishte kthyer në Nantes për të përshëndetur shokët e ish-skuadrës së tij pasi kishte nënshkruar kontratë të re me Cardiff. Por kthimi për në Uells u kthye në një tragjedi. Ndërkohë trupi i pilotit të avionit nuk është gjetur ende./abcnews.al

emiliano-sala.jpg
G. P.09:08 | 04/02/2019

Pas shumë kërkimeve të dielën janë gjetur në Kanalin Britanik pjsesë të tjera nga avioni në të cilën udhëtonte futbollisti argjentinas Emiliano Sala, i cili u zhduk nga radarët më 21 Janar. Në avionin “Piper Malibu N264DB” udhëtonin mesfushori i Cardiff dhe piloti David Ibbotson. Deri më tani mësohet se trupat e tyre nuk janë gjetur ende.

Për gjetjen e tyre nisën kërkime private pasi agjencitë në Guernsey i ndërprenë operacionet e tyre sepse thanë se mundësia për gjetjen e tyre gjallë ishte shumë e vogël. Prindërit e mesfushorit janë njoftuar për gjetjen e mbetjeve. Duke folur për një televizion argjentinas babai i Emiliano Sala-s shpreh i dëshpëruar.

“Nuk mund ta besoj. Kjo është një ëndërr e keqe. Jam i dëshpëruar”, tha Horacio Sala.

Emiliano Sala kishte nënshkruar një kontratë të re me Cardif City, me këta të fundit që e kishin blerë për një shifër rekord prej 15 milionë Paund. Si sëbashku me pilotin po udhëtonin nga Nantes, ku luante më parë, kur fluturimi humbi kontaktin me kontrollin ajror.

Pasi operacionet për kërkimin e tyre u ndërprenë u ngrit një fond online që i hapi rrugën një kërkimi privat. Detaje të reja priten të publikohen gjatë të hënës./abcnews.al

agung.png
G. P.22:10 | 02/10/2018

Qytetarë të shumtë dhe një aeroport në Indonezi kanë treguar rastin e një heroi që shpëtoi një avion me pasagjerë gjatë tërmetit dhe cunamit shkatërrues. 22-vjeçari, kontrollor fluturimesh sakrifikoi jetën e tij për të drejtuar ngritjen e aeroplanit me pasagjerë.

Një kontrollues i ri i fluturimeve sakrifikoi jetën e tij për të lejuar një aeroplan të niset gjatë tërmetit shkatërrues që goditi Indonezinë. Autori i gjestit heroik quhet Anthonius Gunawan Agung dhe punonte në kullën e kontrollit të aeroportit Mutiara SIS Al-Jufrie, kur tërmeti që tronditi vendin gjithashtu shkatërroi një pjesë të kullës.

Anthonius vendosi të mos hipte në avionin që u nis në ato minuta, ku shumë nga kolegët e tij kishin gjetur strehë, por të koordinonte ngritjen për të lejuar aeroplanin të largohej në mënyrë të sigurt. Pasojat e lëkundjeve ishin shkatërruese, në pistë është hapur një çarje dhe kulla e kontrollit u shëmb. Anthonius, i cili ishte vetëm 22 vjeç, pasi aeroplani kishte ikur, u përpoq të shpëtojë veten duke u hedhur nga një dritare në katin e katërt të kullës.

Heroi i ri, megjithatë, nuk i mbijetoi rrëzimit, gjë që e bëri atë të thyejë të dyja këmbët dhe të pësojë lëndime të rënda të brendshme. Ishte i kotë dërgimi i tij në spital, sepse për Antonius nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar. Historia e tij u tregua nga qytetarë të shumtë në rrjete sociale dhe nga vetë aeroporti indonezian, i cili gjithashtu shpërndau fotot e funeralit të tij./abcnews.al

avionii.jpg
G. P.12:30 | 23/09/2018

 “Avioni rus ‘Ilyushin’ i rrëzuar me 17 Shtator në afërsi të qytetit Latakia në Siri, është rrëzuar për shkak të veprimeve neglizhuese dhe joprofesionale të pilotëve izraelitë”.

Akuza është bërë nga ministri i Mbrojtjes i Rusisë në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Interfax.

“Izraeli është përgjegjës për ngjarjen dhe për vdekjen e 15 ushtarëve”, vijon më tej deklarata.

Gjithashtu nënvizon në fund se veprimet e pilotëve të shtetit hebre “kanë vendosur në rrezik avionë ushtarakë dhe civilë në zonë”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono